| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Me shkas:Ēėshtje tė ideologjisė nė prag tė zgjedhjes sė statusit tė Kosovės! |
| Postuar mė datėn: 2006-12-15 19:11:13 nga Faik Smajli :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Albert Prenkaj
'Gėnjeshtra ėshtė parė kurdoherė si mjet i nevojshėm dhe i justifikueshėm, jo vetėm pėr politikanin dhe demagogun por, gjithashtu, edhe pėr zanatin e burrit tė shtetit'
Hannah Arendt
Para zgjedhjes sė statusit tė Kosovės dosido paraqitet nevoja e strukturimit ideologjik tė formacioneve politike nė Kosovė, ndonėse kjo do tė ishte dashur tė parashihet qė nė filiz dhe atė nė sytė e botės. Pėrpos ēėshtjes sė statusit final tė vendit, qytetari sot pėrballet me problemet, si: skamja, papunėsia nė rritje, ēalimi i tė drejtave tė njeriut me theks tė veēantė tek tė drejtave tė minoriteteve, gjyqėsia joefikase dhe e korruptuar, privatizimi i formės krejt origjinale, pastaj problemet nė arsim, shėrbimet shėndetėsore tė pamjaftueshme, furnizimit me energji dhe shėrbime tė dobėta dhe korruptive administrative, mungesa e pensioneve adekuate, bujqėsia stihike, etj. Me njė fjalė, e terė kjo mund tė pėrmblidhet me nocionin 'keq - qeverisje'. Kjo ėshtė e vėrteta mė tė cilėn
|
|
pėrballet sot njė qytetar i Kosovės, qytetari kjo e cila pretendohet tė tregtohet. E pra qytetaria nuk tregtohet! Qytetaria ėshtė funksion konkret me tė drejtat dhe obligimet e saj. Pėrgjegjėsinė pėr njė tė vėrtetė tė kėtillė e bartė e tėrė kasta politike dhe institucionale vendore e ndėrkombėtare e Kosovės, pėr animozitetin dhe vullnetin e sėmurė veprues.
Ishte dhe mbetet kurdisje krejt fėmijėrore kur orvatej pėr tu plasuar bindja si nga vendorėt ashtu dhe nga ndėrkombėtarėt, se kėtu nė Kosovė ēdo gjė filloj nga e para pas luftės sė fundit 1999, dhe ēdo gjė filloi dhe u ndėrtua me ndonjė marrėveshje, apo me ardhjen e tyre nė pushtet. Kjo ndodhė nga se faktorit politik i mungojnė ide novatore pėr fillimin e zgjidhjes sė problemeve qė i pėrmendem mė lartė. Ky faktor mezi, apo fare nuk ndėrton manifeste funksionale pėr ti adresuar problemet me tė cilat ballafaqohet qytetari. Nė strukturėn politike stihike mbisundon kultura klienteliste, krahinore, e udhėhequr me interes krejt tė ngushtė klanor pa ndonjė ideologji tė qartė rreth tė cilės do tė strukturoheshin bashkėmendimtarėt politik apo elektorati i mundshėm.
Sot partitė politike nė Kosovė, zėshėm a nė heshtje flasin dhe 'planifikojnė' strukturimin ideologjik, por jo nga bindja dhe nga vlerėsimi i nevojės momentale tė qytetarit, por duke u joshur nga koketimet me asociacionet ndėrkombėtare, polipe tė partive Perėndimore nė zė, si: Fridrich Ebert Schtiftung, Conrad Adenauer, NDI etj. Asgjė pėr tu kritikuar po tė ishin kėto lidhje tė udhėhequra nga bindja dhe vullneti pėr tu profilizuar, po tė mos ishin ato kryekėput marrėdhėnie klientėve tė lidhur vetėm me zbatimin e projekteve, dhe kaq. Ėshtė me interes pėr opinionin, kemi raste kur disa parti mundohen tė ulen nė tė njėjtėn karrige ideologjike pėr tė thithur mjetet financiare e njėrit apo asociacionit tjetėr pėrkatės. Nė kėtė rast, njėra prej tyre do te mbetet pėrgjithmonė motra e vogėl, dhe asnjėherė faktor relevant politik.
Pėr secilin program radikal apo progresiv, thotė Ralf Dahendorf, ėshtė me rėndėsi nxjerrja e mėsimeve nga e kaluara. Nė Kosovė si dhe nė tėrė bllokun komunist dhe nė veēanti kėtu nė Ballkan, nė tė kaluarėn shpėrndarja e punės ka pasur karakter tė kontrolluar. Identifikimi me formacionet politike simotra tė vendeve pėrreth, e qė nė Kosovė kanė konotacion negativ, do tė thotė vetėvrasje politike. Pos kėsaj, pėrvojat e demokracive funksionale moderne flasin pėr shpėrndarje tė re tė punės, bazuar nė tregun e lirė. Nė ndėrkohė, programi liberal synon qytetarinė, e qė pėrpos tė drejtave civile qė nėnkupton lirinė e shprehjes, lirinė e bindjes, tė besimit, ne punė, tė drejtėn pėr tė votuar, kujdeset gjithashtu pėr tė drejtat gjinore e etnike.
Tek ne shpėrndarja e re e punės dhe sistemi korporativ ėshtė keqkuptuar. Punėsimi i anėtarėve tė familjes ėshtė dukuri "normale". Marrja/ofrimi i pėrqindjes nė tender ėshtė "sistem" pune. Kontrolli individual i segmenteve tė ekonomisė ėshtė episod tek ne. Barazimi i kriminalitetit me ndershmėrinė ėshtė pėrditshmėri pa presedan. Nė vend qė ekzistimi i institucioneve tė nėnkuptoj rritje tė shanseve pėr tė gjithė, ai vetvetiu "nėnkupton" pasurimin e njė pakice me kushtėzimet e njė bote parainstitucionale.
Kėsaj i shkon pėr shtati aktiviteti hedonist i qytetarėve tė udhėhequr nga apatia politike- pa interes dhe pa veprim; shkėputja nga politika -me interes tė shfaqur por pa veprim; aktivizimi ekspresiv - pa interesim por me veprime tė pa planifikuara mirė.
Anomija politike kosovare e udhėhequr nga nostalgjia e sistemit tė kolapsuar, pretendon tė ndėrtoj "ideologji" partiake qė nesėr do tė duhej tė adresoj pėrditshmėrinė e qytetarit tė Kosovės?
A mos ndoshta "ekspertėt" e formacioneve politike duhet tė kujtojnė pėr ndėrtimin e shtresės sė mesme tė fuqishme, qė ofron botėkuptimin e mirėqenies, e cila mė pastaj do tė kontribuoj nė mbushjen e arkės sė Kosovės? Kėshtu siē jemi, shanset pėr tė vjelė taksa tė mirėfillta janė tejet minimale. Nė rastin tonė konkret biznesmenėt nuk kanė interes pėr tė paraqitur qarkullimin real, por vazhdojnė mu si nė kohėrat e pushtetit tė Serbisė, paraqitje minimale tė qarkullimit me pėrmasa thuaja bankrotuese tė firmave. Politika liberale me prefiksin demokratik krijon qeverisje fasilituese, jo autoritare, pėr biznesin. Ajo nuk kontrollon tregun, por ofron mundėsi tė reja pėr biznese tė reja.
"Politika e lirisė nuk ėshtė asnjėherė luks. Janė qytetarėt vigjilent, tė gatshėm pėr mbrojtjen e institucioneve tė lirisė dhe tė ndjeshėm ndaj shkeljes sė parimeve", thotė Ralf Dahendorf , ligjėrues nė London School of Economics, duke parafrazuar Max Veberin.
Opinioni i shprehur nė kėtė artikull ėshtė privat, dhe nuk pėrfaqėson mendimin e ndonjė organizate, institucioni a subjekti.
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|