| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Serbia nuk mund tė organizojė zgjedhje lokale nė territorin e Kosovės, thotė Doris Pak |
| Postuar mė datėn: 2008-04-18 11:38:11 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Ėshtė shumė e qartė qė Rezoluta 1244 nuk e lejon mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe nė Kosovė. Nėse tė gjithė i referohemi kėsaj rezolute atėherė duhet ta kemi tė qartė se Serbia nuk mund tė organizojė zgjedhje lokale nė territorin e Kosovės. Kėto komente i bėri sot nė Prishtinė eurodeputetja Doris Pak, e cila sot sė bashku me njė delegacion tė Parlamentit Evropian, ka takuar krerėt mė tė lartė shtetėror tė Kosovės dhe shefin e UNMIK-ut.
Misioni i UNMIK-ut dhe Bashkimi Evropian mund tė punojnė sė bashku me qėllim tė mbizotėrimit tė paqes nė Kosovė. Kėshtu vlerėsoi eurodeputetja Doris Pak, pas takimit qė pati me kryeadministratorin Joakim Ryker. Nė fokus tė kėtij takimi kanė qenė zgjedhjet lokale serbe, pėr tė cilat, Qeveria serbe ka marr vendim ti organizojė edhe nė Kosovė. Sipas Doris Pak mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe nė territorin e Kosovės ėshtė e papranueshme.
Ėshtė e qartė se Rezoluta 1244 nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Nuk po flasim pėr zgjedhje parlamentare, por pėr ato lokale qė nuk mund tė organizohen edhe nė Kosovė, sepse nėse tė gjithė i referohemi Rezolutės 1244 atėherė duhet ti referohemi edhe atėherė kur ėshtė fjala pėr zgjedhje lokale. Ėshtė e papranueshme qė Serbia tė mbajė zgjedhje lokale nė Kosovė, tha zonja Pak.
Nė takimin me presidentin Fatmir Sejdiu ndėrkaq, Doris Pak e vlerėsoi lartė nxjerrjen e Kushtetutės sė Kosovės duke porositur njėherėsh politikanėt kosovarė qė tė punojnė mė shumė pėr ti bindur tė gjithė shtetasit e Kosovės pa dallim, tė kenė besim nė Kushtetutėn e vendit.
E inkurajuam presidentin qė tė bėjė pėrpjekje ti bind pakicat nė Kosovė, nė veēanti serbėt qė ti besojnė Kushtetutės sė Kosovės, sepse kjo Kushtetutė iu ofron atyre mundėsi tė shumta qė tė jetojnė dhe tė kenė identitet tė vetin si dhe tė kenė raporte tė mira fqinjėsore me shtetet pėrreth, tha zonja Pak.
Presidenti Fatmir Sejdiu ndėrkaq, e siguroi eurodeputeten Pak, se institucionet e Kosovės po punojnė nė ndėrtimin dhe zhvillimin e Kosovės si njė shtet demokratik pėr tė gjithė qytetarėt e saj.
Njė shtet qė do tė ketė ambicien e vet normale tė ecjes tonė pėr integrimet euro-atlantike, qė do tė jenė pjesė e pėrmbushjes sė kritereve - duke filluar nga jeta mė e mirė e tė gjithė qytetarėve, por edhe tė ketė pjesė tė tjera qė kanė tė bėjnė me stabilitetin dhe bashkėpunimin rajonal, si dhe aspekte tė ngjashme. Prandaj kjo ishte njė qasje e parė pėr ne pas pavarėsimit tė Kosovės qė tė kemi bisedė edhe me kėtė delegacion tė lartė, ka thėnė Sejdiu.
Delegacioni i Parlamentit Evropian, i kryesuar nga Doris Pak, pėrveē takimit me kryeadministratorin Ryker dhe presidentin Sejdiu kanė takuar edhe kryeministrin Thaēi dhe zyrtarė tė tjerė tė lartė tė Kosovės.
RTK
18.04.2008 |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|