| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Paskal Milo: Kėshillat e mia pėr Kosovėn |
| Postuar mė datėn: 2007-10-31 15:02:44 nga admin4 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
"Shpallja e pavarėsisė duhet tė bėhet nė rrethana tė caktuara e tė sigurta!"
Ish-ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Paskal Milo, ishte i pranishėm ditėt e fundit nė kryeqytetin serb, Beograd, pėr tė marrė pjesė nė Konferencėn pėr Pajtim nė Ballkan. Gjatė punimeve tė kėtij aktiviteti, Milo ka replikuar me shumė nga pjesėmarrėsit. "Kosova ėshtė nisur nė rrugėn e pavarėsisė", u ka thėnė Milo atyre. Ndėrsa serbėve u ka kėrkuar tė mos e kėrkojnė atė qė nuk ėshtė e tyre. Ish-ministri i Jashtėm shqiptar, njė studiues i njohur i historisė, dha "kėshillat" e tij pėr tė arritur deri te shteti i Kosovės, ndėrsa foli edhe pėr ndihmėn e Shqipėrisė, e cila "ėshtė prapavijė e sigurt". |
|
Zoti Milo, si i komentoni bisedimet pėr statusin e Kosovės dhe sė fundmi planin 14 pikėsh tė paraqitur nga Treshja ndėrkombėtare e Grupit tė Kontaktit?
E kam deklaruar qė nė fillim se 14 pikat e paraqitura janė paketa e Ahtisarit minus. Kjo do tė thotė se kėto pika, nė mėnyrėn si janė propozuar dhe nėse qėndrojnė kėshtu siē janė, synojnė as mė shumė dhe as mė pak se njė konfederatė tė ardhshme serbo-kosovare. Pėr mendimin tim, nė kėto 14 pika ka mjaft prej tyre qė janė shumė tė diskutueshme, qė janė tė formuluara nė mėnyrė tė errėt dhe qė vetė kėto pika nė vetvete kanė kontradikta, pėrjashtojnė njėra-tjetrėn. Kėshtu, ndodh pėr shembull me pikėn 4 dhe 5, duke e krahasuar me pikėn e fundit 14. Pra, unė besoj qė kėto 14 pika mund tė jenė njė bazė pėr tė diskutuar, por jo pėr tė qėndruar aty. Ka nevojė qė nė mėnyrė eksplicite tė sqarohet ēėshtja e sovranitetit tė ardhshėm tė Kosovės. Nėse nuk pėrcaktohet qartė sovraniteti, cili do tė jetė, do ketė ose jo sovranitet, sa do tė ketė, nė ēraporte do tė jetė me Serbinė, atėherė ne do tė ndodhemi para njė situate, qė nuk do tė ēojė askund tjetėr, veēse do tė ruajė njė status-quo qė nuk do tė ishte e dobishme pėr askėnd.
Mendoni se Serbia do ta pranonte njė konfederatė me Kosovėn duke ditur se pėr tė ėshtė shumė e dhimbshme tė pėrmendet edhe fjala pavarėsi?
Konfederata nuk e ka nocionin e pavarėsisė, kėshtu qė Serbia do ta pranonte me shumė dėshirė njė konfederatė, sepse do tė ishte minimumi i asaj qė do tė humbte me kėtė rast. Ndėrkohė qė pala mė e humbur, nėse do tė ketė njė konfederatė, pa dyshim se do tė ishte Kosova.
Kanė mbetur edhe mė pak se dy muaj deri te fundi, deri te 10 dhjetori, ndėrkohė qė kjo datė ėshtė komentuar shumė. Ēfarė prisni tė ndodhė konkretisht kėtė ditė?
Nuk pres tė ndodhė ndonjė gjė e veēantė, duke pasur parasysh dhe duke njohur pozicionet e tė dyja palėve. Vetėm nėse ato tėrhiqen nga pozicionet e tyre respektive, tė deklaruara fort deri nė kėtė moment, atėherė mund tė ketė ndryshime. Por, unė jam i bindur se Serbia do tė vazhdojė tė qėndrojė nė pozitat e saj ekstreme, pra qė nuk pranon nė asnjė mėnyrė pavarėsinė e Kosovės. Ndėrkohė qė besoj se Grupi i Unitetit dhe e tėrė klasa politike e Kosovės, nuk duhet dhe nuk besoj se mund tė ēedojnė me ēėshtjen e pavarėsisė sė Kosovės. Prandaj, duke qenė se nuk do tė ketė lėshime nga tė dyja palėt pėr ēėshtjen themelore, atė tė sovranitetit tė Kosovės, atėherė mbetet qė kėto bisedime tė pėrfundojnė pa asnjė rezultat konkret. Besoj se mė 10 dhjetor, Trojka do ti dėrgojė njė raport pėr gjendjen ku pėrfunduan bisedimet midis dy palėve dhe njė aneks me mendimet e Trojkės se si e shikon ajo zgjidhjen.
Ky raport do ti dėrgohet Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, i cili pasi ta ketė vlerėsuar vetė atė, mund ta ēojė nė Kėshillin e Sigurimit ose jo. Nėse nuk ka garanci se raporti do tė kalojė, nuk do tė dėrgohet. Atėherė, pas dhjetorit, mendoj se fillon njė etapė tjetėr. Jo mė e bisedimeve tė drejtpėrdrejta, por fillon etapa e pėrpjekjeve pėr tė realizuar atė qė ėshtė quajtur njohje e njėanshme e pavarėsisė sė Kosovės, nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nga disa vende kryesore evropiane, nga disa vende fqinje tė Kosovės dhe nga vendet e tjera, qė kanė shfaqur simpati pėr ēėshtjen e Kosovės dhe pavarėsinė e saj. Ky proces do tė fillojė diku aty nga mesi i janarit, pėr tu konkluduar rreth pranverės. Mundėsisht nė prill, kur ėshtė edhe Samiti i NATO-sė nė Bukuresht. Kėshtu e shikoj unė perspektivėn.
Pra, nuk prisni qė Kosova tė shpallė pavarėsinė tani nė dhjetor?
Nuk besoj se Grupi i Unitetit dhe institucionet e Kosovės do tė bėjnė njė hap tė pakoordinuar. Nė asnjė mėnyrė. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė institucionet e Kosovės tė jenė tė kujdesshme qė veprimet e tyre tė jenė nė koordinim tė plotė me qėndrimet e disa aktorėve kryesorė ndėrkombėtarė, tė cilėt do ti japin mbėshtetje dhe kuptim aktit tė pavarėsisė sė Kosovės. Pavarėsia e Kosovės mund tė shpallet qė mė 11 dhjetor, por nėse nuk ka njė mbėshtetje ndėrkombėtare dhe nuk ka njohje nga faktorė tė rėndėsishėm ndėrkombėtarė, atėherė do tė jetė e vėshtirė tė bėhet realitet. Prandaj duhen koordinuar sa mė mirė dhe unė besoj se Grupi i Unitetit ėshtė nė kontakte tė pėrhershme me faktorėt kryesorė ndėrkombėtarė, me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkimin Evropian.
Prandaj, mendoj qė ky proces do tė marrė disa muaj para se tė vendoset pėrfundimisht, nė formėn e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės, nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe njė grup shtetesh evropiane. Ndėrkohė qė SHBA-tė dhe Rusia ti rikthehen edhe njė herė ēėshtjes sė Kosovės, duke pasur kujdes qė tė krijohen disa balanca tė reja nė marrėdhėniet midis tyre, ku Kosova nuk ėshtė se zė ndonjė vend tė rėndėsishėm. Ka elemente tė tjera gjeostrategjike e gjeopolitike qė ngrenė peshė midis Amerikės dhe Rusisė. Kemi ēėshtjen e sistemit antiraketor nė Poloni dhe Ēeki, ēėshtja e Irakut apo Iranit apo pėrgjithėsisht njė pėrpjekje e Rusisė pėr tė thyer monopolin e forcės unike globale, qė ruajnė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe pėr tiu kthyer pėrsėri sistemit bipolar, qė ka qenė deri nė pėrfundim tė Luftės sė Ftohtė.
Mendoni se njė marrėveshje mes Amerikės dhe Rusisė do ta sjellė pavarėsinė e menjėhershme tė Kosovės?
Varet se ēmarrėveshje do tė ishte. Nėse Rusia do tė ēedonte nga kėmbėngulja e saj pėr ta mbėshtetur Serbinė nė pėrpjekjet pėr ta ruajtur sovranitetin mbi Kosovėn, atėherė zgjidhja do tė ishte lehtėsisht e pranueshme. Por, nuk ka siguri se me ēfarė ēmimi do ta kėmbente Rusia lėshimin e atyre pozitave qė po mban pėr Kosovėn. Ndoshta me njė lėshim amerikan pėr ēėshtjen e sistemit antiraketor. Por, nga ana tjetėr, nuk e dimė nėse Shtetet e Bashkuara tė Amerikės janė tė gatshme tė bėjnė njė lėshim tė tillė tė karakterit strategjik. Ndoshta koha do tė tregojė se deri ku do tė shkojnė negociatat dhe marrėveshjet mes kėtyre dy fuqive.
Megjithatė, si mund tė arrihet deri te shteti i Kosovės, qė ai tė njihet apo thjesht do tė kemi njė Tajvan tė ri nė Ballkan?
Besoj qė njohja ndėrkombėtare e Kosovės do tė jetė njė proces i tėrė dhe jo njė akt i menjėhershėm. Nėse do tė pranojmė variantin e njohjes sė njėanshme, atėherė do tė ketė njė kohė relativisht tė gjatė qė Kosova tė mund tė bėhet subjekt i marrėdhėnieve ndėrkombėtare, e qė do tė thotė tė bėhet anėtare e Kombeve tė Bashkuara apo anėtare e Kėshillit tė Evropės apo e OSBE-sė. Pse? Sepse do tė nevojitet njė numėr i madh vendesh anėtare tė OKB-sė qė tė njihnin njė herė Kosovėn veēmas dhe pastaj pėrmes njė projektrezolute tė tyre, Kosova tė mund tė pranohej anėtare e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara. Po kėshtu, edhe nė Kėshillin e Evropės, ndėrkohė qė nė OSBE kjo mund tė krijonte vėshtirėsi, pasi edhe aty ekziston e drejta e vetos, sikurse nė Kėshillin e Sigurimit, pasi ēdo vendim merret me unanimitetin e tė gjithė anėtarėve. Por mė e rėndėsishmja do tė ishte pranimi i shtetit tė ardhshėm tė Kosovės nė OKB, qė tė mos pėrsėritej ajo qė tė kemi njė Tajvan nė Ballkan.
Duke i pasur parasysh tė gjitha kėto procese, sa kohė mendoni qė do tė duhej deri te pavarėsia e Kosovės nė mėnyrė tė njėanshme?
Ėshtė e vėshtirė tė jepen afate kohore dhe nuk duhet luajtur me ato afate, sepse atėherė do tė biem nė pozita joserioze, siē ka rėnė klasa politike e Kosovės, duke dhėnė afate ēdo javė pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Kėshtu qė ky ėshtė njė proces me mjaft tė panjohura dhe qė rrugės mund tė ketė pengesa tė tjera, prandaj duhet pasur shumė kujdes qė tė mos pėrcaktohen afate strikte. Jo qė nuk dėshirojmė qė procesi tė pėrshpejtohet, por, siē thashė, nuk ėshtė nė dorėn e shqiptarėve tė Kosovės apo edhe miqve tė Kosovės qė ky proces tė pėrfundojė brenda njė kohe shumė tė shkurtėr.
Do tė duhet disa kohė qė tė formėsohet plotėsisht kuadri i njohjes ndėrkombėtare tė Kosovės. Dhe, duke qenė se situatat janė tė tilla nė rajon, kjo do tė kėrkonte njė angazhim shumė tė madh tė Bashkimit Evropian, me qėllim qė pėrmes proceseve integruese paralele tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor tė mund tė shuante apo tė absorbonte edhe disa dyshime qė mund tė kishte pėr fatin e ardhshėm tė Kosovės dhe rajonit, si pėr shembull ndryshimin e kufijve apo bashkimin me shtetet e tjera. Pra, do tė varet shumė nga proceset e ardhshme dhe roli qė do tė luajė Bashkimi Evropian nė Kosovė, por edhe nė tėrėsi nė Ballkan.
Pėrmendėt edhe ndryshimin e kufijve. Por a ėshtė duke u biseduar nė procesin e statusit tė Kosovės edhe pėr ndarjen e saj?
Procesi i ndarjes sė Kosovės ėshtė njė opsion qė qarkullon nė qarqe tė caktuara politike e diplomatike jo vetėm nė rajon, por edhe nė hapėsirėn ndėrkombėtare. Ky opsion shihet si njė variant rezervė, por qė nuk inkurajohet nga vendet e Grupit tė Kontaktit, tė cilat e kanė shpallur moscopėtimin e Kosovės si njė nga principet kryesore tė veprimtarisė sė tyre. Ėshtė njė nga tri jo-tė e famshme. Por, nė qarqet e mbyllura patjetėr qė diskutohet dhe ka edhe pėrgatitje qė, nė rastin e shpalljes sė njėanshme tė pavarėsisė sė Kosovės, tė mund tė pėrballojnė reagimet e serbėve nė Mitrovicėn e Veriut dhe pjesėrisht nė Kosovėn Veriore, me qėllim qė tė mos ketė lėvizje tė tilla destabilizuese pėr Kosovėn, por dhe rajonin. Plane tė kėsaj natyre, jo vetėm civile, por edhe ushtarake janė pėrpunuar dhe mund tu them se janė tė gatshme pėr tu zbatuar nė rastin kur u nevojitet.
E mira ėshtė qė procesi tė zhvillohet dhe tė pėrfundojė nė mėnyrė shumė tė butė ose normale, por edhe nė rast se do tė ketė pėrpjekje pėr tė destabilizuar rajonin, janė tė gjitha masat qė po ndėrmerren pėr ta bėrė procesin sa mė tė kontrollueshėm. Sa i pėrket ndryshimit tė kufijve, kjo nuk ėshtė ēėshtje e Ballkanit, sepse Kosova ėshtė shteti i fundit nga ish-Jugosllavia dhe nuk ka vende tjera qė mund tė ndryshojnė gjeopolitikėn nė Ballkan. Me Kosovėn e pavarur pėrfundon procesi i dizintegrimit tė njė shteti qė ishte krijuar artificialisht nė pėrfundim tė Luftės sė Parė Botėrore. Kombet nė Ballkan pėrfundimisht krijojnė njė konturim tė qartė tė individualitetit tė tyre dhe nė tė njėjtėn kohė krijohet edhe njė model i mbrojtjes dhe i garancive pėr minoritetin serb dhe minoritetet e tjera nė Kosovė. Por mund tė shėrbejė edhe si model pėr tė gjitha shoqėritė multietnike nė rajon e jashtė rajonit.
Megjithatė, kemi disa kėrkesa. Prisni ndonjė ndryshim brenda Ballkanit?
Jo. Nuk e besoj se do tė mbėshteten lėvizje qė do tė destabilizojnė rajonin. Do tė ketė modele pėr mbrojtjen e minoriteteve kudo qė ato janė, me qėllim tė mos bėhen lėvizje qė shkojnė nė kundėrshtim me pėrpjekjet pėr tė ndėrtuar njė Ballkan tė stabilizuar, njė Ballkan tė integruar dhe qė shikon drejt Evropės dhe jo drejt tė kaluarės.
Mitrovica e ndarė ėshtė njė problem tjetėr madhor qė ka Kosova. Si mendoni se mund tė zgjidhet ky problem, nė rast tė pavarėsisė?
Ēėshtja e Mitrovicės patjetėr qė do tė jetė njė nga pikat mė tė dobėta pėr njė kohė relativisht jo tė shkurtėr pėr Kosovėn e pavarur nė tė ardhmen. Ajo nuk do tė mund tė zgjidhet me njė vendim, as edhe me njė dekret. Por, do tė kėrkojė politika tė veēanta e tė kujdesshme. Investimi do tė jetė i gjithė Bashkimit Evropian nė radhė tė parė, por edhe i komunitetit ndėrkombėtar mbarė, me qėllim qė aty tė ulen tensionet etnike, tė kontrollohen kufijtė e tė ndėrtohet gradualisht njė klimė besimi dhe integrimi e Mitrovicės Veriore me pjesėn tjetėr tė Kosovės.
Mendoni se nuk ėshtė bėrė mjaft pėr integrimin e kėsaj pjese?
Besoj qė nuk ėshtė bėrė mjaft, sidomos nga faktorėt ndėrkombėtarė, tė cilėt e kanė neglizhuar qė nė fillim ēėshtjen e Mitrovicės sė Veriut, duke ia lėnė atė njė lloj spontaniteti dhe me kalimin e kohės u shfrytėzua nga Beogradi dhe nga qarqet dominuese serbe nė Mitrovicė pėr tė krijuar njė enklavė, e cila e shikon veten mė tepėr tė lidhur me Serbinė sesa me Kosovėn. Ėshtė njė situatė qė, nėse nuk administrohet me kujdes, gjithmonė mund tė prodhojė kriza, mund tė prodhojė konflikte, prandaj kėrkohet njė vėmendje nė tė gjitha drejtimet me qėllim qė tė bėhet njė bashkim real i kėsaj pjese tė Kosovės me tėrėsinė e vendit dhe qė popullsia serbe (qė ėshtė pak a shumė kompakte me kėtė pjesė) tė mund tė gjejė tė ardhmen e saj pikėrisht nė integrimin me Kosovėn dhe nė pjesėmarrjen nė institucionet qendrore tė Kosovės, ashtu si dhe pėrmes krijimit tė raporteve tė drejta mes pushtetit lokal dhe qendror, gjė qė garantohet edhe me paketėn e Ahtisarit, plan qė proceseve tė decentralizimit tė pushteteve u ka dhėnė njė hapėsirė shumė tė madhe.
Nė rast tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, Serbia thotė se do tė bėjė embargo. Si mund tė zgjidhjet kjo?
Kėrcėnimi i Serbisė nuk ėshtė serioz, sepse politikat e embargos nė Ballkan kanė dėshmuar tė pasuksesshme. Jo vetėm pėr qeveri dhe vende tė reja qė u bėn tė pavarura nė ish-Jugosllavi, por edhe pėr regjimin e Millosheviēit. Dihet qė u organizua nė kohėn e luftės nė Bosnjė njė embargo ndaj ish-Jugosllavisė ose ajo qė u quajt muri i jashtėm. Por, kjo nuk pati shumė sukses. Aq mė tepėr qė nė rastin kur do tė ketė njė Kosovė tė pavarur komuniteti ndėrkombėtar, SHBA dhe BE, jo vetėm qė do ti vijnė nė ndihmė kėtij shteti tė ri, aq mė shumė qė ai tė drejtohet nga njė ekip i pėrfaqėsuesve evropianė, por do tė ushtrojnė edhe presione ndaj Serbisė qė tė mos vendosė embargo, sepse vetė Serbia do tė ketė shumė nevojė pėr mbėshtetje nė integrimin e saj. Vetė Serbia ka dhe do tė ketė nevojė pėr mbėshtetje nga institucionet financiare, si Fondi Monetar Ndėrkombėtar dhe Banka Botėrore, institucione qė udhėhiqen nga vendet perėndimore. Pra, nuk besoj se kėrcėnimi hipotetik serb mund tė ishte realitet.
Por, nėse ndodh kjo do tė ketė rolin e saj?
Shqipėria ėshtė njė prapavijė e sigurt pėr Kosovėn. Kjo ėshtė dėshmuar gjatė gjithė historisė, por edhe gjatė zhvillimeve dramatike tė vitit 1999. Askush nuk mund ta pėrgojojė Shqipėrinė pėr njė ndihmė tė natyrshme qė ajo i ka dhėnė dhe do ti japė Kosovės, sepse ne jemi njė komb i ndarė qė pavarėsisht e kemi bėrė tė qartė se do tė respektojmė vendimet ndėrkombėtare, pra qė sdo tė ketė bashkim, por kjo nuk nėnkupton se nuk do tė ketė njė solidaritet dhe njė ndihmė reciproke, gjė qė do tė ishte e pakuptimtė dhe qė askush nuk do ta mendonte.
Pra, Kosova nuk duhet tė ketė frikė dhe duhet tė shpallė pavarėsinė kur tė jetė momenti?
Besoj se shpallja e pavarėsisė duhet tė bėhet nė rrethana tė caktuara e tė sigurta qė do ta bėnin kėtė pavarėsi konkrete, funksionale e tė mbėshtetur. Klasa politike e Kosovės ėshtė aq e menēur sa tė kuptojė se njė Kosovė e pavarur kėrkon njė mbėshtetje tė madhe ndėrkombėtare, para sė gjithash tė atyre fuqive qė janė tė interesuara tė ketė njė Ballkan tė stabilizuar, tė sigurt, nė paqe, sepse ky rajon ėshtė pjesė e Evropės dhe i tillė duhet tė konceptohet. Dhe si i tillė tė ndihmohet qė tė integrohet me Evropėn demokratike dhe gjithė komunitetin ndėrkombėtar.
31.10.2007 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|