| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: BESNIK PRISHTINA
NUK ISHIM JUGOSLLAVĖ, NUK JEMI KOSOVARĖ, POR JEMI SHQIPTARĖ!
E pabesueshme, por e vėrtetė! Askush nuk e kishte besuar se edhe pas pavarėsisė sė Kosovės qendrore nga Serbia, shqiptarėve do tė guxojė dikush tė provojė t' ua falsifikojė identitetin kombėtar. Por, ja se edhe kjo po bėjka vaki! Pėrmes institucioneve tė pakicės: Kushtetuta e Ligjet, stema e himni dhe flamuri, e me siguri edhe stafeta e Ahtisarit, si fantazmė po i mbėshtillen si laku nė fyt popullit shqiptar tė Kosovės, pa u bėrė as njė javė nga shpallja e pavarėsisė!
Nė tė gjitha shtetet e botės flamuri kombėtar ėshtė edhe flamur shtetėrorė, pėrveē tek ne. Tek ne veē flamuri shtetėror, e veē flamuri kombėtar! Sepse i paska 5% pakicė ose mė mirė me thėnė - kjo bėhet vetėm pėr shkak tė kolonėve serbė. A thua ēfarė tė mirash na paskan bėrė neve serbėt qė ne tė heqim dorė nga flamuri i ynė kombėtar pėr shkak tė tyre?!
A janė edhe disa shtete nė botė qė e kanė flamurin e njėjtė edhe pse janė kombe tė ndryshme. Ndėrsa ne shqiptarėt jemi njė komb dhe sipas Ahtisarit u dashka t'i kemi dy flamurė!?
Ēfarė pavarėsie qenka kjo kur tė tjetėr na e hartojnė Kushtetutėn, Ligjet, Himnin, Stemėn, Flamurin e po presim edhe tė na caktoi edhe Stafetėn e vet si dikur diktatori Marshall Tito?!
Cili do ta bėjė i pari atė? A do tė del pėrsėri ndonjė Azem Vllas? Populli Shqiptar i Kosovės mė 17 Shkurt 2008 e shpalli dhe festoi pavarėsinė e Kosovės nga Serbia, ndėrsa si po duket institucionet gjysmake shpallėn pavarėsinė e Kosovės nga Populli Shqiptar i Kosovės dhe e krijuan njė shtet feudal kosovar nė pronėsi tė BE dhe nė pronėsi tė tyre private.
Kjo qė po ndodh nė Parlamentin e Kosovės ėshtė njė vepėr makabėr nė emėr tė Kosovės dhe kundėr Kosovės. Dikur e kishim njė Syrja Popovci e tani plot parlamenti syrjaja!
Shumė herė deri me tani pushtuesit e ndryshėm provuan tė na zhdukin fizikisht, na i copėtuan trojet etnike me kufijtė e vet tė dhunės, provuan tė na asimilojnė pėrmes religjioneve e ideologjive tė veta dhe gjithmonė dėshtuan!
Kėsaj radhe demolimi i tėrėsisė territoriale, demolimi i tėrėsisė kombėtare dhe falsifikimi i identitetit tonė pėr herė tė parė po provohet pėrmes tė institucioneve vendore tė pakicės tė dala nga zgjedhjet e 17 Shkurtit 2007. Pėrmes tyre po provohet tė legjitimohet si vullnet i yni edhe heqja dorė nga vetvetja, nga kombi, nga atdheu nga flamuri e himni i ynė kombėtar! E tėrė kjo bėhet nė emėr tė demokracisė, por pa e pyetur fare popullin! Nė emėr tė mbikėqyrjes po instalohet Perandoria Globaliste e Bashkimit Evropian dhe sė shpejti UDB-ėn e Beogradit do ta zėvendėsojė UDB-a e Brukselit, ku pėrsėri shqiptarėt do t'i spiunojnė vėllezėrit e tyre tek sunduesit e huaj pėr njė grusht parash tė ndyra.
Pėrsėri gjykatės, milicė e gazetarė tė regjimit do tė prodhojė koha! Nė vend se tė fillojė tė funksionojė drejtėsia dhe tė thirren nė pėrgjegjėsi ish marionetat e regjimit titist jugosllav qė pėr mbi gjysmė shekulli e terrorizuan popullin tonė, ata vet po marrin pjesė nė kėto institucione. Si shumė gjykatės, prokuror, UDB-ash e milicie qė i kanė duart me gjak. Si Nekibe Kelemendi, qė dėnoi njerėz pėr Kosovėn Republikė e tani u bė Ministre e Drejtėsisė se kėsaj republike. Ose si Sheremet Ahmeti, i cili ėshtė pėrgjegjės pėr vrasjen e Regjep Malės e Nuhi Berishės e shumė tė tjerėve deri te dėshmorėt e 10 Shkurtit 2007 dhe tani, ai dora vet, merr pėrsėri guxim tė barazojė edhe AKSH me Gardėn e Car Llazarit.
Me njerėz qė kanė punuar kundėr Republikės sė Kosovės nuk bėhet Republika e Kosovės kurrė! Kėta qė dje na thonin se jemi jugosllavė e tani na thonė se jemi kosovarė nuk sjellin liri por robėri! Ketė do ta bėjnė pėr vete, por pa Popullin Shqiptar tė Republikės sė Kosovės. |
|