DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» PĖRPJEKJET E LDK-SĖ PĖR PĖRVETĖSIMIN E MERITAVE TĖ PAVARĖSIMIT TĖ KOSOVĖS NGA SERBIA
Postuar mė datėn: 2008-04-01 17:45:36 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Shkruan: Arban Bislimi

Vjet, mė 16 korrik 2007, Komiteti pėr politikė e financa i komunės sė Prishtinės, sheshin “Berlin” e riemėroi nė sheshi “Pavarėsia-Ibrahim Rugova”. Me kėtė “pagėzim” udhėheqja komunale e kryeqytetit dėshmoi edhe njėherė pėrcaktimin e saj partiak neotitist. Tė edukuar nė frymėn e “kultit tė individit” (shokut Tito), drejtuesit komunal-partiak tė LDK-sė, po pėrpiqen tė uzurpojnė pronėn publike dhe historinė e afėrt me njė emėrtim tė paqėndrueshėm dhe absurd, duke pėrjashtuar vullnetin dhe tė drejtėn e qytetarėve pėr tė pasur sheshin e tyre me emrin: “Pavarėsia”. Veprime tė kėtilla duhet dėnuar dhe nuk guxojnė tė bėhen nga asnjė parti politike shqiptare. Pavarėsia, ose mė saktė, pavarėsimi nga Serbia dhe Ibrahim Rugova janė dy gjėra qė nuk mund tė bashkėjetojnė, janė dy gjėra qė kundėrshtohen midis tyre, janė dy gjėra qė pėrjashtojnė njėra-tjetrėn. Sinonim i pavarėsimit nga Serbia, sinonim i lirisė dhe i bashkimit kombėtar ėshtė Komandanti Legjendar, Adem Jashari, ndėrsa Ibrahim Rugova ėshtė sinonim i autonomisė, sinonim i robėrisė dhe i pėrēarjes kombėtare.
Ky emėrtim unilateral shpie nė njė praktikė politike tė rrezikshme, nė njė praktikė qė mund tė nxisė konkurrencėn e emėrtimeve politiko-partiake dhe pėrjashtuese ndėrmjet partive politike. E keqja do tė ishte edhe mė e madhe sikur ky veprim i papėrgjegjshėm politik dhe pėrjashtues tė pėrsėritej edhe nė qytete tė tjera nga partitė politike ose nga njė parti tjetėr qė do tė vinte nė pushtet nė komunėn e Prishtinės, duke riemėrtuar kėtė shesh apo ndonjė shesh tjetėr me emrin e udhėheqėsit tė saj: “Hashim Thaqi”,“Ramush Haradinaj”, “Teuta Sahatēiu”, etj. Vendimi i ngutshėm pėr tė emėrtuar njė shesh me emrin e njė ish-udhėheqėsi partiak ėshtė pėrjashtues pėr partitė tjera politike nė hapėsirėn publike, ėshtė ndėrhyrje e rrezikshme qė dėmton dhe rrezikon kohezionin shoqėror dhe kombėtar, qė dėmton peizazhin urban dhe qė provokon garėn midis partive dhe udhėheqėsve partiak pėr emėrtime tė motivuara politikisht me karakter pėrjashtues edhe ndaj simpatizantėve tė partive tjera.
E mira jonė ėshtė qė institucionet tė mos mbajnė nė zyra dhe nė mure tė brendshme e tė jashtme fotografi dhe pamje qė synojnė tė frymėzojnė ndjenjėn e dėmshme pėr “kultin e individit” dhe tė udhėheqėsit partiak, qė rrugėt dhe pallatet tė mos jenė pėrplot fotografi gjigante tė atyre qė i paraqesin si “baballarė tė kombit”; pra tė dilet nga ideja e “partisė shtet” dhe tė hiqet dorė nga pushtimi i institucioneve vendore e qendrore nga partitė, cilatdo qofshin ato.
Shembull i kėtij mentaliteti, rrjedhė e trashėgimisė komunisto-titiste, ėshtė “kulti i individit”, udhėheqėsi karizmatik dhe shpėrdorimi i pozitės sunduese nga partitė politike pėr tė pushtuar institucionet dhe vendet publike. Shembullin mė tė mirė tė kėsaj mendėsie ēoroditėse dhe tė kėtij invazioni partiak pėrbėjnė fotografitė “gjigante” e idolatriste tė Ibrahim Rugovės nė Kuvendin e Kosovės, nė fasadėn e Ministrisė sė Shėrbimeve Publike, nė pallate tė ndryshme pėrgjatė rrugės “Nėna Terezė”, etj.
Shkelje tė kėtilla kishte kudo nė komunat e Kosovės qė “qeveriseshin” nga LDK-ja. Por ky pushtim i institucioneve, shesheve dhe rrugėve tė Kosovės me emra, fotografi, dhe me flamuj partiak kurrsesi nuk ėshtė legal (ligjor) dhe nuk duhet lejuar nė njė vend qė pretendon tė bėhet demokratik, nė njė vend qė pretendon tė sundohet nga ligji. Shoqėria shqiptare nė Kosovė nuk mund tė demokratizohet pa ia kthyer institucionet qytetarėve dhe pa e departizuar hapėsirėn publike dhe urbane, sepse vendosja e flamujve dhe e fotografive nė institucione dhe vende publike nė vendet normale ėshtė e rregulluar me ligj.
Sidomos Prishtina, si kryeqendėr e Kosovės, dhe institucionet e saj vendore e qendrore duhet tė jenė mė tė pėrmbajtura nė emėrtimin e hapėsirės urbane dhe nė pėrdorimin e fotografive dhe flamujve partiak e flamujve tė tjerė jo shqiptarė, nė mėnyrė qė qytetarėt tanė tė mund tė lėvizin dhe shetisin tė qetė, t’i kryejnė punėt e tyre lirshėm dhe tė pa penguar nė njė hapėsirė qytetėruese dhe gjithpėrfshirėse. Institucionet qeveritare dhe ato vendore duhet tė ndahen nga simbolet dhe fotografitė partiake dhe tė kujtohen se ministritė, komunat dhe institucionet e ndryshme publike nuk janė pronė e asnjė partie, por pronė publike (e pėrbashkėt) e taksapaguesve dhe nuk guxojnė tė tjetėrsohen nga askush.



Uzurpimi i Pavarėsisė shkelje e vijės sė kuqe
Secili regjim politik emėrton rrugėt dhe sheshet, si dhe ndėrton monumente pėr tė simbolizuar, treguar, kujtuar dhe imponuar historinė dhe karakterin e tij hapėsirės tė cilėn e sundon. Pra, emėrtimet, monumentet, por edhe vetė heronjtė paraqesin nė njėfarė shkalle kuptimin e historisė nga regjimi dhe nga populli qė banon vendin. Nga kjo rrjedhė e vėrteta se ēdo emėrtim rruge apo sheshi, ēdo monument e ēdo hero ėshtė edhe subjektiv. Prishtina, pėrveē se ėshtė komunė e Kosovės, ėshtė edhe kryeqendėr dhe siē kuptohet ėshtė vitrina e Kosovės dhe e historisė sė saj tė hershme shqiptare.
Vendimi pėr tė ndėrtuar njė shesh me emėrtimin “Pavarėsia”, me qenė se kujton njė arritje tė shėnuar tė popullit shqiptar - rezultat i mendjes dhe luftės gati njėqind vjeēare pėr ēlirimin e kėsaj krahine tė Shqipėrisė - ėshtė njė akt qė duhet tė synoj t’i tregoj secilit vizitor momentin historik tė Pavarėsimit nga Serbia. Sė paku me kėtė synim do tė duhej tė ndėrtohej dhe emėrtohej ky shesh; pra njė emėrtim neutral dhe gjithpėrfshirės, qė do tė pėrfaqėsonte fitoren e popullit, me emrin, sheshi “Pavarėsia”, pikė.
Kėshtu, secili do tė vinte dhe kalonte krenar nėpėr kėtė SHESH, duke menduar dikush pėr Komandantin Legjendar, Adem Jasharin dhe luftėn e UĒK-sė, dikush pėr “qėndresėn” pasive tė I. Rugovės, dikush pėr dėshmorėt e familjes sė tij, dikush, qė ėshtė pak mė i ditur, edhe pėr heronjtė tjerė tė njėqind vjeēarit, dikush pėr vazhdimin e pėrpjekjeve deri nė ribashkimin e Shqipėrisė, etj. Pra, aty do tė mundte tė vij secili pa dallim pėrkatėsie partiake, feje apo krahine dhe tė kujtonte me krenari luftėn dhe ditėn e Pavarėsimit, gjė qė do tė ndihmonte edhe nė mbajtjen e kohezionit kombėtar, shoqėror dhe politik.
Sikur tė kishim tė zgjedhur politikė mė tė pėrgjegjshėm, sikur ata tė mos kishin njė pamje primitive partiake e klanore ky shesh do tė emėrtohej, sheshi “Pavarėsia”. Por, pushtetarėve tė LDK-sė nuk u mjaftonte vetėm pushtimi i hapėsirės publike dhe i institucioneve. Ata, me kėtė akt tė egėr dhe cinik u pėrpoqėn tė pushtojnė historinė dhe tė marrin eksluzivitetin e meritės sė arritjes sė pavarėsimit pėr partinė dhe figurėn e tyre nė mėnyrė agresive dhe pėrjashtuese ndaj ēdo sensibiliteti politik dhe ndaj ēdo figure tjetėr historike.
Nė ēdo vend demokratik dhe tė qytetėruar nė botė, qė ka shesh tė Pavarėsisė, ai ėshtė emėruar thjeshtė: Sheshi i “Pavarėsisė”. Kjo ėshtė edhe njė pėrpjekje dėshpėruese pėr monopolizimin e hapėsirės dhe tė historisė sė popullit shqiptar tė Kosovės nga njė parti qė mundohet ta imponoj nė mėnyrėn mė agresive e mė primitive pamjen (vizionin) e saj pėrjashtuese tė historisė; nga njė parti qė pėrjashtonte tė tjerėt nga institucionet, nga rrugėt dhe tash, me kėtė vendim prej qyqarėsh, po pėrpiqet t’i pėrjashtoj edhe nga historia dhe pavarėsimi nga Serbia. Kjo parti po pėrpiqet t’ia imponoj “kultin e individit” njė populli tė tėrė pėrmes pushtimit tė institucioneve, tė hapėsirės publike dhe tash edhe pėrmes pushtimit tė historisė me vendimin pėr riemėrtimin e sheshit “Berlin” nė sheshi “Pavarėsia-Ibrahim Rugova”, duke besuar naivisht se kėshtu atij do t”i vishen meritat pėr pavarėsimin e Kosovės nga Serbia! Sipas tyre dhe sipas mesazhit qė jep ky emėrtim, Rugova ishte arkitekti i Pavarėsisė, prandaj edhe i vetmi qė ia vlen tė pėrmendet?!
Pėr kėtė parti nuk kishte Luftė Kundėrpushtuese Ēlirimtare tė UĒK-sė dhe kombit shqiptar, nuk kishte masakra dhe dėbim masiv, nuk kishte as pėrpjekje pėr ēlirimin e kėsaj pjese tė robėruar tė Atdheut! Historia e qėndresės shqiptare, sipas atyre, filloi me formimin e LDK-sė! Sa i pėrket Adem Jasharit dhe dėshmorėve tė kėtij kombi, Ata, nė botėkuptimin e tyre partiak dhe ideologjik, ishin ose individė margjinalė tė armatosur me kallashnikovė dhe, pėr mė keq, fajtorė pėr masakrat dhe gjenocidin qė bėnte Serbia! Te ta nuk ka vend pėr meritat e mbi 2000 dėshmorėve vetėm tė Luftės sė UĒK-sė! Nuk ka vend as pėr meritat e popullit, i cili duroi tė gjitha vuajtjet dhe u masakrua pėr kėtė Pavarėsi!
Uzurpimi dhe lidhja e sheshit “Pavarėsia” me emrin e njė udhėheqėsi partiak -cilido qoftė ai- apo edhe tė njė figure historike ėshtė nė esencė pėrjashtues ndaj figurave dhe sensibiliteteve brenda shoqėrisė. Akti i komunės sė Prishtinės ėshtė njė akt monopolizimi i pronės historike dhe i njė arritjeje tė tė gjithė popullit shqiptar. Ai pėrbėn njė akt agresioni, akt lufte tė hapur ndaj gjithė atyre qė kanė meritė nė arritjen e Lirisė dhe tė pavarėsimit nga Serbia nė veēanti e ndaj gjithė popullit shqiptar nė pėrgjithėsi. Ky vendim duhet tė anulohet dhe tė zėvendėsohet me emėrtimin gjithėpėrfshirės sheshi “Pavarėsia” . Ėshtė koha qė kjo parti tė ndahet njėherė e pėrgjithmonė nga praktika e “kultit tė individit” dhe nga praktika partiake e reaksionare e pushtetit politik, kjo pėr tė mirėn e kohezionit dhe paqes shoqėrore dhe demokratizimit tė Kosovės. Ėshtė koha qė ky model politik tė bėhet pjesė e sė kaluarės pėr tė gjitha partitė politike shqiptare.

1.04.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] Pėrpjekjet e marra tė Berishės pėr ta poshtėruar historinė dhe Muzeun kombėtar (2008-10-09 05:50:58 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Korrupsioni i pakontrolluar dėmton pėrpjekjet pėr tė luftuar varfėrinė (2008-09-29 03:05:07 nga admin4)
[ Opinione ] PĖRPJEKJET PĖR T'UA IMPONUAR SHQIPTARĖVE STATUSIN E PAKICĖS DHE KONTRAKDIKTAT TJERA (2008-09-24 08:48:01 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Thaēi i bėri thirrje Beogradit tė distancohet nga pėrpjekjet qė nxisin dhunė nė Kosovė (2008-05-07 07:21:47 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Mynih: Shqipėria, Kroacia e Maqedonia inkurajohen nė pėrpjekjet pėr anėtarėsim nė NATO (2008-02-09 10:03:35 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Franca synon tė demonstrohet se tė gjitha pėrpjekjet pėr marrėveshje janė bėrė, thotė Rejnard (2007-11-22 14:01:25 nga admin4)
[ Opinione ] PĖRPJEKJET E QEVERISĖ MAQEDONASE PĖR TA BINDUR OPINIONIN BOTĖROR SE SHQIPTARĖT I KANĖ TĖ DREJTAT E TYRE QĖ U TAKOJNĖ DO TĖ DĖSHTOJNĖ ME TURP! (2007-06-22 09:48:08 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] SHBA vazhdojnė pėrpjekjet diplomatike pėr pavarėsinė e Kosovės (2007-06-09 02:23:58 nga admin2)
[ Kultura ] Pėrpjekjet pėr tė frenuar tkurrjen e shtresės sė ozonit kanė dhėnė rezultat (2006-10-25 00:36:33 nga Arben Dervina)
[ Opinione ] SIMPOZIUMET E PĖRĒARJEVE DHE VETĖSHKATRRIMIT (2008-12-03 13:32:06 nga admin1)
[ Opinione ] AKADEMIK QOSJA - qytetar nderi i Skenderajt! (2008-12-03 13:04:34 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster