| » Opcionet për artikullin |
|
Nė Viana Do Kostelo tė Portugalisė dje ka pėrfunduar samiti dyditėsh i ministrave tė jashtėm tė Bashkimit Evropian. Vendet e Bashkimit Evropian janė zotuar se do tė jenė tė bashkuara sa i pėrket tė ardhmes sė Kosovės tė cilėn e pėrshkruajnė si njė sprovė tė kredibilitetit tė politikės sė jashtme te BE-sė.
Minstri i jaashtėm francez bernar Kushner ka deklaruar per mediat serbe se "BE ėshtė diku midis Rusisė dhe SHBA-ve dhe se tash pėr tash nuk propozon asgjė, por vetėm se dėgjon me vėmendje ".
Takimi joformal i ministrave tė jashtėm tė BE-sė nė Viana do Castelo tė Portugalisė pėrfundoi pa njė zgjidhje pėr Kosovėn. Kryediplomati i Bashkimit Evropian Havier Solana (Javier Solana) tha, se qeveritė e BE-sė i mbėshtesin pėrpjekjet e troikės pėr Koosvėn. Por se ēfarė do tė ndodhė, nė se palėt nuk do tė bien dakord deri mė 10 dhjetor, kjo mbeti e hapur. Minsitri gjerman i punėve tė jashtme, Frank-Valter Shtajnmajer (Frank-Walter Steinmeier) bėri thirrje, qė tė shfrytėzohen tė gjitha mundėsitė pėr arritjen e njė kompromisi paqėsor, sado tė vogla qofshin ato. Bernd Riegert informon
Shanset qė Serbia dhe shqiptarėt e Kosovės tė gjejnė njė zgjidhje tė pėrbashkėt deri mė 10 dhjetor, konsiderohen tė vogla. Tė kėtij mendimi ishin shumica e ministrave tė jashtėm tė BE-sė. Qendrimi i Serbisė pėr njė autonomi tė zgjeruar ėshtė shumė larg nga ai i kosovarėve qė kėrkojnė pavarėsi, konstaton ministri slloven i punėve tė jashtme, Dimitri Rupel.
E megjithatė, pėrfaqėsuesi i BE-sė nė treshen ndėrmjetėsuese, Volfgang Ishinger (Wolfgang Ischinger) ėshtė i mendimit se problemi ka zgjidhje: "Nė se nuk do tė kishte asnjė shans, atėherė nuk do ta kisha pranuar mandatin pėr tė punuar me troikėn", tha Ishinger, i cili mė parė kishte informuar ministrat pėr gjendjen aktuale tė negociatave. Por ai nuk ua tha ministrave se ēfarė do tė mund tė pėrmbante kompromisi.
Nė se kėto negociata dėshtojnė, atėherė politika e jashtme e Bashkimit Evropian dhe Ballkani do tė pėsonin goditje tė rėndė. Ministri gjerman i punėve tė jashtme, Frank-Valter Shtajnmajer, bėri thirrje qė tė bėhen tė gjitha pėrpjekjet e mundshme pėr arritjen e njė zgjidhjeje: E tėra, pėrcaktimi i statusit nė Ballkan, pėrbėn risk pėr sigurinė e tė gjithė rajonit. Prandaj nuk duhet tė lėmė asgjė pa bėrė pėr t'i nxitur palėt qė tė afrohen drejt njėra-tjetrės", tha ai.
Shtajnmajer shpreson qė brenda tremujorit tė ardhshėm tė dyja palėt do ta shohin se vetėm sė bashku ata do tė kenė njė perspektivė nė Bashkimin Evropian. Se nga e merr ministri kėtė shpresė? "Nga ajo, qė as Serbia dhe as Kosova nuk do tė kenė ndonjė tė mirė, nė se zgjidhja bėhet me konflikt. Prandaj edhe ne kemi besim tek arsyeja, tė cilėn e kanė tė dyja palėt", pėrgjigjet ai.
Ndėrkaq Bashkimi Evropian nuk ka instrumenta pėr tė ushtruar presion ndaj palėve. Deklaratat e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, se do tė njohin pavarėsinė e Kosovs mbas datės 10 dhjetor, janė tė panevojshme, u ankua ministri i jashtėm i Luksemburgut, Zhan Aselborn (Jean Asselborn): Deklarata tė tilla ėshtė mė mirė qė tė mos bėhen, sepse ato bėjnė efektin kundėrt"
Troika pret tani qė nė fund tė shtatorit, kur do tė zhvillohen negociatat e para tė drejtpėrdrejta (pėr kėtė raund) nė Nju Jork, propozimet tė vijnė nga shqiptarėt dhe serbėt. Sipas Ishingerit, trojka vetė nuk do tė dalė me propozime.
Aselborn ėshtė i mendimit se nuk duhet humbur shpresa pėr kompromis: Megjithėse probabiliteti ėshtė mė i vogėl se 10 pėrqind, ne duhet tė vazhdojmė tė besojmė, qė troika mund tė ndryshojė diēka. Dhe ka disa shenja, qė flasin pėr kėtė."
Nė rast se nė dhjetor Kosova shpall pavarėsinė, atėherė nuk dihet se si do tė reagojnė vendet e BE-sė. Njė pjesė e tyre ndoshta do ta njohin kėtė hap, tė tjerė mund ta rrefuzojnė. Ministri francez i punėve tė jashtme, Bernar Kushner (Bernard Kouchner), tha se nė kėtė rast do tė ketė pėrparėsi uniteti brenda Evropės.
Bashkimi Evropian ka nevojė pėr Rusinė, jo vetėm nė ēėshtjen e Kosovės, por edhe pėr tema tė tjera, si Irani, Lindja e Mesme dhe Korea e Veriut. Por raportet me Rusinė ndėrkohė janė ftohur. Negociatat pėr njė marrėveshje partneriteti kanė ngrirė dhe nuk do tė shkrijnė as nė samitin e ardhshėm BE-Rusi, mė 26 tetor. Kjo u bė e qartė nė takimin e ministrave tė jashtėm nė Viana do Castelo. Komisionierja e BE-sė pėr marrėdhėnie tė jashtme, Benita Ferrero-Valdner (Benita Ferrero-Waldner) vuri nė dukje, se Rusia dhe BE-ja nuk janė tė varura nga njėra-tjetra vetėm nė fushėn energjetike: "Nga njėra anė, tregtia ndėrmjet BE-sė dhe Rusisė nuk ka qenė kurrė mė e madhe se sot. Ne jemi partneri mė i madh tregtar i Rusisė. Nga ana tjetėr, ne kemi gjithmonė e mė shumė pyetje ndaj qendrimit tė Rusisė nė ēėshtjen e demokracisė, shtetit ligjor dhe respektimit tė tė drejtave tė njeriut", tha Ferrero-Valdner.
Dialogu me Moskėn duhet tė vazhdohet me po atė sinqeritet si mė parė dhe duhen evituar ftohjet e mėtejshme nė interes tė tė dyja palėve, shtoi komisionerja.
Nė Viana do Castelo u tha qė duhet parandaluar ēdolloj kryengritjeje, spastrimi etnik apo gjakderdhje e re nė Ballkan. Se si do tė arrihet kjo? Njė pyetje, tė cilės nuk iu pėrgjigj dot as ministri britanik Dejvid Milibend (David Miliband). "Atė urė do ta kalojmė, vetėm kur tė kemi mbėrritur deri aty", tha ai.
|
|