DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» NE MUZEUN E PAVARĖSISĖ NĖ VLORE
Postuar mė datėn: 2006-12-02 19:26:44 nga A.Dervina :: Kategoria: Histori
TRING SMAJLI ISHTE ZEKRIE KRASTA
Nga Gėzim Llojdia
Statusi kombėtar
Muzeu i Pavarėsisė Kombėtare ėshtė ndėrtesa origjinale, i pėrket asaj kohe,ndodhet nė Vlorė,qyteti ku flamuri kuq e zi, rreth 94 vite mė parė,nė ditėt e fundit tė vjeshtės tė vitit 1912,u ngrit ky flamur duke shpallur indipendencėn e shtetit shqiptar. Muzeu i pavarėsisė Kombėtare ka patur vazhdimisht njė varėsi nga bashkia e qytetit tė Vlorės,deri nė ditėt e fundit tė verės sė kėtij viti.Me njė vendim tė Qeverisė dhe me interes tė Ministrit tė Kulturės Bujar Leskaj,muzeu i Pavarėsisė kombėtare merr njė status tjetėr mė tė rėndėsishėm duke shprehur rėndėsin e tij.Qeveria i ka dhėnė statusin e favorizuar:” Muze kombėtar”, qė do tė administrohet nė vazhdimėsi nga institucioni mė i ngritur i kulturės shqiptare, Ministria e Kulturės.Vendosja e njė muzeu nėn njė staus tė tillė ėshtė njė angazhim serioz i Ministrisė sė Kulturės,pėr ta parė me njė sy tjetėr muzeun e vetėm tė Pavarėsisė Kombėtare.Ndoshta mė parė duhej tė ishte vendosur nėn kėtė status pėr tė mos lejuar edhe dėmtime qė solli koha e tranzicionit.Prandaj duhet shqyrtuar kaq bukurisht vendimi i Qeverisė shqiptare,gjė qė merr nėn mbrojtje vlera dhe historinė tonė kombėtare.Njė minisitėr si Bujar Leskaj me kėtė nismė duhet tė jetė edhe nė epiqėndėr tė kėshillit bashkiak tė qytetit bregdetar pėr ta vendosur ndoshta mė shpejt se tė tjerėt nė listėn e qytetarėve tė nderit pėr kontributin real ndaj vlerave kombėtare, qė gjėnden pikėrishtė nė qytetin tonė ,por dhe si vlersim si deputet i kėtij qyteti dhe mė tej si Ministėr i Kulturės,qė kthen sytė nga vlerat historike e shpirtėrore tė njė popullli qė i ka tė shenjtė historinė e tij.
Ndėrtesa e muzeut kombėtar



Shtėpia e selisė sė Qeverisė sė Vlorės tė vitit 1912, ėshtė buzė detit.Njė godinė me dy kate.Ngjyer nė tė verdhė.Nė pamjen e parė ka ballkonin ku u ngrit flamuri .Ka dy dritare pėr ēdo katė si dhe dy dyer.Porta hyrėse brenda godinės autoktone,sipėr porta e daljes nė ballkon.Nė katin e dytė,nė ballkon ėshtė i shpalosur njė flamur qė rri vazhdimisht aty si tregues domethėnės,pėrcjellės i gjurmės dhe historisė sonė.Nė pamjen e majtas gjėnden dhe dy dritare tė tjera.Nė koridorin hyrės brenda janė disa tablo me foto nė pėrmasa tė mėdha tė luftėtarėve tė pavėrėsisė kombėtare si dhe nga kryengritjet shqiptare pėr pavarėsi.Kjo ėshtė ndėrtesa autoktone ,origjinale e selisė Qeverisė sė Ismail Qemalit,sot Muzeu Kombėtar i Pavarėsisė.I vetmi nė llojin e vetė.Gjithshka origjinale.Por i lėnė nė harresėn e madhe,nga investimet nga qeveritė e 14 viteve mė rradhė.Nuk ėshtė ndonjė godinė me arkitekturė moderne, por gjithsesi ėshtė njė ngrehinė e asaj kohe,qė ka funksionuar asaj kohe si godinė publike dhe spital me ballkon me fytyrė nga deti.Ka 6 dhoma.8 pavione dhe 2 sallone.Ka qėnė selia e parė e qeverisė sė I.Qemalit.Nė 1962 shpallet muze kombėtar i pavarėsisė.

Muzeu dhe pamja e tij e brendshme

Dhoma e parė e godinės sė muzeut ėshtė “parathėnia e pavarėsisė”, ku ėshtė pasqyruar rrugėnisja drejt Rilindjes Kombėtare,me fakte dhe dorėshkrime tė pakta.Tė pasqyruara janė edhe 3 vitet e Lidhjes Shqiptare tė Prizėrenit 1878-1881.Fotot e Abdyl Frashėrit,Ymer Prizėrenit,Sulejman Vokėshit,Iliaz Dibrės.Libra origjinale shqipe si gramatika tė gjuhės shqipe nė toskėrisht,abetarja e S.Frashėrit,libri”Vdekja e Pirros”,”Bageti dhe bujqėsi” e Naimit,gazetat e kohės’Koha”,”Shkupi’,”Drita”.”Liri e Shqiptarėve”.Deri nė rrugėmbritjen e vitit ’12 ėshtė pėrshkruar njė vargan ngjarjesh.Lexohen pas shkollave shqipe nė Korcė,normalja nė Elbasan,nė Kosovė,kongresi i alfabetit me kryetar Gj.Fishtėn.Ardhja e librave shqip, qė ndiqte tre drejtime drejt Manastirit nė itenerarin Stamboll, Sofie, Bukuresht . Memorandumi i Gėrēes,Lufta e Pejės.Mbledhja e Bukureshtit.Udhėrrėfyesi i kėtij muzeu, pėrshkruan intenerarin e ardhjes sė diellit,Ismail Qemali nė rrugėtimin Stamboll-Bukuresht-Vjenė-Trieste-Durrės,i shoqėruar nga l.Gurakuqi,S.Ilo,Dh.Berati.Pikturuar nga piktori artist Nestor Jonuzi,rruga e tyre ėshtė e gjallė.Nė Vlorė I.Qemali erdhi nga kushtet,qė ju diktuan.Kleri ortodoks i pengoi nė misonin e tyre.Me ftesat e bėra nė Bukureshtė u lajmėrua Vlora, pikėmbritja e tyre.Nė Vlorė u mblodhėn 78 delegatė thuhet nė dokumentat e muzeut.Nė fakt ftesat ishin 84,por 6 delegat ishin zgjedhur dy herė.I.Qemali edhe nė Vlorė, nė Berat,Toptani nė Durrės dhe njė vend tjetėr,Mitat Frashėri nė Kosovė dhe nė jugė.Mbledhja e rėndėsisė shqiptare ėshtė mbajtur nė shtėpinė e I.Qemalit.Nė 28 nėntor,pasdite.U nėnshkrua akti i Pavarėsisė rreth 1.5 faqe dhe ju dėrgua fuqive tė mėdha.Me kėtė punė dokumentat citojnė se ėshtė marrė Lef Nosi,duke dėrguar qeverive njoftimin .Edhe shqiptarėve e patriotėve nė krahina tė vendit ėshtė dėrguar mesazhi me thėnien”Indipendenca e Atdheut u shpall”.Nė 4 dhjetor 1912 formohet Qeveria e Vlorės.Numėri i ministrave ishte10 ministra.Raporti midis feve ishte: 5 me 5.Njė citim me domethine,pėr zhvillimet e sotme.Kryeministėr I.Qemali musliman,zvkryeministėr Dom N.Kacorri katolik.Ky i fundit ishte zv i peshkopatit katolik nė Durrės.Asambleja kombėtare e cila shpalli pavarėsinė nė 28 nėntor ’12 u shpėrnda nė 7.12.1912.Zgjodhi senatin me 18 anėtarė.

Tajar Zavalani e pėrshkruan kėshtu nė librin e tij: Kongresi zggjodhi nji Senat prej 18 vetėsh si hap i parė drejt krijimit tė njė rregjimi demokratik.Por sa ma sė pari duhej siguruar njohja e shtetit tė ri nga ana e fuqive europiane dhe pėrkrahja e tyre nė nji kohė kur tokat e shqiptarėve po invadoheshin pėlėlmbė pėr pėllėmbė nga uhstritė e huaja.Qeveria kombėtare,njoftoi me telegram fuqive tė mėdha se kombi shqiptar kishte marrė ma nė fund fatin e tij nė dorė dhe kėrkonte me u njohftė si shtet i pamvarur dhe neutral.. Ndėrkaq, rreziku i invazionit ishte tek dera dhe duheshin mobilizue tė gjitha fuqit pėr tė ndalė hovin i ushtėrive qi po pėrparonin nga tre
drejtime .Qeveria e Vlorė filloi funksionet nė datėn 4.12.1912.Punoi deri nė 22 janar 1914.

7 ditė ėshtė regjistruar kohėzgjatja e kuvendit tė Vlorės,me fillesė 28 nėntorin,por brenda kėtij intervali,data 5 s’ka ndonjė aktivitet.Nė kėto zyra gjėnden dokumenta origjinale.Zyra e kryeminstrit I.Qemali ka karrigen,tavolinėn e punės,raftet e librave.Njė foto origjinale I.Qemali dhe qeveria nė ballkon,poshtė populli duke pritur me ankth vendimet e konferencės sė ambasadorėve nė korrrik ’12.Nė fillim citon udhėrrfyesi, ministrat punon nėpėr shtėpitė e vlonjatėve.Ministri i arsimit L.Gurakuqi e kishte zyrėn tek shkolla Nr 1,mes nxėnėsve.Kur shkonte dhe ktheje,minsitri takonte nxėnėsit.Nė kuvendin e Vlorės u zgjodh edhe senati me 19 veta mė kryetar Vehbi Dibrėn.Pėrbėrja e delegatėve tė kuvendit tė Vlorės:14 delegatė ishin nga Kosova,4 nga Camėria,6 nga Vlora,7 Elbasani,12 Durrėsi,4 Korca,11 Dibra,4 delegatė nga kolonitė shqiptare jashtė vendit.

Ndėrtesa e Muzeut tė Pavarėsisė Kombėtare ėshtė autentike,qė ruan vėshtrimi e asaj kohe. Matėrialet kėtu janė tė sistemuara si nė kohėn kur punoi qeveria e Vlorės me Kryeminsitėr I.Qemalin.Ajo gjėndet nė rrugėn Vlorė-Skelė,afėr detit,por pamja e saj,fytyra e saj vėshtron nga hapėsira e detit, kryesishtė nga gjiri i Vlorės.

Muzet nė botė janė tė rrallė ku historia e tyre dhe godinat e tyre tė jenė kaq pranė detit.Historia e kėsaj godine ku shėrbeu qeveria e Vlorės.



Deri nė vitin 1932 ndėrtesa kishte funksionuar si muze arkeologjik.Objektet e sistemuara brenda, ishin mė tepėr gjetje nga gėrmimet e Leon Rei nė qytetin antik tė Apollonisė.Historia e kėsaj ndėrtese pėrshkohet se deri nė vitin 1939 vazhdoi tė kryente funksionet e muzeut arekeologjik.Nė vitin 1939,pushtuesit italian e dogjėn ndėrtesėn ku kishte qėndruar qeveria e Vlorės.Ndėrtesa ėshtė rindėrtua nė vitin 1962 me atė stil dhe me atė pamje qė kishet parpara zhuritjes, qė i bėri pushtuesi nė vitin 1939.Pas kėtij viti,ndėrtesa ka funksionuar si Muze i Pavarėsisė Kombėtare.Brenda saj janė sistemuar foto,dokumenta,armė,vepra arti,relike tė personaliteteve shqiptarė tė periudhės sė rilindjes dhe pavarėsisė kombėtare.Nė koridor njė tavolinė me shkresa si ka qėnė atherė e asaj kohe.Luftėtarė shqiptarė tė Idriz Sferit nė njė foto me ngjyrat e kohės.Tavolina e kryeminsitrit tė parė ka nė origjinal shkrimin e tij nė shqip.Shikojen dhe bėni foto,shprehet cicėroni se ka patur edehe ndonjė it hėnēin gazetar qė,nė median vėndase ka shkruar se nuk dinte shqip.Gjėnden mobilje me ngjyrėn e kohės dhe qė I pėrkasin asaj kohe janė me vlera dhe rėndėsi.Fermani I sulltanit pėr I.Qemalin ėshtė i vulosur dhe i shkruar nė origjinal.Salla e mbledhjeve tė qeverisė Vlorės,nė krye kryeminsitri dhe anash minsitrat shqiptarė.pėrpara janė flette apo vendimet e qeverisė,pėrmbi karrigen e kryeminsitrit ėshtė flamuri kombėta.Nė mur portretet e ministrave tė qeverisė Vlorės,sipas pozicionit tė tyre,fillon me kryeminsitrin dhe ndiqen nga zvkryeminsitri dhe ministrat.

Gjėnden flamuj origjinal.Njė flamur tė patriotit Sali Butka, ngritur nė Kolonjė.Njė portret dhe njė pikturė e Marigos.

Njė grup shqiptarėsh me banim nė Kosovė nė njė fundjave erdhėn nė kėtė muze buzė detit tė pėrmalluar.Kur shėnuan emrat ishin Vlora,Marigo,SarandaNė zyrėn e ministit Lef Nosi janė pjesė tė aparatit telegrafik i llojit mors,qė shpėrndau mesazhin e ditės kombėtare tė pavarėsisė shqiptare.Kutia e duhanit e patriotit Isa Buletinit.

Zgjohemi nga tė dhėna tė reja tė sistemuara nė sirtarėt e kėtij muzeumi .Tė dhėnat,qė kanė pasuruar kėtė muze janė pėr Tring Smajlen.Gruaja e njohur me kėtė emėr,nė tė vėrtetė quhej Zekrie Krasta e diplomuar nė Robėrt Kollexh,ngelur jetime,martuar me njė mjek elbasanas.



Statusi do ta pėrmirėsoj rrėnjėsisht pamjen,do ta pasuroj muzeun

Njė vizitė nė kėtė muze buzė detit pėrbėnė njė respekt pėr historinė tonė tė pavarėsisė.Muzeu nė Skelė ėshtė origjinali i banesėsė ku strehua dhe punoi Qeveria e Vlorės e vitit ’12 e dalur nga shpallja e pavarėsisė.

Por aty pra nė kėtė ndėrtesė ndėr vite ėshtė punuar pak.Aty mungojnė kompjuterat,teknologjia dixhitale,disa foto duhen riprodhuar.Godina, ka nevojė pėr shtrime nė disa pjesė.Fasada duhet zbukuruar. Njė lloj lese hekuri mbron muzeun e vetėm kombėtar tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė ky ėshtė investimi qė kanė bėrė qeverit e shkuara pėr historinė tonė,duke katandisur kėtė muze qė duhej tė ishte dhėnė me kohė statusi kombėtar,nė njė muze tė zakonshėm.Ka vend pėr investime serioze qė po kryhen tashmė si fillim.Godina ėshtė vėrtetė origjinale,por ka mėnyra pėr ta gjetur mjete bashkohore si ndricimi pėr stendat, qė janė gati tė thjeshta,skematike.Pėrpara,sygjerojnė specialistėt mund tė vendosen 4 buste nė bronx,pėr figurat qėndrore tė kėsaj qeverie.Nė foton origjinale,qė disponohet nga muzeu godina e parė ka paturė njė sallė pritje.Njė obelisk,ku mbahej flamuri kombėtar,qė sot s’janė.Pllakėt mund tė zvėndėsohen me pllaka guri.Me njė fjalė njė studim i mirfilltė nga Ministria pėr njė investim serioz besohet se kanė qėnė arsyet qė muzeut tė Pavarėsisė ju dha statusi kombėtar dhe kjo e fundit e mori nėn kujdestrain e vetė pėr ta kthyer kėtė objekt dhe vlerat e tij nė njė ambient qė tė ketė fytyrėn e vėrtetė tė kohės kur ndodhi ngjarja e Pavarėsisė shqiptare.Fondet qė janė dhėnė kohėt e shkuara mė tepėr kanė bėrė zbukurime nė pjesėt e jashtėme.Pa folur se ka patur edhe ndonjė humbje tė relikeve tė personaliteteve kombėtare, qė i pėrkisnin asaj kohe tė ndriēme dhe mė s’gjenden.

Muzeu i pavarėsisė kombėtare nuk mund tė jetė njėsoj si muzeumet e dikurshėm,qė sot gjėnden rėndom e tė shpėrndarė qyteteve tona,nga njė nė ēdo qytet me tė njėtjėn fytyrė.Shqiptarėt nė diasporė, qė disponojnė tė dhėna dhe objekte janė tė mirpritur t’ja lėnė historisė dhe tė ruhen nė kėtė muze kombėtar.Pėr kėtė muze ,nuk ka asnjė orientim nė qytet se ku ndodhet nuk ka reklam siē kanė mbushur cigaret tabelat e kėtij qyteti.Por,qėndron edhe problemi tjetėr na shpjegojnė nė kėtė muze.Vijnė kosovarėt, pėr tė “eksploruar” muzen ,por agjencit qė i sjellin nė Vlorė i drejtojnė deri tek Sheshii Flamurit “Ja kėtu ėshtė ngritur flamuri,u thonė dhe i shpien nga Uji i Ftohtė,pėr tu bėrė xhiro lokaleve buzė detit duke u treguar natyrėn dhe duke lėnė nė haresė ,historinė,pėr tė cilėn ata kanė udhėtuar kilometra tė tėra tė pambarimta.Filmojnė,bėjnė foto tek monumenti dhe kthehen nga erdhėn duke marrė pamjet e njė skulpture dhe jo fotot roigjinale tė gondinės ku punoi Qeveria e Vlorės e vitit 1912,buzė deti nė Skelė.Krijuar nė vitin 1936, ai ėshtė muzeu i parė shqiptar. Prej krijimit e deri nė ditėt tona, ėshtė rritur plotėsuar e konsoliduar, si njė nga objektet mė tė rėndėsishme muzeale jo vetėm nė rrethin e Vlorės, por edhe mė gjerė. Me rastin e 50- vjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė Kombėtare, ai u shpall Muze Kombėtar.Nė kėtė godinė, janė hedhur themelet e shtetit . Pėr 6 muaj, aty u vendos Qeveria e I. Qemalit, qė u krijua pas shpalljes sė pavarėsisė. Nė tė janė ekspozuar objekte origjinale tė kohės, ato sjellin dokumente tė rėndėsishme tė periudhės sė Rilindjes ,Pavarėsisė. Pėr herė tė parė pas shumė dekadash, godina e Muzeut tė Pavarėsisė u rikonstruktuar nė vitin 2002, me rastin e 90- vjetorit tė Shpalljes sė Pavarėsisė Kombėtare. Ministria e Kulturės rehabilitimi, qė po zbatohet aktualisht, e ka pėrmirėsuar ndjeshėm infrastrukturėn,por marrja nėn mbrojtje dhe vendosja nėn statusin e Ministrisė sė Kulturės pėrbėnė njė obligim tė madh per historinė tonė,sepse do tė ketė fonde dhe do tė pasurohet me matėriale.

Ministria Kulturės, dhe vetė Ministri Bujar Leskaj kanė njė konceptim mė tė qartėsuar madje,pa ndryshuar gjėrrat brenda,por tė shtohen tė dhėnat,objektet,tė rregullohet e mirėmbahet godina,madje tė vendosen edhe roje me kostume kombėtare nė hyrje tė saj,sygjerojnė studjuesit.Edhe ky muze ėshtė pjesė e historisė tonė,njė pjesė e saj filloi tė lėviz nga kėtu,por qė e lidh historinė tonė si mishi me kockėn.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Nė Manastir u pėrurua Shtėpia e Kongresit tė Alfabetit (2008-11-21 00:38:02 nga admin2)
[ Opinione ] Nga Kosova Lindore nuk kemi kurrfarė lajmi se ēfarė nė fakt po ndodhė atje! (2008-11-20 15:19:08 nga admin4)
[ Kultura ] "Nobeli", Akademia Suedeze: E vėrteta pėr Kadarenė (2008-11-20 09:38:24 nga admin4)
[ Opinione ] 6 PIKAT E BANIT, JANĖ EDHE NĖ 6 YJET E FLAMURIT TONĖ?! (2008-11-20 09:33:10 nga admin4)
[ Kultura ] Fetnete Ramosaj: Krimet serbe nė Kosovė (I) (2008-11-20 09:26:40 nga admin4)
[ Intervista ] Giragosian: Administrata e re nė SHBA do tė modifikojė (kontestojė) planin e BE-sė (2008-11-20 07:10:44 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] MBROJTJA E SOVRANITETIT NE FOTO (2008-11-19 17:08:48 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Prishtinė, 30 mijė kosovarė nė shesh kundėr planit OKB (2008-11-19 11:12:36 nga admin4)
[ Opinione ] UNĖ, BIRI I POPULLIT TIM TĖ SHUMĖVUAJTUR DENONCOJ!!!!… (2008-11-18 17:26:42 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Tirana zyrtare mbėshtet “JO”-nė e Prishtinės (2008-11-18 05:51:32 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Vendosja e EULEX-it dhe shqetėsimet e Prishtinės (2008-11-17 16:41:05 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster