DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» ATA QĖ NUK KANĖ GUXIMIN QYTETAR TĖ SHPREHIN TĖ VĖRTETĖN DHE TA KUNDĖRSHTOJNĖ TĖ KEQEN, JANĖ NDIHMĖS TĖ PUSHTIMIT DHE TĖ ROBĖRISĖ SĖ KOMBIT SHQIPTAR
Postuar mė datėn: 2007-06-06 10:14:15 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Shkruajnė: Fadil Shyti - Mona Agrigoroaiei

Nė Radiotelevizionin "Zėri i Kosovės" tė Danimarkės mė 3 qershor u zhvillua njė intervistė me anėtarin e Kryesisė sė Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK) dhe deputetin tė Parlamentit tė Kosovės, z. Nait Hasani.

Duke vėrejtur njė kundėrshtim idesh midis aktivitetit tė tij tė kahershėm nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare (brenda UĒK-sė dhe tė rezistencės nė burgjet e Serbisė) dhe atij tė tanishėm si politikan brenda "institucioneve vendore" (!), unė, Mona, ia kam parashtruar kėto pyetje: "Ju e dini se Pakoja Ahtisaari ėshtė mė e dėmshme sa tė gjitha planifikimet strategjike tė ēubrilloviēėve, andriēėve dhe millosheviēėve tė mbledhura sė bashku. Gjithsesi dihet se "Parlamenti i Kosovės" ka pranuar kėtė Pako nė njė tradhti e ngjashme me atė tė pranisė sė heqjes sė autonomisė sė Kosovės mė 1989. Me gjithė respektin qė e kam pėr ju si ish-veprimtar i UĒK-sė, dua tė ju pyes: pse pranoni akoma tė jeni nė kėtė ēerdhe qė e quan veten parlament dhe qė fare nuk pėrfaqėson interesat e Kosovės dhe i popullit tė Kosovės?". Nait Hasani ka evituar pėrgjigjen nė pyetje dhe ka bėrė njė koment duke thėnė se: "Kuvendi i Kosovės ka debatuar pėr Pakon e Ahtisarit, nuk ėshtė pajtuar me shumė pėrcaktime tė tij (Kosova "multietnike", me formėn e organizimit), mirėpo e ka miratuar me kėrkesė nga ndėrkombėtarėt" dhe me Pakon Ahtisari, Kosova do tė ketė kompetenca tė veta, pėrgjegjėsitė tė veta, qė nuk i ka tani".
Duke mos gėlltitur kėtė "argumentim", reagova: "Ju thoni se Kosova do tė ketė pėrgjegjėsitė (kompetencat) e veta. Mirėpo, me pakon Ahtisari, parashtrohen kornizat e vazhdimit tė protektoratit tė OKB-sė me njė protektorat tė BE-sė, kėshtu Kosova do tė jetė me kokėn nėn Beograd, kėmbėt nė Bruksel dhe duart tė lidhura tė mos mund lėvizė fare drejt lirisė".
Z. N. Hasani, ėshtė pėrgjigjur se: "Kosova nuk e ka kokėn nė Beograd, Kosova e ka kokėn e trupin nė Kosovė dhe se me Paketėn Ahtisari po bėhet ndėrrimi i rezolutės 1244, ajo do tė thyhet dhe Kosova do tė bėhet shtet i pavarur". Kundėrshtimi im ka qenė i domosdoshėm: "Paketa Ahtisari nuk thyen rezolutėn 1244, por vetėm parimi i vetėvendosjes. Kosova e ka kokėn nė Beograd sepse politikanėt shqipfolės po dėgjojnė urdhrat e Beogradit qė dėshiron tė ndalė procesin e ēlirimit dhe tė ribashkimit kombėtar" pastaj, kjo ka ngjallė debat nėse a ka mė apo jo titizėm nė politikėn e Kosovės.
Z. Nait Hasani, mbronte idenė se: "titizmi ėshtė pjesė e sė kaluarės. Kosova ėshtė jashtė Serbisė, do tė inkuadrohet nė mekanizmat ndėrkombėtare. Kosova nuk mund tė kthehet nėn Serbi. Kosova e ka tejkaluar tė gjitha pėrmasat e pushtimit serb, Kosova ėshtė nė prag tė krijimit tė shtetit tė vet dhe do tė bėhet shtet." Mė ka mbetur tė them e shkruaj tani se nė Kosovė jo vetėm se politika shqipfolėse bėhet sipas rregullimeve tė dikurshme titiste, me "brastvo i jedinstvo" "multietnik", por edhe se niveli i qyqarllėkut dhe i nėnshtrimit ėshtė mė i madh sa nė atė kohė tė errėt tė titizmit. Ndėrkombėtarėt u kanė shkelur keq "bishtat" kėtyre politikanėve, dhe ata nuk janė nė gjendje tė marrin vendime nėse ēka u paraqitet ėshtė mirė apo jo (siē ėshtė edhe rasti i Paketės sė Ahtisarit, sipas fjalėve tė veta, (Nait Hasanit). "Ata e dinė ēka ėshtė e keqe, mirėpo nuk i thonė JO asaj, por e vazhdojnė me vetėdije pėr interesat e tyre vetjake apo sepse nuk janė nė gjendje tė thyejnė lakun rreth grykės, shenja e tė gjithė tė "vdekurve tė gjallė", tė zbrazur nga parimet e idealet kombėtare. Ata qė nuk e kanė kurajėn qytetare tė shprehin tė vėrtetėn e ta kundėrshtojnė tė keqen, bėhen vėllezėr tė djallit e tė mashtrimit, mjerimit dhe po i ndihmojnė kėshtu armiqtė e kombit shqiptar. Me apo pa vetėdijen e tyre, politikanėt e sotėm shqipfolės kudo nė trevat shqiptare duhet ta dinė mirė tė dinė njėherė e mirė se po bien keq nė grackat e pacifizmit-aleatit mė besnik tė armikut tonė shekullor. Kosovės nuk i duhen atribute tė shtetėsisė. Nuk i duhet tė transformohet nė "Frankenshtain"
"multietnik, ku do t'i ringjallet "bukuria" e periudhės titiste (e butė pėr ta krahasuar me Kosovėn ahtisariane) dhe nė veēanti tė asaj millosheviēiane, ku serbėt dominonin nė tė gjitha sferat e shoqėrisė dhe shqiptarėt mbeteshin hundėthyer, nėn represionin serb. Vetėm pacifistėt, pakurrizorėt dhe kundėrkombėtarėt, jetonin ditė tė mira nė atė kohė. Dhe ata kanė mashtruar atėherė popullin shqiptar me kornizėn e "institucioneve nė mėrgim", nė tė njėjtėn mėnyrė siē po vepron tani edhe "Grupi i Unitetit" qė unitetin e ka gjetur vetėm nė "amin"-et gjunjėzuese para tė huajve (kolaboracionizėm). Ky "grup" ėshtė njė horst, njė bllok guri i padepėrtueshėm pėr ujėrat i kthjellėta tė sė vėrtetės, me njė imazh autist politik pėr veten, qė nuk e shikon fare realitetin e krijuar dhe mendon se: "Kosova ėshtė e ēliruar nga Serbia". Kėta zotėrinj na thonė neve tė diasporės qė "jemi larg" (dhe tė pa inkuadruar nė institucionet e Kosovės – pra tė papėrkulura) dhe kinse ne "nuk e dimė realitetin", duke u bazuar nga kjo akuzė e pabazė, bashkėbiseduesit tonė dhe tė tjerėve qė mendojnė si ai, ua shtrojmė pyetjen: "nėse Kosova ėshtė e ēliruar mė tė vėrtetė nga Serbia, pse nė Kosovė po hyjnė si buajt nė shtėpi, trupat paraushtarake dhe xhandarmėria serbe dhe keqtrajtojnė fshatarėt nė juglindjen e Kosovės. (p.sh. Stublina e cila gjendet afėr enklavės se Ranillugut. Pse udhėheqėsit e Serbisė kur t“ju teket hyjnė e dalin nė Kosovė sikur nė "tokė tė babės", pra, pa marrė lejen e "pushtetarėve" kosovarė?! Pse ende deri sot nuk u bashkua Mitrovica? A janė tė lirė shqiptarėt sot tė kalojnė andej pa i bartur rreziqet mbi vete nga huliganėt, paramilitarė serbo-ēetnik.
Dhe, kur Lėvizja Vetėvendosje! i kundėrshton kėto shkelje tė territorit tonė, ajo ndiqet dhe persekutohet nga policia unmikase nė bashkėpunim me policinė e ashtuquajtur e Kosovės, e cila ėshtė vėnė kokė e kėmbė nė shėrbim tė interesave tė kolonizatorėve tė rinj unmikas dhe puthadorėve tė tyre.
Ushtria Ēlirimtare tė Kosovės u ēmilitarizua me prapavijėn e njė komploti strategjiko- politiko-ushtarak qė pastaj nė Kosovė tė krijohet njė boshllėk mbrojtjeje, qė trupat paraushtarake, njėsitė e ushtrisė dhe agjentėt e shėrbimit sekret serb dhe ndihmėsve tė tyre nga shtetet aleate tė Serbisė tė veprojnė tė lirė dhe pa parandaluar nė Kosovė, kryesisht nė enklava.
Zotėrinj! Pas luftės nuk e mbrojtėt dhe nuk jeni nė gjendje tė mbroni Kosovėn nga lubia serbe qė po kėrcėnon rreth kufirit dhe brenda tij, se ditėt e terrorit mbi shqiptarėt ka rreziqe serioze se do tė kthehen, prandaj, ju qė jetoni nė vetėkėnaqėsinė dhe paditurisė (injorancės) tė "pushtetit fantastik", po gaboheni rėndė" Ju, nuk po i dilni zot Kosovės tani kur i duhet mė sė shumti, edhe pse e kishit marrė para vetes kėtė detyrė. Sepse, "zotin" e keni gjetur gjetiu, duke qenė tė zgjedhurit e ANMIK-ut – Serbisė dhe aspak tė popullit. Kosova nuk do tė ēlirohet nga Serbia pėrderisa nuk do tė RIBASHKOHET me Shqipėrinė. Largimi nga shteti amė; me gjuhė e me flamur dhe duke e quajtur, bile, pa pikė turpi nga disa "politikanė" e gazetarucė/e, edhe si "vend fqinj", me kėto qėndrime reaksionare (nėse kėto do bėhen realitete) do t“ia sjellin Kosovės vetėm kolerėn e shtetit serb mbi Kosovėn, sepse ajo pakicė serbe - kolonė tė privilegjuar, qe pėr mė tepėr se njė shekull, (pėr tė cilėn edhe Nait Hasani tha se ėshtė bėrė privilegj i madh edhe nė Pakon e Ahtisarit), do tė udhėhiqet nga "kėshillat e urta" tė pushtetit "demokratik" tė Beogradit. Ju, mor zotėrinj, nuk keni asnjė strategji reale pėr t“i ēuar pėrpara fitoret e popullit shqiptar. Ju, me veprimtarinė tuaj tė pasluftės vėrtetė nuk e meritoni pėr ta pėrfaqėsuar mė tė vėrtetė popullin shqiptar!
Ju po jetoni dhe po ushqeheni me iluzionet, se pakoja Ahtisari ėshtė "mundėsi e zgjidhjes", "hap pas hapi" deri nė bėrjen e shtetit tė Kosovės!!!
Kėta hapa nuk janė tė marshimit, por janė hapa tė dėshtimit!... Pėrzierja dhe ngatėrrimi i nocioneve, tuaja "tė politikės sė hollė" sipas parim-durimit: "ngrehe perin e mos e kėput" nuk i shėrben hapėrimit historik (realitetit qė duhej tė ishte), por po i shėrben vendnumėrimit kundėrhistorik me fiksionin e mjerė politik, sepse vendnumėrimi sjell vetėm tragjedi kombėtare. Kėtė fenomen tragjik qė na ka pėrcjellė nė historinė tonė tė vjetėr e tė re shumė mirė e ka shpjeguar nė veprat e tij politikologu dhe strategu i shtetit shqiptar, i madhi Enver Hoxha; faktin dhe tė vėrtetėn e hidhur se si dhe pse dje dhe sot, politikanėt shqiptarė kanė rėnė dhe po bien nė grackat e armiqve tanė shekullorė; Ay midis tjerash konstaton kjo ka dukuri negative ka truallin e saj si pasojė e tri shkaqeve:
a. frika nga armiku, (nga lubia e shtetit tė madh apo tė shteteve tė mėdha) ose mashtrimi se ky apo ai shtet i madh do ta zgjidhė ēėshtjen tonė ende tė pazgjidhur kombėtare.
b. mungesa e besimit nė vetvete dhe pėrulja tej mase tek aleatėt dinakė.
c. lakmia pėr pasuri etj., pra, kur ata/ato, kur qėllimisht interesat personale i kanė vėnė mbi interesat kombėtare.
Nga kjo me bindje tė plotė konstatojmė: ata, duke e bėrė kėtė, gabuan rėndė dje dhe sot sepse fuqia e madhe e zgjidhjes sė ēėshtjes sonė kombėtare nuk qėndron tek forcat e "aleatėve" tė huaj, por tek forca e vullkanit popull, i cili kurdoherė diti e do tė dijė tė luftojė pėr lirinė e vet kur i rrezikohet ajo. Rasti mė bindės qe fillimi i luftės sė famėmadhes UĒK, kundėr Serbisė e cila qe shumėfish mė e fuqishme ekonomikisht, ushtarakisht etj. Pa fillimin e kėsaj lufte tė drejtė aleatėt e vėrtetė tė popullit tonė nuk do ta kishin as mundėsinė morale tė intervenonin pėr ta ndihmuar luftėn tonė tė drejtė. Pra, tek kjo forcė e lartė morale kombėtare qėndron bazamenti kryesor i pathyeshėm historikisht pėrballė rreziqeve qė ia sjellin rrebeshet historike.

Zoti Hasani, e di fort mirė ku e ka vendin, e din mirė se partitė politike sot nė Kuvendin e Kosovės pėrfaqėsojnė vetėm interesat e ngushta partiake dhe personale dhe pajtohemi me tė kur pohon se: "ēėshtja shqiptare ėshtė mė e madhe se sa partitė politike". Por ai duhet tė dijė se lėvizja kombėtare jo vetėm se nuk e ka pushuar aktivitetin e saj, por ajo pėrforcohet dita ditės, duke kėrkuar nga tė gjithė shqiptarėt bashkim nė mendime dhe qėndrime jo rreth politikės e cila kėrkon jo vetėm "bishtin e sėpatės" kolaboracioniste, por rreth vazhdimit pa kompromis dhe thyerje tradhtare tė amanetit tė idealeve kombėtare. Duke e dėgjuar emisionin dhe duke e kuptuar se debati po merrte ngjyra tė fuqishme partiake, e konsiderova tė domosdoshme tė hy dhe unė ( F.SH) nė lidhje telefonike; z. Hasani i shtrova pyetjen pse z. Hashim Thaēi, para dy ditėsh deklaroi se: "nėse trupat ruse hyjnė nė Kosovė, kjo nuk ka asgjė tė keqe, ato janė trupa paqėsore dhe ne i pranojmė"!!! Gjithashtu, shpreha kundėrshtimin dyshimin e bazuar nė fakte se Paketa e Ahtisarit ėshtė njė siē e konsideroj, ėshtė: "njė Paketė Raketė luftėnxitėse e cila nuk do t“ia siguroj paqen Kosovės dhe viseve tė tjera shqiptare, por pėrpjekja pėr realizimin e saj, do tė sjellė vetėm destabilizim nė rajonin tonė, sepse tani kjo i shėrben vetėm pakicės serbe dhe Kosovėn e kemi tė ndarė nė enklava etj. Pastaj, konstatova se: re tė zeza po sillen mbi qiellin e Kosovės, kur trupat ruse po paralajmėrojnė tė hyjnė nė Kosovė. Njėkohėsisht, konstatova se edhe nėse hiqet Rezoluta famėkeqe 1244, ka rrezik serioz qė nė OKB, tė sanksionohet ndonjė tjetėr e mbarsur me "kompromise" e cila nuk do ta pėrcaktojė qartė pavarėsinė e Kosovės, apo indirekt do tė na lė nėn juridiksionin serbė, kuptohet nėn maskat e diplomacisė "demokratike" kinse tė integrimit tė Kosovės nė Evropė etj...
Pastaj z. N. Hasani u pėrgjigj nė pyetjen apo mė saktė nė komentin tim, duke u zotuar se: "Paketa e Ahtisarit, nuk e ndanė Kosovėn, se Rezoluta e re e KS ia siguron Kosovės kompetencat qė udhėheqja e saj ta drejtoj shtetin ardhshėm. Por, pėr deklaratėn H. Thaēit, nuk dha asnjė pėrgjigje, veē zotimit se: nėse pėr ne vendoset jo nė favorin tonė Kosova kishte dhe ka djem qė i dalin zot"!
Ky zotim ėshtė pėr t“u pėrshėndetur, mirėpo nė mjekėsi thuhet njė shprehje e bukur: "mė mirė ta parandalojmė sėmundjen se sa ta kurojmė atė"! Mendoj qė parandalimi do tė vinte sikur udhėheqja e Kosovės dhe ajo shqiptare nė pėrgjithėsi tė ishte mė vigjilente me kohė dhe tė mos binte nė grackat e armiqve dinak, pra tė mbyllej politika e saj nė njė Paketė Raketė. Pastaj, reagimi qe: "Pėr ju i nderuar z. N. Hasani kam respekt pėr ty, por kur ju na thoni se Kosova nuk do tė ndahet, nuk na bindė dot, pėr faktin se ne po e shohim tani Kosovėn tė ndarė! Ne, e dimė qė ju vet dhe disa tė tjerė parlamentarė e keni kontestuar kėtė Paketė, por habitemi si jeni kaq dualistė e nuk e shqelmoni njėherė e mirė, por bini pre e mashtrimeve tė njė "politike tė hollė", duke mbajtur shpresa tė kota se do tė del prej kėsaj Pakete. Zoti N. Hasani, jo rrallė herė i kthehej njė zotimi dhe pėrpjekjes pėr ta bindur opinionin se: "ne politikanėt e Kosovės, jemi pėr unitet, jemi pėr t“i ēuar proceset pėrpara hap pas hapi me bashkėsinė ndėrkombėtare etj" Ne, i themi z. N .Hasani, uniteti kur duhej tė ishte nuk u bė nga pacifistėt me tė cilėt sot jeni futur nė unitet gjatė luftės, sepse kėta zotėrinj ju penguan ju me tė gjitha mjetet e mundshme pėr ta kryer me sukses misionin historik tė luftės ēlirimtare; kujtojmė kėtu deklaratat mė tė errėta tė Ibrahim Rugovės kur thoshte: "ne, terrorizmin e dėnojmė nga tė dy anėt, "kur UĒK-ja, dobėsohet ne jemi mė tė fortė" etj. etj...
Tani na habitė fakti se pacifistėt "u penduan" pėr tė gjitha ato qė i kanė bėrė, bile pa kėrkuar njėherė falje publike, kurse ish-luftėtarėt e lirisė hynė nė unitet me ata, pėr ta "ēuar" lirinė e Kosovės pėrpara!!! Kjo, sot po u kushton shtrenjtė shqiptarėve. E dini apo nuk e dini ju kėtė prapakthehu nė historinė tonė tė re politike, kjo s“ka hiē rėndėsi, rėndėsi kanė plagėt e atdheut tė cilat nuk po shėrohen dot, duke i hapur ato...
Ne, jemi pėr unitet tė mirėfilltė me tė gjithė ata qė i shėrbejnė kauzės sė drejtė tė lirisė e jo me ata qė e pengojnė atė.
Ju z. N. Hasani me shumė tė tjerė nga njėra anė e vlerėsoni si tė drejtė kėrkesėn pėr VETĖVENDOSJE tė popullit tė Kosovės, kurse nga ana tjetėr thoni se: "nuk e realizuam ende kėtė tė drejtė sepse morėm shumė pak pjesė nė luftėn ēlirimtare si popull; pėr ēudi, "harroni", kush ishin fajtorėt dhe sabotatorėt e kėsaj lufte!!!
Nėse ju "harruat" ne po ua pėrkujtojmė se ishin pikėrisht ata me tė cilėt ju sot keni hyrė nė "romanca politike", duke e krijuar "Grupin e Unitetit", njė sfidė kjo tepėr hidhur pėr ardhmėrinė e Kosovės. Nėse jeni pėr unitet dhe pėr t“i ēuar pėrpara proceset politike, pse o vėllezėr e motra "opozitarė" nuk e krijoni unitetin e pastėr me djelmoshat e lirisė tė Lėvizjes Vetėvendosje, por anėtarėt e tyre fyhen madje edhe u rrahėn nė Mitrovicė, madje nė praninė e udhėheqėsve "tė lartė" tė PDK-sė. Duke i parė kėto nė dritėn e arsyes konstatojmė se dėshira juaj pėr unitet tė shqiptarėve nuk qėndron shumė e sinqertė. Ju jeni pėr unitet vetėm me ata qė mendojnė dhe veprojnė si ju; me opozitarėt e vėrtetė tė L.V. nuk keni kurajėn tė hyni nė bashkėpunim! Gjatė debatit ju i nderuari atdhetar, e keni ngritur me tė drejtė domosdoshmėrinė e institucioneve tė Kosovės, ato siē thoni ju me tė drejt i kemi ngritur me gjak!
Ne, jemi tė vetėdijshėm se atdheu pa institucione nuk bėhet kurrė shtet, bile nuk mban dot as njė autonomi tė brishtė - nga kjo kemi mėsuar kaq "shumė" bile; por konstatojmė se: Kosovės dhe viseve tė tjera shqiptare i duhen institucione: parlamenti, qeveria e tė tjera, qė i mbrojnė tė drejtat e shqiptarėve, qė i realizojnė ėndrrat shekullore tė tyre, e jo tė tilla siē ishin edhe nė kohėt e krajlive tė Serbisė, edhe nė kohėn e xhelatėve Tito e Millosheviq, por edhe nė kohėn qė janė sot; mbase krahasimi tepėr i vrazhdė sipas jush, nuk mund tė mos ju pėlqejė, por kėtu po ua pėrkujtojmė se disfatat tuaja politike nė organizimin dhe krijimin e shtetit tė Kosovės, fatkeqėsisht, ngjasojnė si ca pika uji nė njė gotė.
Kujtojmė me kėtė rast njė deklaratė tė djaloshit vizionar, Albin Kurti, i cili tani po dergjet burgjeve tuaja “demokratike” sepse ai tha: "pėr mua nuk do tė kishte turp mė tė madh se tė merrja pjesė nė ato institucione tė Kosovės, tė dirigjuara nga UNMIK-u, sipas Rezolutės 1244".
Betejat e UĒK-sė ēlirimtare nė luftėn e madhe globale (jo krahinore) pėr liri dhe ribashkim kombėtar sollėn flladitjen e lirisė, ajo tani nuhatet kudo nga populli shqiptar qė ka vrarė frikėn; dhe qė sė shpejti do ta bėhet njė realitet tė prekshėm ēlirimin dhe njėsimin e tė gjitha trojeve shqiptare nė njė shtet tė vetėm kombėtar, Shqipėrinė e Ribashkuar.
Ju i nderuar z. N. Hasani si dhe shumė shokė tanė, tė cilėt tani gjenden nė "majat" e piramidės sė pushtetit nė Kosovė, i keni meritat tė pėrjetshme pėr qėndresėn tuaj nė luftėn ēlirimtare dhe nė burgjet fashiste serbomadhe, por kjo nuk do tė thotė se ju kurdoherė duhet ta keni "pjesėn e luanit", pra tė vendosni apriori pėr fatet e atdheut, nė aleanca politike me ata qė interesat e tyre personale i kanė vėnė kurdoherė si objektivat parėsore, duke i shkelur me tė dyja kėmbėt interesat e Shqipėrisė Natyrore.

Suedi-Rumani, mė 6 Qershor 2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Shoqata pėr mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombėtar (2008-12-01 14:48:44 nga admin1)
[ Opinione ] Deklarata e ditės nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni (2008-11-30 11:36:43 nga admin1)
[ Opinione ] Pėrkujtojmė 41-vjetorin e tėrmetit katastrofal tė Dibrės me rrethinė (2008-11-30 08:48:32 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Sejdiut e Thaēit iu dorėzua Deklarata e Brukselit pėr vendosjen e misionit EULEX (2008-11-28 17:07:02 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Armata e Republikės sė Kosovės merr pėrsipėr sulmin nė Prishtinė (2008-11-27 10:04:50 nga admin1)
[ Opinione ] UNMIK-u DHE EULEX-i NONGRATA NĖ REPUBLIKĖN E KOSOVĖS‏ (2008-11-27 04:09:45 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] DEMONSTRATAT E KOSOVES SOVRANE (FOTO) (2008-11-23 09:14:47 nga admin4)
[ Intervista ] Giragosian: Administrata e re nė SHBA do tė modifikojė (kontestojė) planin e BE-sė (2008-11-20 07:10:44 nga admin1)
[ Opinione ] DEKLARATA E DITES NGA Prof.Dr.Mehdi HYSENI (2008-11-17 17:28:16 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] SHOQATA ATDHETARE PĖR INTERGRIM DHE BASHKIM KOMBĖTAR (SHAIBK) (2008-11-17 17:17:54 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] SHOQATA E UROLOGĖVE TĖ KOSOVĖS (2008-11-16 12:36:17 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster