| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Skandali nė Greqi, pesė policė grekė masakrojnė shqiptarin |
| Postuar mė datėn: 2008-03-15 03:24:12 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Ngjarja ka ndodhur nė qytetin e Larisės. Ditėt e fundit, policė anonimė merrnin nė telefon emigrantin shqiptar duke i kėrkuar tė dhėna pėr njė kushėririn e vet, i cili para dhjetė vjetėsh kishte kryer njė krim.
Pėrsėri njė rast dhune mbi emigrantėt e huaj nė Greqi dhe konkretisht mbi emigrantėt shqiptarė. Kėtė here, vendi i ngjarjes nuk ėshtė njė rajon policie nė Athinė, por nė qytetin e Larisės. Viktima ėshtė emigranti shqiptar, Agim Dodaj nga Rrėsheni. Ditėt e fundit, policė anonimė e merrnin nė telefon duke i kėrkuar tė dhėna pėr njė kushėririn e vet, i cili para dhjetė vjetėsh kishte kryer njė krim. Presioni prej policėve ishte aq i madh, sa emigranti shqiptar, qė ėshtė njėkohėsisht edhe sekretari i Shoqatės sė Emigrantėve Shqiptarė tė Larisės, njė nga shoqatat mė tė mėdha nė Greqi, shkon nė polici sė bashku mė kryetarin e kėsaj shoqate, Engjėll Mici pėr tė denoncuar presionin e policėve qė telefononin nė mėnyrė anonime.
Pas i dėgjojnė tė dy emigrantėt, pesė policė marrin Agimin nė njė dhomė dhe pėr tri orė, pasi i tregojnė fotografinė e kushėririt tė tij, i kėrkojnė pėrsėri informacione se ku strehohet, ndėrsa ai pėrsėriste se nuk e ka parė prej dhjetė vitesh. Mė pas, policėt bėhen tė dhunshėm dhe fillojnė tė gjuajnė me se munden emigrantin fatkeq. Si pasojė e kėtyre goditjeve, arrijnė t'i thyejnė tre gishtat e dorės. Por mė i tmerrshėm ėshtė presioni psikologjik qė ushtrojnė, duke i thėnė se nėse nuk tregon vendin ku ėshtė fshehur kushėri i tij, ata do tė sillnin nė polici gruan e tij shtatzėnė dhe do t'ia nxirrnin fėmijėn!
Mė pas e lėnė tė lirė duke e kėrcėnuar qė tė mos publikojė ēfarė ndodhi se do tė kishte pasoja. Ngjarja mėsohet shumė shpejt dhe madje tė parėt qė u ndodhėn nė krah tė emigranti ishin zyrtarėt e ambasadės shqiptare nė Athinė, tė cilėt kanė komunikuar me autoritetet greke dhe kanė denoncuar dhunėn. Emigranti fatkeq, deri nė pasditen e sė premtes nuk ka dashur tė publikojė ngjarjen, por mė pas ka denoncuar dhunėn nė prokurori, ka marrė njė raport nga mjeku ligjor nė spitalin e qytetit, i cili vėrteton dhunėn e ushtruar mbi tė dhe ka folur edhe para kamerave tė mediave greke, duke kėrkuar thjesht tė dėnohen ata pak elementė nė radhėt e policisė greke qė ushtrojnė dhunėn ndaj emigrantėve. Sipas kryetarit tė shoqatės sė emigrantėve, nė edicionet e mėngjesit tė sė shtunės tė gjitha mediat greke private dhe shtetėrore do tė trajtojnė kėtė fenomen tė ri dhune, pėr tė cilėn me sa mėsohet nga burime qeveritare ėshtė vėnė nė dijeni edhe vetė ministri i Brendshėm, Prokopis Pavlopulos, i cili thuhet se ka urdhėruar menjėherė tė fillojnė hetimet pėr ēėshtjen.
Ndėrsa nė lajmet e pasdites sė tė shtunės, pėrsėri sipas deklaratave qė bėri kryetari i shoqatės, Engjėll Mici pėr "Gazetėn Shqiptare", ngjarja nė fjalė do tė jepet drejtpėrdrejt nga kanali ALPHA nė orėn tetė tė mbrėmjes, ora greke. Po sipas tij, edhe mediat e shtypit tė shkruar do ta kenė kėtė ngjarje tė dhimbshme dhe tė turpshme nė faqet e tyre tė ditės sė shtunė.
News24
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|