| » Opcionet për artikullin |
|
Denis McShane
Mė 15 qershor hyn nė fuqi Kushtetuta e Kosovės, ndėrsa NATO-ja po i lejon serbėt qė veriun e Kosovės ta kthejnė nė njė zonė pa ligj pėr aktivitete kriminale.
Nė mars, nė veri tė qytetit tė Mitrovicės, banditėt serbė, tė nxitur dhe tė armatosur nga Beogradi, e nisėn njė sulm nė shkallė tė gjerė kundėr NATO-s dhe forcave tė Kombeve tė Bashkuara, duke vrarė njė ushtar ndėrkombėtar dhe plagosur 83 tė tjerė.
Gjatė zgjedhjeve nė Maqedoni, nė fillim tė kėtij muaji, policia hapi zjarr dhe vrau njė aktivist politik, i cili ishte zemėruar pėr mbushjen e hapur tė kutive tė votimit dhe pėr manipulimet e tjera tė qarta zgjedhore.
Gjė e ēuditshme ishte se partia nė pushtet nuk kishte nevojė t'i kurdisė zgjedhjet, pasi i kishte votat e nevojshme pėr tė fituar.
Pėrgjigjja e Perėndimit ishte pothuajse e vakėt. Sot, duket se Brukseli, NATO-ja dhe Kombet e Bashkuara po i mbyllin sytė, duke treguar mosgatishmėri ose lidership pėr t'i zgjidhur problemet nė Ballkan, qė pėrfshijnė ringjalljen e nacionalizmit serb, qė mė tepėr e preferon historinė e tij ballkanike, sesa tė ardhmen evropiane.
Nė vitin '99, NATO-ja intervenoi nė mėnyrė masive nė Kosovė dhe dy vjet mė vonė nė Maqedoni pėr t'i ndalur armiqėsitė antishqiptare tė nacionalistėve maqedonas.
Nė vitin 2001, zyrtarėt e lartė tė NATO-s dhe tė Bashkimit Evropian, Xhorxh Robertson, Kris Paten dhe Havier Solana shkuan nė Maqedoni dhe e detyruan shumicėn sllave qė popullatėn pakicė shqiptare ta trajtojnė me respekt.
Por, tash, NATO-ja dhe tė tjerėt e kanė lėnė Kosovėn qė tė zbresė nga lista e tyre e prioriteteve. Trupat franceze dėshtuan tė ndalin sulmin e serbėve nė muajin mars nė ndėrtesėn e gjyqit nė Mitrovicė dhe pritėn pėr shumė ditė, derisa mesazhi politik nėse duhej tė pėrdorej forca pėr t'i ndalur serbėt, shkonte para dhe prapa ndėrmjet Nju Jorkut dhe Parisit.
Liderėt e Bashkimit Evropian po ashtu e kanė zbutur presionin ndaj serbėve. Aktualisht, Brukseli ėshtė tėrhequr nga kėrkesat e tij qė serbėt ta dorėzojnė kasapin e Srebrenicės, Ratko Mlladiqin, nė Hagė, si parakusht pėr bisedime pėr anėtarėsim.
Por, ajo qė ėshtė edhe mė e keqe qėndron nė faktin se pėrderisa shumica e vendeve tė BE-sė e kanė pranuar Kosovėn, Spanja dhe Greqia janė radhitur me kundėrshtimin e rusėve dhe serbėve.
Duke e dėmtuar rėndė perspektivėn e arritjes sė paqes shumė tė pritur nė rajon, Spanja tash po i ndihmon nacionalistėt serbė duke ndėrmarrė fushatė diplomatike nė Amerikėn Latine, pėr t'ua ndėrruar mendjen liderėve tė rajonit, qė tė mos e njohin shtetin e Kosovės.
Nga ana e vet, Shtetet e Bashkuara kanė premtuar se do t'i hapin dyert e NATO-s pėr fqinjin e Kosovės, Maqedoninė. Por, nė fund tė presidencės sė Xhorxh Bushit, Shtetet e Bashkuara kanė pak mundėsi tė kėmbėngulin, kėshtu qė Greqia mbetet nė vetėbesim se mund tė mos e pėrfillė Uashingtonin dhe kėshtu t'i shkatėrrojė shpresat e Maqedonisė pėr praninė nė NATO, pėr shkak tė kontestit joreal pėr emėr.
Nė kėtė vakuum, nė skenė doli Rusia, e cila gjithnjė e sheh Ballkanin si oborr tė vetin dhe ėshtė pėrzier nė mėnyrė tė pafund nė rajon. Pėr shumė sllavė nė Ballkan, Rusia mbetet e popullarizuar si ēlirimtare e Ballkanit nga pushteti otoman nė shekullin e 19-tė.
Sot, Moska po synon ta shtrijė autoritetin e vet nė kėtė rajon, nė pėrpjekje pėr t'i treguar Uashingtonit dhe Brukselit se ėshtė kthyer si lojtar i fortė nė politikėn e jashtme.
Vendet e Bashkimit Evropian, si Qiproja, Greqia dhe Spanja, haptas e kundėrshtojnė qėndrimin e pjesės tjetėr tė BE-sė, pėr njohjen e Kosovės. Nė vend qė tė bashkohen, anėtarėt e BE-sė dhe tė NATO-s po grinden mes vete, duke i vėnė interesat e tyre kombėtare nė rend tė parė, e jo politikėn e pėrbashkėt evropiane.
Ky trend e rrit shqetėsimin se nė vend qė tė shohim evropianizimin e Ballkanit, ne jemi dėshmitarė tė njė ballkanizimi tė ngadalshėm tė Evropės.
E. L
|
|