| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » ABDYL KRASNIQI- FRYMĖZUES BREZASH |
| Postuar mė datėn: 2008-09-05 18:03:23 nga admin1 :: Kategoria: Histori |
| » Opcionet për artikullin |
|
Nė 69- vjetorin e lindjes sė atdhetarit tė palodhur Abdyl Krasniqi dhe 37 vjetorin e nxjerrjes sė eshtrave tė Azem Galicės
Shkruan: Prof. Bedri TAHIRI
(PJESA E PARĖ)
E vėrteta dhe drejtėsia janė mbi tė gjitha se vetėm
prej tyre varet madhėshtia e kombit.
(Emil Zola)
Llapusha, me pesėdhjetė e gjashtė fshatrat e saj, e gjendur ngjitur mu me zemrėn e Drenicės, pėrherė u pėrcėllua ashpėr nga flakėt e luftės dhe tė betejave tė pareshtura. As vetė nuk qe pa lisa tė mėdhenj, tė pushkės e tė mendjes. Kulla e Sadik Ramė Gjurgjevikut dhe Oxhaku i Ramadan Shaban Kijevės rrezatuan atdhedashuri e mėnēuri nėpėr mote e vite. Dyert e kullave tė kėsaj ane gjithmonė qenė tė hapura pėr trimat dhe luftėtarėt e lirisė. Azem Galica ska tė njehur sa e sa konaqe bėri atje pėr tė gjallė, andaj edhe pas rėnies, ato male besnike ia siguruan varrin mė tė thellė nė botė...
Lis rrėnjėthellė
Ndėr vendbanimet e hershme e me zė tė kėsaj treve heroike ėshtė edhe Drenoci. Sa emėr i bukur! Vendėsit e lidhin me praninė e madhe tė drerėve e drenushave. Treqind e ca shtėpitė e tij, tė shpėrndara si me dorė tė lirė, nėpėr lagje tė ndryshme, krijojnė mozaik me shije artistike.
Shtėpia e Selim Sadrisė, ngritur mbi kurrizin e dalė tė njė kodrine vezake, qė gjason nė samar breshke, tymonte thik pėrpjetė, sepse gėzonte autoritet tė madh kėtu e mė larg. Pragu dhe nderi i saj kurrė sishin shkelur as koritur. Tehun e mbarė ia lanė tė parėt, burrat me nam, qė nuk e shmangen asnjėherė vijėn kombėtare. I ati, Sadriu, ishte nip i atdhetarit tė madh, Prof. Imer Berishės nga Gjurgjeviku i Madh (1912-1946). Pėr tė qenė, edhe vetė ishte lis me rrėnjė tė thella e tė forta, dajė e kishte trimin e njohur, Alush Smajl Javorin e Llazicės (1899-1946).
Ky burrė babagjan jetonte i qetė dhe nė harmoni me tė shoqen, Fatimen nga Lubizhda dhe me dy fėmijėt: Abdylin dhe Ajshen.
|
|
Abdyl Krasniqi
Abdyl Krasniqi u lind mė 1 maj 1939 nė Drenoc tė Malishevės (atėbotė i takonte Klinės). Mėsimet fillestare i mori nė Carrallukė e tė mesmet nė Normalen e Prizrenit. Studimet pėr histori-gjeografi i kreu nė SHLP nė Gjakovė, ndėrsa Fakultetin e Historisė nė Tiranė. Pėr disa vite shpėrndau rrezet e diturisė nė Ujmir, Malishevė e Drenoc. Por shkurt, se shpejt ia hoqen ditarin nga dora. Tė arrestohet irredentisti me bindje nacionaliste Abdyl Krasniqi!- shkruhej nė urdhrin e dalė nga zyrat e UDB-sė jugosllave.
Mirėpo, sot, nxėnėsit e tij, tė cilėve ua mėsoi historinė tonė tė pėrvuajtur e qė mbajnė tituj tė lartė shkencor, e nderojnė dhe e respektojnė denjėsisht profesorin e tyre tė paharruar..
Historiani qė vetė u bė histori
Secila kohė i ka heronjtė e vet. Kėshtu ėshtė thėnė denbabaden, dhe kjo ėshtė mėse e vėrtetė. Pėr vepra tė mėdha sikur janė tė pėrcaktuar njerėzit qė mė parė. Kėshtu pėr nxjerrjen e eshtrave tė kryetrimit tė Drenicės e tė mbarė shqiptarisė, pėr ēvarrosjen e mitit, fati e kishte pėrcaktuar mėsuesin dhe atdhetarin e Drenocit tė Malishevės, Abdyl Selim Krasniqin. Ai kėtė mision tė shenjtė e kreu nė moshėn 35 vjeēare, moshė kjo qė pėrkonte me moshėn sa kishte jetuar kryetrimi. Kėtė ide e kishte pasur kaherė nė kokė, por rrėfimet e dajės e frymėzuan edhe mė duke ia ngriten nė njė ideal tė pashuar jetėsor.
Siē rrėfen vetė Abdyli, moment vendimtar pėr ta ndėrmarrė kėtė akt heroik ishte biseda me dajėn e vet, Kadri Imer Berishėn nga Gjurgjeviku i Madh.
...Njė ditė Kadriu kishte vajtur te Abdyli. Dajė e nip po e dėgjonin Radio Prishtinėn, emisionin: Urime dhe pėrshėndetje. Aty u kėndua njė kėngė pėr Azem Bejtė Galicėn. Kadriut filluan ti rrjedhin lotėt nga mallėngjimi. Abdyli e kishte vėrejtur dhe pas pak e kishte pyetur pse po qante? Ai pa njė pa dy iu kishte pėrgjigjur:
- Si mos tė qaj o nip, Azem Bejtėn e kam pasur, jo vetėm udhėheqės por edhe shok e vėlla. Ai jo vetėm se ishte trim, por edhe i vlefshėm pėr popullin tonė...E sot...kur po e kujtoj se varri i tij sgjendet kund, sepse me duart e mia e kam lėshue kufomėn e tij nė shpellė...
Fill pas kėsaj Abdyli iu rrek punės. Bėri planet e duhura dhe formoi ekspeditėn prej mė se pesėdhjetė vetash nga fshatrat pėrreth: Drenoc, Kijevė, Gjurgjevik, Rigjevė, Gllarevė, Pėrēevė...
Mė 22 maj 1971, nė orėn 9 tė mėngjesit, iu afruan grykės sė shpellės Ēuku qė kėrset . Duke e menduar shpellėn shumė tė thellė me vete kishin marrė litarin e gjatė 100 metra. Abdyli i pėrgatitur mirė, shpirtėrisht e fizikisht, nisi tė lėshohej gurmazit tė asaj shpelle enigmatike, nėpėr tė cilėn pos Azemit tė pashpirt skishte kaluar askush. Me vete kishte maskėn dhe llambėn e karbitit, tė cilėn e kishin siguruar nė xehroren e kromit nė Zatriq tė Rahovecit. Litarin e mbanin dajė Kadri Imer Berisha dhe i unxhi Sadri Krasniqi. Bashkė me tė nė shpellė u lėshua edhe Cenė Gashi nga Pėrēeva. Nė thellėsinė prej 40 metrash llamba u fik dy herė. Aty, nė atė zonė bėnte shumė ftohtė. E shkundin litarin pėr ti tėrhequr lart. Pasi vishen mė trash lėshohen pėrsėri. Nė gjysmė tė shpellės ndalet Cenė Gashi pėr ta drejtuar litarin, se hyrja e shpellės ishte zigzage. Me tė u ndal edhe Rexhep Krasniqi.
Abdyl Krasniqi sakaq u gjend nė fundin e shpellės sė errėt enigmatike. Zuri tė hjek gurė e dhe, qė pėr 47 vjet kishin rėnduar mbi skeletin e legjendės, nė kėtė thellėsi prej 73 metrash. Pas nėntė orė pune tė pandėrprerė, me shat e lopatė, me kujdesin mė tė madh u grumbulluan eshtrat e trimit tė pavdekshėm, Azem Bejtė Galicės. Pasi i vendosi nė njė ēarēaf tė bardhė (me kohė e kishte menduar kėtė gjė), i vuri nė gjoks, dhe e lėkundi litarin pėr ta tėrhequr lart. Sakaq shpella zu tė buēiste fuqishėm nga zėri i Abdyl Krasniqit:O pritne Azem Galicėn, se edhe nga toka po fluturon.
Dhe, kryetrimi doli nė dritė, mori frymė lirshėm. Akt rrėqethės ky, i cili u la me lot mallėngjimi si nga bashkėkohanikėt e tij ashtu edhe nga tė tjerėt qė ishin tė pranishėm...
Akt frymėzues
Zemra e atdhetarit, qysh kur preku me dorė eshtrat e kryetrimit, u entuziazmua dhe klithi:
Ngritu burrė Azem Galica
lart tė pret e gjithė Drenica!
Dhe, atje nė thellėsi, nė errėsirė, zhvillohet njė dialog i imagjinuar mes tyre:
-Ku ėshtė Kosova?
A ėshtė Drenica?
Kanė ende Plisa?
apo kanė vu tzezat kapica?
Ku janė shokėt?
A ėshtė Qyqavica?
A e kam, vallė kullėn?
Si qėndron GALICA?!
Shpirti poetik i atdhetarit i pėrgjigjet:
E tani, TI, Azem Bejta, jeton shumė lart:
Simbol tė kemi pėr Atdhe:
dritė shpėrndan, si yll i zjarrtė
si i famshmi S k ė n d e r b e.
Rivarrimi i eshtrave nė Galicė
Pasi u nxorėn eshtrat dhe u vendosėn nė vend tė sigurt, nė arkėn e odės sė Cenė Gashit, u nisėn lajmėtarėt pėr nė Galicė. Vendlindja e kėtij trimi kėtė sihariq e priti me gėzim. I madh e i vogėl u ēuan nė kėmbė pėr ta pritur birin e tyre, i cili pas 47 vjetėsh po kthehej nė vendlindje pėr tu prehur aty ku kishte lindur.
Vėrtet, njė javė pas ngjarjes sė bujshme, mė 27 maj 1971, njė delegacion nga fshatrat Pėrēevė, Gllarevė e Drenoc i Vlashit erdhėn nė Galicė. E lajmėruan fshatin dhe e kėrkuan ndonjė mė tė afėrm tė Azemit. U takuan me Adem Sahitin dhe bashkė shkuan nė Klinė tė Poshtme, pėr ta lajmėruar vajzėn e kryetrimit, AZEMINEN. Pėrsėri tė gjithė bashkė kthehen nė Galicė. Galicasit e thėrrasin Kuvendin dhe e vendosin qė rivarrimi i eshtrave tė bėhet nė vendin ku ishte zhvilluar beteja e fundit, aty ku e kishte kullėn.
Po atė natė nė komunėn e Vushtrrisė ėshtė formuar komisioni pėr bartjen e eshtrave me kėtė pėrbėrje: Adem Sahiti, Qamil Hajdari dhe Branko Vojinoviqi. Nga Prishtina ėshtė paralajmėruar se sa mė shpejt duhet bėrė rivarrimin, sepse ka intenca tė dėrgohen eshtrat nė Beograd pėr ekspertizė mjekėsore. Edhe nga Vatikani pati interesime tėr kėta eshtra.
Tė nesėrmen, nė orėn 07:00, me automobilin e komunės sė Vushtrrisė janė nisur pėr rrugė. Nė Kijevė u ka ra ndėrmend porosia e Azem Bejtė Galicės qė dora e shkaut nuk bėn ta prekė as pėr sė vdekuri dhe e kanė zbritur Branko Vojinoviqin. Prej Kline i ka shoqėruar edhe kerri i policisė (vetė komandanti me dy policė). Nė malin e Pėrēevės, te shpella Ēuku qė kėrset ishte rregulluar vendi si pėr dasmė. Ishte pastruar terrenin pėrreth shpellės, ishin prerė shkurret dhe ishin shtruar qilima e sixhade. Rreth 50 burra kishin dalė nė pritje. Pas njė ceremonie tė shkurtėr tė gjithė janė nisur pėr nė shtėpinė e Cenė Gashit, nė Pėrēevė.
Te dera e kullės, ku ruheshin eshtrat, bėnin roje dy burra tė armatosur. Eshtrat kishin qenė nė njė arkė prej druri e arka e futur nė dollap tė mbyllur me dyer. Edhe aty u bė njė ceremoni e shkurtėr dhe janė nisur tė gjithė pėr nė Galicė. Delegacioni tashmė ishte rritur shumė. Rrugės vazhdimisht bashkangjiteshin njerėzit. Erdhėn nga Klina, Prishtina, Vushtria, Mitrovica e nga Skėnderaj.
Nė Galicė, edhe pse nuk ishte lajmėruar, po grumbulloheshin njerėz. Varri ishte hapur. Njerėzit po prisnin nė heshtje. Ishte njė varrim i pazakonshėm. Po rivarrosej biri mė i madh i tyre, heroi i Drenicės, i Kosovės dhe i mbarė Shqiptarisė, kryekomandanti i ēetave kryengritėse tė viteve 1915 - 1924. Po rivarrosej Azem Bejtė Galica, pas 47 vjetėsh, nė vendlindjen e vet. Herėn e parė ishte varroshur nga 4-5 veta nė Varrin-Shpellė, tė thellė 73 metra, e tash po e varrisnin qindra e mijėra vetė, nė varr tė zakonshėm.
Shumica e njerėzve kishin dalė te xeherorja e Magnezitit, pranė Zyrės sė vendit dhe po e pritnin delegacionin me eshtrat. Dikur, pasdite arritėn. Brenda nė zyrė e bėnė pėrgatitjet e nevojshme. Aty hynė Adem Sahiti, Abdyl Krasniqi, Cenė Gashi, Fevzi Dėrvari dhe mjeku nga Prespa, Sako Sakoja, drejtor i atėhershėm i Shtėpisė sė Shėndetit nė Vushtrri. Pasi u nxorėn eshtrat nga arka dhe u radhitėn nga mjeku i lartpėrmendur nė arkivolin e ndėrtuar nga punėtorėt e NP KOSOVA, tė cilin e mbuluan me flamurin kombėtar, dolėn nė oborr. Prej aty arkivoli bartet nė duar, sipas zakonit deri nė Galicė. Pas shkonte kortezhi i gjatė i njerėzve dhe i nxėnėsve.
Te varri prisnin tė tjerėt. Aty kishte ardhur edhe bashkėluftėtari i Azemit, Emin Lati i Prekazit (babagjysh i Tahir Mehės), i cili dridhej nga pleqėria. Ai kėrkoi patjetėr tia zbulojnė arkivolin. U afrua, i lėmoi eshtrat me dorėn qė i dridhej dhe iu drejtua me kėto fjalė: Azem, vėlla, ma bān halalh se kur jemi nda pėr herė tė fundit nuk jemi pėrshėndetun! Disa pika lotėsh i rodhėn faqeve. Mezi i fshiu dhe iu drejtua masės: Mė falni vllazėn, se jemi djeg e jemi vra e skemi kajt, por tash jam plakun dhe mė mallėngjeu shoku i luftės.
Pasi u kryen ceremonitė dhe ritet e zakonshme, u bė varrimi i eshtrave. Pra, mė 28 maj 1971, nė orėn 18:30 minuta, u rivarrosėn eshtrat e Azem Bejtė Galicės aty ku e kishte zhvilluar betejėn e fundit, Epopenė e lavdishme mė 15 korrik 1924. Pra, pas shumė peripecive, kryetrimi vajti nė gjiun e vet, nė Galicėn trime, pranė themeleve tė kullės se tij tė dashur, aty, ku mė 15 korrik 1924, kishte zhvilluar betejėn e tij tė fundit, Epopenė e Arbėrisė sė Vogėl.
Jetish Kadishani ishte pjesėmarrės, anadaj atė ditė e pėrshkruan kėshtu:Mė 28 maj 1971 nė malin e Pėrēevės, pranė Shpellės sė Azemit, u mbajt njė mbledhje komemorative pėr trimin Azem Galica dhe po nė tė njėjtėn ditė eshtrat e tij udhėtuan pėr tu varrosur e prehur pėr jetė nė vendlindjen e tij tė dashur, nė Galicėn trime, ku morėn pjesė qinda e mijėra qytetarė, udhėheqės komunalė e kosovarė, historianė, nxėnės e arsimtarė tė shkollave tė Kosovės qė mbajnė emrin e Shote e Azem Galicės.
Lajmi qė mori dheun
Vepra madhėshtore e Abdyl Krasniqit jehoi shumė larg. Pėr tė dėgjuan edhe organet e pushtetit. Dora e tyre e gjatė arriti edhe nė shkollėn ku punonte mėsuesi Abdyl. Mė 21 shtator 1971 iu dorėzua vendimi pėr largim nga puna, si i dyshimtė dhe i papėrshtatshėm . Kėshtu kaluan plot 8 vite e 19 ditė pa punė.
- Ah, i mallkuar, po ēna bėre, na e ngjalle nacionalizmin dhe na e dhe flakėn!- ēirreshin bishat e tėrbuara, kur lodheshin duke ushtruar torturė mbi trupin e tij granit.
- Mos u ēeltė agu tė gjallė dhe u daltė flaka, o shpirtshitur!- ua kthenti ai, duke qėndruar burrėrisht.
Ra nė 19 seanca gjyqėsore, derisa mė nė fund u kthye nė punė si i pafajshėm. Ishte kjo rrugė e gjatė e me pasoja, veēan pėr fėmijėt e tij, tė cilėt hoqėn tė zitė e ullirit dhe kurrė nu panė ditė tė bardhė...
Akti madhor dhe heroik i nxjerrjes sė eshtrave tė Azem Galicės pushtoi faqet e gazetave e tė revistave shqipe. Nebil Duraku shkroi nė gazetėn RILINDJA, Selim Gashi nė gazetėn Flaka e Vėllazėrimitetj.
Ėshtė mjaft interesante edhe letra e Ramė Tupanit (Rifat Kukajt), dėrguar revistės Thumbi tė datės 1. 07. 1971, me titullin Kjo nuk ėshtė pėr tu qesh, po as pėr vaj nuk kemi nevojė, nė tė cilėn, pasi, nė mėnyrė poetike, e zhvillon njė dialog tė imagjinar me kryetrimin, nxjerr edhe disa pėrfundime:
...Isha duke kaluar nėpėr fshatin Galicė, dhe sikur dėgjoja zėrin e Azem Bejtės (ndjesė pastė)...Dita qe e bukur. Pa asnjė re nė qiell. Njė varr i ri, modest. Pa kurrfarė pllake pėrkujtimore. Njerėzit e botės, gati prej kurrėgjėsė krijojnė diēka, pastaj asaj diēkaje i kėndojnė oda, i bėjnė mrekulli, e zbukurojnė. Bėjnė histori. E ja ku flenė eshtrat e trimit tė madh, e burrit tė urtė, i cili i deshi shumė njerėzit, dhe nuk ka asnjė pllakė (kemi piktorė e skulptorė, e poetė qė do ti shkruanin diēka nė atė pllakė).
As bust nuk kishte!
As pėrmendore!!
Athua, pyesim, i meriton!!!
Flenė Azem Bejta, por jo edhe ndėrgjegjja ime. Mora vesh se dikush paska thėnė tia kishin kthyer eshtrat nė shpellė!
Ai qė i tha kėto, gjithė ēmund tė them pėr tė- mė vjen keq pėr tė. Me kėto qė tha mė bindi se nuk e ditka tė kaluarėn e kombit tė vet, e duke mos e njohur nuk guxon tė krenohet me thesarin qė ka, e duke mos ditur tė krenohet, nuk ka guxim, e guximi ėshtė ēelėsi i trimave...
Mirėpo jehonė mė tė madhe pati shkrimi i Nebil Durakut me titullin simbolik Varri 73 metra nėn tokė, i botuar nė gazetėn kroate VUS nr. 997, mė 9. VI. 1971, qė, siē thoshte prozatori tjetėr i shkėlqyer, Mehmet Kajtazi, artikulli ishte pėrkthyer nė shumė gjuhė...Kjo e gėzonte pa masė shkrimtarin tonė tė madh, Nebil Durakun, i cili, me zemrėn mal pėrfundonte se ska prozator tė mirėfilltė sot nė Tiranė qė nuk ia ka kushtuar sė paku njė tregim Shotės (Mehmet Kajtazi: Njėqindvjetori i lindjes sė Shotė Galicės, fejtoni nr. 15, Bujku, Prishtinė, 17 janar 1995).
Edhe Ajet Haxhiu nė librin SHOTA DHE AZEM GALICA (Tiranė,1976, f. 280) i bėri nder kėtij akti historik, duke shkruar:Gjysmė shekulli ka kaluar nga viti 1924, kur Shotė Galica me bashkėluftėtarėt e saj e lėshuan trupin e Azemit, nė shpellėn historike tė katundit Pėrēevė. Plot 47 vjet heshti toka, heshtėn edhe bashkėluftėtarėt e bijtė e Drenicės, duke ruajtur nė fshehtėsi atė shpellė. Shqetėsimi mos armiku do ti keqpėrdorte eshtrat e tij kurrė atyre nuk u dha qetėsi e besim. Shpėrblim tjetėr mė tė mirė, veē besnikėrisė ndaj porosisė qė Azemi u pati lėnė, bashkėluftėtarėt nuk patėn mundėsi ti siguronin prijėsit tė tyre famėmadh.
Por njė ditė bijtė e Drenicės, me atė Guximin dhe iniciativėn qė i ka karakterizuar gjithmonė, bėnė tė veten. Nga shpella e thellė e Pėrēevės nxorėn skeletin e kryetrimit Azem Galica....
Amaneti i Azem Galicės
Atdhetari sypatrembur, Abdyl Krasniqi, tė gjitha i pėrballonte, kur e dinte se kishte realizuar njė qėllim tė lartė kombėtar, kishte kryer amanetin e kryekomandantit tė ēetave ēlirimtare, Azem Bejtė Galicės.
Azem Galica u lind mė 10 dhjetor 1889. I rritur nė njė familje me tradita luftarake e atdhetarie, qė nė fėmijėri u pėrcaktua nė rrugėn e lavdisė. I ati, Bejtė Galica, ishte ndėr luftėtarėt mė tė njohur tė Drenicės, i cili ra heroikisht nė betejėn e njohur kundėr satrapit Shemsi Pasha, mė 1907, nė mes Rezallės dhe Deviēit.
Bejta kishte edhe tre djem tė tjerė: Seferin, Zenelin dhe Ademin, por Azemi ishte mė i dalluari. Ishte i zgjuar, besnik dhe shumė i shkathėt. Ende pa i mbushur njėmbėdhjetė vjet, me pushkėn e dajės sė vet, Kurt Selacit, nė Selac, vret kriminelin serb, Stojanin.
Gjatė viteve 1910-12 shpėrthyen kryengritjet e pėrgjithshme pėr pavarėsinė e tokave shqiptare. Mė 5 maj 1912 Hasan Prishtina doli nė Drenicė, nė kullėn e Ahmet Delisė, mbathi opingat dhe dha kushtrimin pėr njė luftė mbarėkombėtare kundėr Perandorisė osmane. Edhe trimi 20 vjeēar radhitet nė ēetat e Drenicės dhe merr pjesė nė betejėn legjendare tė Merdarit.
Megjithatė, me theqafjen e Turqisė, mbi trojet tona tė molisura u vėrsulėn bandat kriminale serbe. Luftėtarėt e lirisė u ndoqėn, u vranė dhe u burgosėn. Edhe Azem Galica bashkė me dy vėllezėrit arrestohet. Pėr disa muaj vuajti nė baltėn e Runikut, ku ishte formuar kampi famėkeq e rrėqethės. Drenicasit nuk duruan shumė. Njė ditė e sulmuan dhe tė burgosurit u liruan. Mirėpo xhandarėt u vunė nė ndjekjen e trimit, derisa e zunė dhe e dėrguan nė thellėsi tė Serbisė, nė Zajeqar, gjegjėsisht nė Pozharevc. As prangat e rėnda nuk e penguan shpirtin e etur pėr liri. Nė pranverėn e hershme tė vitit 1915 Azem Galica u gjend nė Drenicė.
Kryekomandant i ēetave ēlirimtare
Kthimi i tij ngjalli shpresat pėr ditė mė tė mira. Pa humbur kohė formoi ēetėn luftarake, e cila mė vonė do tė bėhet NĖNA E ĒETAVE. Ato ditė nė Kosovė u ndėrruan edhe pushtuesit, nė vend tė serbėve erdhėn austrohungarezėt dhe bullgarėt. Pushkėt e lirisė nuk e ndalė n kėngėn e tyre. Shaqir Smaka me kohė kishte formuar ēetat ēlirimtare dhe luftonte pa pushuar.
Tashmė Azem Galica nė Ēetėn e tij kreshnike kishte edhe shoqen e jetės e tė pushkės, kishte Nusen e Maleve- SHOTĖ GALICĖN, me tė cilėn qe fejuar para se tė binte nė burg. Kėta dy bashkėshortė e bashkėluftėtarė u bėnė tmerr pėr armikun e pėr ata qė i bėnin argatė dreqit. Njė ditė, kur Azemi mungonte, forca tė shumta austriake ia mėsyejnė Galicės. Pas njė lufte tė rreptė, dy vėllezėrit e tij, Seferi dhe Zeneli, vritėn nė malin Gamna.
Betejėn mė tė njohur kundėr kėtyre pushtuesve e zhvillojnė nė Abri, mė 6 mars 1917, ku plagoset pėr vdekje edhe vėllai i tij i vogėl, ADEMI. Pos tjerash nuk duhet harruar as aksioni i suksesshėm nė Pėrrua tė Keq, kur me pak trima zuri mbi 2000 ushtarė austrohungarezė dhe tė gjithė i dorėzoi nė Mitrovicė, te komnadanti francez Balshe.
Mė 1918 formohet Mbretėria SKS, qė populli e quajti Serbia e Dytė, e cila edhe mė rėndoi ēizmėn mbi tokat tona tė shkretuara. Nė anėn tjetėr as shqiptarėt nuk qėndruan duarkryq. Po kėtė vit, intelektualėt shqiptarė nėn udhėheqjen e Hoxhė Kadri Prishtinės formojnė Komitetin MBROJTJA KOMBĖTARE E KOSOVĖS me seli nė Shkodėr. Ky Komitet, pėr tu ardhė nė ndihmė kryengritėsve hartoi PROGRAMIN prej 10 pikėsh dhe Azem Galicėn caktoi kryekomandant tė ēetave ēlirimtare, tė cilat numėronin mbi dhjetė mijė luftėtarė.
Dhe, nė pranverėn e vitit 1919, pikėrisht mė 6 maj, shpėrtheu kryengritja e pėrgjithshme, duke pėrfshirė mbarė Drenicėn dhe Dukagjinin. Ajo u shua me gjak, por pati jehonė tė madhe. Serbia u pėrpoq ti zėrė udhėheqėsit e saj. Azemi e Shotė Galica ranė nėpėr shumė gracka, por dolėn faqebardhė. Luftėrat dhe betejat e tyre nuk kishin tė ndalur.
Bishat serbe tėrė mllefin e shfrenin, duke u hakmarrė mbi tė paarmatosurit. Nė janarin e vitit 1920 dogjėn Kollėn, kurse mė 1921, nė malet e Dubovcit e pushkatuan nėnė Sherifen me bija e mbesa. Zjarrit i shpėtoi vetėm Rahimja pesė vjeēe...
Por tė gjitha kėto veprime kriminale i paguanin me kokė. Kėshtu, fill pas kėsaj, Shota me vėllezėr e me shokė, hyn nė Mitrovicė dhe naēellnikut fytyrėzi ia numėron plumbat nė lule tė ballit.
Nė dhjetorin e vitit 1921 formohet edhe Zona e lirė e Junikut ku kaluan shumica e luftėtarėve tė lirisė. Ata, herė pas here dilnin edhe nė Shqipėri, sidomos nė Shkodėr, ku merrnin udhėzimet pėr veprime tė mėtejme.
Zona e lirė e Drenicės
Serbia, duke mos ia dalė me luftėra e me armė, zuri tė pėrdorė taktikė tjetėr, atė tė mashtrimit, duke zhvilluar bisedime me prijėsit e ēetave. Nė ndėrkohė u formuan edhe dy zona tė lira: ajo e Dumnicė, nė krye me Mehmet Konjuhin dhe ajo e Drenicės, nė krye me Azem Galicėn.
Zona e lirė e Drenicės, qė mė shumė njihet si ARBĖRIA E VOGĖL, nė fillim pėrfshinte tė gjitha fshatrat e komunės sė atėhershme tė Prekazit: Galicėn, Lubovecin, Mikushnicėn, Prekazin, Dubovcin, Beēiqin, Krasaliqin, Tėrnavcin, Kuēicėn dhe Stėrmcin. Prej janarit tė vitit 1924 ngushtohet, duke u kufizuar nė tri fshatra: Galicė, Lubovec dhe Mikushnicė. Kjo bėrthamė e shtetit shqiptar, pėr ca vite rrezatoi atdhedashuri mbi tė gjitha trojet shqiptare dhe frymėzoi luftėrat pėr liri...
Ėshtė e rrugės tė ceket sė Hasan Prishtina e ēmonte shumė Azem Bejtė Galicėn, saqė e krahasonte me Skėnderbeun dhe, kudo qė shkonte e takohej me kosovarėt tė ikur nė Shqipėri, thoshte:I vetmi trim i Ballkanit ka mbėrri me armė nė dorė e pa pėrkrahje, tė paktėn morale, tė ndonjė shteti evropian, nė zemėr tė Ballkanit, nė Drenicė, me krijue autonomi mbi disa copė katunde dhe me ia shti tmerrin qarqeve ushtarake dhe politikanėve hegjemonistė tė Karagjorgjeviqėve(Ahmet Maloku: Hasan Prishtina me Azem Bejtėn, Zani, Prishtinė, 1968).
Rrethimi
-A durohet kjo, shteti nė shtet?! O shėn Savė, Azem Galica po na ēmend fare! Edhe fėmijėt nė djepa po e shohin ėndėrr, ēirreshin ministrat e oficerėt serbė, nėpėr zyrat e Beogradit.
-Do ta djeg shkrumb e hi mbarė Drenicėn e mallkuar,- shfreu i tėrbuar kral Aleksandri.
- Ah, jo, ore tė keqen, jo, e zbuti mjekėrbardhi tinėzar, Pashiqi. Unė tė mėsoj ndryshe, qė, edhe do ta heqim qafe atė tė mallkuar Azem Galicė, edhe Evropa nuk do tė hidhėrohet...
Dhe, dita e 15 korrikut e vitit 1924 gdhiu fare ters. Forca tė mėdha nga garnizoni i Shkupit, mbi 1200 veta, tė pėrcjellė edhe nga artileria e rėndė e pėrbėrė nga shtatė topa e shumė mitraloza ia kishin mėsyrė Drenicės. Gjarpri i zi zvarritej drejt Arbėrisė sė Vogėl, e popullata e Mitrovicės nuk merrte vesh gjė. As xhandarėt vendės nuk kuptuan dot deri te Leskova, afėr Lubovecit, kur koloneli Stojanoviq, nė prani te Zhupanit tė madh te Shkupit, lexoi urdhėresėn se shkonin pėr ta rrethuar Azem Galicėn. Sulmi duhej tė ishte i bėftė dhe i furishėm...
Kur kėndoi gjeli i parė, tė tri katundet: Galica, Luboveci dhe Mikushnica u gjenden tė rrethuara shumėfish.
Plagėt mortore
Hėna kishte tretur diku pas resh e rojat i kishte mashtruar gjumi i ėmbėl i mėngjesit. Edhe kulla qėndresė flinte nė heshtje. Dje kishte pasur festė. Mbarė vendi kishte qenė pėr ta pėrgėzuar kapedanin. Kishin lozur, kishin kėnduar dhe kishin qėlluar shenjė. Tė sfilitur ishin shpėrndarė tė gjithė, edhe trimat e ēetės. Aty skishin ngelur veēse dymbėdhjetė luftėtarė.
Zoja, gruaja e dytė e Azemit, i kishte hetuar pa krisur topi i parė. U zgjua edhe kryetrimi dhe dha kushtrimin, qė sfidoi edhe krismat e topave. Djajtė u futen tė gjallė nė dhe. Beteja u ndez ashpėr. Nė ēdo frėngji njė grykėhollė lirie. Askush nuk i druante mortjes. Vargonjtė e rrethit tė parė zunė tė shkriheshin nga gjaku i valė i Bajram Tėrnavcit e i Hys Popovės.
- Kujdes gratė dhe fėmijėt e katundit, oj Shotė Galica!- tha kapedani dhe ēau si vetėtima nėpėr flakė pushkėsh. Kapitenit serb, i cili kishte guxuar te afrohet pranė kullės, i ngeli shpata nė gardh. Ushtarėt serbė i mbyllnin sytė dhe i lėshonin armėt nga dora. Livadhi i Frashrit zu tė skuqej nga gjaku qė shkonte rrėke. Halit Bajrami lėshohej rrokullimė me trimat sypatrembur gashianė. Nė anėn tjetėr, Bekė Hyseni fluturonte nga Suka e Madhe. Shpatulla e majtė e kryetrimit rridhte gjak curril. Vallė, ecte apo fluturonte?! Me kėmbė i shkelte zuzarėt e palmuēur qė nuk bėzanin. Kur po e kapėrcente rrethin e tretė, njė plumb tinėzar e kapi nė kryqėza. Oh, sa keq! Plasėn fishekėt e vet nė rrethatore dhe e dėmtuan rėndė. Edhe nga supet e Halil Avdisė, Smail Shabanit e Kamer Llaushės gacatorja e tij besnike shitonte papra. Oso Kuka i Lubovecit (Qerim Shashi) kishte ngulur kėmbė nė Qafėmal...
- Hiē mos keni frikė, hiē- mundohej ti qetėsonte fėmijėt e lebetitur plaku mjekėrbardhė, Shaban Tahiri, por breshėria e plumbave ia ndali fjalėn nė grykė. Tė tjerėt, nė krye me dadėn Shotė, morėn drejt Qyqavicės. Nėse njė fije floku i mungon dikujt, ju do tė pėrgjigjeni para Azemit!- i kėrcėnonte ajo xhandarėt qė i takonte rrugės.
Tė tri katundet kishin marrė flakė. Armiqtė, kur morėn vesh se dragoi shpėtoi i gjallė, u tėrbuan fare. Si ujqėr tė uritur u lėshuan mbi tė pafajshmit. Vranė, pushkatuan, masakruan dhe dogjėn gra, pleq e fėmijė. Hasimes nga Mikushnica me thikė ia nxorėn ferishten nga barku...
Takimi nė Qyqavicė
Buzėmbrėmje e trishtė korriku. Lugu i Qyqavicės zhurmonte dhimbshėm. Vaje fėmijėsh, rėnkime plakash, shtrydhje tė plagosurish. Midis tyre, i shtrirė nė vig, qėndronte kapedani i plagosur. Veten e kishte harruar, i qante zemra pėr tė tjerėt. Me sy i vidhte ata qė i mungonin. Tutje flaka shkonte deri nė qiell. As tė mallkuarit nuk kishin shpėtuar lehte, jo. Me lėkurė e paguan, lanė mbi njėqind tė vrarė e shumė tė plagosur, e ngushėllonte veten...:
- O, ku je, o Azem Galica! Ēohu nė kėmbė, he burrė i dheut ti bėjė pėr hair varret e lavdisė. Ty ska ēka tė bėn plumbi i shkaut. Ngrihu ndeze njė cigare tarabosh se shokėt pėrreth tė duan tė fortė e nė kėmbė. Veē dushmani tė do tė lodhur e tė shtrirė. Ēohu dhe gėzohu se ke njė djalė!- foli Shota, qė posa kishte arritur.
Trimi i dha zor dhe u ngrit pakėz nė bėrryla. Pasi ua hodhi njė sy tė
gjithėve, ia ktheu Shotės.
-Mos u tall moj Shotė, se mė ligsht jam sot se atėherė kur u plagosa nė Arbėri. E di qė Zoja ende nuk ka fėmijė, por emrin tim e lė peng pėr fėmijėn qė do tė lind: Azem, nėse ėshtė djalė, Azemine, nėse ėshtė vajzė. Tash merri dhe shpėrndaji kėto familje, se armikut nuk i besohet...
O, prite Azem Galicėn prite, more!
Lajmi pėr Epopenė e Arbėrisė sė Vogėl, apo Betejėn e Galicės, siē u quajt mė vonė, u pėrhap si mė krah. Mehmet Konjuhi dhe Shyt Bajqinovci, me ēetat e tyre, fill arritėn nė Qyqavicė. Mehmeti, kur e pa kryetrimin shtrirė, zu tė qaj me zė. Azemi i dha zor dhe u ngrit pėr ti pėrshėndetur. Pasi u bėmė bashkė me Mehmetin skanė ēka na bėjnė shtatė kralat!- tha ai i gėzuar. Dhe, pas njė jave, karvani i luftėtarėve marshonte drejt mėmės Shqipėri. Rrugės ia sjellin edhe Allēin (kalin, qė para betejės ia kishte dhėnė Shaban Palluzhės). Pėr ca kohė pushojnė edhe nė kullėn e Sadik Ramės nė Gjurgjevik. Me ta bashkohen edhe dy ēeta, ajo e Mehmet Delisė dhe e Met Imerit.
Nė malet midis Pėrēevės dhe Gllarevės, Azemi lodhet shumė. Nusja e Maleve dhe Plaku i Ēetės, Bekė Hyseni, i qėndronin te koka. Kur u tubuan tė gjithė, trimi mblodhi fuqinė e fundit, u ngrit ca dhe me gjysmėzėri tha:
-Vėllezėr! Amanet atdheun, ruajeni dhe luftoni tė bashkuar pėr lirinė e tij. Tė palgosurit dhe fėmijėt jetima i pėrcillni nė Shqipėri. Ti Shotė, mos iu ndajė ēetės. E di qė kurrė ske me e korit emrin dhe trimėrinė tėnde. Lamtumirė vėllezėr! Kosova dhe ju mė dhatė fuqi, zemėr e krah lufte. Edhe i vdekur kam dėshirė me luftue bashkė me ju. Prandaj trupin mė ma djeg ose mė ma qit nė njė pus tė pafund. Armiku nuk duhet ta marrė vesh vdekjen time. Trimat nuk kanė kohė tė pėrlotėn. Shtrėngoni fort armėt, lufta nuk duhet ndėrpritur...
Fjala i ngeli nė gjysmė. E lėshoi shpirti nė prehrin e Shotės. Trimat pėrreth ulen kokat dhe nuk u pėrmbajtėn dot. Edhe trimėreshės i shpėtuan dy pika loti. Ah, jo, bjeshka po lotonte nė heshtje...
Atė ag tė mugėt tė 25 korrikut 1924, nga gurmazi i thellė i shpellės Ēuku qė kėrcet jehoi kushtrimi: O prite Azem Galicėn prite, more!
vazhdon...
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore » |
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|