| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » PORTRETI I JAVES BAGZAT BALIU |
| Postuar mė datėn: 2008-05-25 07:18:08 nga admin1 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
JETON ME BOTĖN E KRIJUESVE, ZHVILLON BOTĖN E TI KĖRKIMORE
Nė mesin e studiuesve seriozė dhe krejtėsisht origjinalė radhitet Begzad Baliu, i cili ka njė mori veprash tė botuara dhe disa dhjetėra vepra studimore qė presin tė botohen. Ėshtė ndėr studiuesit e rrallė, i cili nuk pėrton ti futet hulumtimit tė njė vepre pėr studim nga kėndvėshtrimi i tij, siē ėshtė rasti pėr veprėn e Ēabejit, ku hulumton fushėn e onomastikės
|
|
Shkruan: Reshat SAHITAJ
Nė letrat shqipe mund tė hasim njė numėr tė madh studiuesish ku secili pėrpiqet tė japė kontributin e tij. Ne mesin e tyre ka ndonjėri qė ka mbetur vetėm me punimin e doktoraturės dhe nuk e ka parė tė rrugės tė vazhdon me kėrkime shkencore, ndonjė tjetėr ka vazhduar duke pėrkthyer diēka prej tjerėve dhe e ka pėrvetėsuar, disa tjerė kanė bėrė hulumtime vetjake dhe kanė arritur tė lėnė gjurmė me punėn e tyre. Nė mesin e studiuesve seriozė dhe krejtėsisht origjinalė radhitet Begzad Baliu, i cili jo vetėm qė pas tij ka njė mori veprash tė botuara, por ka edhe disa dhjetėra vepra studimore qė presin tė botohen.
Ndėr portretet mė tė vėshtira pėr realizim konsideroj se ėshtė Begzad Baliu, sepse e ke tė vėshtirė ti qasėsh njė kėndi pa frikė se e lė mangu kėndin tjetėr studimor tė kėtij studiuesi dhe me kėtė lė mangu diēka tė rėndėsishme nga aktiviteti shkencor i tij pėr ta plotėsuar me ndonjė studim shkencor mė tė freskėt tė Begzadit.
Qė nė shikim tė parė, Begzadi tė lė pėrshtypjen e njė hulumtuesi shkencor. Ka njė ecje tė sigurt, pamje e qėndrim serioz dhe gjatė bisedės tėrė kohėn flet pėr hulumtime tė ndryshme qė ka bėrė ose qė planifikon tė bėjė. Begzadi tėrė kohėn ėshtė nė lėvizje dhe gjithnjė sillet nė botėn e tij kėrkimore. Askush nuk mund, qoftė pėr njė ēast, qė Begzadit tia kthen kahen e bisedės. Begzadi jeton me botėn e krijuesve e shpeshherė duke imagjinuar mėnyrėn e punės, metodologjinė, kushtet e atyre krijuesve, pėr tė cilėt dėshiron tė hulumtojė pėr ta gjetur tė veēantėn atė qė tjerėt nuk e kanė vėrejtur apo u ka shpėtuar. Ka diēka aq tė veēantė qė tjerėt nuk e shohin apo u ka shpėtuar? Veprat e ndonjė autorit me vlerė, po tė analizohen dhe studiohen nė mėnyrė serioze, ka aq kėnde studiuese sa qė mund tė shkruhen libra tė tėrė pėr njė vepėr. Begzad Baliu ėshtė ndėr studiuesit e rrallė, i cili nuk pėrton ti futet hulumtimit tė njė vepre pėr studim nga kėndvėshtrimi i tij siē ėshtė rasti pėr veprėn e Ēabejit ku hulumton fushėn e onomastikės.
Shkencėtar ambicioz, i pangopur me dituri
Po ērėndėsi paska onomastika pėr ne shqiptarėt, ndoshta do tė thotė dikush nė vete. Te francezėt lidhur me onomastikėn shkruajnė qė nga viti 1650, e ne si popull i robėruar qė ishim me siguri qė do tė hasim dikė qė do pėrgjigjet se onomastika nuk ka aspak rėndėsi, ndonjė tjetėr do tė na pėrgjigjet se ka rėndėsi. Onomastika, veē sė tjerash, nė njė anė ėshtė njė fakt gjuhėsor, qė do tė thotė i marrė nga linguistika dhe qė implikon marrjen nė konsideratė tė studimit tė fjalėve tė pėrbashkėta, nomenklaturės dhe kėrkimeve etimologjike; e nė anėn tjetėr si tregues i njė realiteti qė mundet tė jetė i rendit topografik, arkeologjik, historik apo sociologjik. (Marianne M). Begzadi ėshtė ndėr ata qė kėtij lėmi i kushton rėndėsi tė madhe dhe qė ėshtė nė pėrgatitje tė veprės voluminoze «Onomastikoni i romanit shqiptar » nė tri vėllime. Nė kėtė fushė studiuesi ynė Begzad Baliu, ėshtė duke e bėrė njė punė kolosale. Nė librin «Gjendja e toponimisė nė Ballkan», autori nė studimin e tij shkencor duke bėrė kapėrcime nė kohė dhe hapėsirė paraqet tentativat e pushtuesve pėr ndryshimin e toponimisė sonė gjatė shekujve deri ne ditėt e sotme. Studimin e tij e kompleton me tė dhėna pėr ndryshime tė tjera qė kanė pėrjetuar trevat shqiptare si ato tė: ojkonimisė, hidronimet, oronimet, horonimet. Begzad Baliu i ofron lexuesit tonė njė pasqyrė reale dhe fakte tė pėrpjekjeve tė shumta tė kolonizatorėve qė ne vendet tona linin gjurmėt e tyre e njėherazi i shlyenin emėrtimet qė tingėllonin shqip. Studiuesi Baliu rėndėsi tė veēantė u kushton tė gjitha viseve shqiptare, duke filluar nga Ēamėria, Maqedonia por hapėsira etnografike shqiptare e Malit tė Zi paraqet zonėn mė tė pasur tė gjuhėsisė shqiptare ku ne leksik dhe toponimi janė ruajtur reliktet antike dhe mesdhetare tė trashėgimisė iliro-shqiptare. Ne studime onomastike Begzad Baliu ėshtė i veēantė nga tė tjerėt, sepse i bėn qasje bashkėkohore e nuk e trajton si temė historike por merret me probleme konkrete.
Begzad Baliu
Ēuditėrisht, Begzad Baliu ėshtė i pangopur me dituri dhe ndoshta ėshtė aventurieri shkencor mė ambiciozi e mė i shkathėti, i cili nuk pėrton tė lansohet pėr tė zbuluar: data, emra, letėrkėmbime, artikuj, copėza tė biografive tė personaliteteve dhe lirisht mund tė thuhet se Begzadi posedon mė shumė materiale se sa vetė autori pėr tė cilin shkruan.
Nė kėrkim tė thesarit tė letėrsisė pėr studim
Begzad Baliu ēdo material e mbledh me mjete personale, e sistemon, e studion, e arkivon e mė vonė e boton. Atė qė nuk mundemi ta gjejmė ne arkivat dhe institucionet shtetėrore e gjejmė nė arkivin e tij. Ėshtė ndėr mė tė rrallit e ndoshta i vetmi qė ka tubuar dosje tė historisė sė autorėve qe nga klasikėt tanė e deri te bashkėkohoret. E pabesueshme do tė thotė dikush prej jush. Natyrisht qė ėshtė e pabesueshme sepse janė mijėra personalitete kulturore, por Begzadi fillimisht ka bėrė njė seleksionim dhe prej mijėrave autorėve ka zgjedh gjashtėqind e prej kėtij numri ka zbritur ne rreth tridhjetė e pesė pėr tė cilėt ėshtė i bindur se kanė lėnė dhe do tė lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė kulturėn tonė. Begzadi ėshtė i parehatshėm dhe gjumi nuk e zė kur dėgjon se dikush diku e ka njė dokument, njė letėr, njė libėr tė rėndėsishėm dhe posa ta marrė atė e ruan si sytė e ballit e pastaj hidhet nė kėrkime tė reja. Ėshtė nė kėrkim tė thesarit tė letėrsisė, i cili nuk kėnaqet vetėm duke mbledhur por Begzadi pėr ēdo studim tė tij bėn pėrpjekje maksimale qė tė sjellė jo vetėm sinteza tė reja, por edhe metoda krejtėsisht tė reja tė kėrkimit.
Studiuesi Begzad Baliu ka pėrshtypjen se dita, muaji e viti janė tė shkurtėr, sepse me tėrė qenien e tij shpirtėrore dėshiron tė pėrpijė njohuri tė reja dhe ato ti zbardhė pėr opinion publik shqiptar. Pėr kėtė studiues ambicioz nuk ekziston koha e lirė, nuk ekziston biseda e lirė, nuk ekziston ēasti i argėtimit sepse pėr tė kohė e lirė ėshtė kur studion, argėtimi tij ėshtė kur zbulon, biseda e lirė ėshtė kur dėgjon apo tregon pėr njė risi tė kėrkimeve shkencore. Begzadin shpesh e gjejmė nė aktivitete me projekte paralele duke mos e lėnė anash asnjėrėn e as tjetrėn dhe ne secilėn tregohet mė i suksesshėm se ne tė parėn.
Prof. dr. Begzad Baliu nė shumė fusha shkencore dallohet si themelues, si njėri qė i vuri bazat e para si p.sh.: ėshtė themeluesi i parė i shkencės sė citatologjisė, ėshtė autori i parė i monografisė nė fushėn e bibliografisė nė shkencat albanologjike, ėshtė themelues i parė i bibliografisė pėrmbajtjesore, themelues i qerthullit tė tė rinjve tė onomastikės «Eqrem Ēabej» nė kuadėr tė shoqatės sė tė rinjve Pjetėr Bogdani tė Prishtinės etj. Kohė tė konsiderueshėm i kushton edhe Institutit Alb-Shkenca, si zėvendėsdrejtor qė ėshtė nė tė. Ky institut tubon shkencėtarėt mė eminent tė tė gjitha trojeve shqiptare duke e pėrfshirė edhe diasporėn.
Begzadi merret me organizime tė aktiviteteve tė ndryshme shkencore si nė Kosovė po ashtu edhe nė Maqedoni e Shqipėri. Ėshtė pjesėmarrės i sesioneve tė shumta shkencore dhe i vetmi pjesėmarrės shumė aktiv dhe serioz qė ka kontribuar nė vitet e pasluftės. Ishte i propozuar si anėtar i Qendrės Ndėrkombėtare tė Onomastikės ne Itali, anėtar i Qendrės Bibliografike tė Holandės, por pasi qė Kosova nuk njihej ndėrkombėtarisht anėtarėsimi tij ėshtė nė proces e sipėr.
Begzad Baliu kontribut tė veēantė ka dhėnė edhe nė studimet bibliografike tė Jup Kastratit qė ėshtė krejtėsisht njė kapitull nė vete.
Reshat80@hotmail.com
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|