| » Opcionet për artikullin |
|
Uashington, 31 korrik - "Grupi i Kontaktit do tė pėrpiqet tė konstatojė se a mund tė arrihen kompromiset dhe garancionet e mėtejshme, tė cilat do t'i ndihmonin Serbisė qė tė pranojė pavarėsinė ose pavarėsinė e kushtėzuar tė Kosovės me mbikqyrje ndėrkombėtare. Nėse Serbia nuk do tė mund tė pranojė zgjidhjen e tillė, druaj se negociatat nuk do tė jenė tė suksesshme". Kėshtu ėshtė shprehur nė njė intervistė pėr "Zėrin e Amerikės", Xhems Dobins, drejtor i Qendrės pėr Siguri Ndėrkombėtare dhe Mbrojtje nė korporatėn Rend dhe ish i dėrguar i administratės sė Klintonit pėr Bosnjėn dhe Kosovėn. Duke folur pėr dallimet nė pikėpamjet e SHBA-ve dhe Serbisė, Dobins tha pėr "Zėrin e Amerikės" se ato janė parimore, kurse dallimet e tilla vėshtirė kapėrcehen. Uashingtoni mund tė bisedojė me Beogradin qė tė marrė garancione shtesė pėr pakicėn serbe nė Kosovė, "por nėse Beogradi orvatet qė vazhdimisht tė bllokojė pavarėsinė e Kosovės, nuk besoj se kėto dallime mund tė kapėrcehen, meqenėse popullsia shumicė nė Kosovė insiston nė pavarėsi", tha Dobins. Nė lidhje me kėrcėnimin e presidentit rus Putin se "pa respektimin e sė drejtės ndėrkombėtare nuk do tė ketė paqe nė Evropė", Dobins tha se "nė qoftė se kjo ėshtė brengė e presidentit rus, atėherė ai duhet ta mbėshtesė rezolutėn e Kėshillit tė Sigurimit nė favor tė pavarėsisė sė Kosovės, dhe kjo do tė ishte njė vendim legal dhe i pranueshėm, nėse KS do tė votonte nė favor tė rezolutės sė tillė". Dobins nuk beson se nė marrėdhėniet mes SHBA-ve dhe Rusisė mund tė ndodhin tensione nėse Moska vazhdon tė kundėrshtojė pavarėsinė e Kosovės. "Nėse SHBA-tė dhe vendet kryesore evropiane gjatė kohės e njohin pavarėsinė e Kosovės, dhe Kosova bėhet anėtare e BE-sė, gjė qė parashikohet pėr afro 10-15 vjet, Rusia mund tė ankohet dhe kundėrshtojė, por nė fund Moska nuk do tė jetė nė gjendje tė bllokojė zhvillimin e tillė tė ngjarjeve", tha Dobins. Sipas tij, problemi i Kosovės nuk do tė jetė problem me pėrmasa tė mėdha nė marrėdhėniet ndėrmjet Rusisė dhe SHBA-ve dhe BE-sė. Vetoja ruse nė Kėshillin e Sigurimit do tė bllokojė aksionin e atij forumi, por njėkohėsisht edhe do tė dobėsojė KB si organizatė botėrore, gjė qė do tė detyrojė vendet qė tė zgjidhin ēėshtjen e Kosovės jashtė Kėshilit tė Sigurimit, tha Dobins, duke shtuar se Kosova me siguri mund tė shpallė njėanshėm pavarėsinė nėse Rusia vazhdon tė bllokojė rezolutėn nė Kėshillin e Sigurimit, thotė Xhems Dobins.
|
|