| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Nju Jork Tajms sugjeron Shqipėrinė si njė nga destinacionet kryesore pėr turistėt |
| Postuar mė datėn: 2006-12-10 19:41:41 nga Faik Smajli :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Gazeta New York Times e ka pėrfshirė Shqipėrinė nė listėn e destinacioneve kryesore tė turizmit pėr vitin 2007. Shqipėria, ose mė saktė, Jugu i saj ėshtė pėrkufizuar si destinacioni mė i lirė turistik nė listėn e mė tė mirėve. Autori shkruan se vitet e fundit ky vend ka treguar se jo vetėm ėshtė tėrheqės pėr turistėt por edhe i pėrballueshėm pėr ta. Gazeta shkruan se megjithėse Tirana ėshtė njė pikė fantastike pėr fillimimin e udhėtimit, ėshtė nė fakt jugu i vendit qė ruan thesaret mė intriguese me ēmimet mė tė mira.
Pėrshkrimi fillon me Gjirokastrėn. Gazeta pėrmend faktin qė ky qytet ėshtė vendlindja e Enver Hoxhės dhe Ismail Kadaresė. Gjirokastra, thuhet nė artikull ėshtė ndėrtuar nė njė faqe aq tė pjerrėt saqė duket pothuajse e pamundur qė tė mund tė ndėrtohen banesa, megjithatė qyteti me shtėpi hijerėnda tė periudhės
|
|
otomane, ėshtė plot gjallėri.
Nė artikull pėrmendet Muzeu Etnografik, shtėpia e lindjes e Enver Hoxhės dhe hotel Kalemi ku siē thotė autori pėr 40 dollarė mund tė flesh nė njė dhomė me tavan tė gdhendur druri 200 vjeēar.
Gazeta shkruan gjithashtu pėr kėshtjellėn, rrugėt dhe restorantet me udhqime tė shijshme tė Gjirokastrės.
Gazeta e zhvendos udhėtimin mė tej nė Sarandė, me hotelet nė buzė tė detit me njė pamje tė mrekullueshme me njė ēmim prej vetėm 30 Eurosh. Sugjerimet pėr turistėt pėrfshijnė plazhin e Ksamilit dhe afėrsinė me ishullin e Korfuzit nė Greqi ku mund tė arrihet me njė udhėtim tė shkurtėr.
Megjithatė gazeta shkruan se perla e vėrtetė e Jugut tė Shqipėrisė ėshtė Butrinti 2 mijė e 500 vjeēar qė ėshtė banuar nga breza Ilirėsh, Grekėsh, Epirasish, Romakėsh, Bizantinėsh dhe Venecianėsh para se tė kthehej thjesht nė fshat peshkatarėsh nė fund tė shekullit tė 19-tė. Nė fjalėt e autorit tė artikullit Butrinti ėshtė njė lloj vendi qė ende pret tė zbulohet. Gėrmimet e para nė Butrint, qė ėshtė njė nga pasuritė botėrore tė ruajtuara nga UNESCO u bėnė nga Italianėt nė vitet 20. Ata zbuluan amfiteatrin. Mė pas arkeologėt zbuluan bazilikata tė hershme tė krishtera dhe objekte tė tjera.
Ashtu si vetė Shqipėria, shkruan Nju Jork Tajmsi, ky qytet mban nė gjirin e tij thesare tė fshehta pėr kureshtarėt me ēmime tė pėrballueshme nga thuajse gjithkush.
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|