DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Liria pėr tė pirė kafe dhe poshtėrsia e quajtur Ahmet Hasolli
Postuar mė datėn: 2007-11-14 17:23:42 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Sot, nė gjykatėn supreme nė Prishtinė u mbajt seanca pėr rishqyrtimin e arrestit shtėpiak tė Albin Kurtit. Ēuditėrisht nė seancė erdhi edhe avokati Ahmet Hasolli i caktuar nga gjykata, por i cili mė herėt kishte dhėnė dorėheqje. Duke iu falėnderuar kėtij tė ashtuquajturi avokat tė Albinit gjyqtarėt ndėrkombėtar edhe njėherė i legjitimuan veprimet dhe vendimet e tyre. Pra, megjithatė po vazhdojnė tė gjejnė “shqiptarė tė ndershėm”, tė cilėt nuk po e respektojnė thirrjen e Albinit qė asnjė avokat shqiptar tė mos e mbrojė. Albin Kurti me 30 shtator 2007 pat kėrkuar nga avokatėt shqiptarė qė tė mos pranojnė ofertat e gjykatės pėr ta mbrojtur atė dhe nė kėtė mėnyrė t’i bashkohen atij nė sulmin kundėr kėsaj gjykate tė padrejtė qė ėshtė nė shėrbim tė politikės sė regjimit tė UNMIK-ut.

Mosardhja e avokatit Hasolli nė seancė do tė ishte nė pėrputhje me dorėheqjen e tij dhe kėsisoj ajo do ta bllokonte procesin gjyqėsor kundėr Albinit. Mbase Ahmet Hasolli me kėtė gjest tė tij dėshmoi atė qė e kemi ditur: se ai nuk e mbron Albinin nga gjykata por e mbron gjykatėn nga Albini.



Nė kėtė seancė gjyqėsore gjykatėsi italian Maurizio Salustro vendosi qė Albini tė mbetet nė arrest shtėpiak por me masa mė tė buta duke lejuar qė ai tė ketė mundėsi tė dalė nga shtėpia prej orės 10:00 e deri nė orėn 19:00. Pjesėn tjetėr tė kohės policėt mbesin te dera e banesės sė tij. Po ashtu, ēdo ditė kur ka seancė gjyqėsore Albini do tė jetė nėn arrest shtėpiak 24 orėsh sėrish me policė te dera sikurse deri mė tash.

Ėshtė e qartė se kjo zbutje e gjyqtarit Salustro vjen si rezultat i presionit qytetar dhe vetėdijėsimit gjithnjė e mė tė madh tė njerėzve pėr izolimin e dirigjuar nga lart tė Albinit. UNMIK-u nėpėrmjet vendimit mė tė ri tė Salustros ka pėr qėllim qė tė mbushen titujt e gazetave me shprehjen mashtruese ‘U lirua Albini!’ dhe asisoj ta zbraps ca pakėnaqėsinė e qytetarėve. Liria nėntėorėshe nė ditė pėr Albinin ėshtė liri pėr tė pirė kafe. Albini ėshtė i lirė m’u ashtu siē ėshtė Kosova e pavarur.

Gjyqtari italian Maurizio Salustro edhe kėsaj radhe nuk e la Albinin tė fliste duke e ndėrprerė qysh nė fillim fjalimin e tij megjithėse ia kishte dhėnė fjalėn atij paraprakisht. Nė vijim ėshtė dhėnė fjalimi i ri, sėrish i ndaluar, i Albin Kurtit.

Fjalimi i dytė i ndaluar i Albinit
Ky trup i gjyqtarėve nuk ka tė drejtė qė tė marrė vendime as pėr mua e as pėr dikė tjetėr. Pėrveē arsyeve tė ravijėzuara nė deklaratėn time tė 19 shtatorit, unė e kundėrshtoj kėtė trup pėr shkak tė sjelljes sė tij gjatė seancės gjyqėsore tė asaj dite dhe qė nga atėherė. Siē e kanė theksuar Ombudspersoni dhe KMDLNJ, seanca e 19 shtatorit ka pėrfshirė njė varg tė parregullsive tė papranueshme.

Para sė gjithash, unė nuk isha i njoftuar pėr padinė e re me tė cilėn gjyqtari Salustro e hapi seancėn e 19 shtatorit. Kjo padi e re nuk ėshtė konfirmuar, dhe unė nuk e kam pranuar njė kopje tė saj. Unė kam tė drejtė qė tė informohem pėr akuzat kundėr meje dhe tė mbrohem kundėr tyre. Pasi qė as i ashtuquajturi avokat mbrojtės imi nuk ėshtė informuar pėr padinė e re, leximi i saj me 19 shtator po ashtu ishte shkelje e parimit tė barazisė sė palėve.

Nė mesin e kėtyre gjyqtarėve, kundėrshtimin tim tė fuqishėm posaēėrisht ia drejtoj gjyqtarit Salustro. Ndėrprerja qė ai ia bėri deklaratės sime me 19 shtator – pasi qė kėrkoi nga unė qė ta lexoj atė – ka shkelur tė drejtėn qė tė dėgjohem dhe qė tė mos ndėrprehem gjatė fjalimit. Mėnyra se si gjyqtari Salustro mė ka ndėrprerė, njė mėnyrė kjo e padinjitetshme dhe joprofesionale duke bėrtitur “mbylle”, gjithashtu paraqet sjellje tė pahijshme dhe shkelje tė etikės gjyqėsore: gjyqtarėt duhet tė interpretojnė ligjin dhe jo tė veprojnė sipėr tij. Unė kam tė drejtė pėr gjykim tė paanshėm. Unė kam tė drejtė qė tė konsiderohem i pafajshėm. Unė kam tė drejtė qė tė trajtohem me respekt. Sjellja e gjyqtarit Salustro ėshtė edhe mė problematike pasi qė unė jam i privuar nga kėrkesa pėr zhdėmtim – nė Kosovėn e sunduar nga UNMIK-u nuk ka mekanizėm pėrmes sė cilit unė mund tė inicoj procedurė kundėr gjyqtarit Salustro.

Po ashtu e kundėrshtoj kėtė trup gjyqėsor pėr moslejim tė tė ashtuquajturit avokat timin pėr tėrheqje tė menjėhershme nga rasti. Unė asnjėherė nuk e kam pranuar avokatin, dhe kur ai mė nė fund e kuptoi se ėshtė koha tė jap dorėheqje, ky trup ėshtė dashur qė ta lejojė atė tė veprojė ashtu. Pėr mė tepėr, unė nuk jam njoftuar si duhet pėr seancėn e nesėrme gjyqėsore – kam mėsuar pėr tė vetėm kur ėshtė pėrmendur nė vendimin pėr ta zgjatur arrestin tim shtėpiak, gjashtė ditė para seancės, jo tetė ditė paraprakisht dhe jo nė njė dokument tė veēantė, siē parashihet me ligjin tuaj. Pėr mė shumė se kaq, vendimi pėr tė ma zgjatur arrestin shtėpiak ėshtė marrė nga gjyqtari Salustro pa mė informuar mua se ai vazhdon tė jetė gjyqtari kryesues nė rastin tim.

Njėkohėsisht, po e pėrsėris se ju kundėrshtoj juve pėr shkak tė mungesės sė pavarėsisė dhe tė paanėsisė. Ju jeni emėruar nga UNMIK-u dhe e pėrfaqėsoni UNMIK-un, i cili gjithashtu ėshtė i renditur nė kėtė rast si njė palė e dėmtuar dhe akuzuese. Sundimi jodemokratik dhe neokolonial i UNMIK-ut dhe negociatat pėr statusin e Kosovės me Serbinė nuk do t’i sjellin Kosovės gjė tjetėr pėrveēse mjerimit dhe gjakderdhjes. Unė e shikoj si detyrė timen qė ta ndaloj kėtė qė tė ngjajė duke iu kundėrvėnė padhunshėm pushtetit tė UNMIK-ut nė Kosovė. Gjithnjė e mė shumė njerėz po e kuptojnė se unė kam tė drejtė nė kėtė, dhe se referendumi pėr pavarėsi ėshtė e vetmja mėnyrė se si Kosova mund ta fitojė lirinė e vėrtetė, dinjitetin dhe zhvillimin e shėndetshėm politik dhe ekonomik. Vetėm vetėvendosja mund tė mundėsojė drejtėsi tė drejtė.

Pasi qė UNMIK-u ėshtė caku i kundėrshtimit tim tė padhunshėm, ėshtė e qartė se ėshtė nė interesin e UNMIK-ut qė tė mė pengojė mua pėr tė vazhduar punėn, duke mė izoluar dhe duke u pėrpjekur qė ta hesht zėrin tim mospajtues. Rrallė kjo ėshtė kristalizuar mė qartazi sesa kur gjyqtari i UNMIK-ut Salustro mė bėrtiste “mbylle” nė seancėn e 19 shtatorit.

E kundėrshtoj kėtė trup tė gjyqtarėve, e kundėrshtoj kėtė gjyq dhe e kundėrshtoj kėtė rast. Procesi i padenjė i kėtij rasti dhe ky trup nė vazhdimėsi kanė dhunuar tė drejtat e mia fundamentale. Ky rast do tė duhej tė shfuqizohej dhe unė tė lirohesha menjėherė.

Lėvizja VETĖVENDOSJE!
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Shoqėria Shqiptare ILIRIA- Lyon – Francė (2008-11-16 12:42:34 nga admin1)
[ Opinione ] Paqja ,liria shtetėsia nuk qenkan gjėra qė gėlltiten apo qė blihen (2008-08-13 14:16:27 nga admin1)
[ Opinione ] Nuk bllokohet liria e lėvizjes, Maqedonia ndėrmjet “detyrimit dhe dėshirės” (2008-07-31 15:01:13 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shoqėria Shqiptare ILIRIA Lyon-Francė (2008-02-22 16:44:57 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shoqėria Shqiptare ILIRIA Lyon-Francė (2008-02-22 15:36:06 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] LIRIA FITOHET! (2008-02-11 14:59:58 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shoqėria shqiptare ILIRIA - Francė (2007-12-03 14:09:48 nga admin1)
[ Opinione ] Flamuri Kuq e zi pruri Lirinė, Liria kėrkon "vdekjen" e tij… (2007-08-09 15:44:04 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shoqėria shqiptare "ILIRIA" Lyon - Francė (2007-06-20 12:27:19 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Gazeta Shqiptare dhe Iliria Post 11 Qershor 2007 (2007-06-11 01:11:38 nga admin2)
[ Opinione ] Liria nė Kosovė (2007-05-08 10:54:01 nga admin6)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster