DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» REALPOLITIKA E IBRAHIM RUGOVĖS
Postuar mė datėn: 2008-05-04 04:52:21 nga admin4 :: Kategoria: Histori

Analizė politike - historike

Ai qė e kėrkon shpėtimin e jetės me indiferencė ndaj jetės sė tė tjerėve, nuk do ta jetojė me nder!” (Mr. Ukshin Hoti)

Nė vend tė hyrjes

A ishte Ibrahim Rugova: „Gandi i Kosovės“,“i pathyeshėm
pėrballė regjimit serb…“, “profet i shqiptarėve“,
“Skėnderbe i dytė“, …?!


Shkruan: Sheradin BERISHA

Mė 21 janar 2008, u bėn dy vjet qė kur ndėrroi jetė Ibrahim Rugova. Nė kuadėr tė kėtij pėrvjetori me moton: "Dita pėrkujtimore pėr Presidentin Rugova", kryetari Fatmir Sejdiu, nėn patronazhin e tė cilit janė zhvilluar tė gjitha aktivitetet pėrkujtimore, gjatė homazheve (sė bashku me kryeministrin Hashim Thaēi) te varri i tij, para gazetarėve Rugovėn e cilėsoi si njė ndėr figurat mė tė ndritshme tė vendit tonė. "Kemi ardhur kėtu pėr tė bėrė nderimin e merituar pėr presidentin historik tė Kosovės, Ibrahim Rugovėn, pėr personalitetin qė i dha vulė kohės qė jetoj dhe qė llogaritet themeltar i shtetit tė pavarur tė Kosovės, qė ishte nga personalitetet e fuqishme tė historisė sonė dhe tė tashmes dhe pėr tė ardhmen tonė" - ka thanė Sejdiu. Fatmir Sejdiu edhe nė fjalimin e tij tė lexuar nė tubimin pėrkujtimor qė u mbajt nė Teatrin Kombėtar, Ibrahim Rugovėn i cilėsoi si: „Burrin mė tė madh tė Kosovės“, se „ka qenė dhe mbetet Zoti i kėsaj Shtėpie“, „…Ati i Kombit tonė, do tė mbetet fryma e kėtij vendi“, „Ibrahim Rugova e nxori Kosovėn prej kaosit nė organizim, me rend tė brendshėm demokratik“, „udhėheqės popullor“, „Ai nuk u dorėzua kurrė, para asnjė sprove, veē vdekjes…“, „ėshtė udhėheqės sui generis nė Evropė“, dhe krejt nė fund Sejdiu theksoi fuqishėm se „Ibrahim Rugova ėshtė heroi i Kosovės“.


(Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaēi te varri i Ibrahim Rugovės kėtu)

Ndėrkaq, kryeministri Hashim Thaēi, pas homazheve tė bėra te varri i Rugovės (mė 21 janar) thekson, se: „Kosova po ndėrton traditėn e respektimit tė bartėsve tė institucioneve tė vendit. Ėshtė vlerėsim pėr punėn nė vazhdimėsi tė presidentit Rugova pėr realitetet qė ka kaluar Kosova andaj ne do tė vazhdojmė pėrkushtimet tona pėr tė pėrmbyllur procesin pėr shtet tė pavarur dhe demokratik tė bashkuar si politikė, institucione dhe si popull".

Mė 24 shkurt 2008 (vetėm njė javė pash shpalljes sė pavarėsisė) Hashim Thaēi, sėrish e viziton varrin e Ibrahim Rugovės, dhe me kėtė rast para gazetarėve, ėshtė shprehur: ”Me rastin e pavarėsisė kam bėrė nderim shtetėror pėr personalitetin e ish-presidentit Rugova, pėr angazhimet nė kontinuitet nė procesin e pavarėsimit dhe demokratizimit tė vendit”. Thaēi pastaj ka theksuar se njė pjesė tė kėtyre angazhimeve i ka bėrė bashkė me Rugovėn, nė procesin e para Rambujesė dhe pas ardhjes sė administratės ndėrkombėtare nė Kosovė.”(Gazeta Express, E hėnė 25.02.2008, fq.5).

Zhvillimet politike gjatė viteve 1990-1999…, dėshmojnė se Hashim Thaēi si pjesėtar i UĒK-sė as para Konferencės sė Rambujesė, as gjatė dhe pas mbajtjes sė kėsaj konference, deri nė vitin 2004, nuk ka pas kurrfarė bashkėpunimi tė mirėfillt me Ibrahim Rugovėn. Pėrkundrazi Ibrahim Rugova e ka sfiduar nė mėnyra tė ndryshme Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės, madje Ibrahim Rugova e ka mohuar dhe s“ka marrė pjesė nė Qeverinė e Pėrkohshme tė Kosovės tė kryesuar nga Hashimi, e cila ka dal si produkt i marrėveshjes sė pėrbashkėt nė Rambuje, mė 23 shkurt 1999 etj. etj.


Marrėveshjen e Rambujesė pėr formimin e Qeverisė)

Prandaj, Hashimi para varrit tė Ibrahimit duket se ka gėnjyer, dhe gėnjeshtrat nuk mund tė merren si fakte historike, ato janė dhe mbeten vetėm si gėnjeshtra!

* * *

Ashtu sikurse kėtė vit (2008) edhe nė vitin 2006 kur vdiq Ibrahim Rugova (21 - 26 janar 2006), por, edhe me rastin e njė vjetorit (21.01.2007) tė vdekjes sė tij, gjatė tubimeve pėrkujtimore u thanė nė mėnyrė rituale fjalėt mė tė pėrzgjedhura pėr figurėn e tij.

U tha se Ibrahim Rugova ishte „udhėheqės trim e i guximshėm...”, ndėrsa mbahet nė mend, si politikan, qė mbillte frikė e defetizėm nė popull, me deklaratat e ēuditshme, se: “ Serbia ėshtė e fortė...”, ”se nuk mund tė luftohet me Serbinė..”, ”se pėr 24 orė na bėnė rrafsh me tokė...”, ”se, do tė mund tė na shkatėrronin tė gjithėve si popull...“ etj
U tha se Ibrahim Rugova ishte “Gandi i Ballkanit”, “Gandi i Kosovės“…, ndėrsa veprimet e tija politike s“kishin asgjė tė pėrbashkėt me rezistencėn gandiste. Derisa Gandi ka bėrė rezistencė aktive e sakrifikuese duke e sfiduar regjimin kolonialist anglez nė ēdo fushė tė jetės, me bojkotimin e ēdo gjėje qė ishte angleze, nga produktet ushqimore deri te dokumentet e lėshuara nga ky regjim, „Gandi i Kosovės“ nuk lėvizte nga vendi pėr ta kundėrshtuar regjimin gjakatar serb. Madje, edhe kur organizonin tė tjerėt protesta (studentėt, sindikalistėt…) kundėr regjimit, Rugova i pengonte nė forma tė ndryshme ato. Ibrahim Rugova duke i ikur pėrballjes me regjimin serb, pėlqente rezistencėn pasive, krejt pasive (vetėm me fjalė gjatė konferencave tė tė premteve me gazetarė), pra pėlqente mosveprimin aktiv. Duke qenė i tillė ai s“i bojkotonte produktet serbe, madje ai s“i bojkotonte as dokumentet e regjimit serb, sepse tė gjitha udhėtimet, me karakter „kombėtar“ jashtė vendit i bėnte me pasaportėn serbe. Bile kur i dilte afati shkonte vet nė sportelet e UDB-sė pėr ta vazhduar kėtė dokument udhėtimi. (Pėr kėtė fakt lexo mė tepėr te libri „Pa protokoll“ Bisedė me Adnan Merovcin, „Zėri“, Prishtinė 2003, faqe. 37. Adnan Merovci pėr dhjetė vjet rresht ishte shef i sigurimit dhe i protokollit i kryetarit Ibrahim Rugova.
U tha se Ibrahim Rugova ishte “politikan qė kultivonte unitetin…“, ndėrsa veprimet e tija politike dėshmonin nė vazhdimėsi tė kundėrtėn e unitetit. Rugova, deri nė shtator 2005 kur kumtoi se vuante nga kanceri nė mushkėri, nuk mbahej mend se ka mbajtur ndonjė takim gjithėpėrfshirės me lidershipin politikė e institucional shqiptar, pėr ta kultivuar kėtė unitet, ndėrsa njihej si prijės autokrat, duke mos i pėrfillur kėshillat e politikanėve tjerė shqiptarė. Pėr mė keq, edhe kur ftohej nė ndonjė takim me karakter uniteti nga partitė tjera, Ibrahim Rugova nuk merrte pjesė, i bojkotonte dhe i injoronte paturpshėm ato. Derisa ky profil politikani i injoronte kėshtu tė tjerėt, nuk hezitonte tė shkonte nė takime me partitė shqiptare, kur i organizonte UNMIK-u apo zyrat e huaja nė Prishtinė.
U tha se Ibrahim Rugova ishte “i pathyeshėm pėrballė regjimit serb tė Millosheviqit“, ndėrsa nuk mund tė fshihen nga kujtesa jonė:



Marrėveshja pėr arsim Millosheviq-Rugova (01.09.1996), takimet dhe buzėqeshjet e tij me Millosheviqin mė 15 maj 1998 dhe tė gjitha takimet me kėtė kriminel, gjatė muajve prill-maj 1999, tė zhvilluara nė Beograd.
U tha se Ibrahim Rugova ishte “pararendės i UĒK-sė dhe pasues i saj.”, “luftėtar i denjė i lirisė…“..., ndėrsa dihej botėrisht se asnjėherė nuk i kishte zėnė nė gojė tri shkronjat e arta UĒK, dhe luftėtarėt e vėrtet tė lirisė, s“e ka vizituar asnjė familje tė dėshmorėve. Pėr mė tepėr ky „luftėtarė i denjė i lirisė“ s“e kishte vizituar asnjėherė Prekazin historik, familjen e jasharajve. Ky njeri qė i thoshte vetes president nuk ishte pėrkulur as njėherė para varrit tė komandantit legjendar Adem Jashari (edhe pse disa herė ka gėnjyer duke thėnė se sė shpejti do tė shkonte nė Prekaz), ndėrsa pėrpara varrit tė Adem Jasharit dhe tė dhjetėra varreve tė familjes Jashari shkuan dhe me respekt u pėrkulėn, shumė burrėshtetas, diplomatė dhe ushtarakė tė huaj.
Nė tė gjitha ato ceremoni pėrkujtimore u tha se Ibrahim Rugova ishte: ”Ndėrtues i strukturave tė qėndrueshme tė shtetit tė Kosovės”, se ishte “Ismail Qemali i Kosovės“, “profet i shqiptarėve“, “Skėnderbe i dytė“, “burrėshtetas i madh dhe arkitekt i pavarėsisė sė Kosovės“, “politikan, qė i ndėrroi rrjedhat e historisė“, “…shpėtues i substancės shqiptare nga shkatėrrimi i planifikuar nga regjimi fashist i Beogradit“, “profet i shqiptarėve“, “Engjėll i Kosovės”, “forcė e ndryshimit”, “udhėheqės shpirtėror i njė populli”, “…vigan i pamposhtur…“, “simbol i ndryshimeve nė Ballkan“, “vizionar i rrallė…“, “…mishėrim i aspiratave kombėtare…“…. e pėr mė tepėr u theksua se “Rugova ėshtė pararendės i UĒK-sė dhe pasues i saj” - citat i marrė nga monografia "Presidenti Rugova“, qė u botua me rastin e njė vjetorit tė vdekjes sė Rugovės, nėn pėrkujdesjen e mikut tė tij Sabri Hamiti, e shumė e shumė epitete tjera mbresėlėnėse!

Pra, pėr Ibrahim Rugovėn u tha e ēka s“u tha se ishte, edhe pėr ato veti qė kurrė nė jetė, s“i kishte...!

Prandaj, nė vijim nė analizėn time politike-historike, do tė pėrpiqem tė shpėrfaq nė mėnyrė tė argumentuar, realpolitikėn e Ibrahim Rugovės, ndryshe nga ē“kemi lexuar e dėgjuar nga pasardhėsit e tij.

Roli politikė-shkencor...i Ibrahim Rugovės, gjatė periudhės sė regjimit tė Titos!
* * *
Cilės elitė intelektuale i takonte Ibrahim Rugova, nė epokėn e Titos?!



Ndonėse parimet themelore tė Lidhjes Komuniste tė Kosovės dhe tė politikės autonomiste nė Kosovė u ndėrtuan mbi bazėn e besnikėrisė ndaj Jugosllavisė socialiste vetėqeverisėse tė Titos, klasa politike shqiptare (nė krye me Fadil Hoxhėn, Xhavit Nimanin dhe Mahmut Bakallin) qė ishte vėnė nė shėrbim tė kėtij regjimi, me kohė ka profilizuar edhe njė Elitė (klasė) intelektualėsh shqiptarė, e cila fillimisht kishte kaluar nėpėr “sita” tė organeve pushtetore tė regjimit, duke dhėnė kėshtu prova lojaliste ndaj doktrinės “titiste - socializmit vetėqeverisės jugosllavė”. Kjo elitė intelektualėsh, ndonėse vepronte nėn ombrellėn e strukturave tė regjimit, i drejtonte dhe i kontrollonte institucionet shkencore, mediat: RTP-nė, gazetat dhe revistat informative – shkencore, shtėpitė botuese etj, me njė fjalė kontrollonte tė gjitha institucionet akademike shqiptare nė Kosovė! Dhe, pikėrisht kėsaj elite intelektuale i takonte edhe Ibrahim Rugova.


Josip Brozi me Jovankėn pėr vizitė nė Kosovė, nė vitet e 70-ta

Ibrahim Rugova, pėrveēse ishte student i dalluar, ai nė Fakultetin Filozofik u shqua edhe si aktivist i Lidhjes sė Rinisė Socialiste tė Jugosllavisė (LRSJ-sė). Pas njė kohe, kur dėshmoi pėrkushtimin e tij tė madh ndaj politikės sė regjimit komunist, u propozua dhe mė pastaj u pranua si anėtar i Lidhjes Komuniste tė Jugosllavisė - LKJ-sė. Rugova mė 1971 diplomoi nė Fakultetit Filozofik tė Prishtinės nė Degėn e Albanologjisė. Si komunist i devotshėm, atij iu besua detyra redaktorit nė gazetėn studentore “Bota e re” dhe nė revistėn “Dituria” (1971-1972). Qysh nė fillim tė viteve tė 70-ta, z. Rugova u mor edhe me kritikė letrare dhe nė kėtė drejtim ka shkruar disa libra, ku kryevepra e tij ėshtė libri pėr Pjetėr Bogdanin. Nė vitin 1976/77 atij do t“i mundėsohet specializimi nė fushėn e teorisė letrare nė Paris, tek prof. Roland Barthesi. Ibrahim Rugova pėr afro dy dekada rresht, punoi nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės si hulumtues i letėrsisė. Pėr njė kohė ka qenė edhe kryeredaktor i revistės "Gjurmime albanologjike", qė e nxirrte ky Institut. Rugova pėrveē punės shkencore, nė Institut ka pasur edhe njė funksion politik atė tė sekretarit tė LKJ-sė, pėrmes tė cilit ka ushtruar gjegjėsisht ka funksionalizuar politikat programore tė dala nga forumet partiake-shtetėrore tė KQ tė LKJ-sė.

Nė biografinė zyrtare tė Ibrahim Rugovės thuhet se: “Mė 10 janar 1945, komunistėt jugosllavė ia pushkatuan babain e tij, Ukė Rugova dhe gjyshin Rrustė Rugova, qė kishte qenė luftėtar i njohur kundėr ēetave ēetnike qė po depėrtonin gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nė krahinėn e Rugovės”. Pėr mėnyrėn se si janė vrarė babai dhe gjyshi i Rugovės kam lexuar shumė versione, por, nuk dua tė merrem fare me to.

Nėse ėshtė i saktė citati zyrtarė lidhur me vrasjen e tyre, atėherė natyrshėm shtrohet pyetja logjike:

Si ishte e mundur qė Ibrahim Rugova, (tė cilit partizanėt e Titos ia kishin vrarė tė atin dhe gjyshin “si nacionalistė, ballistė…”), qysh nė rininė e tij studentore u bė njė nga aktivistėt mė tė zellshėm tė LRSJ-sė, dhe mė vonė tė pranohet si anėtarė i LKJ-sė, dhe si tillė t“i gėzonte tė gjitha privilegjet politike, intelektuale etj., po nga ky regjim antishqiptar?! Ndėrsa, dihet mirėfilli se mijėra fėmijė, tė atdhetarėve shqiptarė (qė u burgosėn, u vranė e u ekzekutuan pas luftės sė dytė botėrore, nga regjimi i Tito-Rankoviqit), pėrndiqeshin kėmba-kėmbės nga syri e veshi i UDB-sė, dhe familjet e tyre konsideroheshin si armiq tė rrezikshėm tė shtetit jugosllavė (!!!)…

Shembėlltyra e J.B.Titos nė studimet e Ibrahim Rugovės!

Ibrahim Rugova krahas punės nė fushėn e kritikės letrare nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės, me pėrkushtim ka shkruar edhe studime shkencore-letrare kushtuar shėmbėlltyrės sė Josip B. Titos. Mė 9 e 10 dhjetor tė vitit 1977, kur nė Prishtinė u mbajt simpoziumi me moton: “Tito pėr Kosovėn, Kosova pėr Titon / Tito o Kosovu, Kosovu o Titu”, Ibrahim Rugova mbajti referatin kryesor me titull: “Tito nė letėrsinė shqipe nė Jugosllavi”.(Shiko kopjen e studimit tė Rugovės pėr Titon) Nė kėtė studim “shkencor”, z. Rugova kryetarin Tito e cilėsonte si njeri “gjenial”, “si simbol i sė Mirės, i heroit, i mėsuesit dhe i edukuesit”, dhe sipas tij ai “gėzon njė unanimitet tė jashtėzakonshėm e tė pėrgjithshėm, jo vetėm brenda, por edhe jashtė vendit (Jugosllavisė), ēfarė e gėzonte vetėm Lenini”.



Sakaq Ibrahim Rugova nė kėtė studim ndėr tė tjera thekson se: “Tito, duke qenė vazhdimisht nė krye tė shoqėrisė sonė, krijoi njė liri tė vėrtetė arti e krijimi nė kuptim tė realizimit tė plotė tė lirisė, ēfarė nuk gjendet nė ndonjė vend tjetėr socialist, e cila ishte e pranishme vetėm nė kohėn e Leninit, kurse te ne kjo u bė parim shoqėror e kulturor”.

Ky studim i Ibrahim Rugovės nė vitin 1979 u botua nė njė libėr voluminoz nė faqet 407 - 410, nė gjuhėn shqipe dhe serbokroate. Ndėrsa pas demonstratave tė pranverės 1981, u botua edhe nė “Zėrin e rinisė” tė 16 e 23 maj 1981 nė faqet 20-21 etj.

Lexo tė plotė studimin e Ibrahim Rugovės:
“Tito nė letėrsinė shqipe nė Jugosllavi”

Cila ishte fytyra e vėrtet e Titos nė sytė e shqiptarėve?!

Ndėrsa Josip Broz Tito, pėr Ibrahim Rugovėn dhe elitėn intelektuale pro-titiste tė cilės i takonte ai, ishte “simbol i sė mirės, i heroit, realizues i plotė i lirisė”..., nuk mund tė thuhet (nė asnjė mėnyrė) se ishte i tillė edhe pėr popullin e pėrvuajtur shqiptar, pėrkundrazi ai ishte pėrdhunues i lirisė dhe i dinjitetit tonė kombėtar.

Pėr tė argumentuar kėtė gjė, po i referohem fakteve historike:

Dihet mirėfilli se pas Luftės sė Dytė Botėrore, populli shqiptar nė Kosovė dhe nė vise tė tjera etnike (qė mbetėn padrejtėsisht jashtė kufijve tė Shqipėrisė londineze), u persekutua nė format mė mizore nga regjimi jugosllav i Titos.

Tito me shtabin e tij gjakatarė, nga viti 1944 e kėndej, ka pėrndjekur, burgosur, vrarė e ekzekutuar mijėra shqiptarė, tė cilėt nuk u pajtuan me sundimin e Jugosllavisė sė re tė AVNOJ-it dhe si ideal patėn bashkimin kombėtar; shiko foton:


Shtabi i Titos gjatė LDB: Bakariq, I.Milutinoviq, E.Kardel, J.B.Tito, A.Rankoviq, S. Vukmanoviq-Tempo, M.Gjilas

Sipas tė dhėnave tė atdhetarit Xheladin Hana (i cili mė 15.12.1948 vritet mizorisht nga UDB-a famėkeqe), rezulton se deri nė vitin 1947 OZN-a dhe forcat pushtuese ushtarake jugosllave tė J.B.Titos, kanė vrarė mizorisht rreth 86.000 shqiptarė, prej tė cilėve 36.000 nė Rrafshin e Kosovės; 23.000 nė Rrafshin e Dukagjinit dhe 27.000 tė tjerė nė trevat etnike shqiptare nė Maqedoni. Gjatė kėsaj periudhe janė kryer 220.000 bastisje nė familjet shqiptare (duke i pėrfshirė kėtu edhe bastisjet e pėrsėritura nė tė njėjtat familje); Pastaj mbi 200.000 shqiptarė kanė kaluar nėpėr duart e OZN-ės famkeqe si dhe janė zhvilluar tetė operacione me pėrmasa tė gjera ushtarake tė ndihmuar edhe nga OZN-a (mė vonė UDB-a) dhe tė gjitha kėto operacione janė kryer, kundėr shqiptarėve, por jo edhe ndaj serbėve, malazezėve apo maqedonasve.
Ishte Tito ai qė nė shkurt 1953, nė Split tė Kroacisė, me ministrin e jashtėm turk Fuad Kyprili, nėnshkroi “marrėveshjen gjentelmene” me anė tė sė cilės ripėrtėriu konventėn jugosllave-turke tė vitit 1938, pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nė Turqi;
Ishte Tito ai qė pėr realizimin e kėsaj marrėveshjeje antishqiptare ngarkoi ministrin e brendshėm federativ, famėkeqin Aleksandėr Rankoviq, ku ky i fundit pastaj themeloi njė shtab operativ tė pėrbėrė nga oficerė e udbashė tė sprovuar kundėr shqiptarėve; Dhe ky Shtab i Tito-Rankoviqit duke pėrdorur tė gjitha strukturat shtetėrore(nė nivel federativė, republikan e krahinor), nė periudhėn 1953-1966 i detyroi me dhunė tė shpėrngulen 452. 371 shqiptarė pėr nė Turqi; Dhe kjo shpėrngulje ėshtė bėrė me kėtė dinamikė:

Mė 1952---------------------------- 37.000 veta
Mė 1953---------------------------- 19.300 “
Mė 1954---------------------------- 17 500 “
Mė 1955---------------------------- 51.000 “
Mė 1956---------------------------- 54.000 “
Mė 1957---------------------------- 57.710 “
Mė 1958---------------------------- 41.300 “
Mė 1959---------------------------- 32.000 “
Mė 1960---------------------------- 27.980 “
Mė 1961---------------------------- 31.600 “
Mė 1962---------------------------- 15.910 “
Mė 1963---------------------------- 25.720 “
Mė 1964---------------------------- 21.530 “
Mė 1965---------------------------- 19.821 “...

Ndėrkaq gjatė kėsaj periudhe kohore me dhunė detyrohen tė shpėrngulen edhe mijėra shqiptarė, kryesisht nga trojet etnike shqiptare nė Mali tė Zi (nga Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Vuthaj, Ulqini, Tivari, Triepshi, Shpuza, Kraja etj.) pėr nė ShBA, Kanada, Australi e vende tė tjera tejoqeanike

Shtabi i Tito-Rankoviqit ishte ai qė nė dimrin e acartė tė vitit 1955/56 shpiku aksionin pėr mbledhjen e armėve, ku gjatė ekspeditave tė policisė / UDB-sė, nė format mė ēnjerėzore i rrahu, u keqtrajtoi e i persekutoi mbi 30 mijė shqiptarė. Nė kėtė operacion kriminal shtetėror UDB-a i mbyti me torturė 103 shqiptarė, ndėrsa 10 mijė tė tjerė u gjymtuan pėr jetė. Dhe ky aksion famėkeq kishte nisur pikėrisht nga fshatrat e trevės sė Rugovės, atje ku kishte lindur dhe kaluar njė pjesė tė rinisė Ibrahim Rugova.
Tito - ky “simboli i sė mirės” sė Ibrahim Rugovės, ishte ai qė nė periudhėn 1945-1966 burgosi e dėnoi mbi 280 mijė atdhetarė shqiptarė, ndonėse burgosjet e shqiptarėve nuk u ndalėn dot deri nė vitin 1999. Dhe po t“i referohemi tė dhėnave policore jugosllave, del se vetėm gjatė viteve 1979-1991 qenė burgosur e keqtrajtuar rreth 900 mijė shqiptarė, prej tyre 750 mijė nė Kosovė dhe 150 mijė tė tjerė nė Maqedoni, Mal tė Zi, nė Kosovėn Lindore etj. (...) ...
Lexo njė fragment: Ndjekjet, burgosjet dhe persekutimi i shqiptarėve nga regjimi i Titos, gjatė viteve 1948 – 1968

0 Kjo ėshtė fytyra e vėrtetė e Josip Broz Titos, i kėtij simboli “tė sė mirės, i heroit, i mėsuesit dhe i edukuesit ” tė Ibrahim Rugovės...!

Sekretari i OTH tė LKJ-sė Ibrahim Rugova – diferencues
i intelektualėve qė pėrkrahėn kėrkesėn
“Kosova Republikė!”

Ibrahim Rugova, ndonėse ishte anėtar i dalluar i LKJ-sė, me vendim tė KK tė LK tė Kosovės emėrohet sekretar i Organizatės Themelore tė LKJ-sė nė Institutin Albanologjik nė Prishtinė dhe kėtė funksion politik e ushtron deri nė vitin 1987. Pas demonstratave gjithėpopullore tė pranverės sė vitit 1981, z. Ibrahim Rugova duke qenė nė krye tė kėsaj organizate partiake, pa hezitim ėshtė pėrfshirė edhe nė realizimin e “Platformės politike tė Komitetit Qėndror tė LKJ-sė pėr Kosovėn”. Nė kėtė situatė tė jashtėzakonshme nėpėr tė cilėn po kalonte populli shqiptar nė Kosovė, z. Rugova do tė gjendet nė krye tė komisionit pėr diferencimin dhe luftimin e “nacionalizmit dhe separatizmit” shqiptar nė institut, pra tė tė gjithė atyre qė nė njė mėnyrė a tjetėr u solidarizuan me kėrkesėn studentore “Kosova Republikė!” dhe pėr kėtė aktivitet tė tij ka shkruar edhe shtypi i kohės: “Rilindja”, ”Jedinstvo” etj

Kėshtu, ta zėmė, nė gazetėn „Rilindja“ tė datės 30 shtator 1982 nė artikullin me titull „Akademikut dr. Rexhep Qosja iu shqiptua vėrejtja partiake“, Kryetari i komisionit pėr diferencim Ibrahim Rugova nė diskutimin e vetė theksoi se „procesi i diferencimit duhet tė jetė i vazhdueshėm dhe i gjithanshėm, kurse sa i pėrket masės sė propozuar, si anėtar i sekretariatit tė OTH tė LK propozoi qė Rexhep Qosjes t'i shqiptohet masa - vėrejtja partiake, sipas propozimit tė grupit tė punės tė dy kryesive, tė cilin e kemi miratuar edhe ne“. (!!!)

Kush e zgjodhi Ibrahim Rugovėn, Kryetar tė Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės?!

Nė vitin 1988 Ibrahim Rugova nga strukturat pushtetore tė LKJ-sė, emėrohet Kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės (pavarėsisht se shkrimtarėt kishin propozuar qė Anton Pashku tė jetė kryetar i kėsaj shoqate) dhe kėtė funksion e “ushtroi” deri nė vitin 1999, krahas shumė funksioneve tė tjera politike, tė cilat s“ishin aspak funksionale. Ibrahim Rugova nė cilėsinė e Kryetarit tė SHSHK-sė, nė qershor tė vitit 1989, pikėrisht nė kohėn kur po mbahej tubimi famėkeq i Gazimestanit (me rastin e 600 vjetorit tė Betejės sė Kosovės) intervistohet nga gazetarja proserbe Renate Flotao dhe kjo intervistė (qė nė thelb s““kishte tone tė theksuara patriotike) u botua nė revistėn gjermane “Der Spiegel”. Atė vit Ibrahim Rugova ėshtė intervistuar edhe nga disa gazeta tjera perėndimore, si: “L“Unita”, “Veēer”, “Telex”, “Start” etj., dhe kjo ka bėrė qė ai tė afirmohet nė botė si njė intelektual me botėkuptime liberale.

2 maj 2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Histori ] Realpolitika e Ibrahim Rugovės (2008-06-21 17:24:05 nga admin1)
[ Histori ] Realpolitika e Ibrahim Rugovės (2008-06-15 08:42:18 nga admin1)
[ Histori ] Realpolitika e Ibrahim Rugovės (2008-06-14 18:56:55 nga admin1)
[ Histori ] Realpolitika e Ibrahim Rugovės (2008-06-07 08:07:09 nga admin1)
[ Histori ] Realpolitika e Ibrahim Rugovės (2008-06-03 17:23:42 nga admin1)
[ Histori ] Realpolitika e Ibrahim Rugovės (2008-06-03 17:02:19 nga admin1)
[ Histori ] Realpolitika e Ibrahim Rugovės (2008-05-26 08:48:13 nga admin1)
[ Histori ] Realpolitika e Ibrahim Rugovės (2008-05-26 08:03:58 nga admin1)
[ Histori ] Realpolitika e Ibrahim Rugovės (2008-05-25 12:39:34 nga admin1)
[ Opinione ] I verbėr, por jetėn e pėrcillte mė mirė se ata me sy (2008-10-06 11:53:22 nga admin4)
[ Opinione ] PAGAT ASTRONOMIKE TĖ “INSTITUCIONALISTĖVE” TĖ KOSOVĖS “SHTET” DHE SKANDALET E NJĖPASNJĖSHME “SHTETĖRORE” (2008-10-06 07:49:09 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster