DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Dashuria…Kėndvėshtrim i papritur, kėndvėshtrim universal
Postuar mė datėn: 2008-04-16 12:28:06 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

Shkruan: Arta Marku

I papritur, ėshtė pėrcaktimi i parė qė tė vjen ndėrmend pėr librin mė tė fundit me tregime tė Nasho Jorgaqit, titulluar “Netėt e bardha tė dashurisė”. Dhe e papritura, nuk qėndron te stili, te mėnyra e pėrdorimit tė fjalės, te shndėrrimi i tekstit nė njė filigranė, tipare qė prej kohėsh e identifikojnė prozėn lirike tė shkrimtarit, tė cilėn, kolegu i tij Dritėro Agolli nuk ngurron ta konsiderojė “tė brishtė, tė tejdukshme, si njė xham nga njė rėrė pa hekur tė tepėrt qė mund ta turbullonte ngjyrėn”. Tashmė, prej kohėsh komentet pėr letėrsinė e Jorgaqit janė bėrė. Por, e papritura nuk qėndron as tek thellėsia e lirizmit: tek e fundit s’mund tė pėrēonte veē njė lirizėm tė thellė, njė prozė nė qendėr tė sė cilės ėshtė pėrvijuar dashuria, ndjenja mė sublime qė buron prej shpirtit njerėzor. E papritura ka tė bėjė me kėndvėshtrimin mbi dashurinė, me lenten qė e pėrthyen dritėn qė vjen prej saj. Ėshtė kėndvėshtrimi i Jorgaqit? Apo mė shumė se kaq, kėndvėshtrimi i brezit tė tij? Apo i pėrvojės? Ka tė ngjarė qė tė jetė njė bashkim i mirėkombinuar, i ndjesisė vetjake dhe shoqėrore, i gjykimit apo pėrjetimit tė njė ndjenje, nė njė kohė tė caktuar, nė njė vend tė caktuar.


Jaho Jorgaqi, shkrimtar

“Netėt e bardha tė dashurisė” ėshtė njė lloj reminishence e mbėrritur prej viteve ’60, njė hedhje nė tryezė e rezultateve tė autopsisė sė zemrave apo shpirtrave tė asaj kohe. Sepse kėshtu siē shkruhet, e zeza mbi tė bardhė, nė tregimet e Nasho Jorgaqit, ka tė ngjarė tė dashurohej asokohe. Kėshtu siē rrėfen ai, konceptoheshin lidhjet, marrėdhėniet nė ēift, ndjenja e ndėrsjelltė, qoftė edhe oshilacionet apo fikjet e ndjenjės. Madje, prozatori i njohur, e ka “tradhėtuar” moshėn e tij nėpėrmjet kėtyre tregimeve, duke sjellė, pėr lexuesit e sotėm, botėn qė e mban me vete qė nga koha e rinisė sė tij.
Duke vizatuar personazhet e kohės sė rinisė sė tij, shkrimtari “detyrohet” tė pėrshkruajė njė dashuri tė brishtė. Pėr Jorgaqin dhe personazhet e tij, ajo ėshtė njė stoli e shtrenjtė qė mbahet nga duar tė sigurta qė duan ta ruajnė, qė nuk e shpėrdorojnė, siē vėshtirė tė ndodhė nė fillimet e shekullit XXI. Asnjė fije agresiviteti, askund, nė asnjė rresht, nė asnjė fjalė. Egėrsia e mishit ėshtė mundur nga butėsia e shpirtit. Duket sikur nuk ekziston asgjė materiale, asnjė bashkim fizik trupash. Ndjenja dhe vetėm ndjenja ėshtė ajo qė i intereson shkrimtarit dhe me tė cilėn ai merret nė rrėfenjat e tij. Njė lloj primitivizmi i bėn ballė modernizmit bashkėkohor, nė favor tė ndjenjės…

Por, e papritura ėshtė thjesht ndjesia e parė, tek e fundit ėshtė mbėshtjellja e jashtme e asaj qė qėndron brenda, e cila ka shumė gjasa tė jetė universale, e kudondodhshme apo kurdondodhshme. Sigurisht, duhet pėrvojė e gjatė jetėsore pėr ta kapur nė ajėr pėrfundimin universal mbi dashurinė. Ndaj dhe libri rrėfen ngjarje tė vjetra, tė cilat shkrimtari i sheh nga distanca. Jo rastėsisht ėshtė shkruar kur historitė e dashurisė janė shndėrruar nė kujtime. Sepse “Netėt e bardha tė dashurisė”», nuk ėshtė njė libėr qė mund tė shkruhej nė kohėn e rinisė sė shkrimtarit. Eshtė njė lloj ditari, ku- pavarėsisht se protagonisti i faqeve tė tij mund tė jetė ose mund tė mos jetė vetė ditarshkruesi- rrėfehen copėza tė nxjerra nga skutat e kujtesės, tė cilave pikėrisht tani, i bėhet njė lloj analize, i bėhet autopsia. Po, personazhet janė veshur sipas modės sė viteve ‘60, mendojnė natyrshėm, si tė rinjtė e asaj kohe, jetojnė, flasin, funksionojnė si ata. Por pėrfundimet e analizės rezultojnė tė jenė universale. Padyshim qė kėtė e ndihmon fakti se pėrballė personazheve tė rinj, herė herė fare tė rinj, nė kohėn kur shijojnė puthjen e parė, qėndron rrėfyesi flokėthinjur.
Por cili ėshtė pėrfundimi universal tė cilit i mėshon Jorgaqi? Jo rrallė dhe jo rastėsisht, tregimeve tė Jorgaqit, dashuria ėshtė konservuar thellė nė shpirt, e pacėnuar nga koha, vitet mosha, e freskėt si nė ditėn e parė, por… e pakonsumuar. Ka tė ngjarė qė kjo e ka ruajtur sepse pėrndryshe, dashuria ėshtė ikanake, nė mos janė tė tillė, ikanakė, njerėzit qė e pėrjetojnė atė.
A nuk dėshmon pikėrisht kėtė, tregimi me titull “Enigmė dashurie” ? Protagonisti, i kėtij tregimi, teksa i ka tė numėruara ditėt e tij, i rrėfen subjektit tė tij tė dashurisė, tė cilėn nuk kishte reshtur sė dashuri nga larg, pėr asnjė ēast, vite tė tėra, aktores dikur tė bukur dhe shumė tė njohur, forcėn e ndjenjės sė tij ndaj saj. Pa u prezantuar, pa u bėrė patetik, pa i kėrkuar takim, pa pretenduar “shpėrblim”, pasi nuk kishte mėtuar pėr asnjė ēast tė viteve tė gjata qė kishin kaluar, t’ia zbulonte ndjenjėn, apo t’ia turbullonte jetėn gruas me tė cilėn kish rėnė nė dashuri, bartėsi i ndjenjės sė fortė e tė patjetėrsueshme, e kish ruajtur atė vetėm pėr vete. Mesa duket edhe kėshtu mund tė ndodhė: tė ruash njė ndjenjė pėrjetėsisht. Por mė shumė se forca e ndjenjės ka tė ngjarė tė jetė fakti qė ajo nuk ishte konsumuar, qė e argumenton mbijetesėn. Dhe Nasho Jorgaqi ka mė shumė se njė histori pėr tė rrėfyer, qė e bindin atė vetė tė parin, tė kėmbėngulė nė tė njėjtin pėrfundim. I shėrbejnė nė favor, edhe dy personazhet historikė tė tregimit “Manastiri i dashurisė”, dashuria e tė cilėve ėshtė shndėrruar nė legjendė: perandori Teofil dhe potesha Kasiani, ndjenja e tė cilėve rezistoi nė shpirtrat e dy personazheve qė Zoti kishte vendosur ti mbante pėrjetėsisht larg: dashuria e tyre nuk ėshtė konsumuar. Po aq tė ēon nė tė njėjtin pėrfundim edhe tregimi “E papėrsėritshmja”, tek i cili puthja e parė, njė puthje e pritur, e ėndėrruar, e ndodhur nė tė vėrtetė, e shijuar me sy mbyllur, ėshtė ndryrė brenda vetes pėr gjithė jetėn, e papėrsėritur. Vonė, shumė vonė, vite mė pas, protagonistja e rrėfen, duke dėshmuar faktin qė asgė s’e ka cėnuar. Arsyeja: edhe njė herė, pikėrisht mospėrsėritja, moskonsumimi. E pakonsumuar por pėr tė tjera arsye, ėshtė dashuria e Adės dhe Tristanit, pėr tė cilėt flitet nė tregimin “Mesazh nga funddeti”. Tė dashuruarit qė kishin folur gjuhėn e Dantes, dėshmojnė pėr lidhjen e pėrjetshme nėpėrmjet njė mesazhi tė shkruar e tė mbyllur brenda nė shishe, i cili kushedi prej sa kohėsh, kishte lundruar detrave, pėrkundur nga rrymat a erėrat, pėr tė qenė dėshmitar i njė dashurie tė pėrjetshme tė dy njerėzve qė kishin zgjedhur detin, pėr tė “ruajtur” trupat e tyre…
Nė tė njėjtin pėrfundim tė ēon edhe tregimi me titull “Triptik telefonik nė kohė tė ndryshme”, edhe pse pėr atje, kalohet nėpėr njė rrugė tjetėr. Tregimi nė fjalė ėshtė historia e njė lidhjeje qė zė fill me pasion, me padurim, me shprehje tė zjarrta, me premtime pėr pėrjetėsi. Por kėsaj here ėshtė historia e dashurisė qė konsumohet, e qė pėr pasojė ecėn ca nga ca, drejt rėndomtėsisė, dhe mundjes sė ndjenjės, nga gjėrat e vogla tė jetės me tė cilat, nė tė konsumuar e sipėr, ėshtė e detyruar tė pėrballet.

Libri “Netėt e bardha tė dashurisė”, nė pėrbėrje tė tė cilit janė jo vetėm tregimet por edhe njė cikėl prozash tė shkurtra, mund tė vlerėsohet, siē shkruan Ymer Ciraku, “pėr njė harlisje ndjenjash”, ku spikasin, sėrish sipas Cirakut “metaforat qė tė mrekullojnė me aromėn e njė lirishteje… ku ėshtė derdhur shumė delikatesė, finesė, poezi”. Sėrish nė pozicionin e lirikut, Jorgaqi, ėshtė i njėjti me atė qė dikur komentonte kolegu i tij Vath Koreshi: “njė vrojtues i thellė i shpirtit njerėzor”. Edhe kėto proza tė tij, janė ashtu siē nėnvizon Nasi Lera: “njė enciklopedi e botės dhe e shqetėsimeve tė njeriut shqiptar”. Tė gjitha komentet e mėsipėrme tė njerėzve tė letrave, vlejnė edhe pėr librin mė tė fundit tė Nasho Jorgaqit “Netėt e bardha tė dashurisė” ku vihet nė pah, thellėsia e shpirtit, dritėhijet e tij, poezia, tejpashmėria, finesa…


gazeta shqiptare
16.04.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] I verbėr, por jetėn e pėrcillte mė mirė se ata me sy (2008-10-06 11:53:22 nga admin4)
[ Opinione ] PAGAT ASTRONOMIKE TĖ “INSTITUCIONALISTĖVE” TĖ KOSOVĖS “SHTET” DHE SKANDALET E NJĖPASNJĖSHME “SHTETĖRORE” (2008-10-06 07:49:09 nga admin4)
[ Opinione ] SHQIPTARĖT E KOSOVĖS DHE TĖ TROJEVE SHQIPTARE NĖ ISH-JUGOSLLAVI KANĖ PATUR VETĖM DY RRUGĖ TĖ PĖRCAKTIMT TĖ TYRE: (2008-10-06 04:18:08 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Corriere: Shqiptaret e rinj te Italise (2008-10-06 00:10:29 nga admin2)
[ Opinione ] ...KAH PO SHKON SHOQĖRIA SHQIPTARE, PSE PO DEGJENEROHET DHE PSE PO LĖNGON AJO?! (2008-10-05 12:43:58 nga admin4)
[ Opinione ] Kosova s’ka dėshmorė, dėshmorėt e UĒK-sė janė, dėshmorė tė Shqipėrisė (2008-10-05 11:39:55 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kosachev: S'ka lidhje mes Kosovės dhe Osetisė (2008-10-04 18:37:11 nga admin4)
[ Kultura ] "LAVDI ENVER HOXHĖS” pushtojnė Gjirokastrėn (2008-10-04 18:04:22 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] CUFA – URAGAN I PANDALSHĖM (2008-10-04 12:56:16 nga admin4)
[ Opinione ] MACJA QĖ FSHIHET NĖ QOSHE, MUND TĖ KTHEHET NĖ LUAN (2008-10-04 05:53:10 nga admin4)
[ Opinione ] Nė Himarėn e kapedanėve tė penės e tė dyfekut (2008-10-04 03:40:23 nga admin2)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster