| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » AMANETI I YJEVE TĖ PASHUAR - OBLIGIM PĖR NE RIBASHKIMI I SHQIPĖRISĖ NATYRALE ĖSHTĖ AMANETI I TYRE! |
| Postuar mė datėn: 2008-02-07 10:10:16 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Edhe 8 shkurti ėshtė njėri prej pėrvjetorėve tė qėndresės dhe heroizmave tė Yjeve tė Pashuar, nė terė hapėsirėn e Shqipėrisė Natyrale, tė cilėt me shėmbėlltyrėn e tyre e pasuruan, e bėnė tė pakontestueshėm dhe e pėrjetėsuan Kalendarin e krenarisė e tė lavdisė tonė njerėzore e kombėtare.
8 shkurti 2008 ėshtė njėzet e katėr vjetori i rėnies heroike, nė lulen e rinisė, tė njėrit nga dėshmorėt e shumėt tė kombit shqiptar, Bajram Hajrush Bahtiri Besniku! |
|
Shkruan: Sejdi Veseli
Njėzet e katėr vjet mė parė, nė Kodrėn e Trimave tė Prishtinės, ende pa u mbushur njė muaj pas qėndresės heroike tė dy bijve tė Shqipėrisė Natyrale, Rexhep Malės e Nuhi Berishės, gjatė njė pėrballje luftarake me hordhitė gjakpirėse serbo-ēetnike, serish po rezistohej.
Me 08 shkurt 1984, veriu i kėsaj lagjeje tė Kryeqendrės sė Kosovės, ende me plagė tė freskėta qė mori nė natėn e 11 dhe orėt e hershme tė 12 janarit dhe ato qė iu shkaktuan nga sjelljet vandale tė njėsive tė specializuara tė milicisė serbe gjatė valės sė arrestimeve tė djemve dhe vashave tė saj, u trondit serish nga uturima e automjeteve tė blinduara, breshėritė e armėve dhe shpėrthimet e bombave kimike.
Pėr kėtė Vatėr tė qėndresės shqiptare, nuk ishte ndonjė risi, sepse ajo ishte mėsuar me sjellje tė tilla vandale tė milicisė serbo-ēetnike dhe tė kėlyshėve tė saj shqipfolės.
Shpejt u mor vesh, se nė pjesėn veriore tė kėsaj lagjeje ishte bllokuar lėvizja e qytetarėve. Arsyeja: gjatė tentimit pėr arrestimin edhe tė njė veprimtari tė ēėshtjes kombėtare, milicia serbo-ēetnike kishte hasur nė rezistencė tė armatosur.
Epilogu edhe i kėtij vandalizmi serbo-ēetnik dihej. Ishte kjo edhe njė betejė e dėshtuar e kriminelėve, pėr ta mposhtur edhe njė luftėtar tė vendosur pėr ēlirimin dhe ribashkimin e Shqipėrisė Natyrale.
U dėshmua katėrēipėrisht, se ashtu dhe doli!
Ngjarja ndodhi kėshtu.
Pasi qė e kishin vėnė nėn njė rrethim shtėpinė e Bacė Hajrush Bahtirit, sigurimsat e pushtuesit kishin tentuar tė futeshin brenda ( siē e kishin bėrė shprehi) pėr ta kapur dhe arrestuar Bajramin, vėllain dhe bashkėluftėtarin mė tė ri tė atėmemėdhetarit tė dėshmuar Rahman Bahtirit, i cili gjendej i burgosur dhe po u qėndronte me stoicizėm persekutimeve, tė cilat ushtroheshin ndaj tij nga, bishat e sigurimit serb. Por, edhe kėsaj radhe, kėto bisha i kishin bėrė hesapet pa hanxhiun.
Falė shkathtėsisė sė tij prej luftėtarit tė lirisė, Bajrami, nė vend se tė hutohej ai ndėrmori veprimet pėrkatėse pėr rrethanat e krijuara.
Me shpejtėsi tė rrufeshme ai hidhet nė kundėrveprim pėr ta qarė rrethimin.
Qė nė hapin e parė, me Staier-in e tij tė vjetėr, trashėgim nga babagjyshi, e palosi pėr tokė survejuesin shqipfolės tė armikut dhe ēau rrethin e parė me forcėn e armės sė tij.
Tėrhiqet drejt vendit tė quajtur Majdeni i Sali Bullakut, qė gjendet jo larg shtėpisė sė tij. Por, aty pėrballet me rrethin e dytė tė forcave armike, tė cilat pa paralajmėrim hapen breshėri zjarri tė kryqėzuar drejt pozicionimit tė tij.
Nė pamundėsi pėr ta ndėrruar vendin e pozicionimit, Bajrami kishte vendosur pėr tė rezistuar, deri nė fishekun e fundit.
Kriminelėt, tė bindur se nuk mund tė pėrparojnė nė drejtim tė tij, pa e paguar me jetėt e tyre, pėrnjėherė e ndėrpresin zjarrin dhe i referohen taktikės tjetėr. Ata nėpėrmjet megafonave i kėrkojnė Bajramit qė tė dorėzohej. Kohėzgjatja e kėsaj taktike ishte parallogaritur, qė tė jetė e mjaftueshme pėr tė pozicionuar snajperėt e tyre tė etshėm pėr gjak shqiptari, tė ardhur nga qendra e tyre nė Hajvali.
Ashtu, sikur e Rexhepit dhe e Nuhiut, ishte pėrgjigja e Bajramit!
Predhat e Staier-it tė shoqėruara me tingujt e kėngės Ja vdekje ja liri, drejt pozicioneve armike, deri nė momentin kur predhat e snajperėve e goditėn pėr vdekje, ishin pėrgjigja e Yllit tė Pashuar!
Trupin e Bajramit e varrosi familja e tij e ngushtė, nėn rrethimin e hekurt tė forcave tė shumta tė sigurimit tė pushtuesit.
Nė ballė tė kortezhit tė pėrmortshėm qėndruan me stoicizėm Babė Hajrushi dhe Lokemadhja Nailja.
Para se tia dorėzonin Tokės nėnė, birin e saj besnik, Lokemadhja e puthi nė ballė djalin dhe iu drejtua me kėto fjalė:
Biro,Nėna ka pritur qė tė pėrcjell dhėndėr, por tani po tė pėrcjellė pėr nė Pėrjetėsi.
Bajram bir, nėna nuk po derdh lot, sepse Ti e nderove veten, familjen, shokėt e idealit dhe kombin qė aq shumė e deshe. Hallall tė qoftė gjiri qė tė dhashė!
Ishim nėpėr qelitė e kazamateve dhe, me vonesė e morėm lajmin e hidhur pėr rėnien e Bajram Bahtirit-Besnikut, njeriut tė shtrenjtė tė zemrave tona, bashkėluftėtarit tonė tė dashur, pjesėtarit besnik tė Frontit Nacional-Ēlirimtar tė Kosovės.
E shkurtėr ishte jeta fizike e Bajram Bahtirit, por veprimtaria e tij e pasur patriotike, deri nė sakrificėn mė tė lartė, do tė mbetėn shembull i ndritur, jo vetėm pėr bashkėluftėtarėt e tij, por edhe pėr tė gjithė njerėzit tanė.
Bajrami pėr nga mosha ishte i ri, por ai dinte tė mendonte dhe vepronte si burrė i pjekur, sepse Ai ishte i edukuar drejt dhe mirė, nė frymėn e shėndoshė, atė kombėtare.
Bajrami ishte nga ata nxėnės tė shkollės sė mesme, qė nė ditėt e para tė Pranverės 81, u bashkua me rininė studentore dhe punėtorėt shqiptar, tė cilėt nėpėr sheshet dhe rrugėt e qyteteve tė Kosovės, me grushte tė ngritur lart brohorisnin parullat Republikė, Kushtetutė, ja me hatėr ja me luftė, Trepēa ėshtė jona, Ne jemi shqiptar, jo jugosllav..., pa u trembur fare nga policia e Herleviqit dhe zagarėt e tij shqipfolės.
Bajramin e burgosi dy herė armiku, e torturoi rėnd. Trupin e tij tė njomė e lanė me gjak, por ai qėndroi i pathyer. Sapo dilte nga burgu ende me plagė nė trup e vazhdonte punėn patriotike. Pėr Bajramin, jeta pa luftė, pa pėrpjekje pėr tu ēliruar dhe pa rreziqe, pėrderisa populli shqiptar ishte i robėruar nuk kishte kuptim.
Lufta e Bajramit dhe pėrpjekjet e tij, brenda radhėve tė organizuara u bėnė model edhe pėr brezat qė erdhėn e qė do tė vijnė pas tij.
Nėpėr shtigjet qė hapi Bajrami me shokė, duke e shkrirė jetėn e tyre tė re, marshojnė njė rini e terė, njė rini e shėndoshė dhe e pastėr, pėr tė arritur nė cakun e ėndėrruar shekullor tė popullit qė i lindi.
Kur u dha kushtrimi nga Famėmadhja Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, shėmbėlltyra e Dėshmorėve tė Kombit ishte shtizė e Flamurit tonė kombėtar, pėr tė valuar krenar nėpėr beteja!
Kujtimi pėr Bajramin dhe yjet tjerė tė pashuar, do tė jetė i pavdekshėm. Do tu jap forcė, vullnet dhe zemėr tė gjithė atyre tė cilėt janė tė vendosur pėr ti mbajtur tė papėrlyera frytet e luftės ēlirimtare. Ai mbetet obligim i atyre tė cilėt, jo vetėm pėr asnjė ēmim nuk do tė shkelin mbi gjakun e shokėve tė rėnė, por qė janė tė vendosur pėr tė sakrifikuar ēėshtė e domosdoshme qė amanetin e Bajramit dhe tė yjeve tjerė tė pashuar, ta pėrmbushin plotėsisht.
Vetėm atėherė kur do ta bėjmė Atėmemėdheun tonė, ashtu siē e deshėn yjet e pashuar tė kombit, tė lirė, tė ribashkuar dhe demokratik, mund te themi se e kemi pėrmbushė kėtė Amanet, plotėsisht dhe me besnikėri!
Prishtinė, 08 shkurt 2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|