DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Ēėshtja Shqiptare nė marrėdhėniet ndėrkombėtare 1918-1921
Postuar mė datėn: 2007-11-04 03:27:20 nga admin2 :: Kategoria: Histori

(Sipas dokumenteve diplomatike britanike)

Romeo Gurakuqi

Prezantimi qė do tė bėjmė ėshtė njė pėrpjekje pėr trajtimin diplomatik tė Ēėshtjes Shqiptare pas Luftės sė Parė Botėrore, gjegjėsisht nė Konferencėn e Paqes sė Parisit dhe nė Konferencėn e Ambasadorėve qė e pasoi atė, deri nė zgjidhjen pėrfundimtare nė parim tė ēėshtjes sė statusit dhe kufijve, mė 9 nėntor 1921. Punimi ėshtė mbėshtetur mbi njė bazė tė gjėrė dokumentare qė vjen nga Public Record Office (mė tej PRO), nga dokumentet e botuara tė Arkivit Qendror tė Shtetit tė Republikės sė Shqipėrisė dhe njė numėr burimesh tė tjera burimesh arkivore tė botuara, italiane, britanike dhe amerikane, qė autori ka pasur mundėsinė t’i hulumtojė gjatė punės studimore. Pra, bėhet fjalė pėr mė shumė se tre vjet histori diplomatike, tė Shqipėrisė dhe ēėshtjes sė saj.

Vendin kryesor e zė trajtimi i ēėshtjes shqiptare nė Konferėncėn e Paqes sė Parisit. Nė fakt, Ēėshtja Shqiptare u trajtua nė kėtė hark kohor trevjeēar nė tri instanca ndėrkombėtare, “me radhė dhe paralelisht: nė Konferencėn e Paqes sė Parisit, nė Lidhjen e Kombeve dhe nė Konferencėn e Ambasadorėve”[1]. Por, pėr mendimin tonė, ēdo trajtim paralel apo vijues i ēėshtjes shqiptare, ka qenė i lidhur dhe i kushtėzuar nga vendimet themelore tė paqebėrėsve tė mėdhenj tė Parisit mė 1919. Vetė kėto instanca madje ishin ngritur nga forumi mė i lartė i Konferencės sė Paqes, nga Kėshilli Suprem, dhe qenė tė ngarkuara pėr t’u dhėnė zgjidhje ēėshtjeve tė veēanta qė kishte ngritur lufta, mes tė cilave edhe ēėshtjes shqiptare. Kjo ndodhte sepse nė praktikė, anėtarėt e Kėshillit Suprem, vepruan si njė “qeveri virtuale botėrore”, dhe njohja e pushtetit tė kėtij institucioni, dhe vendimeve afatgjata tė tij, ėshtė thelbėsore pėr tė kuptuar tė gjitha rrjedhat e mėtejshme tė problemeve tė pazgjidhura nė botė, pėrfshi edhe ēėshtjet ballkanike dhe atė adriatikase.

Konferenca e Paqes sė Parisit ėshtė njė prej ngjarjeve mė tė rėndėsishme tė shekullit XX, e cila ndikoi nė pėrcaktimin e disa linjave gjeopolitike nė harten e botės, tė cilat do tė mbesin nė ndonjė rast tė pandryshuara pėr shtatė dhjetėvjeēarėt vijues. Fuqitė fituese nė luftė, Britania e Madhe, Franca dhe SHBA (Italia dhe Japonia, ndonėse fuqi Aleate u anashkaluan nė Konferencė), vendosėn kufijtė politikė tė shteteve tė Europės dhe tė Azisė perėndimore, pas luftės.

Konfigurimi i botės mbi bazėn e pozicionit mbizotėrues tė fuqive tė mėdha Aleate perėndimore, u institucionalizua me krijimin e Lidhjes sė Kombeve, organizėm ndėrkombėtar i themeluar prej fuqive fituese (pa pjesėmarrjen e SHBA), si njė organizatė qė pėrligjte zgjidhjen e dhėnė nė Versajė nepėrmjet njė kornize tė sė drejtės ndėrkombėtare krijuar mbi bazėn e imazhit tė kombit-shtet.[2] Rendi i ri botėror, i pėrvijuar nga fuqitė perėndimore, u ndėrtua nepėrmjet pesė traktateve tė nėnshkruara me Fuqitė e Bllokut Qendror, tė mundura nė luftė.
Konkretisht bėhet fjalė pėr:

1 Traktatin e Versailles (28 qershor 1919) me Gjermaninė,

2 Traktatin e Saint-Germain-en-Laye (10 shtator 1919) me Austrinė, si shtet i pavarur tashmė;

3. Traktati i Neuilly-sur- Siene (27 nėntor 1919) me Bullgarinė;

4.Traktati i Trianon (4 qershor 1920) me Hungarinė, tashmė si republikė e pavarur;

5. Traktati i Sčvres (10 gusht 1920) me Perandorinė Osmane (i ndryshuar mė vonė nga Konferenca e Kajros mė 1921 dhe nga Traktati i Lozanės i 24 korrikut 1923).

Shqiperia dhe ēėshtja shqiptare ne Konferencen e Parisit:

Shqipėria dhe ēėshtja e saj, nė kėtė shqyrtim tė gjatė ndėrkombėtar, u lidhėn nė mėnyrėn mė tė ngatėrruar me njė sėrė aktesh pararėndėse ndėrkombėtare, dhe me nyjėn e vėshtirė tė njė diplomacie tė fshehtė qė vėshtirėsisht po hapej nė njė botė tė ndryshme. Pavarėsisht se vendi ynė ishte viktimė e pushtimeve tė njėpasnjėshme tė vendeve ndėrluftuese gjatė Luftės sė Parė Botėrore dhe nuk kishte tė bėnte fare me palėt nė konflikt, ai u trajtua njėlloj si vendet humbėse, d.m.th. pretendimet e pėrfaqėsuesve tė Shqipėrisė pėr njohjen e shtetit nė kufijt kombėtarė, nuk u morėn nė konsideratė. Bile pėrkundrazi, nė diskutim tė rrezikshėm u vendosėn kufijtė e Shqipėrisė sė vitit 1913. Nga ana tjetėr, Serbia dhe Greqia, dy shtetet me tė cilat Shqipėria ndante kufirin shtetėror, u konsideruan nga kjo konferencė si vende fituese e pėr rrjedhojė pretendimet e tyre territoriale u vlerėsuan me njė pėrparėsi tė veēantė, nė dėm tė interesave tė Shqipėrisė dhe nė kundėrshtim tė plotė me parimet e vetėvendosjes sė shpalluar me aq bujė nė Paris. Kjo ngjante sepse politika qė u ndoq nė punimet e vendimet e konferencės ka qenė ajo e ndėshkimit pėr ish-kundėrshtarėt dhe shpėrblimit pėr aleatėt dhe tė asocuarit. Paqebėrėsit e mėdhenj, duke u nisur nga tė tilla interesa, dhunuan nė njė farė mėnyrė vetė parimet e kulturės sė tyrė politike dhe krijuan shtete artificiale, funksioni i tė cilave ishte vetėm ndėshkimi i metejshėm strategjik i kundėrshtarėve tė djeshėm tė Luftės. Njė prej shteteve tė shpėrblyera me pėrparėsi ka qenė Mbrėtėria Serbo-Kroato-Sllovene, krijesė kjo qė do t’i peshojė rėndė veēanėrisht Shqipėrisė.

Ēeshtja shqiptare nderlikohej nga pikpamja e te drejtes nderkombetare nga ekzistenca e ketyre traktateve te meposhteme:

1.Vendimet e Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr mė 1913 parashikonte krijimin e njė principate tė pavarur Shqiptare;

2. Traktati i Londrės sė vitit 1915 parashikonte ndarjen Shqipėrisė nė mes Italisė Greqisė dhe Serbisė

3. Memorandumi i Fuqive Aleate, gjegjėsisht tė Kėshillit tė Epėrm tė Antantės, i garantoi Italisė protektoratin mbi tė gjithė Shqipėrinė;

Ēėshtja shqiptare nuk u arrit tė zgjidhej nė fakt nga Konferenca e Paqes sė Parisit, d.m.th. nė kėtė konferencė Shqipėria nuk u copėtua. Por italianėt e mbajtėn Shqipėrinė e pushtuar deri nė gushtin e viti 1920, kur shqiptarėt u ngritėn kundėr tyre dhe i hodhėn ata nė det. Pas kėtyre zhvillimeve dhe pas Protokollit Paraprak tė 2 gushtit 1920, italianėt u tėrhoqėn ushtarakisht nga Shqipėria, por filluan tė zbatojnė njė politikė tė depėrtimit tė suksesshėm ekonomik dhe gradualisht edhe politik. Jugosllavėt bėnė inkursione tė rėndėsishme ushtarake brenda vendit, mbajtėn deri nė fillim tė vitit 1922 njė rryp tė ngushtė toke, qė shpesh herė shkonte deri nė 15 km nė brendėsi tė kufirit shqiptar tė vitit 1913. Ēėshtja e statusit ndėrkombėtar tė Shqipėrisė, ēėshtja e kufijve tė saj dhe pozita e Italisė nė vendin e vogėl ballkanik, ėshtė zgjidhur nė parim shumė kohė pas Konferencės sė Paqes dhe ėshtė rregulluar nėpėrmjet marrėveshjeve diplomatike. Kurse zgjidhja nė terren e problemit tė kufijve tė Shqipėrisė ėshtė njė proces teknik dhe politik qė shkon shumė pėrtej kufijve kohorė, nė tė cilėt kemi vendosur punimin tonė, dhe nuk do tė jetė nė kėtė rast objekt i kėtij studimi.

Po, Ēfarė ėshtė Ēėshtja e Adriatikut, dhe ēfarė lidhjeje ekziston mes saj dhe ēėshtjes shqiptare?

Ēėshtja e Adriatikut ėshtė njė prej ēėshtjeve tė pėrgjithshme politike tė trajtuara nė Konferencėn e Paqes sė Parisit. Kjo ēėshtje nuk ka gjetur njė zgjidhje tė menjėhershme edhe ėshtė trajtuar nė njė numėr aktesh ndėrkombėtare. Historia diplomatike e Ēėshtjes sė Adriatikut, zakonisht datohet duke filluar nga Traktati i Fshehtė i Londrės dhe pjesa mė e rėndėsishme, thelbėsore pėr kushtet e luftės, kishte tė bėnte me faktin qė Italia hynte nė luftė nė anėn e Aleatėve tė Antantės, njė muaj pas nėnshkrimit tė kėtij traktati. Pjesa tjetėr e kėtij traktati kishte tė bėnte me njė seri pėrfitimesh territoriale qė Italia merrte nė Adriatik dhe gjetkė, dhe me njė hua prej 50 milionė sterlinash nga Londra. Natyrisht, klauzolat territoriale tė Traktatit tė Fshehtė tė Londrės pėrbėnin njė pazarllėk nė mes Italisė dhe Fuqive Aleate, qė do tė ketė njė ndėrvarėsi tė drejtėpėrdrejtė nė bisedimet e Adriatikut tė zhvilluara pas Luftės nė Paris.

Pėrbėrėsit kryesore tė Ēėshtjes sė Adriatikut kanė qenė:

1. Ēėshtja e kufijve nė mes Italisė dhe Shtetit SKS,

2 Ēėshtja e Fiumes (Rjekės);

3.Ēėshtja e Malit tė Zi,

4Ēėshtja e Shqipėrisė.

Ēėshtja e Adriatikut ka qenė problemi mė i vėshtirė me tė cilin ėshtė marrė Konferenca e Paqes. Pengesa kryesore nė kėtė drejtim ka qenė Traktati i Fshehtė i Londrės i 26 prillit 1915, e mbasi fati i Shqipėrisė ishte parashikuar nga ky traktat, ēėshtja shqiptare mbeti gati pėr njė periudhė tė gjatė e lidhur me trajtimin e Ēėshtjes sė Adriatikut. Mirėpo, nė qoftė se ēėshtja e kufirit italo-jugosllav u trajtua nė Rapallo me tratativa tė drejtėpėrdrejta, problemi shqiptar mbeti i pazgjidhur edhe pas Traktatit tė Rapallo-s, tė 12 nėntorit 1920. (Fiume ose Rijeka u shpall qytet i lirė, ndėrsa Dalmacia me pėrjashtim tė Zarės, ishujve Cherso, Lussin, Unie dhe Lagosta, kaloi nėn sovranitin e Mbretėrisė SKS). Kėshtu, nė qoftė se deri nė firmosjen e Traktatit tė Rapallos, ēėshtja shqiptare konsiderohej pjesė e pandarė e Ēėshtjes sė Adriatikut, pas kėtij traktati ajo filloi tė konsiderohej si njė ēėshtje qė qendronte me vehte, megjithėsė nė lidhje me gjithė sistemin e Ēėshtjes sė Adriatikut.[3]

Ēėshtja Shqiptare nė Konferencėn e Paqes:

Gjithsesi, duhet tė vėmė nė dukje se Konferenca e Paqes i ka filluar punimet e veta, nė njė kohė kur katėr Fuqitė e Mėdha Aleate, Britania e Madhe, Franca, SHBA dhe Italia, fituese tė luftės, nuk kishin arritur ende njė marrėveshje paraprake nė lidhje me Shqipėrinė. Ajo ēfarė duhet tė theksojmė tani ėshtė fakti se, ndonėsė pėr shqiptarėt, nė njė proces rizgjimi tė vrullshėm kombėtar, problemi i tyre pėrbėnte njė ēėshtje jetike, pėr Fuqitė Aleate, ose sė paku pėr pjesė tė tyre, ky problem ka qenė njė pjesėz e vogėl e problemeve tė mėdha qė kishte sjellė Lufta e Parė Botėrore, ose njė ēėshtje e vogėl e ēėshtjes sė madhe tė shtruar pėr t’u zgjidhur, nė rastin tonė: Ēėshtjes sė Adriatikut dhe Ēėshtjes Greke nė tėrėsi. Mosparaqitja e njėsuar e vetė shqiptarėvė nė kėtė konferencė, roli shėrbyes dhe ēorientues qė ka luajtur Esad pashė Toptani, veēanėrisht nė tė mirė tė Serbisė dhe Greqisė, ka ndikuar nga ana tjetėr fuqimisht nė zbritjen e vlerės sė kėtij pėrfaqėsimi. (Mbi tė gjitha, pashai toptanas shkonte nė Paris, mbasi kishte kaluar dy vite tė tėra mė forcat Aleate nė Selanik, me bagazhin e tė qenurit pjesė e Fuqive Aleate). Ndaj, problemi shqiptar nuk ėshtė diskutuar drejtėpėrdrejt nga Konferenca e Paqes, por pėr tė ėshtė diskutuar vetėm nė mėnyrė anėsore, si shtesė e ēėshtjes greke, apo asaj adriatikase.

Pretendimet greke ne Konferencėn e Paqes nė Paris:

Paraqitjen e pretendimeve tė Greqisė nė Kėshillin Suprem e bėri kryeministri E. Veniselos, mė 3 shkurt 1919. Tė pranishėm kanė qenė: presidenti i SHBA Wilson, kryeministri britanik Lloyd Georg, ai francez Clemanceau, kryeministri italian Orlando dhe kryeministri japonez Baroni Makino, njė numėr diplomatėsh tė lartė dhe ekspertėsh. Venizelos ka qenė i shoqėruar nga Politis-i, dhe ekspertėt Speranza dhe Rentis-i. Ai u paraqit nė kėtė eskpoze me shėnimet, statistikat deri edhe albume me fotografi, qė tregonin peshkatarėt e lumtur grekė nė ishujt qė ai kėrkonte. Nė thelb, paraqitja qė bėri kryeministri grek ishte njė pėrsėritje e tezave themelore tė paraqitura nga qeveria e Athinės, nė kėrkesat e veta territoriale, qė mė 30 dhjetor 1918, me njė dokument tė zgjeruar nė tė cilin kishte bėrė tė qarta pretendimet dhe arsyet e kėtyre pretendimeve. Problemi i parė me tė cilin ėshtė marrė Veniselos ka qenė problemi i Shqipėrisė sė Jugut, ose siē pėlqente ta quante ai, “Epiri i Veriut”, nė tė cilin grekėt pretendonin se kishin shumicėn e popullsisė sė nacionalitetit grek, prej 120000 banorėsh, kundrejt vetėm 80000 tė shqiptarėve. Veniselos-i e pranonte nė fakt se shumė nga kėta grekė nuk flisnin gjuhėn greke, por vetėm gjuhėn shqipe. Por ai sqaronte se “kur u krijua Shqipėria si shtet i pavarur, u caktuan dy komisione, njė pėr Shqipėrinė Veriore dhe njė tjetėr pėr atė Jugore. Komisioni i Shqipėrisė sė Jugut propozoi mbajtjen e njė referendumi, por ky propozim nuk u pranua dhe regjistrimi i popullsisė u bė mbi bazėn e gjuhės sė folur nė secilėn shtėpi. Familjet qė flisnin gjuhėn shqipe u regjistruan si shqiptare, mbasi testi i gjuhės u pranua si provė e nacionalitetit”. Mirėpo Veniselos-i nuk e konsideronte as racen dhe as gjuhėn, si provė pėr pėrcaktimin e nacionalitetit, por vetėm ndėrgjegjėn nacionale, si pėrcaktuese. Jugu i Shqipėrisė, sipas tij, banohej nga tė krishterė dhe muhamedanė, por ndėrsa kėta tė fundit patėn pranuar gjatė sundimit turk qeverinė turke dhe u bėnė turq realė, tė krishterėt e Shqipėrisė sė Jugut mbetėn tė lidhur pas Greqisė. “Mbi 300000 nga kėta tė krishterė tė Shqipėrisė sė Jugut emigruan nė drejtim tė Greqisė, me synimin pėr t’u mbrojtur nga persekutimi i muhamedanėve. Kėta 300000 shqiptarė janė helenizuar, si nė mėnyrėn e jetės, ashtu edhe nė zakone, ndėrsa ruajnė gjuhėn shqipe. Ata luajnė tani njė rol tė rėndėsishėm nė jetėn ekonomike tė Greqisė. Mbi dy tė tretat e flotės greke ėshtė momentalisht nė dorė tė njerėzve me origjinė shqiptare. Mund tė jetė interesante tė permendet se zevėndėskryeministri nė Greqi, Lopoulis-i, Shefi i Shtabit tė Ushtrisė Greke, Gjenerali Danglis, shefi i shtabit tė Forcave Detare nė Greqi Admiral Condouriotis ishin shqiptarė. Pėrsėri, Shqipėria i dha gjatė Luftės pėr Pavarėsi tė Greqisė, shumė prej udhėheqėsve tė revolucionit”. Pasi vazhdoi me pėrshkrime tė tilla, Venizelos i kėrkoi Konferencės sė Paqes, nė emėr tė shtetit grek, kufijtė veriorė tė territoreve tė Epirit tė Veriut, tė cilėt janė tė shėnuar prej njė linje qė kalon pėrmes Himarės, nė veri tė Tepelenės, nė perėndim tė Moskhopolis, drejt Liqenit tė Prespės, ku bashkohet me ish kufirin e Greqisė.[4] Paraqitja qė bėri Veniselos ka qenė mjeshtėrisht e pėrkryer. Njė diplomat i pranishėm nė kėtė prezantim e ka cilėsuar atė paraqitje si njė kombinim i forcės zbavitėse dhe argumentit plot takt. Por nė tė njėjtėn kohė, studiues autoritarė e kanė pėrcaktuar se ky projekt ka qenė gjithashtu i damshėm pėr Greqinė, pėr grekėt dhe pėr tė ardhmen e paqes nė rajonin e Lindjes sė Afėrme. Nė momentin e triumfit nė Konferencėn e Paqes, Veniselos ndezi njė zjarr qė ēoi nė shkatėrrimin katastrofik tė komuniteteve antike greke nė Turqi dhe nė njė armiqėsi tė gjatė qė ende sot ekziston nė mes Greqisė dhe Turqisė. Sapo shikon hartėn, vė re se Veniselos propozonte njė vend krejt tė ēuditshėm. Greqia qė ai propozonte do tė kishte njė gisht nė drejtim tė Veriut, pra nė Shqipėrinė e Jugut dhe Detin Adriatik, njė tjetėr pėrgjatė pjesės veriore tė Detit Egje drejt Konstandinopojės, pastaj kapėrcente njė pjesė tė territorit turk dhe Dardaneleve pėr tė marrė pastaj 2/3 e bregdetit tė Azisė sė Vogėl me njė pjesė mjaft tė gjėrė pėrreth Izmirit. Pra bėhet fjalė pėr njė Greqi tė dy kontinenteve dhe pesė detrave.[5]

Pretendimet e Mbretėrisė SKS:

Paraqitja e parė e pretendimeve serbe nė Konferencėn e Paqes ėshtė bėrė mė 18 shkurt 1919, ku ato kėrkuan Shqipėrinė Veriore. I vetmi justifikim pėr kėtė kėrkesė bazohej nė nenet e Traktatit tė Fshehtė tė Londrės.[6] Megjithatė, delegacioni jugosllav asnjėherė nuk ka dashur tė zbulojė tėrėsisht objektivat e veta nė lidhje me Shqipėrinė. Ky delegacion i ka kushtuar Shqipėrisė shumė memorandume tė paraqitura nė Konferencėn e Paqes, qė nga dita e parė e fillimit tė punimeve. Memorandumi i parė nė lidhje me Shqipėrinė, ėshtė shumė i shkurtėr, vetėm njė faqe, dhe shkruan se Delegacioni i SKS, “e konsideron qė interesi i pėrgjithshėm, i paqes dhe qetėsisė sė gadishullit ballkanik ėshtė qė territori shqiptar, ai i kufizuar nė Konferencėn ne Londrės, tė formojė njė shtet tė pavarur, nė pėrputhje me frymėn e vendimeve tė konferencės sė mėsipėrme. Njė zgjidhje e tillė do t’i vendoste fiset shqiptare nė gjendje tė punonin vetė nė formimin e shtetit tė tyre, dhe njė gjė e tillė do tė ishte nė njė linjė me parimin“ Ballkani i popujve te Ballkanit”, parim qė ėshtė baza thelbėsore e zhvillimit paqėsor tė popujve ballkanikė”. Gjithsesi, nė fund tė kėtij memorandumi, delegacioni jugosllav nxjerr qėllimin e tij tė fshehtė nė lidhje me Shqipėrinė. Ja ēfarė pėrmban ai: “Megjithatė, nė rast se konferenca e konsideron se nuk mund tė zbatojė vendimet e marra mė 1913 nė Londėr, dhe nė qoftė se ėshtė e gatshme t’i njohė ndonjė shteti tė huaj tė drejtėn e pushtimit, ose tė protektoratit, mbi tė gjithė ose mbi njė pjesė tė territorit tė sipėrpėrmendur, ne na duhet tė shpallim se i rezervojmė vetės tė drejtėn pėr tė mbrojtur interesat tona jetėsore nė kėtė vend, tė shenjtėruara prej trembėdhjetė shekujsh nė fqinjėsi dhe nė jetė tė pėrbashkėt me fiset shqiptare, duke kėrkuar tė njejtat privilegje pėr shtetin tonė”.[7] Mė i hapur dhe i drejtėprdrejtė, deri nė falsifikim tė plotė historik, pėr sa i pėrket shpalljes sė qellimeve dhe pikėpamjeve tė vėrteta tė qeverisė SKS, ėshtė memorandumi zyrtar mbi Ēėshtjen e Shkodrės i paraqitur me 13 prill 1919, pėrgatitur nga Andrea Radoviqi, Radovan Boshkoviqi dhe Ivo Vukotiqi, i pari deputet dhe delegat malazez nė Asamblenė Nacionale tė Shtetit SKS dhe dy tė tjerėt deputetė dhe asistentė tė delegatit tė mėsipėrm nė tė njėjtėn asamble[8] Memorandumi i segmentit malazez tė Delegacionit SKS pėrbėhėj nga katėr pjesė argumentuese: Argumentet historike, ato politike, ekonomike dhe konkluzionet. Memorandumi mbi “Ēėshtjen e Shkodrės”, ėshtė njė shembull tipik i keqpėrdorimit tė historisė sė politizuar dhe nacionalizuar, njė shembull tipik i politizimit tė pamoralshėm tė tė drejtave kombėtare dhe ekonomike. Tė gjitha kėto nė funksion tė aneksimit sė bashku me Malėsinė Veriperėndimore shqiptare, edhe tė qytetit nga i ka pasur historikisht sytė kjo Malėsi, Shkodrės.

Mbretėria SKS, kuptohet, se ka qenė e pėrgatitur nė vetvete pėr tre skema programore nė lidhje me Shqipėrinė:

1.Skema maksimale synonte Durrėsin,

2.ajo e mesme Drinin si kufi,

3. ndėrsa skema minimale, njė retifikim tė kufijve tė Shqipėrisė sė vitit 1913, nė pikėpamje strategjike.

Paraqitja e pretendimeve tė Shqipėrisė:

Delegacioni shqiptar i qeverisė sė Durrėsit, i pėrbėrė, nga Turhan Pasha, Mehmet Konica dhe Luigj Gurakuqi, e ka bėrė paraqitjen e pretendimeve tė Shqipėrisė ditėn e hėnė, mė 24 shkurt 1919, ora 3 pasdreke. I gjithė synimi i delegacionit shqiptar ka qenė qė tė prekte sadopak arsyen dhe zemren e kryetarėve tė delegacioneve tė Fuqive Aleate e para sė gjithash, tė Presidentit Wodroow Wilson, se parimi i tė drejtave tė nacionaliteteve, qė ishte shpallur aq qartė dhe nė mėnyrė solemne prej presidentit Wilson dhe pasuesve tė tij tė mėdhenj, nuk ishte shpallur nė tė kėtė kohė dhe se tė drejtat e popullit shqiptar, tė cilat ishin marrė deri mė tani nėpėr kėmbė, do tė respektoheshin. Nė emėr tė qeverisė sė popullit shqiptar, Turhan Pasha kėrkoi pėr shtetin shqiptar tė gjitha territoret e copėtuara nga trungu shqiptar prej Traktatit tė Berlinit 1878 dhe Konferencės sė Ambasadorėve tė Londrės, mė 1913. “Konferenca,- u shpreh Kryeministri shqiptar,- dėshiron tė vendosė bazat e njė paqeje afatgjatė. Nuk mund tė ketė njė paqe tė tillė nė Ballkan, pėrderisa tė drejtat e nacionaliteteve tė mos respektohen. Nė qoftė se pėr shembull Kongresi, nė kundėrshtim me kėto parime, do tė konfirmojė, pėr sa i pėrket Shqipėrisė, copėtimin, qė pėr fat tė keq u zbatua mė 1878 dhe 1913, vendi kurrė nuk do tė gėzojė paqen, e cila ėshtė aq thelbėsore pėr zhvillimin e saj ekonomik.” Shqiptarėt u bėnė njė sfidė tė plotė pretendimeve greke, duke paraqitur tė dhėna tė reja statistikore. Shifrės prej 120000 shtetasish tė kombėsisė greke nė Shqipėrinė e Jugut, tė ofruar nga Veniselos, delegacioni shqiptar ofroi shifrėn 20000 tė tillė. Delegacioni shqiptar theksoi edhe faktin qė besimi fetar nuk ishte njė tregues i nacionalitetit. Tė krishterė ose muhamedanė, tė gjithė shqiptarėt, ishin tė bashkuar dhe e donin atdheun e tyre, e kėtė gjė e kishin pasur prej shekujsh. Grekėt pretendojnė se janė mė tė qytetėruar se shqiptarėt, por ato kishin kryer krimet nga mė tė shėmtuarat, e nė tė njėjtėn mėnyrė edhe serbėt. Gjatė luftės, shqiptarėt bėnė ēfarė ishte e mundur pėr tė ndihmuar alelatėt. Shqipėria nuk duhet tė humbė ndonjė pjesė tė territorit tė saj, madje, nė qoftė se gjėrat shikoheshin me drejtėsinė mė tė madhe, asaj i duheshin dhėnė pjesė tė Serbisė, Malit tė Zi dhe Greqisė, ku shqiptarėt ishin me njė shumicė tė qartė. Pretendimet shqiptare pėrfshinin edhe Kosovėn, por kjo ēėshtje nuk u vendos nė diskutim mė 1919, sepse fuqitė nuk shikonin ndonjė arsye pėr tė zgjeruar kufijtė e Shqipėrisė nė ndonjė drejtim. Shteti shqiptar paraqitej i dobėt dhe me njė qeverisje jo efektive, ndėrsa ekuilibrimi i ambicjeve tė fuqive fqinje, i pamundur nė kėtė kohė.

Ceshtja e Shqiperise ne Judut ne Komitetin mbi problemet greke:

Pas fjalimit tė kryeministrit shqiptar, delegatėt dhe ekspertėt e ēėshtjes shqiptare u tėrhoqėn dhe vendosėn qė problemet e ngritura nga deklarata e Turhan Pashės, mbi interesat territoriale shqiptare nė vendimet e paqes, duhej tė referoheshin pėr shqyrtim nė rastin ma tė parė tė mbledhjes sė Komitetit mbi Problemet Greke, qė, nga ky moment, do tė quhet edhe Komiteti mbi Problemet Greke dhe Shqiptare, dhe qė kryesohej nga Jules Cambon. Delegatėt i caktuan si detyrė kėtij komiteti tė reduktonte ēėshtjet pėr diskutim brenda kufijve mė tė ngushtė tė mundshėm dhe tė bėnin rekomandimet pėr njė zgjidhje tė vetme. Komiteti u autorizua gjithashtu tė konsultohej me pėrfaqėsuesit e popujve tė interesuar. Fjala e mbajtur nga kryetari i delegacionit shqiptar ishte njė pėrgjigje e hapur ndaj pretendimeve aneksioniste greke, tė paraqitura para Kėshillit Suprem tė Konferencės sė Paqes, nga kryeministri grek Veniselos.

Por le tė ndjekim rrjedhėn e zhvillimeve diplomatike nė Konferencėn e Paqes. Komisioni pėr Ēėshtjet Greke dhe Shqiptare, i injoroi pretendimet e delegacionit shqiptar, tė paraqitura nga delegati shqiptar mė 27 shkurt 1919 dhe shpenzoi pjesėn mė tė madhe tė kohės duke u pėrpjekur tė zgjidhte kėrkesat konkuruese tė Italisė dhe Greqisė. Sapo Komisioni mbi Ēėshtjet Greke dhe Shqiptare filloi mbledhjet, Venizelos filloi presionin dhe aktivitetin e tij tė ethshėm pėr paqe nė tė mirė tė vendit tė tij. Ai, madje, bėri edhe njė paraqitje tjetėr, priste dhe pėrcillte ndėr dreka dhe darka, shkruante letra dhe memorandume; nė SHBA simpatizantė tė tij organizonin metingje, nė Ballkan dhe nė Turqi agjentėt e tij nxisnin komunitetet greke t’i dėrgonin peticione Konferencės sė Paqes, duke kėrkuar qė ato tė ishin pjesė e Greqisė. Profesorė tė ndryshėm bėnin thirrje qė grekėt nuk duhej tė liheshin nė sundimin e shqiptarėve, “njė racė tė cilėn Europa nuk kishte qenė nė gjendje ta qytetėronte”.

Nga ana e tyre, shqiptarėt iu lutėn SHBA tė merrnin mandatin mbi vendin e tyre. Qė nė mbledhjen e parė, Komisioni mbi Ēėshtjet Greke dhe Shqiptare, mė datėn 12 shkurt 1919, i vendosi diskutimet e tij mbi linjat nacionale. Francezėt mbėshtesnin nė mėnyrė tė pakufizuar tė gjitha kėrkesat greke nė Epirin e Veriut; anglezėt, mbėshtesnin kalimin e Gjirokastrės nė Greqi, por kishin rezerva nė lidhje me Korēėn; nė tė njėjtėn mėnyrė silleshin e mendonin edhe amerikanėt, qė megjithatė ishin mė kundėrshtues pėr sa i pėrket Korēės. Pėrndryshe, italianėt ishin kategorikisht kundra ēdo modifikimi tė kufijve tė vitit 1913, mbasi nuk mund tė pranonin njė Greqi mė tė fortė pėrgjatė Adriatikut. Komisioni pėrbėhėj nga kėto pėrfaqėsues: Britania e Madhe ishte e pėrfaqėsuar nga Sir Robert Borden dhe Sir Eyre Crowe; Franca prej Jules Cambon dhe Jean Gout, Italia prej Di Martino dhe Colonel Castoldi, SHBA prej Dr. W.L. Westermann and Clive Day. Mbledhja e datės 27 shkurt pasdite pėrshkuhet kėshtu nga Nicolson-i: „Pasdreke ishte mbledhja e Komitetit Grek. Ne dėgjuam ‘fakte’- Turhan Pasha, Mehmet Konica, Turtulli pėr Shqipėrinė: Karapanos dhe Adamidis pėr Epirin e Veriut. Jo ndonjė ceremoni frymėsuese apo e pėlqyeshme. Bėhet fjale pėr tė parė njerėz qė kanė ardhė prej anės sė anės, nga Dedeagatch ose Adrianopoja, dhe tė cilėve u jepet vetėm dhjetė minuta kohė pėr tė folur nė kėtė dhomė tė madhe dhe tė nxehtė, pėrballė kėtyre tetė njerėzve tė merzitur nė kulm. Turhan Pasha ėshtė me tė vertetė i mjeruar”.[9] Gjatė muajit shkurt dhe fillimit tė marsit 1919, puna e komisionit u bė gjithnjė e mė e vėshtirė, pėr shkak tė krizės sė marrėdhenieve nė mes Italisė dhe aleatėve tė saj. Dy pėrfaqėsuesit italianė u pėrpoqėn tė vononin mbledhjet, pėrpiqeshin tė shmangin ēdo gjė, kėrcėnonin se do tė tėrhiqeshin, abstenonin, madje, sajonin edhe sikur ishin tė sėmurė. Obstruksionizmi i tyre vonoi ēdo gjė. Ndėrsa bindja e Fuqive pėr tė mos lejuar zgjerimin e Italisė nė Ballkan, u pėrplas mbi Shqipėrinė duke i copėtuar kufijtė e saj. Pasditėn e datės 4 mars u zhvillua mbledhja e radhės e Komitetit tė lartpėrmendur. Ndėr problemet qė u diskutuan ishte edhe ajo e kufijve tė Shqipėrisė. Nicolson-i, eskperti britanik i ēėshtjeve ballkanike, e pėrshkruan kėshtu kėtė mbledhje: „Ne u lėshuam pe francezėve pėr Korēėn. Amerikanėt kėmbėngulin nė modifikimin e linjės kufitare nė jug tė Vjosės... Italianėt duan kufirin e vitit 1913. Unė ndjehem me zemėr tė thyer rreth Korēės. Unė jam i bindur se ky qytet duhet tė pėrfshihet nė Shqipėri, me ose pa italianėt.“[10] Gjatė pėrgatitjes sė relacionit pėrfundimtar tė Komitetit, dy delegatėt italianė paraqitėn njė dokument qė rreshtonte nė njėmbėdhjetė pika arsyet pse ata nuk i pranonin kėrkesat greke. Problemi “u zgjidh” nga ana e relatorit tė tij, Nicolson, duke e vendosur nė appendix (shtojcė) noten italiane dhe duke mbajtur nė fuqi relacionin e pėrgatitur.[11] Raporti fillonte me saktėsimin se linja e propozuar ishte rėnė dakord nė mes delegacioneve britanike dhe franceze. Delegacioni amerikan ishte pėrgatitur ta pranonte kėtė linjė vetėm me modifikimet pėrkatėse, ndėrsa delegacioni italian kėrkoi qė vija kufitare t’i pėrmbahej linjės sė pėrcaktuar nga Protokolli i Firencės[12]. Argumentet qė delegacionet britanike dhe franceze sillnin, ishin si mė poshtė: 1 Pėr sa i pėrket Shqipėrisė Jugore, statistikat e disponueshme ofronin pak kritere praktike pėr tė mbėshtetur dėshirat e popujve tė interesuar. Tė tilla statistika mund tė mbėshteten vetėm mbi proven e besimit fetar, ose mbi atė tė gjuhės: testi i parė ėshtė i pafavorshėm pėr shqiptarėt; i dyti ėshtė i pandershėm pėr grekėt. Prandaj delegacionet britanike dhe franceze ndiheshin tė obliguara tė merrnin mė parė nė konsideratė arsyet aktuale pėr shkak tė tė cilave kufiri i vitit 1913 nuk kishte marrė miratimin e popujve tė interesuar. Rrjedha e ngjarjeve nė Shqipėrinė e Jugut qė prej caktimit tė kufirit tė mėsipėrm (Anex 1) priret tė tregojė se ky caktim kufijsh ėshtė i papranueshėm nė elementet e tij mė tė rėndėsishme nė rajonet e interesuara. 2. Nė tė njėjtėn kohė, delegacionet britanike dhe franceze janė tė impresionuara prej fakteve tė dhėna prej zotėrinjve Veniselos dhe Carapanos pėr sa u pėrket ndjenjave helenofile tė pjesės mė tė madhe tė popullsisė, dhe pėr varėsinė ekonomike tė rajonit tė Korēės me rrugėn kryesore qė tė shpie nė Sarandė. 3. Delegacioni britanik ishte gjithashtu i ndikuar prej problemit nėse nė praktikė ky rajon duhet t’i jepet Greqisė apo Shqipėrisė, apo duhet vendosur nėn mbrojtjen e disa Fuqive Europiane; ky delegacion ishte gjithashtu i mendimit se pėr arsye politike dhe strategjike do tė ishte e pandershme ndaj Greqisė dhe Serbisė me e vendosė njė pikė kaq jetėsore sa ėshtė Korēa, nėn tutelen apo kontrollin e njė fuqie tjetėr europiane”. Delegacioni i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nuk i konsideroi tė kėnaqshme faktet e sjella, qoftė nė lidhje me historinė e trazuar tė viteve 1913-1914, nė tė cilat vite intrigat e fuqive tė huaja ishin aktive nė Shqipėrinė e Jugut, por as edhe deshminė e palėvė tė konflikt. Ato duke u bazuar mbi raportet e vėzhguesve, mbėshtetur nė faktet e dhėna dhe bėri konkluzionet e mėposhtme: 1. Ndėrtimi i rrugės permes Permetit drejt Vlorės, i mundėsonte krahinės sė Korēės dhe Gjirokastrės tė shkėputeshin pa ndonjė plagosje ekonomike; 2. Nė krahinėn nė jugperėndim tė Lumit Vjosa shumica e popullsisė duket se ėshtė greke nė ndjenjat dhe prirjen politike; dhe ėshtė nė mėnyrė tė natyrshme e lidhur me Greqinė prej marrėdhėnieve tė transportit dhe tregtisė. 3. Nė krahinat nė veri lindje tė Lumit Vjosa, pjesa mė e madhe e popullsisė ėshtė shqiptare, jo vetėm pėr sa i pėrket gjuhės, por gjithashtu edhe prej ndėrgjegjės kombėtare. Asnjė mbėshtetje tė mjaftueshme nuk ėshtė shfaqur pėr ta shkėputur kėtė krahinė nga Shqipėria, nė tė cilėn ndėrgjegja e bashkimit shqiptar dhe pėrkushtimi ndaj ēėshtjes shqiptare janė veēanėrisht tė fuqishme”. Delegacioni italian shprehu kundėrshtimin e vet mbi propozimin franko-britanik dhe me anėn e njė memorandumi prej 11 pikash, qė ndodhet nė shėnimet poshtė kėtij teksti, u shpreh pėr ruajtjen e kufijve ekzistues, d.m.th tė vitit 1913. (aneksi II)[13] Kėshtu, kemi njė rast krejt tė veēantė tė aprovimit tė njė raporti zyrtar tė komisionit, nė tė cilin, njėri nga anėtarėt e komisionit nuk e jep konsensusin (Italia), ndėrsa njė anėtar tjetėr (SHBA) ka objeksione tė rėndėsishme mbi njė pjesė tė tij. Kjo vėshtirėsi u kapėrcye nė sajė tė manovrimit teknik tė realizuar nga Nicolson-i, duke vendosur nė shtojcė tė dyja objeksionet dhe duke i dhėnė fuqi pėrfundimtare propozuese, relacionit franko-britanik, qė ishte njė mbėshtetje e paprinciptė, thjesht pėr arsye politike, e pretendimeve tė Greqisė mbi Shqipėrinė e Veriut.

Zhvillimet e para pozitive ne pranveren e vitit 1919:

Ato ēfarė tė bien nė sy janė disa zhvillime (shkėndija), do t’i quaja pozitive, nė favor tė sė ardhmes sė ēėshtjes shqiptare (pranvera e vitit 1919): sė pari, verėhet njė kthjellim i parė i pozicionit amerikan nė lidhje me Shqipėrinė, siē duket, nga informacionet mė tė besueshme qė kishin siguruar sė fundmi anėtarėt e Delegacionit. Kėtu duhet tė kemi parasysh pėrpjekjet e pafundme tė bėra nga komuniteti shqiptar, qė nė masėn mė tė madhe kėsaj kohe ishte nga Jugu i Shqipėrisė, pėr tė qartėsuar situatėn etnografike nė terren. Dhe, sė dyti, kemi qendrimin mjaft kompleks dhe kontradiktor tė Italisė: njė memorandum prej 11 pikash, qė mund tė konsiderohet njė mbrojtje e shkėlqyer e ēėshtjes shqiptare, e cila nė thelb nėnkuptonte se ajo nuk i pėrmbahej mė, nė kėtė pikė sė paku, klauzolave tė Traktatit tė Fshehtė tė Londrės sė vitit 1915. Por kėtu qendronte kontradikta qė zhvlerėsonte tė gjithė forcėn e kėsaj mbrojtjeje tė argumentuar me njė logjikė tė shkėlqyer politike dhe teknike: kjo mbrojtje nuk u shoqėrua me njė dorėheqje tė qartė tė Italisė nga klauzolat mbi mandatin mbi Shqipėrinė dhe sidomos mbi sovranitetin mbi Vlorėn. Duhet tė kujtojmė gjithashtu se Italia i kishte avancuar mė tej klauzolat e Traktatit tė Fshehtė tė Londrės nė lidhje me Adriatikun e Veriut, duke e shtrirė pretendimin e saj edhe mbi Fiumen. Italia, pavarėsisht se nuk e kishte pėrfshirė nė kėtė memorandum kėrkesėn pėr mandatin mbi Shqipėrinė, ende nė kėtė kohė nuk kishte bėrė ndonjė deklaratė tė qartė se ajo kishte hequr dorė nga ky protektorat, e aq mė pak nga politika qė kishte shpėnė nė firmosjen ne Traktatit. Kthesat e mėvonshme tė kursit tė politikės sė jashtme italiane, pėrsėri nė tė mirė tė zbatimit tė Traktatit tė Fshehtė tė Londrės, e pėrforcojnė supozimin tonė. Pas pėrfundimit tė relacionit, Komiteti, me nismėn franceze, i kėrkoi Kėshillit tė tė Dhjetėve qė tė vazhdonte punėn pėr tė zgjidhur tani problemin e kufirit jugosllavo-shqiptar, por ky kėshill i ktheu pėrgjigje negative, mbasi ēėshtja nė fjalė ishte njė problem qė i pėrkiste edhe Italisė, ndaj ky organ kishte marrė disa ditė mė parė njė vendim qė kjo ēėshtje tė ishte kompetencė vetėm e tė mėdhenjve.[14] Nė kėtė mėnyrė, problemi shqiptar u vendos mėnjanė dhe nga muaji prill 1919 ai do tė trajtohej si pjesė e Ēėshtjes sė Adriatikut. Kėshtu mbyllet faza e parė e trajtimit tė problemit shqiptar nė Konferencėn e Paqes.[15]

Nė fakt, kėrkesat greke mbi Shqipėrinė, tė cilat ishin tė parat qė u debatuan nė mbledhjen e Komisionit tė lartpėrmendur, ngritėn njė ēėshtje mė tė gjėrė: atė nėse Shqipėria e sapokrijuar do tė mbijetonte apo jo. ?Greqia kėrkonte pjesėn mė madhe tė jugut tė Shqipėrisė, mbi bazėn e atyre statistikave krejt tė dyshimta qė i sollėm mė lart. Mirėpo, problemet qė trajtoheshin nė Konferencėn e Paqes ishin tė shumta, tė vėshtira dhe tė ndėrlidhura me njėra-tjetrėn, pėr faktin qė fuqitė i shikonin interesat e tyre nė mė shumė se dy detra. Kėshtu pėr shembull, nė qoftė se Italia i plotėsonte kerkesat e saj nė Jug tė Gadishullit ta Ballkanit, a do tėrhiqte kėrkesat qė kishte nė Adriatikun e Veriut? Ose, a do tė tėrhiqte Greqia kėrkesat e saj nė Shqipėri, pėr hir tė pėrfitimeve territoriale nė Azinė e Vogėl? Trajtimi i ēėshtjes shqiptare nė Konferencėn e Paqes, ėshtė ballafaquar me situata nga mė tė vėshtirat, kjo pėr faktin se vendi ynė i vogėl dhe i varfėr dhe me pak miq, synohej nga armiq shumė tė fuqishėm dhe me mjaft pėrkrahje.[16] Mbi tė gjitha, vendi ynė kishte ende mjaft probleme tė brendshme, tė krijuara, para sė gjithash, nga prapambejtja e thellė nė tė cilėn e kishte lėnė Perandoria Osmane: njė vend i pėrbėrė nga sundimtarė krahinore fisesh, kaēakė krahinash, besnikė tė ish perandorisė turke, agjentė tė Serbisė, Greqisė apo Italisė, tė gjithė kundėr pėrpjekjeve tė forcave tė verteta pėrparimtare, qė dėshironin njė Shqipėri ndryshe: tė lirė nga vargonjtė e varėsive, tė orientuar nga pėrparimi, tė ēliruar nga vargonjtė e klasės sė bejlerėve proturqė dhe orientalė, pjesė e kontinentit tė cilit i pėrkiste. Mbi tė gjitha, figura e Esad Pashės i ka rėnduar mjaft Shqipėrisė. Nė fakt, nuk bėhet fjalė pėr njė person tė vetėm, bėhet fjalė pėr njė pėrfaqėsues tipik tė shqiptarit me formim oriental e qė ēdo gjė e ka arritur nėpėrmjet mashtrimit, forcės sė pushtetit tė dhuruar pėr shkak tė shėrbimeve, mjeshtėria politike e tė cilėve ishte pabesia dhe shitblerjet pėrsonale e tė paprincipta. Ai ishte pėrfaqėsuesi mė tipik i njė formimi otoman qė nėn udhėheqėsinė e Ataturkut po zhdukej edhe nė Turqi, qė gjithmonė syrin e kishte tė drejtuar nga paraja, zemren gjithmone nga perandoria e djeshme, i pashkolluar, por i prirur tė kapė menjėherė majat.

Ēėshtja Shqiptare prill 1919- 12 nentor 1920, si pjese e Ceshtjes se Adriatikut

Duhet tė nėnvizojmė se pėr mė se dy vite (nga muaji prill 1919-deri nė nėnshkrimin e Traktatit tė Rapallos, 12 nėntor 1920), problemi i Shqipėrisė nuk ėshtė trajtuar si njė problem me vete, por si pjesė e problemeve madhore me tė cilat u morėn paqėbėrėsit e mėdhenj. Pse ndodhi njė gjė e tillė? Duhet tė kuptojmė se paravėrsisht nga Doktrina e Re qė Presidenti Wilson promovoi nė pėrfundim tė Luftės sė Parė Botėrore, njė pjesė e rėndėsishme e problemeve tė mbartura dhe tė lindura pas Luftės, vazhduan tė trajtohen me parimet e Diplomacisė sė Vjetėr. Dhe ėshtė e kuptueshme qė nė kėtė moment tranzicioni mes dy konceptimeve tė punės sė diplomacive, sfidat tė merrnin trajtime tė dyfishta. Arsyeja e dytė ka tė bėjė me faktin qė, me fillimin e punės sė Konferencės sė Paqes, Aleatėt nuk kishin arritur ndonjė marrėveshje tė veēantė nė lidhje me Shqipėrinė. Pėr Ēėshtjen Shqiptare, tė pėrfshirė brenda Ēėshtjes sė Adriatikut, apo Ēėshtjes Greke, nuk ėshtė arritur ndonjė rezultat konkret pozitiv gjatė gjithė vitit 1919. Kthesa e parė pozitive, qė ka ndryshuar rrjedhėn, sė paku tė trajtimit tė problemit shqiptar, ka ardhur nga nota amerikane e 6 marsit 1920, nė bazė tė sė cilės kėrkohej qė ēėshtja shqiptare tė mos pėrfshihej nė diskutimet e pėrbashkėta nė mes Italisė dhe Jugosllavisė. Gjithashtu, presidenti Wilson nuk e aprovoi me kėtė rast qė tokat shqiptare nė Veri dhe nė Jug tė pėrdoreshin si kompensime territoriale pėr toka qė Jugosllavia dhe Greqia ishin privuar diku tjetėr. Ndėrhyrja e qeverisė amerikane pėrbėn goditjen e parė tė fuqishme ndaj Traktatit tė Fshehtė tė Londrės e njėkohėsisht njė zhvlerėsim tė parė tė Marrėveshjes Titoni-Veniselos. Nė thelb, kėmbėngulja e presidentit Wilson, nė zbatimin e parimit tė vetvendosjes, ēoi nė kapitullimin e italianėve nė lidhje me Shqipėrinė, qė nė tre muajt e parė tė vitit 1920[17]. Kjo ndėrhyrje bėri qė plani britaniko-franco-italian pėr ndarjen e Shqipėrisė tė arkivohej dhe Konferenca e Paqes tė mbyllej pa rritur ndonjė marrėveshje pėr Shqipėrinė. Nė kėtė mėnyrė, praktikisht, Shqipėria i shpėtoi copėtimit.

Ndryshimi i qėndrimit amerikan ka pasur tre pėrbėrės tė rėndėsishėm:

1.sė pari, ai i lidhur me filozofinė qė e ka drejtuar politikėn e jashtme amerikane nė kėtė kohė, qė ėshtė filozofia e lirisė dhe e vetvendosjes sė popujve;

2.sė dyti, skuadra e ekspertėve amerikane nė bisedimet e paqes, erdhi duke e zgjeruar nivelin e njohurive teknike pėr Shqipėrinė dhe elementet pėrbėrėse tė ēėshtjes sė saj;

3. sė treti, njė kontribut tė pamohueshėm ka dhėnė komuniteti orthodoks i Shqipėrisė, pėr ndriēimin e realitetit etnik-kulturor dhe politik nė Shqipėrinė e Jugut, e nė radhė tė parė emigracioni shqiptar nė SHBA[18], nga Rumania[19] dhe nė mėnyrė tė spikatur vellezėrit, Faik dhe Mehmet Konica.

Megjithėse Shqipėria shpėtoi nga pushtimi nė Konferencėn e Paqes, ajo vazhdoi tė mbetej e pushtuar prej ushtrive tė huaja. Nė kėtė moment, vendimtare ka qenė nisma e ndėrmarrė nga udhėheqėsit nacionalistė, pėr riorganizimin politik tė vendit dhe fillimin e pėrgatitjeve ushtarake pėr ēlirim. Kongresi i Lushnjės ndėrtoi rrugėn e Shqipėrisė drejt shtetformimit: Mbajtja e zgjedhjeve elektorale ēoi nė mbledhjen e sė parės Asamble kombėtare legjislative nė Tiranė, mė 27 mars 1920 dhe fillimin e jetės parlamentare shqiptare; krijimi i njė Regjence tė pėrbėrė nga katėr shtyllat pėrbėrėse fetare tė Shqipėrisė, ka shėrbyer si njė zgjidhje e menēur pėr tė mbajtur tė balancuar dhe tė stabilizuar nė kėtė aspekt vendin; themelimi i Komitetit tė Mbrojtjes Kombėtare sherbeu mė pas si njė institucion pėr vendosjen e integritetit tė shtetit, njė instrument i rėndėsishėm pėr ēlirimin e vendit qė hapi rrugėn drejt largimit tė italianėve nga Shqipėria dhe frenoi serbėt nga pėrparimet e mėtejshme.

Njė moment shumė i rėndėsishėm i vitit 1920 ka qenė pranimi i Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve me 17 dhjetor 1920. Ky akt shėrbeu si njė moment i kthesės sė plotė nė tė mirė tė ēėshtjes sė Shqipėrisė, mbasi Shqipėria u njoh si njė shtet sovran dhe i pavarur. Ky pranim hap rrugėn pėr diskutimin profesional tė njė problemi shumė tė papėrcaktuar nė tė drejtėn ndėrkombėtare tė asaj kohe; d.m.th., pranimi i njė vendi nė Lidhjen e Kombeve a pėrbėnte njė akt tė barazvlefshėm me njohjen e kėtij vendi nga ana e po atyre shteteve qė e kishin votuar nė kėtė organizėm ndėrkombėtar? Ky ka qenė fjalėkryqi qė Fuqitė Aleate u pėrpoqėn t’i japin pėrgjigje juridike dhe politike. Natyrisht, ky problem thjesht teknik nuk ka qenė i vetmi nė pengesat qė duhej tė zgjidhnin Fuqitė Aleate pėr Shqipėrinė, por gjithsesi, zgjidhja e kėsaj nyjeje juridike lehtėsoi gjykimin politik dhe asnjanėsoi tė gjitha pėrpjekjet e vendeve tė interesuara pėr ta mbajtur Shqipėrinė njė territor tė varur politikisht dhe ushtarakisht.

Qendrimi Britanik:

Mjaft i rėndėsishėm mbetet analizimi i qėndrimit britanik. Bėhet fjalė pėr njė Fuqi Aleate pa interesa tė drejtėpėrdrejta nė Shqipėri, por njė fuqi e vendosur nė njė pozicion udhėheqės nė zgjidhjen e problemeve tė mbartura nga Lufta e Parė Botėrore, e kėsisoj, e interesuar pėr t’i siguruar stabilitet kontinentit nė vjetėr nė tėrėsi. Duhet tė nėnvizojmė se qė nga fillimi i Konferencės sė Paqes, e nė vijim deri nė zgjidhjen e statusit tė Shqipėrisė, vėrejmė njė rrjedhė tė caktuar tė qendrimit tė FO nė lidhje me Shqipėrinė. Kjo rrjedhė ėshtė e pėrcaktuar nga nevoja pėr tė ruajtur raportet e vendosura me fuqitė kryesore aleate me interesa nė rajon dhe Shqipėri, pėr tė pasur tė njėjtėn pėrkrahje mė pas, nė hapėsirat ku Mbrėteria e Bashkuar mbronte interesat e veta perandorake. Kėshtu pėr shembull, fillimisht, politika e jashtme e FO ėshtė drejtuar nga nevoja pėr tė mbėshtetur Francėn nė planin e Konferencės, e cila, nga ana e saj, mbėshteste mėtimet greke dhe jugosllave. Mė pas, njė rol veēantė nė ndjekjen e njė orientimi progrek tė FO pati mbrojtja qė kryeministri Veniselos i bėri ēėshtjes greke nė Konferencėn e Paqes. Ndryshimi i qendrimit britanik ka qenė krejt gradual, shpesh herė me hapa edhe prapa, varėsisht zhvillimeve tė problemeve madhore nė lidhje me ēėshtjen shqiptare, dhe ndėrlidhur me fillimin e zbatimin nga ana e FO tė parimeve tė Diplomacisė sė Re. Megjithatė, duhet tė thuhet se qė nė fillim britanikėt nuk kanė qėnė nė tė mirė tė mėtimeve tė padrejta tė jugosllavėve pėr sa i pėrket Shqipėrisė sė Veriut, ndėrsa pėr sa i pėrket Shqipėrisė sė Jugut, ky qėndrim ka qenė nė tė mirė tė dhėnies sė pjesės mė tė madhe tė Shqipėrisė sė Jugut Greqisė, por ėshtė rrotulluar 360 gradė, nė fund tė periudhės, sė bashku me ndryshimin e qėndrimit tė diplomacisė franceze e varėsisht kundėrshtimit serioz tė diplomacisė amerikane nė kėtė ēėshtje. Pėr sa i perket Shqipėrisė sė Jugut njė ndikim tė veēantė ka pasur marrja e informacioneve tė besueshme, veēanėrisht nga konsulli Eyres, se popullsia e kėtij rajoni ishte e kėnaqur me qeverisjen e qeverisė shqiptare tė Tiranės gjatė vitit 1921, dhe se popullsia orthodokse shqiptare ishte njė realitet ekzistues, madje mazhoritar nė kėtė krahinė. Kur nė fund tė muajit prill 1921 qeveria shqiptare i kėrkoi Kėshillit tė Lidhjes sė Kombeve t’u jepte njė zgjidhje pėrfundimtare problemeve qė kishin lidhje me Shqipėrinė dhe ēėshtja u kalua pėr shqyrtim nė Konferencėn e Ambasadorėve, diplomacia britanike, me sa kuptohet, e kishte ndarė mendjen nė dhėnien sa mė parė tė zgjidhjes sė problemit dhe i vetmi shqetėsimi procedural pėr te, mbetej ai i zgjidhjes juridike tė problemit. Nė planin politik probleme mė vete paraqitej edhe kapėrcimi i kėmbėnguljeve tė fundit e tė pasinqerta tė Italisė, dhe mundėsia e goditjeve tė papritura, tė minutės sė fundit, prej anės sė shteteve tė papėrgjegjshme ballkanike (Greqia dhe Mbretėria SKS).

I njė rėndėsie tė veēantė, megjithėse mjaft i vonuar (konturet e propozimit britanik tashmė ishin vendosur) ka qenė memorandumi i ekspertit britanik, J.S. Barnes, qė mban datėn 28 tetor 1921, pėrcjellė nė Paris Lordit Hardinge. Memorandumi ėshtė i shoqėruar me njė hartė tė detajuar me propozime konkrete nė lidhje me rektifikimin e kufirit verilindor dhe veriperėndimor, nė tė mirė tė Shqipėrisė dhe paqes nė rajon. Memorandumi ėshtė i shkruar nga njė njohės i mirė i situatės nė terren. Ai fillimisht merret me sqarimin e pretendimeve jugosllave mbi tė ashtuquajturat sulme tė shqiptarėve nė zonat kufitare. Ai shkruan: “ Unė ju parashtroj se e verteta ėshtė si mė poshtė: a) Nuk ka sulme tė mirėfillta (e ka fjalėn nė lidhje me pretendimin e jugosllavė pėr sulme tė shqiptarėve –R.G), por, pėrderisa qytetet e Dibrės, Prizrenit dhe Gjakovės, tė cilat shtrihen nė territorin jugosllav, janė qendra tė jetės shqiptare dhe formojnė qendra tregtare pėr zonėn fshatare rreth kufirit i cili kalon shumė afėr tyre, fshatarėt shqiptarė kalojnė vazhdimisht kufirin nė kėrkim tė biznesit tė tyre tė zakonshėm dhe nevojave tė tyre private. Tė gjithė kėta fshatarė janė tė armatosur. Zyrtarėt jugosllavė dhe xhandarėt ndėrhyjnė me dorė tė lirė nė kėtė trafik, e pėr pasojė incidente tė pafat ndodhin e kėto u japin fushė jugosllavėve tė bėjnė apel pėr mbrojtje. Pėr sa i pėrket asaj pjese tė kufirit qė kalon nė bregun verilindor tė Liqenit tė Shkodrės, ekzistojnė kushte tė ngjashme, sepse kufiri kalon pėrmes grupit fisnor shqiptar tė njohur si Malėsia. b)Jugosllavėt nuk dėshirojnė qė shteti shqiptar tė mbahet nė kėmbė ndaj pėrpiqen qė ēėshtja e kufirit tė mbesė njė plagė e hapur. Megjithėse jugosllavėt kanė shpallur vullnetin e tyre pėr tė pranuar vendimet e Konferencės sė Ambasadorėve, cilatdo qė tė jenė ato, ata nė mėnyrė tė dukshme nuk kanė lėnė mėnjanė qėllimet e tyre pėr t’u vėnė nė zotėrim tė Shqipėrisė Veriore...” Pasi i bėn kėtė panoramė reale tė zhvillimeve nė terren, Barnes, tėrheq vėmendjen se interesi i britanikėve dhe europianėve ėshtė i kundėrt me atė qė kanė autoritetet jugosllave. Linja qė duhet tė adaptohet me kėtė rast duhet tė pėrcaktohet nga realitetet e situatės nė terren, nė mėnyrė qė tė sigurohet stabiliteti i shtetit tė porsakrijuar tė Shqipėrisė dhe tė nxiten kushte tė pėlqyeshme nė krahinat kufitare. Nisur nga ky interes dhe nga kėto parime tė rėndėsishme, ai jep kėtė opinion mbi ndryshimet e propozuara pėr kufirin e vitit 1913. a) Sa i pėrket propozimit pėr ta shtyrė mė nė brėndėsi tė Shqipėrisė kufirin nė lindje, ai mendon se ėshtė jo i paarsyeshėm. Kjo gjė do t’i bėnte mė tė rralla, sipas tij, udhėtimet e fshatarėve shqiptarė tė krahinave rreth Dibrės, Prizrenit dhe Gjakovės pėrmes kufirit, dhe do tė krijonte kushte paqėsore nė kufi. Por ai e ka tė qartė se ky propozim bėhet pėr shkak se kalimi i kėtyre qyteteve brenda shtetit shqiptar ėshtė njė mundėsi qė dilte jashtė politikės praktike tė kohės. b)Pėrndryshe, ndryshimet e propozuara pėr rektifikim e kufirit nė pjesėn veriperėndimore tė Shqipėrisė, dhe qė parashikonin edhe kalimin e njė pjese tė Kastratit nėn Jugosllavi, ai i quan tė paarsyeshme dhe tė pajustifikueshme. Kjo, sepse qendra kryesore tregtare kėtu ishte Shkodra, e cila ndodhej brenda territorit tė Shqipėrisė, ndėrsa tregu krahinor ishte qyteza e Tuzit, e cila ndodhej vetėm pak jashtė vijės kufitare tė vitit 1913. Qyteti i Podgoricės nuk kishte ndonjė rėndėsi si qendėr tregtare pėr Malėsorėt. Pėr kėtė arsye ai propozon se, “nė qoftė se kufiri shtyhet prapa, drejt kufirit tė vjetėr turk, mund tė arrihet nė njė zgjidhje pėrfekte e tė kėnaqshme, mund tė arrihet njė kufi qė edhe lokalisht konsiderohet i vetmi, njė kufi qė hiqte shkaqet e sotme tė trazirės pėr shkak tė udhėtimeve tė fshatarėve shqiptarė drejt dhe nga qendrat tradicionale tė tregtisė, e njėkohėsisht kemi me kėtė rast njė kufi qė ishte krejt etnografik.”. Pas kėtyre shpjegimeve, Barnes-i kėrkon me forcė adoptimin e rekomandimeve tė Komisionit tė Ekspertėve nė Lindje, por pėrfshirjen e krahinave ku banonin fiset e Hotit dhe Grudės, brenda Shqipėrisė.[20] Kjo zgjidhje, nė fakt, do tė kishte pėrparėsi, mbasi arrinte tė balanconte rektifikimet tėrėsisht tė padrejta, tė bėra nė kufi mė 1913, nė favor tė Malit tė Zi e njėkohėsisht nuk prishte nė mėnyrė tė pariparueshme balancat e brendshme krahinore dhe fetare brenda Shqipėrisė.



Nė Konferencen e Ambasadorėve, kur secili nga shtetet e interesuara pėr Shqipėrinė nuk i lėshonin pe njėri- tjetrit, njė rėndėsi tė veēantė merrte pėrcaktimi pėrfundimtar i statusit tė shtetit shqiptar. HMG, pėr tė shmangur ndėrlikimet e mėtejshme nė marrėdhėniet europiane pėr Shqipėrinė, nuk vonoi t’i bėjė me dije pėrfundimisht Konferencės sė Ambasadorėve, se “HMG e konsideronte pranimin e Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve, njė ipso facto[21] se Shqipėria ėshtė njė shtet i pavarur dhe sovran, mbi tė cilin asnjė Fuqi nuk mund tė ushtrojė tė drejta ose tė pretendojė interesa tė veēanta, dhe se Konferenca e Ambasadorėve, edhe nė qofė se do tė diskutojė ēėshtjen e statusit, duhet ta pranojė kėtė fait accompli si njė gjendje tė patjetėrsueshme”.[22] Kundėrshtitė dhe sabotimet mė tė mėdha nė pranimin e kėtij shpegimi kanė ardhur nga ana e pėrfaqėsuesit tė Italisė. Me ndėrhyrjen dhe kėmbėnguljen e HMG, nė memorandumin e datės 21 korrik 1921, tė mbledhjes sė Konferencės sė Ambasadorėve, mbi statusin e Shqipėrisė, u pėrfshi e fomuluar nė njė mėnyrė tė veēantė, konteksti i deklaratės sė HMG. Nė memorandumin fillestar britanik kemi kėtė formulim: “Ambasada Britanike ka nderin... tė ftojė Konferencėn e Ambasadorėve tė pranojė pikėpamjen se, nga pranimi nė Lidhjen e Kombeve, Shqipėria ėshtė bėrė ipso facto njė shtet sovran i pavarur, megjithėse Lidhja i ka lėnė nė mėnyrė tė shprehur qartė kufijtė e papėrcaktuar”. Tani formulimi i Memorandumit tė Konferencės sė Ambasadorėve ka njė ndryshim tė vogėl: “Ambasada Britanike ka nderin... tė ftojė Konferencėn e Ambasadorėve tė pranojė pikėpamjen se, nga pranimi nė Lidhjen e Kombeve, si njė shtet, Shqipėria ėshtė bėrė ipso facto sovrane dhe e pavarur, megjithėse Lidhja i ka lėnė, nė mėnyrė tė shprehur qartė, kufijtė e papėrcaktuar”.

Ky ndryshim ishte bėrė me synimin pėr tė qartėsuar karakterin dhe mėnyrėn me tė cilėn Shqipėria ishte pranuar nė Lidhjen e Kombeve dhe pėr ta dalluar atė nga “Dominionet” dhe “Kolonitė”, tė cilėsuara nė paragrafin 2 tė Nenit 1 tė Konventės sė Lidhjes sė Kombeve.[23]

Qendrimi i Greqisė:

Ėshtė vendi kėtu tė bėjmė njė dallim thelbėsor nė mes Greqisė dhe Mbretėrisė SKS: Qėnia e Veniselos-it nė krye tė qeverisė greke u ka mundėsuar Aleatėve njė kontroll tė plotė tė politikės greke nė lidhje me Shqipėrinė e Jugut, duke shmangur plotėsisht veprimet e pakontrolluara ushtarake tė ekstremistėve.

Qendrimi i qeverisė SKS:

Krejt e kundėrta ka ngjarė me qeverinė e Beogradit, e cila, e kontrolluar nga klanet mė tė fuqishme serbomėdha, ka qenė plotėsisht e pamenaxhueshme pėr Fuqitė Aleate nė politikėn e veprimet ushtarake ndaj Shqipėrisė sė Veriut. Ndryshimi dhe serioziteti me tė cilėn e trajtoi diplomacia britanike, e drejtuar nga Earl Curzon-i, ēėshtjen shqiptare nė muajt e fundit para zgjidhjes pėrfundimtare, pat si rezultat kėrkesėn kėmbėngulėse dhe refuzimin e Lord Curzon-it qė ēėshtja shqiptare tė vazhdohej tė trajtohej si pjesė e zgjidhjes sė pėrgjithshme tė problemeve tė Adriatikut dhe Ballkanit.

Qendrimi Italian:

Ndėrsa, pėr sa i perket Italisė, duhet tė themi se, kur ajo hoqi dorė pėrfundimisht prej Traktatit tė Fshehtė tė Londrės sė vitit 1915 (edhe kjo ėshtė relative sepse politika e jashtme italiane ndaj Shqipėrisė ka ndryshuar mjaft edhe brenda tė njėjtit kabinet qeveritar), po mendojmė, kur erdhi nė pushtet Giovani Giolitti, ajo mbėshteti kufijtė e Shqipėrisė sė vitit 1913, mbasi kėto kėrkesa pėrkonin me interesat e saj, qė kishin tė bėnin me eliminimin e ndikimit jugosllav apo grek nė bregun lindor tė Adriatikut. Megjithatė, nė tėrėsi, madje edhe nė momentet mė tė fundit, kur ēėshtjes shqiptare po i jepej zgjidhja, duhet tė themi se diplomacia italiane nuk ėshtė sjellė nė mėnyrė tė sinqertė, qoftė me Fuqitė Aleate negociatore, e para sė gjithash me aspiratat e popullit shqiptar. Kanė qenė pikėrisht ndėrhyrjet e Lordit Curzon-it qė nė tre muajt e fundit, para pėrcaktimit tė statusit, arritėn tė shpėrbėjnė nga njėra-tjetra, pjesėn e ligjshme dhe tė sinqertė tė qėndrimeve tė Italisė, nga pjesa e pasinqertė, qė synonte kufizimin e pavarėsisė sė Shqipėrisė. Mund tė thuhet se rėnia e politikės sė jashtme italiane nė lidhje me Shqipėrinė, nė planin e autoritetit tė Fuqisė sė Madhe negociatore, ka qenė e plotė. Pėrndryshe, nga pikėpamja e synimeve tė saj minimale (kufizimi i ndikimit grek dhe serb nė Shqipėri), ajo politikė ia ka arritur qėllimit. Politikėbėrėsit italianė nė lidhje me Shqipėrinė, nė tė gjithė veprimtarinė e tyre trevjeēare bėnė njė seri gabimesh, nė gjykimet dhe analizat e tyre.[24]

Gabimet e qendrimit te qeverive italiane ne lidhje me Shqiperine:

1.pėrpjekjet pėr ta vėnė nė kontroll tė paarsyeshėm dhe pėrkundrejt interesave kombėtare shqiptare, qeverinė e Durrėsit,

2.kthimin e Shqipėrisė nė njė placdarm pėr agresion tė nacionalistėve malazezė kundėr Mbretėrisė SKS,

3. kėmbėngulja e pafundme pėr zbatimin e klauzolave tė Traktatit tė Londrės, apo pėrpjekja pėr ta mbajtur pjesore hijen e kėtij traktati famėkeq,

4.pėrpjekjet pėr tė ndaluar mbajtjen e Kongresit tė Lushnjės nė tė mirė tė qeverisė tashmė tė kontrolluar plotėsisht tė Durrėsit dhe nė fundin e serisė sė qėndrimit tė saj, pėrpjekja pėr tė ndikuar nė pėrmbysjen e qeverisė sė Suljeman Delvinės duke financuar pėrpjekjen e dėshtuar tė pėrkahėsve tė Esad Pashės

5.pėrgjithsisht pėrpjekja pėr ta zgjatur pa fund pėr interesat e veta nė planin e diplomacisė sė Fuqive tė Mėdha, ēėshtjen e statusit tė Shqipėrisė.

Tė gjitha kėto sa thamė mė sipėr, janė tregues jo vetėm tė humbjes sė besimit nė politikėn italiane nga ana e shqiptarėve, por, para sė gjithash, janė tregues tė njė politike dritėshkurtėr, aspak racionale dhe mjaft egoiste.

Zgjidhja e Statusit:

Kur Kėshilli i Ambasadorėve tė Fuqive Aleate u mblodh nė Paris, nė fakt pėrfaqėsuesi britanik ende pretendonte dhėnien Shqipėrisė Jugore, d.m.th. asaj nė jug tė vijės Tittoni-Veniselos, Greqisė, mbasi nė gjė e tillė edhe ishte kėshilluar nga ekspertėt britanikė. Mirėpo italianėt dhe francezėt kundėrshtuan dhe atėherė britanikėt, me anėn e eksperteve tė tyre, patėn kohė tė riekzaminojnė ēėshtjen (kujto raportin e Eyres) dhe tė japin edhe ata verdiktin nė tė mirė tė kėsaj zgjidhjeje qė pėrfshinte edhe jugun e Shqipėrisė brenda shtetit shqiptar. Si parim i pėrgjithshėm u pėrcaktua vendosja e kufijve tė vitit 1913 dhe iu la ekspertėve qė tė propozojnė modifikime nė Lindje dhe nė Veri, nė mėnyrė qė ta bėnin mė tė logjikshme ndarjen e kufirit. Mirėpo rekomandimet e ekspertėve nuk qenė shumė rezultative nė lidhje me Shqipėrinė, pėr sa kohė qė ato u shoqėruan me cungime tė mėtejshme territoriale nė Lindje dhe nuk bėnė asgjė nė lidhje me pėrfshirjen e dy fiseve tė rėndėsishme tė Malėsisė, Hotit dhe tė Grudės nė Shqipėri. Rimbajtja jashtė Shqipėrisė, pėr sė dyti, e Hotit dhe Grudės, i hoqi Shkodrės dhe katolicizmit shqiptar dy krahė tė rėndėsishėm tė energjisė dhe peshės sė saj tradicionale politike nė Shqipėri. (Pėr fat tė keq, problemi i Triepshit dhe Kojės u la krejt nė heshtje, mbasi, siē kuptohet, konsiderohej i kapėrcyer nga diplomacia britanike, pėr shkak tė njė aneksimi mė tė hershėm tė kėtyre dy fiseve tė Malėsisė prej Malit tė Zi, d.m.th. pas krizės Ballkanike 1875-1878. Ndėrsa nė lindje, nevoja pėr tė krijuar njė basen praktik komunikimi dhe njėkohėsisht marrėdhėniesh ekonomike pėr qytetet dhe rrethinat e Dibrės dhe Prizrenit, i hoqi Shqipėrisė rreth 400 km2, tė banuar nga popullsi e pastėr shqiptare

Ky qe epilogu teorik i zgjidhjes sė problemit tė kufijve tė shtetit shqiptar nė tavolinėn e bisedimeve tė Konferencės sė Ambasadorėve. Zgjidhja teknike ėshtė njė odise e vėrtetė, qė do tė zgjasė edhe pėr disa vite tė tjera. Duke filluar nga vitit 1922, tė gjitha trupat jugosllave dhe greke u larguan nga territori i Shqipėrisė. Por Shqipėrisė do t’i duhej tė priste deri mė 30 korrik 1926, kur Greqia, Mbretėria SKS, sė bashku me Britaninė e Madhe, Francėn dhe Italinė, tė nėnshkruanin marrėveshjen pėrfundimtare qė njihte kufijtė e Shqipėrisė. Gjithashtu, problemeve tė papjekurisė sė brendshme tė institucioneve demokratike nė Shqipėri, vazhduan t’i bashkėngjiten me intensitete tė ndryshme intrigat italiane dhe jugosllave, tė cilat bėnė qė procesi i stabilizimit shtetėror tė jetė njė proces shumė i vėshtirė.

Vendimi i Konferencės sė Ambasadorėve nė lidhje me kufirin e Shqipėrisė ėshtė si mė poshtė. “Perandoria Britanike, Franca, Italia dhe Japonia, konsiderojnė qė mund tė konfirmohet projekti i kufijve tė Shqipėrisė, i njėjtė me atė qė ėshtė vendosur mė 1913 nė Konferencėn e Ambasadorėve; duke konsideruar nga ana tjetėr, qė kufijtė meridionalė janė vendosur nė terren nga Komisioni i Caktimit tė Kufijve, qė ka hartuar njė protokoll pėrfundimtar nė Firence mė 17 dhjetor 1913, dhe qė Komisionit tė Caktimit tė Kufijve Veriorė dhe Lindorė, i ėshtė dashur tė ndėrpresė punėn e tij mė 1913 pėr shkak tė operacioneve luftarake; Vendim: 1. Qeveritė nėnshkruese tashmė njohin Qeverinė e Shqipėrisė tė ndėrtuar nga Shteti sovran e i pavarur.2. Njė komision i pėrbėrė nga 4 anėtarė, tė emėruar nga qeveritė nėnshkruese te kėtij vendimi, do tė jetė i ngarkuar, sa mė shpejt tė jetė e mundur, tė caktojė nė terren vijėn kufitare veriore dhe veri-lindore tė Shqipėrisė, me kushtet e mėposhtme.

3. Pėr efekt tė sigurimit tė lidhjeve dhe fqinjėsisė sė mirė mes shteteve tė vendosura nė tė dy anėt e kufirit tė shėnuar, komisioni duhet tė ketė parasysh, sa mė shumė tė jetė e mundur, kufijtė administrativė dhe interesat ekonomike vendore. Veēanėrisht, ai duhet tė rregullojė vijėn kufitare tė vendosur nga Konferenca e vitit 1913: (a) Nė rajonin veri-lindor tė Shkodrės, nė mėnyrė qė tė sigurojė mbrojtjen e kėtij qyteti, tė sigurojė hapjen (zhbllokimin) dhe mbrojtjen e Podgoricės dhe t’i garantojė popullsisė fqinje shqiptare kalimin e lire nėpėrmjet kėtij rajoni me bagėtitė e tyre, orenditė dhe rrobat e tyre. (b) Nė rajonin perėndimor dhe jugor tė Prizrenit, nė mėnyrė qė tė lėrė nė territorin e Prizrenit afėrsitė e tij natyrore: kufiri i ri qė do tė vendoset nė terren, do tė fillojė nė kuotėn 729 nė jug tė Godenit dhe nė lindje tė Qafės sė Prushit, nė drejtimin veri-jug dhe do tė bashkohet me kufirin e vitit 1913 nė jug tė Vadit, duke kaluar ne kuotat 1996 (Pashtriku), 2331 (Koritniku) dhe 2512 (Veri-lindja e Vadit), dhe duke lėnė nė perėndim kufirin territorial tė pushtuar nga klani Gora (sipas hartės 1/200 000 tė shtatmadhorisė sė ushtrisė austriake tė 23 janarit 1911, tė riprodhuar nga Instituti Gjeografik i Ushtrisė Italiane); (c) Nė rajonin perėndimor dhe jug-lindor tė Dibrės, nė mėnyrė qė tė lihet krejtėsisht jashtė territorit shqiptar rruga Dibėr-Strugė dhe gjithashtu tė sigurohet komunikimi i lirė ekonomik i Dibrės; (d) Nė rajonin e Linit, nė mėnyrė qė t’i jepet Shqipėrisė fshati i Linit, dhe gjithashtu tė sigurohet korniza e Liqenit tė Ohrit pėr komunikimin ekonomik tė Dibrės. 4. Komisioni do tė ketė tė drejtė tė bashkojė, me cilėsi konsultative, anėtarėt e emėruar respektivisht nga shtetet te vendosura nė tė dy anėt e vijės kufitare. Ai mund tė marrė nė konsideratė kėrkesat e formuluara nė emėr tė qeverive tė kėtyre shteteve, qė nė pėrshtatje tė rregullimeve tė mundshme, tė pėrmbajė transferimin e njė minimumi tė popullsisė. 5. Nė fund tė punės sė tij, Komisioni do tė hartojė, me aprovimin e qeverive nėnshkruese kėtė vendim.”)

______________________________

[1] Shih pėr kėtė: Pranvera Dibra, Diplomacia angleze, ekuilibrat nė Adriatik dhe statusi i Shqipėrisė (1918-1925) Revista „Phoenix“ nr.3, Shkodėr 1998, fq.65.

[2] Dennis P. Hupchick, The Balkans, from Constantinople to Communism, Palgrave- New York, 2002, faqe 330.

[3] Amedeo Giannini, L’Albania dall’indipendenza all’unione con l’Italia (1913-1939), Istituto per gli Studi di Politica Internazionale, Varese 1940, fq. 47.

[4] PRO.FO.371.4375, IC 131 reg. No. 1420. Secretary’s Notes of a Conversation, held in M. Pichon’s Room at the Quai d’Orsay, Paris, on Monday, february 3; 1919, at 11 A.M. (Received February 5), fq. 194. Ndėr shėnimet mbi fjalėn e mbajtur nga Veniselos mė tej ėshtė shėnuar: „In conclusion, he drew attantion to the fact that since the time of the declaration of the independence of Greece, the Christians of Southern Albania had always considered themselves to be Greeks, and the Albanian movement only began two or three years ago. The Albanian situation should not be compared with the Irish question as regards the relations between the Orthodox, Mohammedans and the Christians, for, whilst in Ireland no civil war had occurred, in Albania civil war had raged for over three centuries. At Koritza during Turkish rule Greeks scools had been established, supported by the residents of Koritsa and these were attended by 2400 scholars. These schools had been closed during the war. When reopened in September last the attendance immediately numbered 2300 scjolas, but only 200 children attended the Albanian school, which was extremely good, being under the direction of an American master. He thought that this incident would suply, perhaps, the best evidence of the true sentiments and feelings of the people. Turkhan Pasha, the President of the Albanian Committee, who was in Paris at the present moment to put forward the Albanian claims, had said that the Greek schools in Albania had been particularly favoured by the Turks, and that this fact accounted for the large attendance of scholars. This statement was obviously quite incorrect, as Albanian Mohammedans had, until the last two or three years, never entertained any national feelings; they had always considered themselves to be Turks“

[5] Margaret MacMillan, Peacemakers, The Paris Conference of 1919 and its attempt to end war, John Murray-London 2002, fq. 361-362.

[6] Joseph Swire, Albania The Rise of a Kingdom, London 1929, fq. 293.

[7] Cituar nga: Amedeo Giannini, L’Albania dall’indipendenza all’unione con l’Italia (1913-1939), Istituto per gli Studi di Politica Internazionale, Varese 1940, fq. 54.

[8] Andria Radovitch, Radovan Boshkovitch, Ivo Voukotitch, The Question of Scutari, Paris 1919. Dorėshkrimi gjendet nė: Library of London School of Economics and Politial Science, nė classmark: fjc/1-2. Shih dokumentin nr. 3 nė Apendix.

[9] Harold Nicolson, Peacemaking 1919, London Constable &CO LTD, 1944, fq. 273. Nicolson ka drejtuar dy delegatėt britanikė nė kėtė komitet me funksionin e ekspertit, por nė tė vertetė, ai ka pasur rolin e zėdhėnėsit tė Lloyd George nė komitet, duke mos pasur asnjė kompetencė teknike pėr problemet e trajtuara. Mė tej, nė faqen 276, Nicolson-i shkruan nė ditarin e datės 3 mars: „nė drekė isha me Laroche. Ai pothuajse mė bindi mua se grekėt duhet tė kenė Korēėn, sepse andej kalon rruga jetėsore e lidhjes me Thesalinė. Ai shpjegon se vendosja e Italisė pėrgjatė tė vetmes vijė tė komunikimit mes Monastirit dhe Sarandės do tė ēojė nė njė grindje tė pėrhershme nė mes Serbisė dhe Greqisė. Ėshtė fat tmerrėsisht i keq mbi Shqipėrinė, qė ka Italinė tė vendosur si njė Fuqi mandatore, dhe kėshtu kufijtė e saj tė copėtohen thjesht se asnjė nga ne nuk e beson Italinė nė Ballkan“.

[10] Harold Nicolson, Peacemaking 1919, London Constable &CO LTD, 1944, fq. 277. Nė faqen 289 Nicolson shkruan nė ditar: „Nė pasdite vazhdova diskutimet e mia me Dr. Mezes. Trajtuam Epirin e Veriut. Unė sugjerova autonomi nėn Lidhjen e Kombeve me mandat pėr Greqinė. Kjo e frikėsoi atė nė mėnyrė tė konsiderueshme“.

[11] Harold Nicolson, Peacemaking 1919, London Constable &CO LTD, 1944, fq. 278-279. „Fuss all morning about getting maps drawn out for the Greek report. Our geografical section are superb. Seldom have I seen grace and efficieny so well fused. Lunch alone with Veniselos. I suspect that if Albania were to be really independent he would not think of claimimg Northern Epirus, and that his sole reason for claimimg it is to prevent Italy setting herself accros the Santi Quaranta road. This is the real argument and it is unanswerable, since peace will be better secured by maintaining Greaco-Serbian relations than by satisfying the Korziotes. But it is all wrong really. Veniselos is nice about my distress.’Mais, mon zer, voyez-vous, mon zer?...’ He is distresset at the American opposition to his Smyrna claims. I told him that the best thing to do was to wait patiently till Presidnet Wilson gets back and then to tackle him direct He says that so long as we and the French support him he will not feel really anxious. He read me telegrams from Janina shoqing that the Italians are busy getting up a ‚demostration’ in Northern Epirus if and when the district is given to Greece. Go on to Sir Robert Borden and go through my Greek repost with him. He approves it in principle. Then down to Quai d’Orsay. Final sitting of Greek Committee. My report read and adopted in principle although the the Americans insist on some important changes. Personally I think it was a good report so far as it was possible to state clearly such conflicting principles. This view was not shared by my colleagues on the Committee. In fact there was rather a ‚froid’about it. Rush back and send off the Report to Imprimerie Nationale. Of course the Italians try to alter it again when they get back to their Edouard Sept. This means more fuss, worry, irritation and distress for me...“

[12] “Protokolli i Firences”, 17 dhjetor 1913 Ėshtė dokumenti qė caktoi kufijtė e sotėm mes Greqisė dhe Shqipėrisė. Njė pjesė e Jugut tė Shqipėrisė ngeli nė territorin grek. Ndėrkohė qė Greqia nuk e njohu kėtė protokoll, duke pretenduar se ngelej jashtė trungut helen Epiri i Veriut, me disa dhjetėra mijėra minoritarė. Paradoksalisht nė Shqipėri ngelėn rreth 38 mijė minoritarė, ndėrsa nė Janinė dhe krahinat e tjera ngelėn me Greqinė rreth 500 mijė shqiptarė nė qytetet e Filatit, Paramithķa, Margėllėi, Parga, Gumenica e Preveza. Protokolli i Korfuzit, 17 maj 1914 Mė 24 prill 1914, Fuqitė e Mėdha njoftuan Greqinė se ishin tė gatshme t’u bėnin lėshime ”Vorio-Epirotėve” dhe se mund tė pranonin rishikimin e kufirit greko-shqiptar nė favor tė saj. Qeveria e ndodhur nėn njė presion tė gjithanshėm u detyra t’ua besonte Fuqive zgjidhjen e krizės. Protokolli parashikoi qė Korēa e Gjirokastra, edhe pse do ishin nė shtetin shqiptar tė kishin njė administratė tė vetėn. Pėr shkak tė ndihmės qė i dha Italia, Greqia i la ishullin e Sazanit.

[13] David Hunter Miller, My Diary at the Conference of Paris, with Documents, 20 voll., New York, Appeal Printing Co., 1928, Vol. X, fq. 286-287. Report of Committe on Greek territorial Claims (March 6, 1919): I Northern Epirus. Nė fq.n 293- 295 gjendet Aneksi 1. Nė fq. 296-298 aneksin 2. Pėrmbajtjen e plotė e keni nė Apendix, dokumenti nr.5.

[14] Secretary’s Notes of a Coversation held in M. Pichon’s Room at Quai d’Oray, Paris, on Tuesday, 11th March, 1919, at 3 p.m., nė: Foreign Relations of United States, The Paris Peace Conference, 1919, Vol. IV, fq. 326.

[15] Pietro Pastorelli, L’Albania nella politica estera italiana, 1914-1920, Napoli 1970, fq. 94.

[16] Margaret MacMillan, Peacemakers, The Paris Conference of 1919 and its attempt to end war, John Murray-London 2002, fq. 367-368, 371.

[17] Robert Lee Wolff, The Balkan in our time, Harward University Press, Cambridge, Massachusetts, 1956, fq. 100.

[18] PRO.FO.371.3571.doc.no.146304,Statement of Christain Orthodox Albanians Native of districts of Koritza and Kolonia, in reply to the declaration of Pan-Epirotic Union of America of May 1919, fq. 383. Nė kėtė dokument jepet njė listė e gjatė e nėnshkruesve me adresat e tyre tė sakta nė Sh.B.A, nga e cila mund tė krijohen ide tė qarta mbi pėrbėrjen e komunitetit shqiptar nė Amerikė, nė atė kohė.

Romeo Gurakuqi
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Ēėshtja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė e zgjidhur dhe e pakthyeshme (2008-10-08 15:13:17 nga admin1)
[ Opinione ] PARIMI I VETEVENDOSJES DHE ĒESHTJA SHQIPTARE NE ISH-JUGOSLLAVI (2008-09-20 05:18:57 nga admin4)
[ Opinione ] ĒĖSHTJA E VERIUT TĖ KOSOVĖS ZGJIDHET NĖ PRESHEVĖ (2008-08-04 11:57:52 nga admin2)
[ Opinione ] KOSOVA DHE ĒĖSHTJA SHQIPTARE NĖ BALLKAN JANĖ TĖ RREZIKUARA… (2008-04-18 16:13:12 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Berisha: Ēėshtja ēame duhet tė zgjidhet me sinqeritet (2008-03-09 18:07:09 nga admin4)
[ Opinione ] ĒĖSHTJA SHQIPTARE ĖSHTĖ ĒĖSHTJE KOLONIALE DHE DUHET TRAJTUAR DREJTĖ NĖ INSTANCAT NDĖRKOMBĖTARE! (2008-02-09 14:24:15 nga admin4)
[ Opinione ] Ēėshtja e Kosovės nė prizmin e Albin Kurtit (2008-02-05 04:05:49 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ēėshtja Ēame duhet zgjidhur drejt! (2008-01-29 17:07:42 nga admin4)
[ Opinione ] Kosova, ēėshtja e fundit e pazgjidhur nė Ballkan (2008-01-11 02:27:36 nga admin2)
[ Opinione ] Pėrderisa tė mos zgjidhet ēėshtja koloniale shqiptare, Ballkani do tė jetojė nėn ethe lufte (2007-12-30 07:40:41 nga admin1)
[ Opinione ] Ēėshtja e Kosovės ėshtė pjesė e pandashme e ēėshtjes koloniale shqiptare (2007-12-11 16:09:15 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster