DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Kush janė dashakėqijtė dhe armiqtė e Kosovės?
Postuar më datën: 2007-03-23 15:01:47 nga admin1 :: Kategoria: Opinione

MEXHID YVEJSI, GJAKOVĖ

“Politikani e ndanë njerėzimin nė dy klasa:
nė vegla dhe nė armiq”
- Fridrih NIÇE

Veglat dhe armiqtė

Veglat janė vegla. Armiqtė janė armiqė. Por, siç thoshte Herakliti, nuk ka asgjė tė pėrhershme, pėrveç ndryshimit.
Kosova ka ndryshuar, siç kanė ndyshuar edhe veglat,
kanė ndryshuar edhe armiqtė e saj.
Veglat cilat janė? Veglat janė tė ashtuquajturit politikanė. Pėrse? Sepse, siç thoshte Dejvid Xhorxh, politikani ėshtė ai person me politikėn e tė cilit ju nuk jeni dakord, nėse jeni dakord me tė, ai ėshtė burrė shteti.
Burrė shteti, pra, Kosova s’ka. Edhe po tė kishte, e dini vet, Kosova ende nuk ėshtė shtet. Kosova ka politikanė tė dėshtuar, me tė cilėt shumica e popullit nuk ėshtė dakorduar, as pėr ta nuk ka votuar…
Kosova, megjithkėtė, ka shumė politikanė, tė cilėt janė çfarė janė, kanė çka tė tjerėt s’kanė! Po, tė gjitha i kanė, por çfarė janė?
Njė politikan ka pas thanė:” Politikanėt janė gjithandej tė njėjtė. Ata premtojnė tė ndėrtojnė njė urė edhe aty ku nuk ka lumė”.
Politikanėt e vjetėr tė Kosovės i ka marrė lumi, kurse politikanėt e rinj i ka zėnė gjumi…
Sa shumė kanė premtue, sa shumė kanė mashtrue, por
athue qysh kanė me pėrfundue…!?

Befasimi

Sharl de Gol thoshte:” Pėrderisa njė politikan nuk e beson atė qė thotė, ai befasohet kur tė tjerėt e befasojnė.”
Politikanėt vendor dhe diplomatėt ndėrkombėtarė u befasuan, kur me 28 nėntor 2006, nė Prishtinė, mijėra shqiptarė protestuan…
Mijėra shqiptarė protestuan kundėr padrejtėsive tė panumėrta, kundėr Grupit Negociator, qė e bėri veten dhe Kosovėn horė, kundėr pushtetit despotik tė UNMIK-ut, i cili
u kuptue se ėshtė zėvendsim i armikut…

Tėrbimi dhe masakrimi

Politikanėt vendorë dhe diplomatėt ndėrkombėtarë mė nuk u befasuan, por u tėrbuan, kur me 10 shkurt 2007, mijėra shqiptarė nė Prishtinė demostruan!
Mijėra shqiptarė nė Prishtinė demonstruan, tė ftuar, si herėn e kaluar, nga lėvizja “Vetėvendosje”, pėr tė kundėrshtuar “Pakon e Ahtisaarit” e cila Kosovėn nuk e pavarėson, por do ta masakron…!
Kosovėn do ta masakron “Pakoja e Pandorės e tė shenjtit Ahtisaar”, siç i masakruen , me 10 shkurt 2007, demostruesit shqiptarė…
Atė ditė, ”hyqymeti” ishte tėrbuar, ishte bėrė gati popullin pėr ta masakruar. Atė ditė “hyqymeti” ishte pėrgaditur sikur po bėhet kijameti…
Policia e UNMIK-ut, mė barbare se ajo e armikut, vrau, plagosi dhe burgosi protestuesit shqiptarė, vetėm pse e kundėrshtuan “Pakon e Pandorės tė tė shenjtit Ahtisaar”…

Burgosja dhe vetėvendosja

Policia e UNMIK-ut e prangosi, e burgosi edhe udhėheqėsin e Lėvizjes “Vetėvendosje”Albin Kurtin…
Albin Kurtit po i zgjatet masa e paraburgimit nė vazhdimėsi, si me qenė nėn Sėrbi, duke menduar se “Vetėvendosja” pa Albinin ka pėr t’u shuar, ka pėr t’u shpartalluar, kėshtuqė Kosova ka pėr t’u qetėsuar…
Qetėsi, paqė dhe rehati nė Kosovė do tė ketė, atėherė kur populli i Kosovės lejohet tė vendos vetė…
Me vrasje, me plagosje, me burgosje nuk shuhet Lėvizja “Vetėvendosje”….

Deklarata tė thata

Lėvizja“Vetėvendosje”, edhe pa Albin Kurtin, e ftoj popullin nė demonstrata nė Prishtinė, me 3 mars 2007.
Ditė me radhė, nė vazhdimėsi, nė veçanti, njė ditė para demonstratės sė 3 marsit 2007, u paraprinė shumė deklarata tė thata: “ushtarake”, “politike”, “diplomatike”, me qėllim frike, drejtuar popullit shqiptar, qė mos tė proteston, qė mos tė demonstron….…

Kėrcime dhe ofendime

Kryetari i Kosovės, Fatmir Sejdiu, u drejtohet, me 2 mars 2007, qytetarėve tė Kosovės, ku ndėr tė tjera tha:
“Pas prezentimit tė propozimit tė Ahtisarit, nė Kosovė ka pasur edhe reagime kundėrshtuese me protesta nė rrugė, tė cilat, me 10 shkurt, kanė degjeneruar nė dhunė tė papranueshme dhe fatkeqėsisht nė humbjen e dy jetėve. Pėrsėritja eventuale e ngjarjeve tė tilla tė dhunshme e rrezikon seriozisht procesin e pavarėsimit tė Kosovės, tė cilėt i ftoj tė qėndrojnė larg organizimeve tė tilla dashakėqija”
“Dua tė theksoj qartė dhe me zė tė lartė se tė gjithė ata qė planifikojnė, nxisin dhe ushtrojnė dhunė pėr qėllime politike, e nė veçanti nė emėr tė pakėnaqėsive dhe gjoja shqetėsimeve popullore ndaj propozimit tė Presidentit Ahtisari, janė esencialisht kundėr pavarėsisė dhe prosperitetit tė vendit tonė. Prandaj, qytetarė tė dashur tė Kosovės, ju bėj thirrje qė tė keni besim, si edhe deri mė tash, nė pėrfaqėsuesit tuaj legjitim, dhe nė procesin ndėrkombtar, i cili pėrfundimisht do ta bėjė Kosovėn shtet tė pavarur dhe prosperues, tė gatshėm pėr tė hyrė nė integrimet euroatlantike”
Kėto fjalė tė kryetarit tė Kosovės, Fatmir Sejdiu, drejtuar qytetarėve tė dashur tė Kosovės, askush nuk i pėrbiu, askush nuk i piu…
Askush nuk i pėrbiu, askush nuk i piu, as fjalėt kėrcnuese, ofenduese, tė njė zyrtare pėrfaqėsuese, e cila, ndėr tė tjera, tha:
“Besoj se “Vetėvendosja”!| dhe pėrkrahėsit e saj vėrtet janė armiqë tė sė ardhmes sė Kosovės”.
Kėto fjalė nuk i foli shkina, por i thaTina.T’i kishte thėnė shkina prej Çuprije, i ka hije, se nuk e do Kosovėn e pavarun dhe sovrane, por i thaTina, pėrfaqėsuesja e zyrės amerikane…!
“Pjesa dashakeqe”e popullit shqiptar, qė nuk e pėrkrahin “Pakon e Pandorės tė tė shenjtit Ahtisaa”, me 3 mars 2007, demonstuan me mijėra nėpėr qendėr tė Prishtinės, aty nė zemėr tė kryeqytetit ja hoqėn maskėn “hyqymetit”…
Lėvizja “Vetėvendosje” me protesta paqėsore e dėshmoj se nuk ėshtė fajtore…
Shtetet e mėdhenj, thoshte Stenlej Kabrik, gjithnjė kanė vepruar si gangsterė, ndėrsa vendet e vogla si prostituta.
Kosova ėshtė njė vend i vogėl qė kėrkon tė jetė e pavarur. I pavarur, siç thoshte, A. Stivenson-i, ėshtė ai qė kėrkon ta nxjerrė politikėn jashtė politikės.

Atėherė, kush janė dashakėqijtė dhe armiqtė e Kosovės?

Njė pyetje, qė nuk mund t’i pėrgjigjesh pa paragjykuar qeverinė, nuk ėshtė pyetje e pėrshtatshme pėr t’u bėrė, thoshte Xhon F. Rokfeler….
---------
• TITUJ TË NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Kushner: Pavarësia e Kosovës nuk është shpikur (2008-08-28 14:51:08 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Thaçi: Askush nuk mund të bëjë marrëveshje që bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës (2008-08-25 08:53:06 nga admin1)
[ Opinione ] Asambleja serbe dhe kushtetuta e Kosovës (2008-06-29 10:12:06 nga admin1)
[ Opinione ] DIKUSH PO LYPË…NË KEK! (2008-06-20 07:27:59 nga admin4)
[ Opinione ] PSE DO TË DËSHTOJË KUSHTETUTA E AHTISARIT? (2008-06-19 04:54:49 nga admin4)
[ Opinione ] Zbatojeni kushtetutën (2008-06-17 16:17:18 nga admin1)
[ Intervista ] Judah: Kushtetuta s'mund të zbatohet në gjithë territorin (2008-06-16 15:46:22 nga admin1)
[ Opinione ] KUR NGA NJË LETËR E “ DOVLETIT” RRËZOHET PËR DHE KUSHTETUTA E NJË SHTETI ”SOVRAN”! (2008-06-15 06:39:32 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kushtetua Serbo-Unmikistaneze (2008-06-15 04:46:02 nga admin4)
[ Opinione ] KUSHTETUTA QYTETARE APO ETNIKE? (2008-06-14 17:11:48 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] MOSRUAJTJA E MJEDISIT NA KUSHTON TË GJITHËVE (2008-06-05 12:27:23 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Të gjitha të drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster