| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Projekti i ndarjes perballohet me Projektin e Bashkimit |
| Postuar mė datėn: 2007-08-16 09:27:59 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Koēo DANAJ
Ajo qe para disa kohesh ishte vetem nje variant hipotetik, nje bisede konfidenciale, nje tabu etj, me ne fund u be publike. Drejtuesi faktik i Treshes SHBA-Rusi-BE per Kosoven, Wolfgang Ishinger gjate vizites ne Prishtine foli hapur per ndarjen e Kosoves si nje nga mundesite e zgjidhjes se statusit te saj. Dhe pas ikjes se diplomateve te Treshes, filluan deklarimet e politikaneve shqiptare ne Prishtine dhe Tirane kunder tij.
Deklarime perballe Projektit
Le te analizojme: Perfaqesuesi i BE-se Wolfgan Ishinger hodhi ne publik nje nga projektet e zgjidhjes se statusit te Kosoves, ate te ndarjes se saj. E hodhi i dyti, pasi i pari e hodhi ministri i jashtem francez Kushner. E hodhi kete Projekt pasi eshte rrezuar projekt Ahtisari mbi pavarsine e mbikqyrur.
Pra kemi te bejme me nje projekt statusi nga bashkesia nderkombetare. Ndersa kemi te bejme me deklarime atdhetarie apo konstatuese nga politika shqiptare. Politika shqiptare deri me tani ka thene se ndarja e Kosoves do te destabilizoje rajonin. Po kujt ja thote kete? SHBA? Po pse nuk e di sherbimi sekret amerikan se ēfare do te ndodhe nga ndarja e Kosoves? Kujt ja thone? BE-se? Po pse nuk e dine sherbimet sekrete franko-anglo-gjermano-italiane etj se ēfare do te ndodhe nga ndarja e Kosoves? Ata thone se ndarja e Kosoves do te jete nje proces domino? Kujt ja thone? Sherbimit sekret rus, sikur ai nuk e di se cfare do te ndodhe? Ata jane te pranishem ne Prishtine, Tirane, Tetove, si ne te gjithe rajonin.
Politikane te ndryshem shqiptare kane deklaruar se ndarja e Kosoves do te hape rrugen e krijimit te shteteve etnikisht te pastra ne rajon. Po kujt ja thone kete gje, qytetareve shqiptare apo partnereve nderkombetare. Po pse nuk e dine sherbimet sekrete ruse, amerikane, europiane nje gje te tille? Kaq naive i pandehin ata?
Mjafton kaq per te thene se kemi te bejme me nje reagim deklarativ deri me tani. Perballe Projektit te ndarjes se Kosoves politika shqiptare po lufton me deklarata politike.
Ishinger ose «diplomati i ndarjes»
Vazhdojme analizen duke ju pergjigjur pyetjes: Perse eshte Projekt Politik ideja e shprehur nga Ishinger? Ja perse:
E para: Kushdo qe e njeh situaten ne Kosove, e di se ajo eshte praktikisht e ndare. Veriu i Kosoves vepron i shkeputur nga pjesa tjeter e saj. Eshte nje ndarje politike, faktike, ekonomke, demokrafike, etnike. Por qe nuk eshte akoma juridike. Veton Surroi dhe Bajram Rexhepi jane te vetmit politikane shqiptare ne Prishtine qe e kane pohuar kete ndarje.
E dyta: Ai qe e artikuloi projektin e ndarjes eshte nje diplomat i shquar i cili eshte marre gjate me ndarjet etnike. Ishinger eshte nje nga arkitektet e ndarjes se Bosnjes mbi baza etnike.
E treta: Ai qe artikuloi projektin e ndarjes se Kosoves, eshte nje diplomat gjerman, i cili njeh mire se ka qene perseri nje diplomat tjeter gjerman para 61 vjetesh, i quajtur Joakim Ribentrop qe sebashku me Kontin Ciano, qe e ndane Kosoven tek Ura e Ibrit. Kushdo qe e njeh Marreveshjen midis tyre, e ka te qarte se aso kohe, Kosova Veriore duke filluar nga Ura e Ibrit, ju dha qeverise serbe te Milan Nediē. Pjesa tjeter ju bashkua asaj qe u quajt Shqiperia e Madhe.
E katerta: Ideja e ndarjes hidhet ne nje moment kur ka deshtuar Projekti Ahtisari. Sa kohe qe Treshja i nisi bisedimet nga fillimi, kushdo e kupton se Plani Ahtisari kaloi nga diskutimi publik ne tryeza politikanesh dhe diplomatesh.
Kaq mjafton per te konkluduar se kemi te bejme me nje projekt politik qe ne fazen e pare eshte hedhur si tatim pulsi.
Projekti i Bashkimit perballe Projektit te ndarjes
Por cila eshte zgjidhja mund te thote dikush apo disa? Zgjidhja duket se eshte: Projektet Politike perballohen me Projekte politike. Deklaratat nuk jane projekte. Po cili do te ishte projekti qe duhet te hidhnin shqiptaret perballe ndarjes? Perballe Projektit te ndarjes, shqiptaret duhet te hedhin projektin e bashkimit midis tyre.
A eshte realiste ēka thashme me lart? Duket se eshte e tille. Eshte jo vetem realiste, por europeiste dhe moderne. Pse eshte e tille, i kujt eshte mendimi? I autorit te shkrimit apo edhe i atyre qe kane vdekur apo qe jane akoma gjalle?
Le te analizojme perseri:
E para Lidhja demokratike e Kosoves e drejtuar nga Kryeziu, ajo e Dardanise e drejtuar nga Daci, partite e tjera politike minore te krijuar ne fillim te viteve 90-te, e kane Projektin Politik. Ibrahim Rugova e ka lene nje te tille. Cili eshte ai? Te gjithe ata qe jane marre me ceshtjen shqiptare, e dine se ne fillim te viteve 90-te, partite legale shqiptare perpunuan strategjine e tyre qe ishte: Ose Republike e Kosoves, Ose republike e shqiptareve ne ish-Jugollavi, dmth, Kosove, pjesa shqiptare ne Maqedoni, Mal te Zi, Lugine te Presheves, Ose bashkim me shqiperine.
E dyta: Partite politike qe dolen nga lufta e UCK te drejtuara nga Thaēi, Haradinaj, Xhemajli etj e kane edhe ato nje projekt Poiltik. Ai e ka emrin rojekti Adem Jashari i sintetizuar ne Betimin e UCK. Projekti Adem Jashari eshte bashkimi i Kosoves me Shqiperine. Betimi i luftetarit te UCK eshte bashkimi i Kosoves me Shqiperine. Flamuri me te cilin UCK ka varrosur deshmoret e saj eshte flamuri i Shqiperise se 28 nentorit 1912. Sa kohe qe Thaēi detyrohet te deklaroje se Pavarsia e Kosoves ehste nje kompromis i dhimbshem qe ai dhe shoket e tij kane bere dhe sa kohe qe ky kompromis eshte hedhur poshte, per aq kohe ai dhe shoket e tji duhet te khthen tek projekti Adem Jashari.
Projekti Adem Jashari me lufte dhe Projekti Ibrahim Rugova me paqe parashikonin bashkimin e trojeve shqiptare.
E treta: Politika shqiptare ne Tirane ka nevoje te rikthehet dhe te analizoje nje nga deklarimet e ish-ministrit te jashtem te Shqipersie Besnik Mustafaj. Ai para dy vjetesh deklaroi se ne rast ndarje te Kosoves, Shqiperia eshte e pergatitur te mos njohe me kufijte ekzistues. Duke mos u marre me globalistet-internacionaliste shqiptare te asaj kohe, duhet te pohojme se eshte koha qe te deklarohet se cili eshte Projekti konkret i Politikes se Tiranes.
Nga Protokolli i Shtetit ne Historine e Kombit
Deklaratat jane per te lare shpirtin dhe per tu gjendur ne pune, por jo per te perballuar realitete kaq komplekse. Wolfgang Ishinger shpalli nje Projekt Politik i cili eshte: Pavarsi e Kosoves me ndarjen e Veriut te Kosoves.
Shqiptaret duhet te shpallin Projektin e tyre politik i cili duhet te jete: Pavarsi e Kosoves me bashkimin e saj me Shqiperine.
Kush kerkon minimalen siē bene shqiptaret deri tani, mund te marre dhe minus zero. Kush kerkon realen, ka te drejte te vendose edhe per kompromisin e saj.
Presidenti i Shqiperise dhe ai i Kosoves, Kryeministri i Shqiperise dhe ai i Kosoves, shefi i opozites i Shqiperise dhe ai i Kosoves, ish-kryeministrat e Shqiperise dhe ata te Kosoves, kane shansin e madh te kalojne nga Protokolli i shtetit ne Historine e Kombit. Dhe kalimi drejt Historise fillon nga Fjala: Ata duhet te flasin dhe te artikulojne Projektin Politik te Bashkimit.
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|