| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Ekipi i Unitetit mė i mbylluri |
| Postuar mė datėn: 2007-08-30 20:01:07 nga admin1 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
Gazetarėt e Kosovės mė lehtė kanė qasje nė burimet e Kombeve tė Bashkuara, nė Selinė e NATO-s nė Bruksel, apo nė mekanizmat e BE-sė, se sa nė vetė institucionet e Kosovės. Praktikė e politikės kosovare ėshtė bėrė qė ti kategorizojnė mediat nė mike dhe armike, ose nė tė mira dhe tė kėqija duke favorizuar kėshtu media e jashtme. |
|
Shkelzen ĒOĒA
Nė rast tė vazhdimit tė mungesė transparencės nga Institucionet e EU-sė atėherė, AGKP-ė nuk do tė rrijė mė duarkryq, por do tė marrė hapa tė fuqishėm e cila mund tė ēojė deri nė bojkotimin e institucioneve, ka thėnė ushtruesi i detyrės sė kryetarit tė AGPK-sė Shkelzen Ēoēa nė njė intervistė dhėnė Kosovapress-it.
Kosovapress: AGPK ka kritikuar institucionet pėr mungesė transparence. Mendoni qė vėrtet ato nuk janė transparente karshi mediave dhe qytetarėve?
Ēoēa: Institucionet e Kosovės vazhdojnė tė mos jenė transparente nė raport me qytetarin dhe mediat. Vlen tė ua rikujtoi zyrtarėve tė institucioneve qendrore dhe atyre lokale se nga 2003-shi ekziston ligji pėr qasjen nė dokumentet zyrtare i aprovuar dhe miratuar nga Kuvendi i Kosovės dhe i nėnshkruar nga PSSP-ja, i cili nuk gjen zbatim nė institucionet e Kosovės. Nė testin e fundit tė bėrė ka rezultuar qė zyrtaret e Institucioneve nė vetėm 23.5 pėr qind i janė pėrgjigjur gazetareve duke ju ofruar dokumentet e kėrkuara. Kjo shkallė ėshtė shumė e ultė duke pasur parasysh faktin qė jemi duke jetuar nė njė pluralizėm dhe pretendohet qė tė rrisim shkallėn e demokracisė nė vend. Zbatimi ligji dhe respektimi i tė drejtės sė qytetarit pėr tu informuar janė parametrat qė tregojnė se nė njė vend ka demokraci.
Kosovapress: Pse mendoni qė ėshtė gjithė kjo jo transparencė ?
Ēoēa: Pėr tė qenė ligji funksional, duhet tė ketė akte nėnė ligjore qė e bėjnė tė zbatueshėm atė, MSHP-ja ka nxjerr njė udhėzim administrativ me tė cilin ka "dashur" ta bėjė tė zbatueshėm atė, por e ka arritur efektin e kundėrt. Udhėzimi ėshtė plotėsisht nė kundėrshtim me ligjin, duke e bėrė tė pamundshėm zbatimin e tij. Kjo anarki i krijon hapėsirė secilit zyrtarė tė institucioneve qė tė mos e dorėzoj njė dokument duke e cilėsuar si dokument sekret apo gjysmė sekret. Kėshtu zyrtarėt e institucioneve mbyllen para medias dhe publikut. Prandaj AGKP-ja po e ngritė vazhdimisht si shqetėsim kėtė ēėshtje. Institucionet tashmė duhet tė marrin hapa korrekt nė pėrmirėsimin e infrastrukturės ligjore dhe tė saktėsojnė nėpėrmjet akteve nėnligjore duke klasifikuar dokumentet zyrtare nė sekrete, gjysmė sekrete sipas ligjit. Nė kėtė mėnyrė gazetarėve dhe publikut i mundėsojnė qė tė kenė qasje nė kėto dokumente.
Kosovapress: Cilin nga institucionet mund ta veēoni si mė tė izoluarin?
Ēoēa: Gati tė gjitha institucionet janė tė mbyllura, por duhet tė veēohet Ekipi i Unitetit pėr shkak tė procesit nėpėr tė cilin po kalon vendi, ku barrėn kryesore e ka ky ekip. Gazetarėve u pamundėsohet qasje nė burimet tė kėtij ekipi dhe institucioneve tė tjera. Gazetarėt e Kosovės mė lehtė kanė qasje nė burimet e Kombeve tė Bashkuara, nė Selinė e NATO-s nė Bruksel, apo nė mekanizmat e BE-sė, se sa nė vetė institucionet e Kosovės. Nė Kosovė zėdhėnėsit nuk e kanė gatishmėrinė e duhur pėr tė qenė nė shėrbim tė gazetarit dhe tė drejtės qytetare pėr tu informuar.
Pėr tė vetėtuar kėtė janė edhe raportet e ndryshme tė cilat tregojnė se institucionet janė jotransparente. OSBE-ja ua ka tėrheqė vėrejtjen komunave pėr mos transparencė dhe mos respektim ligji. OSBE-ja ka kėrkuar nga komunat qė tė ndryshojnė qasjen dhe tė jenė me tė hapura me publikun. Po e ceku kėtė pėr faktin se gazetarėt prej kohėsh e kanė alarmuar kėtė ēėshtje, duke kėrkuar nga zyrtarėt qė tė mos mbyllen, por kjo asnjėherė nuk ėshtė marrė parasysh. Dhe del njė organizėm ndėrkombėtar, ua thotė tė njėjtat troē se jeni larg respektimit tė demokracisė. Udhėheqėsit kosovarė pėrveēse e miratojnė publikisht ata edhe i falėnderojnė pėr kritikat qė po ua bėjnė. Kjo ėshtė fatkeqėsia e shoqėrisė kosovare. Prandaj kėtu duhet punuar shumė pėr tė ndryshuar kėtė mentalitet tė servilit.
Kosovapress: Duke pasur parasysh proceset ne tė cilat po kalon vendi, sa ėshtė e nevojshme njė transparencė e mirėfilltė e institucioneve nė kėtė kohė?
Ēoēa: Kemi pėrmendur jo rastėsisht Ekipin e Unitetit si mė jo transparenti. Pesėshja do tė duhet patjetėr tė jetė mė shumė transparencė dhe tė jetė mė shumė pėrgjegjshėm nė mėnyrė qė qytetari i Kosovės tė jetė i informuar drejtė dhe saktė pėr procesin e statusit. Kjo i ka munguar Ekipit tė Unitetit. Asociacioni i Gazetarėve Profesionist tė Kosovės ka vėzhguar dhe monitoruar mediat, punėn e gazetareve dhe nė bazė tė ankesa nga ana e tyre kemi ardhur nė konstatimin se EU nuk ėshtė sa duhet transparente gjatė kėtij procesi. Duke marrė pėr bazė shtyrjet e vazhdueshme kemi dalė mė kėrkesėn qė EU tė hapet pasi qė qytetari duhet tė jetė i informuar saktė se ka po shkon procesi i zgjidhjes sė statusit.
Kosovapress: Ju pėrmendet njė kėrkesė pėr EU-nė qė tė jetė mė hapur sidomos gjatė kėsaj kohe, a i keni dorėzuar diēka me shkrim kėsaj tė fundit?
Ēoēa: Ne kemi paralajmėruar alternativa tė reja nė qoftė se nuk ka transparencė te institucionet. Si Asociacion do tė hulumtojmė alternativa shumė mė tė fuqishme nė pėr ti bindur zyrtarėt e institucioneve qė tė respektojnė ligjin qė e kanė miratuar vet. Jemi duke hulumtuar alternativa mė tė fuqishme pėr tė detyruar jo vetėm EU-nė por edhe Institucionet tjera si Qeverinė, Kuvendin, Presidencėn e pse jo edhe Pushtetet Lokale qė tė hapen para publikut. Askush nuk ka tė drejtė qė tė nėnēmojė profesionin e gazetarit dhe qytetarėt. Prandaj institucionet e tė dyja niveleve duhet qė tė respektojnė ligjet, tė jenė transparente dhe publiku tė jetė i informuar.
Kosovapress: Mund tė na tregoni se nė rast se keni pėrpiluar ndonjė alternativė, cila ėshtė ajo qė do tė hyjnė nė funksion?
Ēoēa: Gjithēka do tė bėhet me njė bashkėpunim tė gazetarėve. Me kėtė rast ftoj tė gjithė gazetarėt qė hezitojnė pėr njė pėrkrahje mė tė madhe. Bojkotimi i institucioneve do tė jetė hapi tjetėr. Por shpresojmė se politikanėt do ta kuptojnė se kjo nuk tė qon askund dhe do tė jenė tė gatshėm pėr tė qenė transparent para qytetarėve. Kėtyre tė fundit i nevojitėt tė informohen edhe pėr punėn e pėrditshme tė secilit zyrtarė, qoftė ai nga stafi politikė, apo shėrbyes civil publikė.
Kosovapress: Kur do te hyjė nė funksion alternativa qė ju pėrmendėt?
Ēoēa: Nuk dua tė dal me caktim tė datave. Unė dhe kolegėt gazetarė besoj, preferojmė qė tė bėjmė tė kundėrtėn e asaj qė bėjnė politikanėt. Caktimi i datave tashmė nuk janė mė modė, por mund tė them se nuk do tė rrimė gjatė duarkryq.
Kosovapress: Ti kthehemi edhe njėherė asaj qė keni deklaruar se institucionet po i ndajnė mediat nė tė mira dhe tė kėqija. Ku e bazoni kėtė?
Ēoēa: Politikanėt tanė tashmė e kanė bėrė zakon qė ti kategorizojnė mediat nė mike dhe armike, ose nė tė mira dhe tė kėqija. Prej kohėsh politika kosovare po i favorizon seksionet nė shqip tė mediave tė huaja, si BBC, Zėri i Amėrikės, Deuche Welle dhe Europa e lirė. Nga ky favorizim kėto media ta krijojnė pėrshtypjen se po promovojnė politikėn e ditės se liderėve kosovarė. Nga ana tjetėr mediat kosovare po e luajnė njė rol tjetėr qė ėshtė shkaktar nė mbylljen dyerve tė institucioneve pėr gazetarėt. Kolegėt qė punojnė nė mediat vendėse pėrveē statusit, por i bėjnė publike edhe shkeljet e ligjeve, shpėrdorimin e parasė publike, mosrespektimin e vendeve tė punės keqpėrdorimin e veturave institucionale e shumė e shumė fenomene tjera qė pėr kėtė moment nuk po me kujtohen.
Kosovapress: Kohėve tė fundit janė shėnuar shkelje nė punėn e gazetarėve, sa po arrini t'u dilni nė ndihmė ju si asociacion?
Ēoēa: Edhe nė mandatin e bordit qė unė jam pjesė e tij janė shėnuar shkelje gjatė punės sė gazetarėve. Mbi 20 raste, gazetarėt janė ofenduar, kanė pas pengesa nė punė, janė shantazhuar e kėrcėnuar. AGPK-ja po mundohet nė forma tė ndryshme tė sensibilizoi opinionin dhe ka kėrkuar nga tė gjithė zyrtarėt tė cilėt kanė penguar punėn e gazetarėve qė tė kenė kujdes. Ka nga ta qė edhe kanė kėrkuar falje.
Kosovapress: Cilat janė objektivat e AGPK-sė?
Ēoēa: AGPK-ja do tė vazhdoi ti dalė nė ndihmė gazetarėve sa herė qė paraqitet nevoja. Gjithashtu do tė bėjė pėrpjekje qė tė realizoi trajnime tė ndryshme nė mėnyrė qė tė rritet kapaciteti i gazetarėve. Por e gjithė kjo varet nga donacionet qė mund ti sigurojmė, pasi qė asociacioni funksionin nė baza vullnetare.
Intervistoi: Mirjeta Dervishi
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120
Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore » |
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|