| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Shkup, neser nis demarkacioni i kufirit, pritet njohja e Kosoves |
| Postuar mė datėn: 2008-03-24 11:01:11 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Nesėr do tė takohet komisioni pėr demarkacionin e kufirit, ku dhe pritet qė qeveria e Shkupit te shpallė njohjen zyrtare tė shtetit tė Kosovės, si vend fqinj.
Komisioni pėr shėnimin e vijės kufitare midis Kosovės dhe Maqedonisė zhvillon nesėr takimin e parė nė Shkup, ku pritet te behet edhe njohja e pavarėsisė sė Kosovės nga autoritetet e Maqedonisė. Sipas zėdhėnėsit tė Qeverisė, Ivica Bocevski nesėr nė Qeverinė e Maqedonisė do tė mblidhet komisioni ndėrshtetėror pėr shėnimin e kufirit, ndėrsa si palė ndėrmjetėsuese do tė jetė NATO.
Nesėr do tė takohet komisioni pėr demarkacionin e kufirit, konfirmoi zėdhėnėsi Ivica Bocevski. Por burime qeveritare bėjnė tė ditur pėr agjencitė e lajmeve maqedonase se me fillimin e punėve pėr demarkacionin, Qeveria e Shkupit menjėherė do te shpallė njohjen zyrtare tė shtetit tė Kosovės, si vend fqinj. Shkupi dhe Prishtina kanė formuar njė komision tė pėrbashkėt teknik i cili do tė bėjė shėnimin e kufirit ndėrmjet dy vendeve, dhe kjo ėshtė paraparė edhe nė planin e Ahtisarit. Pėr kėtė javė ishte paralajmėruar takimi i parė i kėtij komisioni edhe nga Shkupi, por edhe nga Prishtina.
(Erion Kaēorri/mews24)
24.03.2008 |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|