| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » NĖ SHQIPĖRINĖ ETNIKE NUK KA TAJVAN SERB, POR ENDE KA TAJFUN KOLONIALIST SERBOMADH QĖ PO RREZIKON TĖRĖ BALLKANIN! |
| Postuar mė datėn: 2007-07-30 19:52:04 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Hedhja nė eterin politiko-propagandistik dhe diplomatik ndėrkombėtar e tezės se Kosova ėshtė Tajvani i Serbisė, nuk ėshtė vetėm nė funksion tė mbrojtjes dhe tė jusitifikimit tė sovranitetit kolonial tė Serbisė gjenocidale mbi Kosovėn shqiptare(1912-1999), por ėshtė edhe nė favor tė mbrojtjes dhe tė justifikimit tė dy gjencideve tė tjera tė saj, tė kryera nė Kroaci dhe nė Bosnjė Hercegovinė (1992-1995) nė emėr tė rikrijimit dhe tė rizgjerimit tė Serbisė sė Madhe, duke konsideruar se Knini, Dalmacia, Lika, Dubrovniku, Vukovari etj. tė Kroacisė , si dhe territoret e tjera kroate-myslimane nė Bosnjė-Hercegovinė, janė Tajvani i Serbisė.
* OKB-ja mund tė rikthejė autoritetin dhe besimin e saj nė opinionin ndėrkombėtar, vetėm nėse brenda njė afati shumė tė shkurtėr kohor e rikthen pėr rishqyrtim dhe pėr rivlerėsim nė Kėshillin e Sigurimit, statusin e dyshimtė juridiko-ndėrkombėtar tė Serbisė, e cila, sipas dispozitave tė vlefshme tė Kartės sė OKB-sė nuk i plotėson kushtet ligjore qė tė jetė anėtare me tė drejta tė plota e OKB-sė, sepse ende ėshtė nėn hipotekėn e tre gjenocideve, tė kryera nė Kroaci, Bosnjė-Hercegovinė dhe nė Kosovė (1992-1999).
* Derisa Serbia tė mos jetė "pėrshendetur" nga bagazhi i saj kolonialist nė Kosovė dhe mė gjerė, ligjėrisht, nuk mund tė jetė anėtare e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara. Ndryshe, nėse nė doktrinėn dhe nė praktikėn e OKB-sė nuk "spastrohet" ky rast precedent i Serbisė kolonialiste dhe gjenocidale, atėherė, s'ka dilemė se brenda njė kohe shumė tė shkurtėr, ashtu sikurse ndodhi dikur me Lidhjen e Kombeve, atė e presin ditė tė zymta dhe tė vėshtira tė erozionit tė saj, sepse nė vend tė drejtėsisė, do tė triumfojė politika fiktive.
|
|
Prof. Dr. Mehdi HYSENI
Qarqet qeveritare politike, propaganda, diplomacia, shkenca dhe Kisha Ortodokse Serbe tė Serbisė kanė tė drejtė tė simulojnė dhe tė spekulojnė me opinionin vendor dhe me atė ndėrkombėtar, duke trilluar dhe imagjinuar tajvane serbe nė territoret indigjene shqiptare, kroate dhe myslimane boshnjake, sepse pėr djegjen dhe pushtimin e tyre gjenocidal kolonizues, OKB-ja, as Bashkimi Evropian, as Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės etj., nuk i ndėshkuan sipas ligjeve dhe konventave ndėrkombėtare pėr veprat e tyre penale ndėrkombėtare.
Nė vend se tė ndodhte kjo, [[duke mos e rikthyer Serbinė, as Malin e Zi -RFJ-nė si anėtarė me tė drejta tė barabarta nė OKB, nė OSB dhe, nė asnjė strukturė a trup tė orgnaizatave dhe institucioneve ndėrkombėtare dhe evropiane, pėrderisa tė krijohej njė Mal i Zi dhe njė Serbi krejtėsisht e re ( pa pasues recidivistė tė regjimit nacionalsocialist tiranik serbomadh tė Slobodan Milosheviqit) demokratike me drejtues, tė pajisur me ide dhe me veprime proevropiane dhe proamerikane, pa asnjė hipotekė tė nacionalshovinizmit serbomadh, ashtu siē ndodhi pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore me krijimin e Gjermnaisė sė re, qė ishte antitezė e qartė dhe pėrmbajtėsore e Gjermanisė naziste tė Adolf Hitlerit]] po ndodh e kundėrta, edhe pas vetėvrasjes sė diktatorit Slobodan Milosheviq, Serbia ka ngelur e patransformuar nė kuptimin juridik, ekonomik, politik, diplomatik dhe propagandistik, sepse qeveritarėt e saj drejtues siē janė Boris Tadiq (kryetar), Vojislav Koshtunica (kryeministėr), Vuk Drashkoviq, Vuk Jeremiq, ministra tė jashtėm etj.), kur ėshtė fjala pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės shėrbehen me tė njėjtat argumente ligjore dhe me tė njėjtat metoda dhe instrumente antijuridike ndėrkombėtare, antidemokratike dhe anticivilizuese, duke pohuar me kėmbėngulje se Kosova ėshtė Tajvani i Serbisė.
Nė kėtė frymė pėrmbajtėsore juridiko-kushtetuese dhe jurdike ndėrkombėtare tė hartės sė Serbisė sė madhe tė Slobodan Milosheviqit, ėshtė nxjerrė edhe Rezoluta serike pėr Kosovėn, (e cila mohon historinė e identitetit etnik, territorial, kombėtar, shtetėror dhe sovran tė Kosovės shqiptare si pjesė e patjetėrsueshme e integritetit territorial tė Shqipėrisė Etnike), e miratuar nga Kuvendi i Serbisė, mė 23 korrik 2007, ku ndėr tė tjera, thuhet: Kosova ėshtė pjesė e pandashme e shtetit tė Serbisė sipas dokumenteve kushtetuese dhe juridike ndėrkombėtare nė fuqi, me karakter detyrues tė pėrgjithshėm. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikės sė Serbisė janė tė garantuara, jo vetėm me Kushtetutėn e Republikės sė Serbisė, por edhe me Kartėn e Kombeve tė Bashkuara, me Aktin final tė Helsinkit 1975, dhe me rezolutat pėrkatėse tė KS tė Kombeve tė Bashkuara, posaēėrisht me Rezolutėn 1244.(www.b94/dokumenti/23/07.2007).
Pavarėsisht nga fakti se qeveria dhe parlamenti i Serbisė nė Kushtetutėn dhe, nė njė sėrė rezolutash ligjore Kosovėn e kanė sanksionuar si pjesė tė pandashme tė territorit tė Serbisė, pėrmbajtja e tyre ėshtė e paqėndrueshme dhe nė kundėrshtim me tė gjitha instrumentet dhe standarded e sė drejtės ndėrkombėtare dhe tė dispozitave tė Kartės sė OKB-sė, si dhe me Rezolutėn 1244 aq tė pėrfolur dhe, aq tė cituar si argument pozitiv ligjor nė favor tė mbrojtjes sė sovranitetit shtetėror dhe territorial tė Serbisė mbi Kosovėn. Mirėpo, pavarėsisht se si e kanė kuptuar dhe, se si e kanė interpretuar drejt dhe ligjėrisht qeveritarėt, politikanėt dhe specialistėt e sė drejtės ndėrkombėtare tė Serbisė, as Rezoluta 1244 pėr Kosovėn, nė asnjė paragraf tė saj nuk ka sanksionuar klauzolėn e veēantė se Kosova ėshtė pjesė integrale e territorit tė Serbisė, por tekstualisht, nė versionin origjinal nė anglishte, thuhet, kėshtu: the integrity of the FRY and its sovereignty must be respected as well as to other countries of the region.(S/RES/1244/1999/06/10/99).
Prandaj sido qė ta lexojmė dhe, sido qė ta pėrkthejmė, si dhe, sido qė ta interpretojmė pėrmbajtjen e kėtij paragrafi tė Rezolutės sė theksuar del se, nė rastin konkret nuk flitet fare se Kosova ėshtė pjesė integrale e Serbisė, por flitet vetėm pėr respektimin e integritetit dhe tė sovranitetit tė RFJ-sė nga ana e vendeve fqinje nė rajon. Mirėpo, duke mbajtur parasysh faktin se RSFJ-ja dhe RFJ-ja, tanimė, ka vite qė janė davaritur sikurse vesa para diellit tė mėngjesit, vetiu kuptohet dhe, krejtėsisht ėshtė e qartė se Rezoluta 1244, tanimė nuk ka kurfarė vlere obliguese juridike, sepse as de facto, as de jure nuk ekzison kurrfarė ngrehine artificiale shtetėrore, e quajtur RSFJ apo RFJ nė Ballkan. Mirėpo, ky argument ėshtė i papranueshėm pėr elitėn politike, pėr sepcialistėt e sė drejtės ndėrkombėtare dhe diplomatike, si dhe pėr qeverinė aktuale tė Beogradit ngaqė ėshtė nė kolizion me objektivat dhe me inetresat afatgjata koherente tė politikės dhe tė sovranitetit kolonial tė Serbisė sė madhe mbi Kosovėn shqiptare.
Jo kompromis politik me Serbinė nė dėm tė drejtės dhe drejtėsisė ndėrkombėtare, por ndėshkim dhe pėrjashtim tė Serbisė sė papėrmirėsueshme nga Kombet e Bashkuara!
Afati i parashikuar prej 120-ditėsh, tė mos shpenzohet kot, duke kėrkuar lėmoshė pėr tė gjetur gjuhė tė pėrbashkėt kompromisi politik me diplomacinė arrogante kolonialiste serbomadhe pėr zgjidhjen e ēėshtjes koloniale 100-vjeēare tė Kosovės, sepse ajo nuk mund tė zgjidhet me mjete dhe me rrugė paqėsore, ligjore dhe demokratike ngase Serbia e tandemit Boris Tadiq dhe Vojislav Koshtunica, tanimė, haptazi dhe fshehurazi e mbėshtetur pa asnjė rezervė nga Rusia e Vladimir Putinit me konsekuencė dhe, pa asnjė devijim po ndjek rrugėn e gabuar tė Serbisė gjenocidale dhe militariste tė Slobodan Milosheviqit, por nėn maskėn e rreme reformatore proevropiane dhe proamerikane vetėm pėr vetėm pėr tė fituar ndihma ekonomike, financiare, tregtare dhe ushtarake, nė mėnyrė qė tė ripėrtėritet dhe tė fuqizohet sa mė shpejt si superfuqi ballkanike pėr tė prishur ekuilibrin e marrėdhėnieve miqėsore tė aleancės amerikane-shqiptare nė Ballkan, sepse vetėm kjo ndėrhyrje e intrigės politike serbomadhe, do tė mund tė ndikonte pozitivisht nė realizimin e ėndėrrės sė bukur tė paranojės politike gjithėserbe pėr rikthimin e Kosovės nėn sovranitetin kolonial tė Serbisė. Mirėpo, kjo ėndėrrė utopike e qeverisė sė Serbisė, e Kishės Ortodokse tė Serbisė dhe Rusisė, nuk ka asnjė gjasė qė tė bėhet realitet, sepse Kosova, nė saje tė luftės sė UĒK-sė, tė NATO-s , tė SHBA-sė, tė OKB-sė, tė BE-sė, tanimė ka dalė jashtė sistemit tė egėr kolonial tė Serbisė dhe se qė tetė vjet ndodhet nėn administrimin ndėrkombėtar paqėsor tė OKB-sė (UNMIK dhe KFOR).
Pėr tė mos harxhuar kohėn jo prej 120 ditėsh, duke imponuar vazhdimin e dialogut serbo-shqiptar nėn patronazhin e BE-sė, me qėllim qė tė arrihet kompromisi politik pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės [[ sepse, pavarėsisht nga njė politikė e kėtillė e detantit tė Amerikės, tė KS tė OKB-sė dhe tė partnerėve tė saj tė Evropės Perėndimore, nuk ka asnjė gjasė reale qė tė arrihet kurrfarė marrėveshjeje historiko-politike ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės ngase qeveria serbe, e privilegjuar nga Rusia nuk do tė bėjė asnjė koncesion nė dėm tė sovranitetit kolonial tė saj. Ndėrkaq, pala shqiptare, duke u bazuar mbi tė drejtėn historike dhe mbi tė drejtėn ndėrkombėtare, me tė drejtė, nuk do tė heqė dorė nga e drejta e vetėvendosjes qė moralisht dhe ligjėrisht e pėrjashton ēdo formė tė sovranitetit kolonial tė Serbisė sė Madhe mbi Kosovėn. Prandaj, duke mbajtur parasysh kontradiktoren dhe papajtueshmėrinė e kėtyre dy koncepteve politiko-juridike tė palėve nė konflikt, shtyrja e afatit edhe pėr 120 ose, qoftė edhe pėr 1200 ditė tė tjera, nuk do tė sjellė kurrfarė risie historike, as politike pėr zgjidhjen e statusit kolonial tė Kosovės]], por me procedurė tė shkurtėr dhe urgjente, OKB-ja, dhe Amerika, duhet qė ta kthejnė prapė nė rishqyrtim statusin e dyshimtė juridik tė anėtarėsisė sė Serbisė nė OKB ngaqė vepra e saj e trefishtė gjenocidale nuk parashkruhet (vjetėrohet) sipas sė drejtės ndėrkombėtare, pavarėsisht se, nė kohėn e duhur OKB-ja, Amerika dhe BE-ja nuk e kanė sanksionuar mbi bazėn juridike ligjore ndėrkombėtare, kjo nuk nėnkupton se Serbia tanimė ligjėrisht nė aspektin juridik ndėrkombėtar ėshtė amnistuar nga fajėsia dhe pėrgjegjėsia e saj kolektive, edhe pse Tribunali Ndėrkombėtar i Hagės e ka liruar nga tre gjenocidet e saj, tė kryera kundėr popullit dhe territoreve tė Kroacisė, tė Bosnjė-Hercegovinės dhe tė Kosovės.
Pse tė dėshtojė OKB-ja, pėr shkak tė mosbombardimit tė kolonializmit gjenocidal tė Serbisė nė Kosovė?
Pra, derisa tė mos jetė rivlerėsuar rikthimi antiligjor i Serbisė nė OKB dhe nė institucionet e tjera ndėrkombėtare, Serbia nuk do tiu bindet as politikės paqėsore demokratike tė OKB-sė, as tė Amerikės, as tė BE-sė e as tė NATO-s, qė nė mėnyrė paqėsore dhe tė ligjshme tė zgjidhet problemi kolonial i Kosovės mbase nuk ka dhėnė kurrfarė llogarie ligjore para bashkėsisė ndėrkombėtare pėr tre agresionet gjenocidale, tė kryera mbi popullin kroat, shqiptar dhe mysliman boshnjak (Kroaci, Kosovė dhe Bosnjė-Hercegovinė gjatė viteve 1992-1999) dhe, nuk ka pėsuar asnjė hap reformimi dhe liberalizimi nga regjimi paraprak i regjimit kolonial tė Slobodan Milosheviqit, i cili Kosovės dhe shqiptarėve ua hoqi tė drejtėn e jetės dhe tė autonomisė politike (1989-1999).
Shikuar realisht, ky ėshtė njė nga argumentet kyē pse Rusia dhe Serbia e kanė vėnė nė pozitė jashtėloje Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, duke e detyruar qė ēėshtjen e Kosovės, ta zhvendosė nė Grupin e Kontaktit, ku Rusia nuk gėzon tė drejtėn e veto-s. Nė kuptimin e prestigjit tė OKB-sė, kjo taktikė diplomatike sa mund tė quhet lehtėsuese, aq ėshtė edhe degraduese, sepse, kėsisoj ėshtė vėnė nė pikėpyetje ushtrimi i kapacitetit juridiko-ligjor ndėrkombėtar i saj nė zgjidhjen e problemeve ndėrkombėtare siē ėshtė rasti konkret i statusit tė Kosovės.
Nė kėtė sfond tė kompremetimit politiko-juridik ndėrkombėtar tė OKB-sė, pa dyshim se kanė ndihmuar edhe ndryshkja dhe mosfunksionimi i mekanizmave ligjorė tė saj reforumes, tė pėrfshirė nė Kartėn e OKB-sė. Sė pari, sipas dispozitave tė Kartės sė OKB-sė, Kėshilli i Sigurimit, ende nuk i ka vlerėsuar dhe definuar me emėr dhe mbiemėr veprat penale me karakter gjenocidi tė Serbisė, tė kryera nė Kroaci, nė BeH dhe nė Kosovės(1992-1999). Nė vend se agresionin luftarak serb ta quante dhe, ta sanksiononte si agresion, atė e ka vlerėsuar dhe zėvendėsuar me nocionin mė tė butė konflikt i armatosur. Ndėrkaq, gjenocidin serb e ka vlerėsuar dhe definuar si spatrim etnik. Njė vlerėsim i tillė nga ana e ekspertėve dhe nga ana e titullarėve reformistė tė OKB-sė nuk ėshtė bėrė pėr shkak tė mosnjohjes sė terminlogjisė juridike tė sė drejtės humanitare ndėrkombėtare, por thjesht, ėshtė bėrė me vetėdije tė plotė pėr arritjen e qėllimeve dhe tė kompromiseve politike tė padrejta tė palėve nė konflikt ( duke e njėjtėsuar xhelatin dhe viktimėn) dhe tė interesave tė ndryshme heterogjene tė fuqive tė mėdha evropiane, nė disfavor tė parimit dhe tė sė drejtės sė vetėvendosjes, si vlera fundamentale tė sė drejtės ndėrkombėtare.
Nė kėtė kontekst, si pasojė e reformizmit juridiko-humanitar tė OKB-sė, nė mėnyrė flagrante dhe paprecedencė janė cenuar rėndė si dispozitat e Kartė sė OKB-sė, ashtu edhe normat e sė drejtės ndėrkombėtare dhe tė rendit juridik pozitiv ndėrkombėtare ngase as nė formė doktrinare, as nė formė konkrete formale de facto dhe de jure nuk janė sanksionuar tre agresionet dhe tre gjenocidet e Serbisė sė Slobodan Milosheviqit, tė kryera nė Kroaci, nė Bosnjė-Hrecegovinė dhe nė Kosovė (1992-1999). Si rrjedhim, erdhi nė shprehje barazimi i luftės sė drejtė mbrojtėse nė Kroaci, nė Bosnjė-Hercegovinė dhe nė Kosovė dhe i luftės sė padrejtė pushtuese kolonialiste tė Serbisė, qė ishte nė funksion tė rikrijimit dhe tė rizgjerimit tė kufijve ekzistues tė Serbisė sė Madhe sipas Naēertanisė sė Ilija Garashaninit(1842) etj. Kėtė konstatim tonin e provojnė edhe vendimet e njėnashme dhe politike tė formės sė prerė gjyqėsore tė Tribunalit tė Hagės, i cili, pėr hir tė pajtimit tė sė pamundshmes me tė mundshmen, akuzon dhe dėnon njėsoj heronjtė e luftės sė drejtė mbrojtėse (kroatė, myslimanė dhe shqiptarė) dhe agresorėt pushtues fashistė serbomėdhenj, tė cilėt me nė krye regjimin e S. Milosheviqit, dogjėn Kroacinė, Bosnjėn dhe Kosovėn. Ky ėshtė amenstimi koncesional mė drastik dhe mė absurd antiligjor, antihuman, antidemokratik dhe anticivilizues qė i ėshtė bėrė RFJ-sė, pėrkatėsisht Serbisė dhe Malit tė Zi nė dėm tė luftės sė drejtė mbrojtėse tė popullatės civile, tė pambrojtur, tė luftės pėr ēlirimin dhe pėr pavarėsimin e territoreve etnike kroate, shqiptare dhe myslimane boshnjake nė Kroaci, nė Kosovė dhe nė Bosnjė e Hercegovinė.
Sikur tė mos kishte ndodhur njė simetri e tillė e ngatėrrimit, e shkeljes dhe e interpretimit tė gabueshėm tė koncepteve doktrinare dhe praktike tė OKB-sė lidhur me amnisitimin antiligjor tė agresioneve dhe tė gjenocideve tė regjimit policor dhe militarist tė Slobodan Milosheviqit, sigurisht se sot, nė Ballkan, do tė ishte krijuar njė Serbi e re demokratike proevropiane perėndimore, pa asnjė recidiv dhe eksponent tė garnitures udhėheqėse tė Slobodan Milosheviqit, e cila, mirėfilli do tė ishte distnacuar edhe teorikisht, edhe praktikisht nga politika gjenocidale pushtuese dhe kolonialiste e Serbisė sė Madhe sė Slobodan Milosheviqit, Boris Tadiqit, Vojislav Koshtunicės, Vuk Drashkoviqit, Vuk Jevremoviqit
, Artemije Radosavleviqit etj.
Mirėpo, ja, meqenėse OKB-ja nuk ka vepruar nė pėrputhje me dispozitat e Kartės sė saj, tė normave tė sė drejtės ndėrkombėtare dhe tė rendit tė ri ndėrkombėtar, sipas tė cilave, Serbia e S. Milosheviqit, do tė dėnohej pėr agresionet luftarake gjenocidale tė saj, Serbia e mbėshtetur nga Rusia po i dikton kushte dhe ultimatume millosheviste OKB-sė, Amerikės, NATO-s dhe BE-sė, qė Kosovės tė mos ia njohin as pavarėsinė e kushtėzuar, tė propozuar sipas autorit tė saj, Marti Ahtisari. Mirėpo, pėr tė dalė nga rrethi vicioz i veprimeve dhe i gjuhės sė diktatit tė diplomacisė kolonialiste tė Serbisė dhe tė Rusisė qė Kosovės me tė gjitha mjetet antiligjore, ti mohohet e drejta e vetėvendosjes, me qėllim qė, edhe mė tej, tė konisderohet si pjesė e ligjshme e integritetit territorial tė Serbisė, moralisht, ligjėrisht, politikisht, demokratikisht dhe ushtarakisht Amerika dhe aleatėt e saj tė BE-sė dhe tė NATO-s, nevojitet tė marrin masa urgjete qė tė ridefinojnė strategjinė dhe taktikėn e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės. Nė vend tė zgjatjes sė afatit shtesė prej 120 ditėsh tė vazhdimit tė negociatave serbo-shqiptare, epilogu i tė cilave nuk do tė sjellė asgjė tė re pėr pavarėsinė Kosovės, pėrpos reprizės sė NJĖ ZEROJE TĖ MADHE tė bisedimeve paraprake dyvjeēare tė decentralistėve kapitullues shqiptarė (tė qujatur herė grup i kontaktit, e herė si grip i unitetit, krejt njėsoj, emėruesi i pėrbashkėt i tyre, quhet vetėm dėshtim politik dhe turp kombėtar dhe ndėrkombėtar, sepse nuk kanė pasur asnjė arsye morale, as ligjore qė tė hyjnė nė dialogim me Serbinė, kur dihet se pėrcaktimi politik i saj ndaj ēėshtjes sė Kosovės nuk ka pėsuar asnjė milimeter ndryshim nga strategjia politike dhe ushtarake e regjimit serbomadh fashist tė Slobodan Milosheviqit. Kėtė vlerėsim e provon edhe ky pohim i kryetarit tė Serbisė, Boris Tadiq,dhe kryeministri i qeverisė serbe, Vojislav Koshtunica se ata me dorėn e tyre kurrė nuk do ta nėnshkruajnė pavarėsinė e Kosovės.) tė Prishtinės dhe tė neokolonialistėve serbomėdhenj tė Beogradit, tė rikthejnė nė rend dite rishqyrtimin e tre agresioneve luftarake gjenocidale tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi, jo nė sofrėn debatuese tė Kėshillit tė Sigurimit, por tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara (pavarėsisht nga ecuria ekzistuese e procedurės novatore nė fuqi e KS tė KB-sė).
Duke qenė se OKB-ja nė kundėrshtim me qėllimet dhe me parimet e Kartės sė saj, si dhe me normat e tjera tė sė drejtės ndėrkombėtare, pa asnjė tė drejtė ligjore e ka amnistuar Serbinė gjenocidale ngase pa ndėshkimin e saj juridiko-ndėrkombėtar e ka rikthyer Serbinė dhe Malin e Zi nė gjirin e anėtarėve tė saj, edhe pse kėto dy shtete, paraprakisht, tė njohura si RFJ kanė kryer tre gjenocide kundėr Kroacisė, Bosnjė-Hercegovinės dhe Kosovės(1992-1999), tanimė, me bombardimin e pesė drafteve tė Projektrezolutės pėr Kosovėn nga ana e Rusisė dhe e Serbisė ka ardhur nė shprehje bumerangu shpėrblyes i njė padrejtėsie tė tillė ngase OKB-ja pėr shkak tė pesė bllokadave tė vazhdueshme tė Rusisė ndaj pesė projektrezolutave tė misionarit special ndėrkombėtar, Marti Ahtisari, qe e detyruar qė tė kapitullojė nė ndarjen dhe nė arbitrazhin e drejtėsisė ndėrkombėtare lidhur me zgjidhjen e statusit politik tė Kosovės.
Ky dėshtim absurd dhe antiligjor i OKB-sė para Serbisė gjenocidale kolonialiste dhe Rusisė proserbe assesi nuk mund tė justifikohet me heqjen nga itinerari i obligueshėm i KS tė KB-sė tė shqyrtimit tė problemit kolonial tė Kosovės, duke e zhvendosur atė nė kompetencat e Grupit tė Kontaktit (Amerika, Rusia,Gjermania, Franca, Italia, Britania e Madhe), i cili brenda 120 ditė ardhshme prolonguese, do tė duhej tė mirrte ndonjė vendim historik pėr Kosovėn, i cili, sipas procedurės sė deritashme tė kėtij grupi ndėrkombėtar prej gjashtė shtetesh, do ti kthehej pėr verifikim dhe pėr miratim pėrfundimtar KS tė Kombeve tė Bashkuara. Procedura e deritashme lidhur me njohjen ndėrkombėtare tė shteteve tė reja ish-RSFJ-sė ishte e tillė. Ndėrkaq, kur ėshtė fjala pėr statusin e Kosovės, ndodhė qė e njėjta procedurė tė pėsojė ndryshime pėr shkak tė obstruksioneve dhe tė bllokadave antiligjore tė Rusisė nė KS tė KS tė KB-sė, duke u kėrcėnuar me pėrdorimin e veto-s sė saj, sikurse nė rastet e deritashtme konsultative tė KS tė KB-sė, tė cilat ishin shkaku kryesor pse OKB-ja tejkalojė vetėveten dhe, armėt ia dorėzoi Grupit tė Kontaktit tė nė shkallė tė Bashkimit Evropian.
Nėse OKB-ja nuk e rishqyrton ligjshmėrinė e statusit tė anėtarėsimit tė Serbisė nė radhėt e saj, pėr shkak se deri tani, sipas Kartės sė OKB-sė, si dhe sipas rendit juridik pozitiv ndėrkombėtar,Kėshilli i Sigurimit tė KB-sė ende nuk i ka vlerėsuar ligjėrisht dhe juridikisht tre agresionet gjenocidale tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi (RFJ), tė kryera kundėr Kroacisė, Bosnjė-Hercegovinės dhe Kosovės (1992-1999), atėherė, nuk ėshtė e ēuditshme as befasuese se njė ditė Serbia dhe serbomėdhenjtė, do tė deklarojnė para botės, duke pėrdorur tė njėjtėn tezė falsifikuese se, edhe Nju-Jorku ėshtė Tajvani i Serbisė, ashtu siē ka deklaruar Vuk Drashkoviq (ish-ministėr i jashtėm i Unionit tė Serbisė dhe Malit tė Zi), duke theksuar se Kosova pėr Serbinė, ėshtė sikurse Tajvani pėr Kinėn.(BBC,27.10.2005).
Kjo tezė e ndėrruar e Vuk Drashkoviqit nuk ėshtė e pranueshme as mbi bazėn historike, as mbi bazėn gjeopolitike e as mbi bazėn juridike ndėrkombėtare, sepse Kosova ėshtė Tajvani i Shqipėrisė Etnike, jo i Serbisė kolonialiste dhe gjenocidale, ashtu siē ka deklaruar botėrisht pacienti dhe oponenti i regjimit imperialist tė Slobodan Milosheviqit, ish-ministri i Jashtėm i Unionit tė SMZ-sė, Vuk Drashkoviq, si dhe politikanėt e tjerė tė Serbisė sė re-demokratike me bazė tė vjetėr tė Naēertanisė sė Ilia Garashaninit (1842), tė Kishės Ortodokse Serbe, si dhe tė memorandumeve dhe tė elaborateve tė tjera serbomėdha tė Vaso Qubrilloviqit, tė Ivo Andriqit, tė Vuk Karaxhiqit, tė Stevan Moleviqit, tė Jovan Cvijiqit, tė Vladan Gjorgjeviqit, tė Nikola Pashiqit, tė Dobrica Qosiqit, tė Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Serebisė..., etj.
Kėtė tė vėrtetė mbi Kosovėn shqiptare e dijnė edhe Vuk Drashkoviq, edhe pasuesi i tij, Vuk Jeremiq (minister i jashtėm aktual), Boris Tadiq(kryetar) dhe Vojislav Koshtunica (kryeministėr) tė Serbisė. Mirėpo, me qėllim tė rujatjes dhe tė mbrojtjes sė falsfikimeve tė historisė serbomadhe mė se njėshekullore nė kurriz tė territoreve indigjene tė Shqipėrisė Etnike, tanimė, propaganda dhe diplomacia e tyre kolonialiste serbomadhe ka patentuar tezėn e gabuar antishqiptare-Kosova-Tajvani i Serbisė. Vėrtet, sikur tė kishte qenė e saktė njė tezė e tillė vulgare, s ka dyshim se as Amerika, as OKB, as BE etj. nuk do tė kishin qenė nė anėn e mbrojtjes sė pavarėsisė sė Kosovės, por nė anėn e kundėrt.
Pra, Kosova-Tajvani i Serbisė ėshtė njė antitezė e shpifur recidiviste e fallsitetit tė kuazishkencės historike, tė politikės propagandistike dhe tė diplomacisė kolonialiste tė Serbisė sė madhe versus tezės sė qėndrueshme aksiomatike shkencore se Kosova ėshtė Tajvani i Shqipėrisė Etnike e jo as e Serbisė hegjemoniste, as i serbomėdhenjve pushtues kolonialistė.
Kosova shqiptare nė tendencat dhe nė cinizmin e paralelizmave negativė tė politikės serbomadhe
Sipas iracionalizimit tė politikės zyrtare (pozitė opozitė) dhe sėmundjes kronike tė virusit endemik tė paranojės kolektive serbomadhe shekullore, del se kursesi Kosova nuk ka gjasė tė pavarėsohet nga Serbia, pėr shkak se tanimė ka dėshtuar edhe Plani ndėrkombėtar proserb [[i cili, pa tė drejtė, minoritetit kolon serb 7%, i siguronte njohjen e autonomisė politike dhe territoriale deri nė shkėputje si nė kuptimin horizontal, ashtu edhe nė atė vertikal-lidhjet speciale me Beogradin. Tė dy kėto forma tė parashikuara me Planin e Marti Ahtisarit, minoritetit kolon serb nė Kosovė i garantonin formimin e entitetit-shtetit tė ri serb nė Kosovė (sipas modelit tė Republika srpska nė Bosnjė e Hercegovinė, e cila ėshtė krijuar me forcė dhe me gjenocid nga ana e Serbisė, gjė qė kjo ėshtė nė kundėrshtim flagrant me normat e sė drejtės ndėrkombėtare, me Kartėn e OKB-sė dhe me Aktin Pėrfundimtar tė Helsinkit 1975 etj. Qė absurdi tė jetė edhe mė i madh dhe, i pajustitifkueshėm sipas normave tė vlefshme tė sė drejtės dhe kėtyre dokumenteve juridike ndėrkombėtare, Republika srpska ėshtė njohur ndėrkombėtarisht nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare?! Ja, kjo ėshtė precedenca si nė kuptimin doktrinar, ashtu edhe nė atė praktik tė deritashėm, e bėrė pėr hir tė interesave tė ndryshme politike, ekonomike dhe tregtare etj. nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare. Ja, ky ėshtė fiksioni juridik ndėrkombėtar, i sajuar si shkak dhe pasojė e triumfit tė politikės sė forces mbi tė drejtėn dhe drejtėsinė ndėrkombėtare]] i Marti Ahtisarit pėr Kosovėn, si rrjedhim i bombardimit tė tij nga ana e aleancės sė Rusisė dhe e Serbisė nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara.
Pavarėsisht nga pretendimet dhe ambiciet e shkreta tė politikės kolonialiste tė qeverisė sė Serbisė sė Madhe dhe tė serbomėdhnjeve qė Kosovėn me ēdo kusht, ta rikthejnė nėn sovranitetin ilegal tė tyre, madje, edhe duke tėrhequr edhe paralelizma asimetrikė negativė dhe tė paqėndrueshėm, me qėllim qė ta ngushėllojnė dhe ta qetėsojnė opinionin e tyre tė brendshėm publik, Kosova shqiptare as nuk mund tė krahasohet, e pėr mė tepėr, as tė quhet Tajvani serb, kur historikisht, qe mijėra vjet dihet se Kosova dhe populli shqiptar i saj mbi 90% janė pjesė integrale e Shqipėrisė Etnike, e jo, assesi e Serbisė kolonialiste gjenocidale.
Nė favor tė kėtij konstatimi janė edhe argumentet mė tė qėndrueshme dhe mė objektive se Kosova shqiptare nuk mund tė krahasohet me Hong-Kongun, me Makaon dhe me Tajvanin e Kinės dhe, pėr mė tepėr, tė quhet Tajvani serb , tė cilat me vėrtetėsi dhe nė mėnyrė tė peshuar i ka pasqyruar Prof.Dr. Ranko Petkoviq, duke nxjerrė konkluzionin aksiomatik tė qėndrueshėm se : 1) Kina ėshtė njė vend me traditė tė pashkėputshme mijėravjeēare, kurse Serbia qė nga dalja nga robėria pesėqindėvjeēare e Perandorisė Osmane, nuk ka as dy shekuj tė plotė; 2) Kina me mbi njė miliardė e gjysmė banorėsh, me status tė saj tė pėrhershėm nė KS tė Kombeve tė Bashkuara, me armė bėrthamore, me zhvillimin e saj tė shpejtė ekonomik dhe me veēori tė tjera konsiderohet si siperfuqi botėrore e klasit tė parė, kurse Serbia mezi mund tė gjendet nė hartėn e Ballkanit; 3) Dhe, ajo mė e rėndėsishmja: Edhe nė Hong-Kong, i cili ishte 100 vjet nė administrimin e Britanisė sė Madhe, edhe nė Makao, tė cilin katėr shekuj e kanė sunduar portugezėt, kanė jetuar dhe jetojnė kryesisht kinezė mbi 90 pėr qind, kurse nė Kosovė nuk jetojnė 90 pėr qind serbė, por mbi 90 pėr qind shqiptarė. ( Shih: Prof.Dr. Ranko Petkovic, Kosovo srpski Tajvan, www.beograd.com,6.01.2000) .
Sipas analizės sė Prof.Dr. Ranko Petkoviq, del krejtėsisht e qartė si dielli se, Serbia as serbėt nuk kanė kurrfarė kapaciteti (as nė planin e brendshėm, as nė atė jashtėm) politik, juridik, ekonomik, ushtarak as njerėzor, qė Kosovėn ta rikhtjenė nė vorbullėn e kolonializmit njėshekullor serbomadh, por duhet tė pajtohen me realitetin e hidhur se Kosova nuk mund tė jetė koloni e pėrjetshme e tyre, pavarėsisht nga mbėshtetja momentale e politikės dhe e diplomacisė sė Rusisė sė Vladimir Putinit nė kurriz tė mohimit tė pavarėsimit tė Kosovės shqiptare, qeveria e Beogradit, duhet patjetėr tė ndryshojė kursin e politikės sė saj zrytare, duke u distancuar teorikisht dhe praktikisht nga recidivat dhe eksponentėt e regjimit kolonialist dhe militarist tė Serbisė sė Slobodan Milosheviqit nė favor tė njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės. Ndryshe, do tė ballafaqohet dhe do tė ndėshkohet me drejtėsinė dhe me masat ligjore tė bashkėsisė ndėrkombėtare, ashtu sikurse u dėnua me plot tė drejtė Serbia gjenocidale e Slobodan Milosheviqit nga bombardimi i NATO-s. mė 24 Mars 1999.
______________________
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|