DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Barbaria e shtetit grek dhe qyqarllėku i shtetit shqiptar
Postuar mė datėn: 2007-06-18 17:30:11 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Bota shqiptare dhe pėrgjithėsish bota e qytetėruar u tmerrua nga pamjet filmike qė dėshmonin barbarinė e shtetit grek ndaj shqiptarėve tė arrestuar.

Greqia, anėtare e Bashkimit Evropian, torturon, dhunon, trajton dhe poshtėron tė arrestuarit shqiptarė si nė epokėn e barbarisė. Kur shikon kėtė “dokumentar”, tė prodhuar nga policia greke, tė krijohet pėrshtypja se shteti grek sapo ėshtė shkėputur nga periudha e egėrsisė dhe ka hyrė nė periudhėn e barbarisė.


XHEVAT BISLIMI,
DEPUTET I KUVENDIT TĖ KOSOVĖS

Greqia, nė themelet e sė cilės ėshtė qytetėrimi, gjaku, lufta, mendja dhe toka shqiptare, nuk po heq dorė nga urrejtja, dhuna
dhe tortura ndaj shqiptarėve, pėrgjithėsisht, dhe, sidomos, ndaj atyre qė jetojnė e punojnė nė Greqi. Sikur “dokumentari” qė pamė tė ishte “njė rast i izoluar”, siē gėnjeu publikisht Kryeministri grek, me siguri qė nuk do tė kishte arsye tė alarmohej populli shqiptar. Por, e vėrteta ėshtė se ndjekja, shtypja, shantazhimi, kėrcėnimi, pėrbuzja, shfrytėzimi, dhuna, tortura dhe poshtėrimi i popullsisė autoktone shqiptare dhe i mėrgimtarėve shqiptarė ėshtė legalizuar nė Greqi. Kjo urrejtje dhe barbari ndaj shqiptarėve frymėzohet dhe ekzekutohet nga shteti grek, ajo ėshtė ngritur nė sistem.
Para kėtyre politikave raciste shteti dhe kombi shqiptar nuk duhet tė qėndrojnė indiferent…Dora e shtrirė e miqėsisė dhe vėllazėrisė nga shteti shqiptar kam pėrshtypjen se po jep efekte tė kundėrta nga ato tė dėshiruarat…
Me legjislacionin e Bashkimit Evropian, ku ėshtė anėtare Greqia, ėshtė e ndaluar edhe rrahja e kafshėve me dru dhe keqtrajtimi i tyre e lėre mė rrahja dhe keqtrajtimi i njeriut. Por, me sa po duket, ėshtė ditur edhe mė parė, pėr Greqinė, kur ėshtė fjala pėr shqiptarėt, nuk vlejnė ligjet e Bashkimit Evropian dhe as ato qė ka miratuar vetė. Pėr shqiptarėt vazhdojnė tė vlejnė ligjet e periudhės sė barabarisė. Greqia nuk po ngopet me barabritė, shkatėrrimet dhe tragjetitė qė i ka shkaktuar popullit shqiptar.
Mbase kjo ėshtė arsyeja qė ky shtet edhe sot mbanė nė fuqi “gjendjen e luftės” me shtetin shqiptar dhe me mbarė kombin tonė. Greqia duhet tė ndėrgjegjėsohet se politikat e kėtilla vėrtetė po i bėjnė shumė dėm shqiptarėve dhe ēėshtjes sė tyre, por dėmin mė tė madh do ta heq vetė… Kėto sjellje dhe qėndrime raciste ndaj shqiptarėve do t’i kthehen bumerang, do t’i hakmerren. Pas bėrjes publike tė kėsaj urrejtje dhe dhune tė shfrenuar tė shtetit grek ndaj shqiptarėve duhet tė reagojė edhe Bashkimi Evropian.
Kėto praktika duhet tė dėnohen vendosmėrisht nga BE-ja dhe tė merren masa tė menjėherėshme ndaj kėtij shteti, anėtar i BE-sė.
Si shqiptar u trondita dhe revoltova pa masė kur pash atė “dokumentar”, qė cenonte rėndė dinjitetin kombėtar dhe njerėzor tė shqiptarit. Nuk u befasova, sepse isha i informuar pėr qėndrimet raciste dhe barbare tė kėtij shteti fqinj, qė historikish ishte nė garė me Serbinė pėr shtypjen, dėbimin dhe gjenocidin ndaj shqiptarėve. Ajo qė mė lėndoi nė shpirt ishte TVSH-ja
(televizioni kombėtar, televizioni i parė nė botė qė foli shqip). Informimi pėr kėtė “dokumentar” mund t’i shkonte njė televizioni tė “pavarur” grek, por nuk i shkonte fare Televizionit Shqiptar. Ky Televizion nė njė shkallė tė madhe shfajsoi policinė (shtetin) greke, duke “konstatuar” se ėshtė fjala pėr dy tė rinj qė i kishin vjedhur ēantėn njė plake, nga njėra anė, kurse nė anėn tjetėr “zbuti” zemrimin dhe indinjatėn e shqiptarėve, qė me tė drejtė gjykojnė vjedhjen e njė plake. Nuk ishte punė e TVSH-sė astė “konstatonte”
dhe as tė “(para)gjykonte (mos)veprimin e dy tė rinjve shqiptarė nė Greqi.
Ky Televizion, mbarė media, shteti dhe i gjithė kombi shqiptar duhet ta denonconin, gjykonin dhe dėnonin barbarinė e policisė greke (shtetit grek) ndaj tė arrestuarėve (tė burgosurėve) dhe shqiptarėve nė Greqi pėrgjithėsisht. Dipolmacia shqiptare do tė duhej ta bėnte (nėse nuk e kishte bėrė deri mė sot) ĒĖSHTJE pranė organizmave ndėrkombėtarė dhe pranė qeverive
demokratike tė Bashkimit Evropian punėn e keqtrajtimit (persekutimit permanent) tė shqiptarėve nė Greqi. Edhe mėrgata shqiptare nė Greqi, nė bshkėpunim edhe me popullsinė shqiptare vėndėse, duhet tė organizohet mė mirė dhe t’i mbrojė tė drejtat e saj kombėtare, politike e qytetare pėrballė barbarisė greke. Reagimi i mjerė i Qeverisė shqiptare ishte nė nivel “zėdhėnėsi”, i cili mezi e lexoi njė copė letėr pa ia ndarė sytė nga frika se mos po bėnė ndonjė gabim “politikė” e pastaj vaj halli pėr te! Ky reagim
nė thelb nuk dallonte nga ai i Kryeministrit grek. Andej nga ne themi “sa poshtė ka rėnė katundi”, por kėsaj here po themi “sa poshtė ka rėnė paria”!
Aq poshtė sa s’ka ku vete mė ka rėnė kjo “elita” jonė politike e kombėtare. Prandaj them se tash e tutje do tė fillojmė tė ngjitemi…

18. 06. 2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] SIMPOZIUMET E PĖRĒARJEVE DHE VETĖSHKATRRIMIT (2008-12-03 13:32:06 nga admin1)
[ Opinione ] AKADEMIK QOSJA - qytetar nderi i Skenderajt! (2008-12-03 13:04:34 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria nėn ujė, qeveria e papėrgatitur pėr pėrmbytjet (2008-12-03 09:58:55 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Itali, "Ramazani" arreston 20 shqiptarė pėr drogė (2008-12-03 09:49:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Tė reshurat e shiut ende po vazhdojnė nė Vushtrri (2008-12-03 09:45:02 nga admin4)
[ Histori ] Amaneti i Hoxhė Muglicės: Rroftė Shqipėria! (2008-12-03 05:51:03 nga admin4)
[ Kultura ] Dibėr, o fortesa e lirisė (kėngė) (2008-12-03 05:34:13 nga admin4)
[ Tech-Info ] Pakėsohet numri i vdekjeve nga kanceri gjatė vitit 2008 (2008-12-03 05:18:42 nga admin4)
[ Kultura ] Roli humanizues dhe dehumanizues i teknikės (2008-12-02 16:35:33 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Prishtinė, protesta kundėr planit 6 pikėsh tė EULEX (2008-12-02 16:31:31 nga admin4)
[ Opinione ] Tė shpėtojmė Kosovėn! (2008-12-02 16:15:35 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster