| » Opcionet për artikullin |
|
Tani i Top-it bashkoi shpirtin Shqiptar
Shkruan::Xhavit HALITI
Prishtinė, 25. 05. 2008
E kisha mik Tanin e Topit, djalin energjik qė sa kohė e njoh, mė ka befasuar gjithmonė me idetė dhe kurajon e tij. Lajmi i keq pėr vdekjen e papritur tė Tanit, nė moshėn 39 vjeēare, mė shokoi dhe mė la pa fjalė... ashtu siē mund tė ketė mbetur ēdokush qė e njihte atė nga afėr, apo edhe nėpėrmjet punės sė tij kolosale. Nuk gjenden lehtė fjalėt e ngushėllimit pėr kėtė djalė, por ajo qė shumėkush e di ėshtė se Dritan Hoxha, qė me tė drejtė ėshtė quajtur manjati i medias, ishte njeriu qė futi pėr herė tė parė nė Shqipėri dhe jo vetėm atje, transmetimet digjitale, tokėsore dhe satelitore, transmetimet nė telefonin celulare dhe sė fundi nė teknologjinė mė tė pėrparuar HD. Dhe e di se Dritani mendonte ditė e natė sesi e ēfarė tė ndryshonte pėr mė mirė, ishte nė garė tė pareshtur pėr cilėsinė dhe tė renė. Pėrveē teknologjisė sė pėrparuar dhe modernizimin e komunikimit, qė ofroi, tė cilat edukuan shije dhe standarde tė reja, Dritan Hoxha ka meritėn e padiskutueshme qė me punėn e tij bashkoi shpirtin shqiptar kudo ku jeton. Ajo qė doja tė shtoja nė morinė e fjalėve qė janė thėnė pėr Dritan Hoxhėn, ėshtė se ai punoi shumė pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare.
I njoh pėrpjekjet e mėdha qė Dritani bėri nė mėnyrė qė sinjali i Top Channel tė mbėrrinte edhe nė Kosovė e ku mijėra shqiptarė nė pritje tė realizmit tė ėndrrės sė tyre shekullore, pavarėsisė, mbėrthyen sytė nė ekranin e magjishėm tė kėtij televizioni.
Nė ekranin e Top Channel kemi dėgjuar informacionin mė cilėsor e mė tė pavarur tė ofruar ndonjėherė nė ndonjė media shqiptare. Nė ekranin e Top Channel kemi dėgjuar ato qė kurrė nuk u thanė dot nė ekrane tė tjera. Besoj se tė gjithė pa pėrjashtim, politikanė nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi kemi thėnė nė mikrofonin e Top Channel qoftė edhe njė fjali tė vetme me shpresėn se nėpėrmjet sinjalit tė kėtij televizioni, ajo do tė shkojė nė shtėpinė e ēdo shqiptari. Nė studiot e Top Channel, ėshtė folur vetėm shqip, dhe ēdo figurė shqiptare, ka dhėnė mendimin e vet, duke e bėrė ekranin e kėtij televizioni, njė konak burrash, ku secili qė e ndjen veten shqiptar mund tė thotė fjalėn e tij.
Media e Dritanit ka qenė e pranishme nė Kosovė, nė ditė tė mėdha, tė mira dhe tė kėqia. Televizioni Top Channel me pėrparėsinė e njė shtrirjeje tejet tė gjerė transmetimi, ka pėrcjellė ēdo moment tė pėrgatitjeve pėr ditėn e madhe tė shpalljes sė pavarėsisė dhe gėzimin e fitores sė saj duke bėrė tė mundur qė kjo ngjarje e madhe tė pėrcillet anembanė botės nė kohė reale.
Dritan Hoxha ishte njeri qė ekranin e televizionit tė tij nuk e pėrdori kurrė pėr vete, por e hapi atė duke bashkuar aty sytė, zėrat dhe shpirtin e shqiptarėve.
Dritan Hoxha, ai djalė fare i ri, por me vizionin e njė njeriu tė madh dhe me njė intuitė tė pakrahasueshme, bėri atė qė politika pėr vite tė tėra, nuk mundi ta bėjė as kėtej dhe as andej kufirit.
Falė kėtij televizioni dhe transmetimeve cilėsore tė tij, Shqipėria dhe Kosova janė njohur edhe mė shumė nė botė, zėri ynė ėshtė dėgjuar mė shumė atėherė kur duhet tė dėgjohej dhe diskutimi i ēėshtjes shqiptare nė kanceleritė perėndimore ėshtė shpejtuar edhe mė shumė.
Askush tė mos e harrojė, se me anė tė futjes sė teknologjisė Digitalb, Dritan Hoxha ka ēuar nga pak Shqipėri nė shtėpinė e ēdo shqiptari kudo nė botė. Falė transmetimeve tė filmave pėr fėmijė nė gjuhėn shqipe, fėmijėt e emigrantėve, nuk e harruan gjuhėn e nėnės, falė Digitalbit, tė lodhur nga jeta nė emigracion ata, tė ikurit nga vendi i tyre, mund tė informohen nė gjuhėn amtare pėr atė qė ndodh nė Shqipėri dhe nė botė, dhe tė vėnė buzėn nė gaz me humorin e Portokallisė apo satirės therėse tė Fiksit.
Tė gjitha kėto mbajnė firmėn e Dritan Hoxhės, kėtij djali tė ri, qė me modesti ka bėrė aq shumė pėr Shqipėrinė dhe shqiptarinė kudo nė botė. Dhe nėse nuk e kemi kuptuar vėrtet sa shumė ka bėrė, uroj qė kėtė tė mos e vėrtetojė mungesa e tij
pashtriku. |
|