| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » BIBLIOTEKAT E BURGJEVE TĖ KOSOVĖS |
| Postuar mė datėn: 2007-11-10 14:45:38 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Hyrje
Qėllimi i kėtij dokumenti ėshtė qė tė vėjė nė dispozicion njė ndihmesė pėr planifikimin, futjen dhe vlerėsimin e shėrbimeve bibliotekare pėr tė burgosurit. Qėllimi i kėtij dokumenti ėshtė tė shėrbejė si model pėr zhvillimin e vijave drejtuese pėr librari. Dokumenti mundet shumė lehtė tė pėrshtatet me qėllim qė ti reflektojė rrethanat e vendit. Kėto vija drejtuese ndėrkombėtare njėkohėsisht pasqyrojnė shkallėn e shėrbimeve bibliotekare, tė cilat mund tė arrihen nė shumicėn e vendeve ku autoritetet shtetėrore dhe ato lokale mbėshtesin ekzistimin e bibliotekave tė burgut. Kėto vija drejtuese paraqesin ndihmesė pėr planifikimin e bibliotekave tė reja, por edhe pėr vlerėsimin e atyre ekzistuese. Nėse nuk ekzistojnė vijat drejtuese lokale dhe standardet, atėherė mund tė pėrdoren kėto vija drejtuese.
Pėrveē qė janė ndihmesė e pėrshtatshme pėr vendosjen, veprimin dhe vlerėsimin e bibliotekave tė burgut, kėto vija drejtuese do tė shėrbejnė edhe si bazė e pėrgjithshme e parimit themelor qė tė burgosurit tė kenė mundėsinė e leximit, tė mėsojnė dhe qė tė kenė qasje nė informacione. Kėto vija drejtuese u dedikohen bibliotekarėve, drejtuesve tė bibliotekave, administratės sė burgjeve, organeve ligjvėnėse dhe organeve qeverisėse tė pushtetit, si dhe shėrbimeve tė tjera qė janė pėrgjegjėse pėr administrimin dhe financimin e bibliotekave tė burgut. |
|
Shkruan: Mr. Xhafer SYLA
Kėto vija drejtuese janė tė aplikueshme pėr burgje dhe institucionet tjera tė burgut nė tė cilat qėndrojnė 50 e mė shumė persona.
Shkaku
Seksioni i IFLA-sė pėr personat me nevoja tė veēanta ka rol udhėheqės pėr biblioteka, shoqata dhe shėrbimet e qeverisė pėr zhvillimin e shėrbimeve tė veēanta pėr ato grupe individėsh brenda bashkėsisė qė nuk kanė mundėsi tė pėrdorin shėrbimet e zakonshme tė bibliotekave. Nė ato grupe bėjnė pjesė personat nė spitale dhe nė burgje, personat e moshuar nė strehimoret e tė moshuarve dhe nė institucionet pėr pėrkujdesje, pėr persona qė janė tė detyruar tė qėndrojnė nė shtėpi, pėr personat e shurdhėt, pėr persona me dėmtime fizike, si dhe pėr personat qė kanė pėsuar dėmtime gjatė zhvillimit tė tyre dhe pėr personat qė kanė vėshtirėsi gjatė leximit.
Nė pėrputhje me kėtė detyrė, anėtarėt e Pėrhershėm tė Kėshillit tė seksionit tė IFLA-sė pėr persona me nevoja tė veēanta gjatė dhjetė vjetėve tė kaluara kanė pėrqendruar shumicėn e punės sė tyre nė zhvillimin e drejtimeve pėr tu ofruar shėrbime bibliotekare grupeve tė ndryshme tė popullatės brenda fushėveprimit tė interesit profesional tė Seksionit. Kėto drejtime janė botuar brenda njė sėrė raportesh profesionale tė IFLA-sė, dhe janė plotėsuar dhe pėrpunuar rregullisht ashtu qė do tė pasqyronin kėrkimet dhe praktikėn bashkėkohore, si dhe pėrdorimin mė tė shpeshtė tė bibliotekave dhe teknologjisė. Ky publikim ėshtė i treti me radhė Drejtimi pėr shėrbimet bibliotekare pėr tė burgosurit.
Duke shquar nevojėn pėr shėrbimet bibliotekare dhe informative tė dedikuara pėr numrin mė tė madh tė personave qė vuajnė dėnimin me burg anekėnd botės. Kėshilli i pėrhershėm i Seksionit tė IFLA-sė pėr personat me nevoja tė veēanta nė vitin 1985 ka themeluar Grupin Punues pėr bibliotekat e burgjeve. Gjatė 5 viteve tė ardhshme, Grupi Punues ka ndihmuar financiarisht disa programe konferenciere, punėtori, takime shoqėruese dhe njė hulumtim me qėllim tė ngritjes sė rėndėsisė sė shėrbimeve tė bibliotekave tė burgjeve dhe grumbullimin e tė dhėnave qė do tė shėrbejnė si themel pėr zhvillimin e mėtejmė tė drejtimit. Botimi i parė i Drejtimi pėr shėrbimet bibliotekare pėr tė burgosurit, tė cilėn e ka pėrgatitur Frances E. Kaiser, ėshtė botuar nė vitin 1992. Nė atė dokument kryesisht janė paraqitur parimet e pėrgjithshme dhe praktika. Nė vitin 1993 ky dokument ėshtė pėrkthyer nė spanjisht. Botimi i dytė i drejtimeve, tė cilin e kishte pėrgatitur Frances E. Kaiser, ėshtė botuar nė vitin 1995 dhe pėrbėnte udhėzime tė caktuara mbi shkallėt e shėrbimeve, madhėsisė sė pėrmbledhjes, personelit, financimit, vlerėsimit dhe metodave tė punės. Pėrkthimi nė gjermanisht ėshtė botuar po nė tė njėjtin vit.
Nė vitin 2001 Kėshilli i Pėrhershėm i Seksionit tė IFLA-sė pėr personat me nevoja tė veēanta ka shqyrtuar zhvillimin e shėrbimeve tė bibliotekave tė burgjeve, por jo mė vetėm nė vendet perėndimore dhe europiane, por tash edhe nė shumė vende nė zhvillim dhe nė vendet qė dikur ishin pjesė e Bashkimit Sovjetik ose qė kanė qenė aleate tė tij. Kėshilli i Pėrhershėm i Seksionit tė IFLA-sė po ashtu i ka vėrejtur ndryshimet e shpejta dhe tė thella qė kanė ndodhur nė tė gjitha llojet e bibliotekave pas futjes sė teknologjisė sė informacionit dhe sistemit automatik.
Ėshtė themeluar njė grup i vogėl punues me qėllim qė 1) tė hetojė mėnyrėn nė tė cilėn sistemi i bibliotekave popullore ka zgjeruar shėrbimet e veta nė pėrfshirjen e personave tė tė institucionalizuar (duke pėrfshirė edhe tė burgosurit), 2) tė hulumtojė literaturėn ndėrkombėtare mbi gjendjen e bibliotekave tė burgjeve, dhe 3) tė mbledh informacione mbi standardet/drejtimet ekzistuese kombėtare dhe mbi metodat e ofrimit tė shėrbimeve. Synimi kryesor ishte shfrytėzimi i tė dhėnave tė grumbulluara me qėllim tė botimit tė ri tė Drejtimi pėr shėrbimet bibliotekare pėr tė burgosurit, tė cilat do tė ishin burim i dobishėm i tė dhėnave nė dekadėn e parė tė shekullit XXI. Rezultatet e hulumtimit janė futur nė kėtė botim.
Pėrsiatja dhe supozimet
Duke qenė se shoqėritė moderne gradualisht po e miratojnė aplikimin mė njerėzor dhe mė tė vetėdijesuar tė sė drejtės sė tė burgosurit dhe tė burgut nė pajtim me Deklaratėn e Pėrgjithshme tė tė Drejtave tė Njeriut tė Kombeve tė Bashkuara, atėherė qendra e veprimit bartet nga ndėshkimi nė arsimim, rehabilitim dhe nė shfrytėzimin e kohės nė mėnyrė sa mė konstruktive. Nė kėtė mėnyrė biblioteka e burgut bėhet pjesė e rėndėsishme e mjedisit tė pėrgjithshėm tė burgut, duke u pėrpjekur tė mbėshtes programet arsimore, rekreative dhe rehabilituese. Biblioteka e burgut ofron edhe njė shkallė tė caktuar jetės sė pėrditshme nė mjedis me rregulla tė forta tė vendosura si vend ku secili individ ka tė drejtėn e zgjedhjes sė lirė dhe ku mund tė futet nė hulumtime individuale. Biblioteka paraqet dritare nė botėn e jashtme dhe mund tu ofrojė shumė informata tė dobishme atyre qė pėrgatiten tė dalin nė liri.
Personit tė burgosur nuk i mohohet e drejta nė mėsim dhe nė qasjen e informatave, ndėrsa biblioteka e burgut do tė duhej tė ofronte material dhe shėrbim tė njėjtė si atyre qė ofrohet nė bibliotekat popullore nė botėn e lirė. Kufizimin nė qasje tė materialit bibliotekar dhe tė informacioneve do tė duhej tė aplikohej vetėm atėherė kur ėshtė e qartė se qasja nė to do tė paraqiste kėrcėnim pėr sigurinė e burgut.
Bibliotekat e burgut do tė duhej tė ndjekin modelin e bibliotekave popullore, dhe nė tė njėjtėn kohė tė ofrojė burime pėr arsimim burgu dhe programe rehabilitimi, si dhe nevojat tjera tė burgut siē janė p.sh. pėrmbledhjet e ligjit. Vėmendje tė posaēme do tė duhej kushtuar plotėsimit tė nevojave tė shfrytėzuesve multikulturor dhe shumėgjuhėsor.
Tė burgosurve nė bibliotekat e burgut duhet tu mundėsohet mėsimi i shkrimit dhe i leximit, marrja me interesat personale dhe kulturore dhe tė mėsuarit mbi jetėn nė pėrgjithėsi. Pra, biblioteka duhet tė sigurojė burime pėr botimin e gjitha kėtyre aktiviteteve.
Disa dokumente tė miratuara nė nivelin ndėrkombėtar shėrbejnė si bazė e shėrbimit tė bibliotekave pėr tė burgosurit:
1. Nė Rregullin 40 Rregullat standarde themelore pėr mėnyrėn e sjelljes me tė burgosurit tė KB (1995) thuhet: Secili institucion duhet tė ketė bibliotekėn pėr nevojat e tė gjitha kategorive tė tė burgosurve, nė mėnyrė adekuate tė pajisura me libra pėr dėfrim, por edhe me libra me pėrmbajtje edukative, ndėrsa tė burgosurit do tė duhej tė nxiteshin qė ti pėrdorin ato sa mė shumė qė ėshtė e mundur.
2. Nė Dokumentin mbi shfrytėzuesit (1994) tė cilin e kanė hartuar Kėshilli Ndėrkombėtar pėr Libėr (International Book Committee) dhe Lidhja Ndėrkombėtare e Botuesve (International Publishers Association), tė cilin e ka publikuar UNESCO, thuhet se tė lexuarit ėshtė e drejtė universale.
3. Manifesti pėr bibliotekat popullore i INFLA-sė dhe i UNESCO-sė (1994) nxit bibliotekat popullore qė tė jenė nė shėrbim tė burgosurve.
4. Raporti Mbi Arsimin nė burgje, tė cilin e ka miratuar Kėshilli Europian (Strasburg, 1990) pėrmban kapitullin mbi bibliotekat e burgjeve. Raporti rekomandon qė biblioteka e burgut tė veprojė nė pajtim me tė njėjtat standardet profesionale qė vlejnė edhe pėr bibliotekėn e bashkėsisė sė gjerė; qė do tė thotė me tė duhet tė administrojė bibliotekari profesionist dhe se do tė duhej ti plotėsonte interesat dhe nevojat e ndryshme tė bashkėsisė kulturore; se do tė duhej tu ofrojė tė burgosurve qasje tė hapur dhe tė organizojė aktivitete tė ndryshme tė shkrimit dhe tė leximit.
Personat nė burgje nė shumicėn e vendeve tė botės posedojnė njohuri tė kufizuara tė arsimore dhe jetėsore dhe ata nuk vijnė nga mjediset ku tė lexuarit ka qenė aktivitetit i shpeshtė dhe i pėrhapur. Nė tė vėrtetė ėshtė konstatuar se njė numėr i konsiderueshėm tė burgosurish ėshtė shkallėn mė tė ulėt tė arsimimit dhe se nuk disponon me njohuri tė mjaftueshme qė nevojiten pėr ti kryer detyrat e punės. Vetėm njė numėr i vogėl i tyre gjatė jetės jashtė burgut nė mėnyrė tė rregullt ėshtė shėrbyer me shėrbimet e bibliotekave popullore ose tė institucioneve tė shkollimit sipėror.
Materia tė cilėn e lexon personi nė burg varet nga cilėsia dhe nga relativiteti i fondit tė bibliotekės. Personeli i aftėsuar, fondi i materies qė plotėson nevojat edukative, rekreative dhe rehabilituese tė tė burgosurit, si dhe hapėsira atraktive, ndihmojnė qė biblioteka tė jetė pjesė e jetės sė burgut dhe tė programeve ndėshkuese. Biblioteka, po ashtu, paraqet lidhje tė rėndėsishme qė shpie nė botėn e jashtme. Ajo, po ashtu, mund tė jetė mjet i efektshėm pėr administrim, me tė cilėn drejtoria e burgut shėrbehet pėr tė zbutur bjerraditjen dhe pėr tė nxitur shfrytėzimin e kohės nė mėnyrė mė adekuate. Biblioteka e burgut mund, fundja, tė paraqet burim tė rėndėsishėm tė informacionit, i cili ndikon nė atė se a do tė ketė sukses i dėnuari kur tė del nė liri. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|