| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Bugajski: Rusia po e shfrytėzon pėr vete qėndrimin ndaj Kosovės |
| Postuar mė datėn: 2007-03-27 12:39:29 nga admin1 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
Analisti i njohur i ēėshtjeve ballkanike, Janush Bugajski, thotė se Rusia po e shfrytėzon qėndrimin ndaj Kosovės pėr avantazhet e saj, duke u pėrpjekur ta dėmtojė unitetin mes Shteteve tė Bashkuara dhe Bashkimit Evropian dhe duke i nxitur disa nga vendet e BE-sė me frikėn e separatizmit, nėpėrmjet krijimit tė njė precedenti me Kosovėn. Nė kėto kushte, thotė analisti, SHBA duhet tė mbajnė marrėdhėnie tė ngushta me BE-nė dhe ti tregojnė Rusisė avantazhet e pranimit tė planit Ahtisari.
Zėri i Amerikės: Zoti Bugajski, javėn e kaluar Rusia u shpreh kundėr planit Ahtisari dhe ekziston rreziku qė ajo tė verė veton ndaj njė rezolute pėr Kosovėn. Megjithatė, a ekzistojnė mundėsi dhe shpresa qė Rusia mund ta ndryshojė mendjen lidhur me kėtė ēėshtje?
Janush Bugajski: Ka kurdoherė shpresa, ēėshtja ėshtė se kur Rusia ta ndryshojė pozicionin e saj, a do tė jetė ajo dakord me planin, apo do ta abstenojė atė dhe sa kohė do tė kalojė? Problemi nuk ėshtė vetėm tek pranimi, por tek vonesat. Nė se do tė ketė vonesa tė pafund, nė se Rusia do tė kėrkonte negociata tė reja, njė ndėrmjetės, apo njė proces tė ri negociatash, kjo do tė ēonte nė zhgėnjime mė tė mėdha nė Kosovė dhe ndoshta edhe pasiguri nė vend. Pra, nuk shtrohet ēėshtja nė se Rusia do ta miratojė apo jo, por kur do ta miratojė dhe ēfarė mundet tė bėjė ajo ndėrkohė?
Zėri i Amerikės: Nė kėto kushte, a mendoni se do tė ishte e nevojshme tė zhvillohej njė diplomaci e nivelit tė lartė mes Shteteve tė Bashkuara dhe Rusisė?
Janush Bugajski: Kjo po ndodh tani prapa skenės; dhe ėshtė shumė e rėndėsishme, pas tė gjitha atyre qė kanė ndodhur nė tė shkuarėn tė dy kryeqytetet kryesore, Uashington dhe Moske. Rusia, fatkeqėsisht po pėrpiqet ta dėmtojė unitetin mes Shteteve tė Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, duke i nxitur disa nga vendet e BE-sė me frikėn e separatizmit, nėpėrmjet krijimit tė njė precedenti me Kosovėn. Prandaj, SHBA-sė i mbetet tė bėjė disa gjėra: tė mbajė marrėdhėnie tė ngushta me BE-nė, jo vetem me Grupin e Kontaktit por me BE-nė nė tėrėsi dhe sė dyti ti tregojė Rusisė avantazhet e pranimit tė planit; por kjo ėshtė njė luftė shumė e vėshtirė diplomatike.
Zėri i Amerikės: Pėrse Moska e kundėrshton planin Ahtisari: e kundėrshton atė nė parim, si njė rrezik pėr krijimin e njė precedenti pėr disa ish-republika ruse, apo ngaqė do ta theksojė rolin e vet si superfuqi, ngaqė kohėt e fundit ndjehet mė e fuqishme ekonomikisht?
Janush Bugajski: Ka disa arsye, por ndoshta pėr dy arsye kryesore: pėr tė treguar se vazhdon tė jetė njė lojtar ndėrkombėtar i rėndėsishėm, qė roli i saj tė mbahet parasysh nga Perėndimi dhe Bashkimi Evropian. Sė dyti, do tė thoja, ngaqė rusėt duan tė pėrfitojnė sa mė shumė nga i gjithė ky proces, i pranimit tė pavarėsisė e Kosovės, qė unė personalisht mendoj se do tė arrihet. Kjo nuk ka tė bėjė aspak me dashurinė ndaj Serbisė, por pėr ta pėrdorur Serbinė nė avantazhin e vet dhe shpejt, a vonė, ata mund ta mirėpresin precedentin, sepse kjo mund ti shėrbejė atyre, duke u dhėnė argumente tė tjera pėr ndarjen e Moldavisė, apo Gjeorgjisė, dy rajone qė kanė po ashtu rajone qė mund ti shkėputen. Pra, mund tė them se Rusia po e shfrytėzon qėndrimin ndaj Kosovės pėr avantazhet e saj.
|
|
Janush Bugajski
Zėri i Amerikės: Nėnsekretari i Shtetit Nikolas Bėrns, nė njė konferencė shtypi nė Bruksel, tha se e mbėshtet planin Ahtisari dhe pavarėsinė e kushtėzuar pėr Kosovėn. Ai tha gjithashtu se mendohet qė Kėshilli i Sigurimit tė votojė nė prill, ose nė maj pėr ēėshtjen e Kosovės. Duket se procesi po pėrshpejtohet, a po bėhet kjo pėr arsye se ka shqetėsime pėr rrezikun e shpėrthimit tė dhunės nė rajon, apo ka tė bėjė kjo me faktin se nė maj SHBA marrin presidencėn e radhės tė Kėshillit tė Sigurimit?
Janush Bugajski: Ka disa arsye. E para, do tė thoja ėshtė se administrata ka afate, prandaj do qė kjo ēėshtje tė marrė fund deri nė shtatorin, apo tetorin e kėtij vit, vendimi i OKB-sė, pranimi ndėrkombėtar i Kosovė, kushtetuta e saj, tė gjitha kėto janė, plus arsye diplomatike me Rusinė. Kjo e detyron Moskėn tė respektojė edhe vendime tė tjera tė Kėshillit tė Sigurimit pėr ēėshtje tė tjera, po tė supozojmė se Kina do tė abstenojė. Po ashtu, do tė thoja se Shtetet e Bashkuara kanė shumė ēėshtje tė tjera nė plan, saqė administrata Bush do qė ti japė fund zgjidhjes sė kėsaj ēėshtjeje dhe tia lerė Bashkimit Evropian nė ngarkim qė ta drejtojė kėtė proces dhe ti largojė trupat e tyre prej andej, pėr ti pėrdorur ato gjetkė.
Zėri i Amerikės: Nė se Rusia i ve veton Rezolutės sė re tė Kėshillit tė Sigurimit pėr Kosovėn, atėhere do tė kishim skenarin tjetėr, kur vendet e ndryshme do ta njihnin veēazi atė. A do tė ishte ky skenar, opsioni i mundshėm, mė i mirė pėr Kosovėn?
Janush Bugajski: Mundet qė ai tė jetė opsioni i vetėm. Nuk besoj se do tė shkojė puna deri tek vendosja e vetos nga Rusia. Nė se do ta dinim qė Rusia do ta bėnte kėtė, atėhere ēėshtja nuk do tė ēohej fare nė Kėshillin e Sigurimit, sepse kjo do tė ishte njė diēka aspak e mirė. Atėhere kjo ēėshtje do tė ishte fakt i kryer, me fjalė tė tjera, BE, NATO, SHBA, do tė thonin se e pranojnė planin Ahtisaari dhe tė gjitha pasojat e tij dhe atėhere qeveria e Kosovės do ta pranonte planin tėrėsisht dhe do ta shpallte vetė pavarėsinė pra do tu mbetej vendeve tė veēanta ta njihnin atė. Pėr sa kohė qė nuk ka ndarje mes vendeve tė BE-sė, situata tė ngjashme patėm nė vitin 1991, kur disa vende e njohėn Slloveninė dhe Kroacinė dhe disa jo. Mė vonė edhe vendet e tjera i njohėn ato, por u desh njė kohė e gjatė dhe mbetėn ndjenja tė pakėndshme mes vendeve tė ndryshme tė BE-sė. Prandaj, shpresojmė qė ky skenar tė mos pėrsėritet mė dhe qė tė kemi njė front sa mė tė madh tė bashkuar pėr njohjen e Kosovės.
Zėri i Amerikės: A mendoni se procesi nė Kėshillin e Sigurimit do tė jetė i vėshtirė lidhur me njė rezolutė tė re pėr ēėshtjen e statusit tė Kosovės?
Janush Bugajski: Shumė i vėshtirė, veēanėrisht me Rusinė, sepse Kina ndoshta do tė abstenojė, nga votimi pėrfundimtar, edhe pėr faktin se ata nuk kanė interes pėr tė rrezikuar prestigjin e tyre. Ata nuk duan tė krijojnė probleme me SHBA-nė dhe me BE-nė. Rusia nuk do tia dijė: ajo ndjehet mė e fortė, ajo ndjehet e fuqishme parakomunitetit ndėrkombėtar. Por para votimit, nė Kėshillin e Sigurimit, do tė jemi dėshmitarė tė shumė replikave tė ashpra, apo edhe negociatave tė vėshtira.
Zėri i Amerikės: A mendoni se ka vend pėr shqetėsim se mund tė ketė dhunė nė rajon?
Janush Bugajski: Ekziston gjithmonė mundėsia, por e mira ėshtė se nuk do tė ketė dhunė tė drejtuar nga shteti. Nuk shoh mundėsinė qė Beogradi, apo ndonjė vend tjetėr nė rajon tė eksportojė dhunė, siē bėri Sllobodan Millosheviēi. Po ashtu, grupet kryesore militariste aje nuk janė mė aktivė si mė parė. Ndoshta mund tė ketė provokime me bombė, vrasje, ndoshta protesta me dhunė. Nė Kosovė, rreziku mė i madh ėshtė zhgėnjimi i njerėzve ndaj komunitetit ndėrkombėtar, nė se nuk do tė ketė pėrparim drejt pavarėsisė, apo zhgėnjim me politikanėt e vet. Ky ėshtė rreziku dhe kjo mund tė marrė ngjyra etnike, qė do tė ishte tragjike pėr Kosovėn.
Intervistoi: Laura Konda
27-03-2007
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore » |
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|