| » Opcionet për artikullin |
|
Nga Dr. Jur. Korab R. Sejdiu
Sikur shumė tė tjerė, edhe unė, mezi prita ta shpalosė dokumentin e Presidentit Ahtisaari qė siē thotė ai e shtron rrugėn pėr njė Kosovė tė lirė dhe multi-etnike. Mirėpo unė e lexova atė dokument nga njė kėnd tjetėr: kėndin e njė avokati Amerikan. Avokatėt Amerikan janė tė njohur sikur skeptik. Janė skeptik sepse paguhen nga klientėt qė tė shpresojnė pėr mė tė mirėn, mirėpo tė pėrgatiten pėr mė tė keqėn. Skeptiku, dmth, mbron tė drejtat e klientit duke e parė ēdo vrimė nė njė plan dhe duke mos lėnė asnjė skutė pėr mosmarrėveshje tė mėvonshme. Kur e lexova planin, pash shumė vrima tė errėta. Prandaj, edhe vendosa ta shkruaj kėtė koment. Nuk shkruaj te kritikoj, sepse me siguri ata qė po e shqyrtojnė kėtė dokument janė kompetent, mirėpo me qėllim qė tė jemi tė vetėdijshėm se ēka po nėnshkruajmė.
Natyrisht, unė e shkruaj kėtė koment pa i ditur premtimet qė janė bėrė prapa dyerve tė mbyllura; besa edhe duke kuptuar se ndoshta mosnėnshkrimi nuk ėshtė opsion pėr ne. Por po shkruaj atė qė do t'ia kisha thėnė Kosovės sikur ajo tė ishte klienti i im
klienti i njė skeptiku.
Sikur gjė preliminare, propozimi i Presidentit Ahtisaari ėshtė njė kontratė nė mes tė Kosovės dhe botės (prandaj tash e tutje do ta quaj atė "Kontratė"). Serbia nuk ėshtė anėtare e kėsaj kontrate sepse edhe pa e pare fare atė dokument, e ka refuzuar atė. Mungesa e parė nė kėtė dokument ėshtė data e skadimit - nuk ekziston. Presidenti Ahtisaari nuk ka deklaruar pėrfundimin e saj, qė do tė thotė se ajo do tė jetė e pėrjetshme. Ndryshimi i saj nuk mundet me qenė unilateral (nga Kosova) mirėpo vetėm nė pajtim tė dy palėve, botės dhe Kosovės. Prandaj, ēka nėnshkruajmė tani, vazhdon pa fund. Ky ėshtė njė gabim trashanik, sidomos duke marrė parasysh disa nga kėrkesat e kėtij plani. Ta konsiderojmė pra kėtė Kontratė nė mėnyrė sipėrfaqėsore, duke i pėrmendur vetėm disa nga shkeljet mė flagrante ligjore. Ti pėrmendi tė gjitha tė metat do tė mė duhej tė shkruaj libėr. Nuk i pėrmendi tė mirat e kėsaj Kontrate, tė cilat janė tė shumta, sepse me siguri do ti dėgjoni nga tjerėt.
Artikulli 1 - Dispozita e Pėrgjithshme.
Nė pikėn 1.7 tė Artikullit 1, Kushtetuta e Kosovės kėrkohet tė kėtė disa elemente tė pėrmendura nė Aneksin 1. Sė pari, nė Nenin 1 tė Aneksit 1, Kushtetuta e Kosovės bėhet dokument inferior ndaj kėsaj Kontrate. Kushtetuta e njė shteti sovran ėshtė dokumenti mė i lartė shtetėror qė nuk i gjunjėzohet asnjė dokumenti tjetėr. Sė dyti, i njėjti Nen i Aneksit 1, udhėzon Kushtetutėn e Kosovės qė ta kontradikton veten, duke thėnė qė Kosova do tė jetė e paanshme nė ēėshtjet e orientimeve fetare, mirėpo mė vonė, i ofron tretman preferues Kishės Ortodokse, pėrderisa nuk pėrmend tė drejtat e religjioneve tjera nė Kosovė.
Neni 3 i Aneksit 1, ka tepėr tė meta pėr ti pėrmendur tė gjitha. Pėrveē qė kėrkon reprezentim joproporcional dhe antidemokratik tė minoriteteve, ėshtė tepėr joefikas. Dy mandatet e para zgjedhore do tė jenė ato mė tė rėndėsishmet pėr ardhmėrinė e Kosovės, sepse do tė ketė nevoja pėr pėrpilimin e ligjeve tė shumta dhe planifikim pėr zhvillim ekonomik. Duke rezervuar gati njė tė tretėn e ulėseve nė Kuvend pėr pakicat, kjo Kontratė vėshtirėson formimin e koalicioneve efikase pėr formim tė qeverisė. Gjithashtu, do ta vėshtirėson miratimin e ligjeve ne Kuvend.
Neni 6 i Aneksit 1, ėshtė i pakuptimtė. Kėrkohet qė Kosova tė ketė tre gjyqtarė ndėrkombėtarė nė Gjyqin Kushtetues (faktikisht gjyqit mė tė rėndėsishėm) pėr njė kohė tė pakufizuar. Nuk di asnjė vend tjetėr ku tė huajt e interpretojnė kushtetutėn e njė vendi. Pėrveē asaj, zgjedhja e katėr nga gjashtė gjyqtarėve tjerė do tė jetė shumė e vėshtirė sepse kėrkohet shumica e 2/3 nė Kuvend. Paramendojeni, pa pėrkrahjen e minoriteteve, tė gjitha partitė Shqiptare duhet tė pajtohen se kush ėshtė kandidat i pranueshėm.
Neni 10 i Aneksit 1 e bėn ndryshimin e Kushtetutės praktikisht tė pamundshėm. Ndėrsa Neni 11 i Aneksit 1, edhe njė herė, kėrkon qė Kushtetuta ti bėn zot ndėrkombėtarėt nė Kosovė. Gjithmonė kam menduar se njė vend demokratik e bėn popullin Zot.
Pika 1.10 e Artikullit 1 ėshtė mė e rrezikshmja. Ajo i jep ndėrkombėtarėve tė "gjitha fuqitė e nevojshme" qė ta zbaton kėtė Kontratė. Edhe njė herė, kjo vulosė qė ndėrkombėtarėt e jo populli udhėheqin Kosovėn.
Artikulli 2 - Tė Drejtat dhe Liritė Themelore tė Njeriut
Nė pėrgjithėsi, Artikulli 2 nuk ėshtė pjesė e dėmshme e kėsaj Kontrate, me pėrjashtim tė disa komenteve qė i bėra mė lart rreth Aneksit 1.
Artikulli 3 - Te Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesėtarėve tė Tyre
Artikulli 3 ėshtė i hidhėt (duke konsideruar se si kanė vepruar disa nga komunitetet nė Kosovė), mirėpo i nevojshėm pėr njė Kosovė demokratike. Garanton barazinė e tė gjithėve. Ėshtė e paqartė se ēka do tė thotė fjala "Komunitet" nė Aneksin 2, qė inkuadrohet nė Nenin 3 tė Kontratės. A pėrfshinė ajo fjalė edhe Shqiptarėt aty, apo ka domethėnien "minoritet"? Sqarimi ėshtė i nevojshėm sepse shpjegon se kujt i garantohen kėto mbrojtje. Pėrveē asaj, Aneksi 2 mund tė shkruhet nė mėnyrė mė tė qartė, mirėpo nė pėrgjithėsi nuk ėshtė i dėmshėm.
Neni 4 - Tė Drejtat e Refugjatėve dhe Personave tė Zhvendosur
Artikulli 4 ėshtė i turbullt. Ai ka nevojė pėr sqarim se pėr cilėt refugjatė ėshtė fjala. A inkuadrohen aty Shqiptarėt qė lėshuan Kosovėn me vite tė tėra ti ikin agresionit Serb? A kėrkohet edhe kthimi nė Kosovė i refugjatėve Serbė nga Kroacia dhe Bosnja qė i solli Sllobodan Millosheviqi nė Kosovė dhe pas luftės u larguan pėr nė Serbi? Pėrveē asaj, fjala refugjat duhet tė inkuadron edhe personat e zhvendosur nė brendėsi tė Kosovės, sikur qė janė Shqiptarėt qė janė zhvendosur nga Mitrovica Veriore. Njė definicion i fjalės "refugjat" ėshtė tepėr i rėndėsishėm.
Artikulli 5 - Personat e Zhdukur
Artikulli 5 ėshtė tepėr i nevojshėm, mirėpo ėshtė tepėr optimist sepse pritet qė Serbia do tė bashkėpunon nė kėtė ēėshtje.
Artikulli 6 - Vetėqeverisja Lokale dhe Decentralizimi
Decentralizimi ėshtė i nevojshėm nė ēdo shtet demokratik. Mirėpo, si pėrshkruhet nė Aneksin 3 ėshtė tepėr i dėmshėm dhe jo praktik. Pėrveē qė do tė jetė njė barrė nė ekonominė e dobėt Kosovare, ky decentralizim nuk ka aplikim sepse njė vend i vogėl sikur Kosova nuk ka burime tė nevojshme financiare qė tė gjitha komunat ti kenė spitalet e tyre, shkollat e tyre, etj. P.sh. Mitrovica, njė qytet relativisht i vogėl, do tė ketė nevojė pėr duplifikim tė spitaleve, qė do tė thotė blerjen e dyfishtė tė ēdo aparati mjekėsor. Mjekėsia e Kosovės ėshtė nė gjendje tė mjerė pa pas nevojė pėr blerje tė panevojshme.
Sikur anėtarė i diasporės sė Kosovės, me veēanti e shikoj Nenin 14 tė Aneksit 3, ku thuhet se refugjatėt nė shtetet fqinje te Kosovės do te regjistrohen, duke mos pėrmendur fare Shqiptarėt qė lėshuan Kosovėn me vite tė tėra dhe nuk u shpėrngulen nė shtetet fqinje. Ku do te mbesim ne?
Aneksi 3 ka aq shumė tė meta qė duhet tė fshihet, siē thuhet nga populli, me gomė tė traktorit dhe tė shkruhet nga fillimi. Ėshtė pritur qė njė njeri intelektual sikur Presidenti Ahtisaari tė pėrpilon njė plan efikas tė decentralizimit, mirėpo frika nga hidhėrimi i Serbėve e ka shtyrė atė ta pėrpilon njė plan, qė nuk ka aplikim nė realitet.
Artikulli 7 - Trashėgimia Fetare dhe Kulturore
Ky Artikull i Kontratės kundėrshton qėllimin e Kontratės - themelimin e njė shoqėrie ku tė gjithė janė tė barabartė. Mbrojtja e trashėgimisė fetare dhe kulturore ėshtė tepėr e rėndėsishme, mirėpo nuk duhet tė veēohet asnjė fe apo kulture, siē veēohet ajo e Kishės Ortodokse Serbe.
Ėshtė qesharake qe vetėm njė fjali nė Aneksin 5 (pėrkatėsisht Neni 6) ėshtė ruajtur pėr kthimin e artefakteve arkeologjike dhe etnologjike tė Kosovės tė cilat qenkan "huazuar" nga Kosova. Pėrveē asaj, Beogradi duhet ti kthen vetėm gjėrat e "huazuara" gjatė viteve 1998-1999. A thua ku mbeten gjėrat qė i murrėn kėmbėt gjatė kohėve mė tė hershme?
Artikulli 8 - Ēėshtjet Ekonomike dhe Pronėsore
Pika 8.2 e Artikullit kėrkon qė Kosova tė merr pėrsipėr pjesėn e saj te obligimeve financiare te ish-RSFJ-sė. Askund nuk pėrmendet qė Kosova tė jetė trashėguese e njė pjese tė pasurisė sė ish-RSFJ-sė. Nuk ka kuptim qė njė vend ti trashėgon obligimet e jo pasuritė. Pėrveē asaj, prona qė po i mbetka Kosovės, ajo qė gjendet nė Kosovė, ėshtė shkatėrruar nga Serbia gjatė luftės dhe para saj. Pėrveē shkatėrrimeve, ēdo devalvim dhe amortizim i pronės nė Kosove qė ėshtė shkaktuar nga Serbia duhet tė zvogėlohet nga borxhi qė trashėgohet nga Kosova. Kėto gjėra nuk mund tė injorohen, sidomos duke marrė parasysh buxhetin e vogėl tė Kosovės.
Aneksi 7 dobėson gjyqėsorin Kosovar. Pėrderisa nė tė gjitha vendet e botes gjykatat i vendosin tė gjitha mosmarrėveshjet pronėsore, nė Kosovė ato do tė shqyrtohen nga ndėrkombėtarėt. Gjithashtu, apelet pėr privatizimin e ndėrmarrjeve shoqėrore dhe publike shqyrtohen nga ndėrkombėtarėt. Kosova ka kuadro qė merren me ēėshtje tė korporatave prandaj nuk e shoh kėtė tė arsyeshme.
Artikulli 8 gjithashtu harron tė pėrmend pronėn e Kosovės qė para luftės u uzurpua nga Serbia, sikur qė ėshtė pasuria qė gjendej nė bankat e Kosovės.
Artikulli 9 - Sektori i Sigurisė
Edhe Artikulli 9 ka tė meta tė shumta. Neni 1 i Aneksit 8 kėrkon qė zhvillimi i sektorit tė sigurisė nė Kosovė tė jetė "transparent" ndaj fqinjėve tė Kosovės. D.m.th. kėrkohet qė Kosova ti tregon sekretet e veta ish-armikut tė saj, Serbisė. Pėrveē asaj, Neni 3 i Aneksit 8 kėrkon qė kufiri nė mes tė Kosovės dhe Maqedonisė tė jetė ai qė u negociua nga Serbia. Kjo ėshtė e papranueshme. Negociatat nė mes tė Kosovės dhe Maqedonisė rreth demarkacionit tė kufirit nuk rrezikojnė integritetin territorial tė Maqedonisė, prandaj edhe nuk janė nė kundėrshtim me normat ndėrkombėtare.
Neni 5 i Aneksit 8 ėshtė pothuajse i papranueshėm. "Ushtria" e ardhshme e Kosovės do ti ketė 3300 ushtarė qė do tė jenė tė armatosur lehtė dhe vendimin pėr rritjen e saj prapė e rezervojnė ndėrkombėtarėt. Detyrat e kėsaj ushtrie do tė jenė minimale, pa opsion te zgjerimit pėr kosovarėt.
Neni 6 i Aneksit 8 ėshtė njė shuplakė e rėndė ndaj atyre qė na e siguruan lirinė. Shpėrndarja e TMK-sė qė tė formohet njė forcė tjetėr mė qėllime pothuajse tė njėjta nuk ėshtė racionale. Pėrveē asaj, e mundon shumė buxhetin e Kosovės.
Nė pėrgjithėsi ky Artikull bėn qė siguria e brendshme e Kosovės tė mos jetė e sigurt.
Artikulli 10 - Komisioni Kushtetues dhe Zgjedhjet
Edhe njė herė, nė pikėn 10.3 tė Artikullit 10, ndėrkombėtarėt e rezervojnė tė drejtėn e vetos mbi Kushtetutėn e Kosovės. Kjo do tė thotė se njė Kushtetutė qė nuk pranohet nga tė gjithė nuk do tė ketė mundėsi tė aprovohet nga Kuvendi. Duke e dite historinė e bashkėpunimit tė Serbėve nė Kosovė me organet qeveritare, vėshtirė se kjo do tė mund tė arrihet nė praktikė - sidomos nėse Kushtetuta e ardhshme e Kosovės thotė se Kosova ėshtė shtet sovran dhe i pavarur.
Artikulli 11 - Pėrfaqėsuesi Civil Ndėrkombėtar
Pa hyre nė detaje tė kėtij Artikulli tė Kontratės, duhet theksuar se Presidenti Ahtisaari ia ndėrron emrin UNMIK-ut dhe dedikon autoritet diktatori mbi Pėrfaqėsuesin Civil Ndėrkombėtar (PCN). Prapė vetėqeverisja nuk iu lejohet Kosovarėve pa pas njė "rojė" ndėrkombėtare. Pėrveē asaj, ky nuk do tė ketė mandat me afat skadimi, qė do tė thotė se zgjat deri kur ndėrkombėtarėt vendosin Kosova ėshtė e gatshme tė mos ketė diktator ndėrkombėtar. Mund tė presim qė ēdo ligj me tė cilin Serbėt nuk pajtohen, tė anulohet nga PCN.
Artikulli 12 - Pėrkrahja Ndėrkombėtare nė Fushėn e Sundimit tė Ligjit
Pėrveē ofrimit tė pėrkrahjes, ky ėshtė edhe njė rast i kufizimit tė autoritetit tė Gjyqėsorit, policisė, doganės dhe burgjeve tė Kosovės.
Artikulli 13 - Prania Ushtarake Ndėrkombėtare
Artikulli 13 e bėn Kosovėn tokė tė okupuar. Edhe pse NATO ėshtė e mirėseardhur, ushtarėt e saj qėndrojnė nė Kosovė pa ftesėn e Kosovės. Pėrveē asaj, largimi i tyre varet nga ndėrkombėtarėt e jo Kosovarėt. Njė revizion i Kontratės, ku Kuvendi i Kosovės do tė udhėzohej ta adapton njė Rezolutė me tė cilėn ftohet prania e NATO-s nė Kosovė do tė respektonte integritetin e Kosovės.
Artikulli 14 - Aranzhimet Kalimtare dhe Dispozitat Pėrfundimtare
Ky Artikull ėshtė transferim i autoritetit tė UNMIK-ut tek PCN.
Ėshtė me rėndėsi tė ceket se shumė prej Artikujve dhe Anekseve tė kėsaj Kontrate parashikojnė pjesėmarrje tė minoriteteve. Duke parė historinė e deritashme, pakica Serbe me siguri se nuk do tė merr pjesė pėr njė kohė tė gjatė, qė do ta bėn funksionimin e shtetit gati te pamundshėm. Gjithashtu, mospranimi i Komunave Serbe tė jenė nėn direktivėn e qeverisė sė Kosovės do tė krijon probleme tė reja.
Pėrveē asaj, Serbėt fitojnė tretman preferues nė shoqėrinė e ardhshme tė Kosovės. Prandaj Kosova nuk do tė jetė njė shoqėri e qytetarėve tė barabartė. Zakonisht, tretman preferues iu jepet atyre qė kanė qenė viktimė e diskriminimit, si p.sh. zezakėt nė SHBA qė u shfrytėzuan sikur skllav pėr mbi 200 vite. Serbėt, me pėrjashtim tė disa rasteve tė veēanta nė vitet e fundit, nuk iu kanė nėnshtruar diskriminimit prandaj edhe nuk ka nevojė pėr tretman special pėr ta. Faktikisht, ata qė ushtruan Aparteid nė Kosovė, tash prapė do te kenė tretman preferues. Ajo nuk iu ofrua tė bardhėve nė Afrikėn Jugore, prandaj nuk duhet tu ofrohet as Serbėve nė Kosovė. Njė tretman i tillė vetėm do ti bėn Serbėt shėnjestėr tė urrejtjes nga pjesa tjetėr e shoqėrisė.
Nė pėrfundim, kjo Kontratė ka potencial qė ta shndėrron Kosovėn nė njė shtet. Mirėpo, ky organizim shtetėror do ta ngarkon buxhetin e Kosovės pa masė dhe do tė ndikon negativisht nė investime kapitale nė ardhmėrinė e Kosovės. Pa disa revizione tė rrėnjėsishme, ky skeptik kishte rekomanduar qė Kosova mos ta nėnshkruan kėtė Kontratė
natyrisht nėse mosnėnshkrimi ėshtė opsion.
(Autori ėshtė Doktor i Jurisprudencės, i shkolluar nė SHBA. Ka qenė Ndihmės-gjykatės nė Gjyqin Suprem tė New Jersey-it dhe nė Gjyqin Kancelar tė shtetit Delaware.
Aktualisht ėshtė avokat nė njė ndėr firmat mė prestigjioze tė avokaturės nė qytetin Philadelphia, ku reprezenton klientė nė mosmarrėveshje komplekse nė arenėn kombėtare dhe ndėrkombėtare, pėrfaqėson korporata multi-nacionale nė gjykime dhe arbitrime ndėrkombėtare pėr ēėshtje tė pronės intelektuale, zgjedhjeve politike, ēėshtjeve kushtetuese, interpretimeve tė legjislacionit, shoqėrive aksionare, aksioneve, anti-trusteve tė korporatave dhe falimentimeve).
|
|