| » Opcionet për artikullin |
|
Gėzim MEKULI
Vegimi i njė nate vjeshte
Nė njė natė pa hėnė, pa yje,
Njė pragdimri nė veri,
S'po mė zbriste gjumi syve
Dhe s'mė flihej kurrsesi.
Mendja sillej e pėrsillej
Nė shkretina prej vetmie.
Terri mbas dritares fshihej,
I pabesė, pa dritė, pa hije.
Teksa prisja tė mė vinte
Or'e gjumit tė shpresuar,
Mjedis dhomės pashė njė dritė,
Ish' e ngrohtė, ish' e praruar.
E mbuloi tė gjithė hap'sirėn
Krejt nė shndritje me vizllim
.Askund s'mbeti vend i errėt
Shkoi terri nė mėrgim.
Kaq e bukur ajo dritė -
Rezendritur s'kish tė dytė,
Unė i shtangur mbeta ngrirė
E s'mund t'i besoja sytė:
Isha zgjuar? Shihja ėndėrr?
Vėrtetė ishte a delir?
Atė ēast njė zė i ėmbėl
Pėshpėriti: Pse s'fle, bir?
Shihe natėn ėsht' e errėt.
Shihe orėn u bė von'.
Nesėr vjen njė ditė tjetėr,
Njė pėrballje e re tė fton.
Unė e di ēfarė ėshtė dhimbja
Dhe largesa dhe vetmia,
Por mėngjesit, kur zbardh dita,
Pret kujdesjet si fėmia.
Ndaj pėrmbi dhimbje tė shpirtit,
Mbi vetminė qė vret nė zemėr,
Mos ul krye, lart tė ngrihesh,
Mposhti e mos lyp rrugė tjetėr!
Ēfarėdo qė tė ndodhė nė jetė,
Kėto fjalė mos harro kurrė:
Si ēdo nėnė e vėrtetė -
Linda djalė por rrita burrė! ...
Kaq tha dhe shkoi sikur erdhi
Ajo dritė m'e mirė nė botė.
Mbas dritares ndriti dielli.
Nė veri bėnte mė ngrohtė.
(Kushtuar nėnės sime, Shkurte Mekuli, e cila iku ngakjo botė, nė 2002, si pasojė e luftės nė Kosovė)
|
|