DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» LDK-AAK, MUNDĖSIA E NJĖ UNIONI TĖ RI PARTIAK ME RAMUSHIN??!
Postuar mė datėn: 2008-04-04 16:08:36 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

“Dita e mirė tregohet nė mėngjes” thotė populli. Tė udhėhequr nga porosia e kėsaj urtėsie, dhe bazuar nė rrjedhėn e ngjarjeve nga muajt e para, vitin 2008, me tė gjitha gjasa, duhej konsideruar si viti mė i favorshėm pėr gjithė kombin shqiptar nė pėrgjithėsi. Nė mesin e muajit shkurtė u shpallė Deklarata solemne e Pavarėsisė nga ana e Parlamentit tė Kosovės dhe kjo u pasua me njohjen e menjėhershme tė shtetit tonė tė ri nga ana e shumė vendeve tjera tė fuqishme tė botės; jo shumė mė pas, nė fillim tė prillit, na erdh edhe njė ditė e shėnuar me rrėndėsi tė madhe historike: pranimi i ftesės zyrtare pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė aleancėn mė tė fuqishme ushtarake tė botės – NATO.


Shkruan: ADNAN ABRASHI

Edhe pse, personalisht nuk jam ndonjė militant i AAK-sė, togut tė kėtyre ngjarjeve tė mėdha favorizuese pėr ne shqiptarėt, unė do t’ia bashkėngjitja edhe njė moment tjetėr tejet tė rėndėsishėm me karakter gjithėkombėtar: lirimin nga pėrgjegjėsia dhe shpallja e pafajėsisė pėr Ramush Haradinajn dhe Idriz Balajn nga ana e Gjykatės Ndėrkombėtare Penale tė Hagės. Duke e lartėsuar edhe kėtė ngjarje nė njė fitore tė madhe gjithėkombėtare, assesi ky moment nuk duhet tė merret si pretekst gėzimi dhe kremteje vetėm pėr anėtarėt e ngushtė dhe simpatizantėt partiak tė AAK-sė, por, rėndėsia e saj duhet ngritur nė nivelin e njė triumfi historik dhe gjithėkombėtar. Edhe lajmi i hidhur pėr dėnimin e Lah Ibrahimajt me 6 vjetė burg nga ana e kėsaj gjykate, aspak nuk duhet konsideruar si fajėsi tė tij, por vetėm si njė viktimizim tė qėllimshėm nga ana e kėsaj gjykate nė emėr tė arritjes sė ndonjė baraspeshe nacionale tė politikave tė ēuditshme ndėshkuese qė ajo po i aplikon.
Tė gjithė e dimė mirė se fitorja nė kėtė proces penal ndėrkombėtar gjyqėsor tė rastit Haradinaj dhe shokėve tjerė, nuk ėshtė vetėm njė pėrballje e pėrgjegjėsisė individuale tė tyre karshi drejtėsisė ndėrkombėtare, por, njėkohėsisht kontribut i drejtpėrdrejtė pėr dėshtimin e shumė skenarėve tė errėta tė dashakēinjėve tanė, me tė cilat me ēdo kusht ėshtė tentuar qė edhe neve shqiptarėve tė na paraqesin para botės si popull me prirje gjenocidale.
Shkurt e trup, Ramush Haradinaj me shokė, nė Gjykatėn e Hagės nuk u gjykuan si komandant dhe ekzekutor paranoid ushtarak tė cilėt kishin rebeluar nga pėrfillja e rregullave tė etikės luftarake, por, nė prapavijėn e kėtij procesi tė montuar, fshihet tendenca e qartė e njollosjes dhe komprometimit nė pėrgjithėsi tė luftės tonė tė drejtė popullore tė udhėhequr nga UĒK-ja pėr ēlirim kombėtar.
Jam mė se i bindur se shumėkush nė kėto ēaste ngazėllimi, lirimin e Ramush Haradinaj dhe Idriz Balajt, pėrgjithėsisht do ta konceptojnė mu nga ky kėndvėshtrim, por, unė, kėtė realitet, pa dyshim, tė paharrueshėm, kremtues, euforik dhe patjetėr kalimtar,do ta shikoja jo vetėm nga perspektiva e sė tashmes por edhe tė sė ardhmes; nga karizmi dhe personalitetit autoritar i Ramush Haradinajt, i cili, sigurisht, me kyējen e tij aktive nė politikė, do tė ndikoj kualitativisht nė ndryshimin e raporteve aktuale tė baraspeshės politike kosovare.
Praktikisht, sikur po vėrehet nga tė gjithė, sot nė Kosovė, si brenda institucioneve legale ashtu edhe jashtė tyre, as qė mund tė thuhet se ekziston ndonjė opozitė e fortė dhe e mirėfilltė politike. Ardhja e Ramushit nė kėtė moment tė duhur nė krye tė AAK-sė, jo vetėm se organizativisht do t’i konsolidoj rrallėt e kėrij subjekti momentalisht tė hendikepuar politik, por me “pedigren” e pasuruar edhe me vet kėtė akt tė lirimit si ngallnim, ka gjasa qė ta favorizoj partinė e tij nė njė subjekt perspektiv politik pėr zgjedhjet e ardhshme qė patjetėr priten tė mbahen para kohe. Kuptohet, ky konstatim i imi do tė shpaloset si profeci e qėlluar, vetėm nėse: sė pari z. Haradinaj do t’i pastroj radhėt e kėsaj partie nga disa individėve tė komprometuar duke u freskuar me anėtarė tė rinj dhe profesionist; nėse deputetėt e partisė sė tij do tė tregohet si zėri i fuqishėm dhe opozitė reale nė parlamentin e Kosovės; nėse me udhėheqjen e tyre do tė kenė rezultate konkrete nė disa komuna ku AAK-ja aktualisht ėshtė nė pushtet...
Nė kėto rrethana, pas ardhjes sė PDK-sė nė pushtet dhe favori i saj me shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės, kthimin e fuqishėm tė Ramush Haradinajt nė skenėn politike kosovare, patjetėr se do ta sfidojnė edhe shumė e shumė“NĖSE” tjera.
Nnėse e kemi parasysh se LDK-ja, nė kėto momente aktuale, seriozisht po ballafaqohet me disa trauma tė brendshme dhe tė jashtme “post –koalicioniste” me PDK-nė, dhe, nga ana tjetėr, duke njohur orgjinalitetin veprues dhe guximin politik te z. Haradinajt, nuk ėshtė aspak e papritur as parashikimi i njė mundėsie tė nisjes sė negociatave me aleaten e vjetėr LDK-nė, pėr arritjen e njė unioni apo shkrirje tė tyre nė njė subjekt tė ri politik.
Kjo ide, ndoshta pėr shumėkė duket e pabesueshme, por, politika, gjithnjė ėshtė arti i sė mundshmes...
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Histori ] MUNDĖSIA E PREJARDHJES SĖ SHQIPTARĖVE NGA ATLANTIDA LEGJENDARE (2007-12-09 15:30:20 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqyrtohet mundėsia e zhvendosjes sė trupave amerikane nga Kosova nė Afganistan (2007-10-22 06:16:41 nga admin4)
[ Opinione ] “MUNDĖSIA” PĖR NDARJEN E KOSOVĖS UNMIKISTAN (2007-09-21 14:37:04 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kryeministri Ēeku shprehu pakėnaqėsinė qė Presidentit Sejdiu nuk iu dha mundėsia tė flasė nė Kėshillin e Sigurimit (2007-04-04 07:17:38 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] LETĖR PĖRSHĖNDETĖSE KLUBIT “AFRIM ZHITIA”, ME RASTIN E FESTIMIT TĖ lOO VJETORIT TĖ DITĖLINDJES SĖ GJENIUT, ENVER HOXHA! (2008-10-07 02:54:00 nga admin4)
[ Opinione ] I verbėr, por jetėn e pėrcillte mė mirė se ata me sy (2008-10-06 11:53:22 nga admin4)
[ Opinione ] PAGAT ASTRONOMIKE TĖ “INSTITUCIONALISTĖVE” TĖ KOSOVĖS “SHTET” DHE SKANDALET E NJĖPASNJĖSHME “SHTETĖRORE” (2008-10-06 07:49:09 nga admin4)
[ Opinione ] SHQIPTARĖT E KOSOVĖS DHE TĖ TROJEVE SHQIPTARE NĖ ISH-JUGOSLLAVI KANĖ PATUR VETĖM DY RRUGĖ TĖ PĖRCAKTIMT TĖ TYRE: (2008-10-06 04:18:08 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Corriere: Shqiptaret e rinj te Italise (2008-10-06 00:10:29 nga admin2)
[ Opinione ] ...KAH PO SHKON SHOQĖRIA SHQIPTARE, PSE PO DEGJENEROHET DHE PSE PO LĖNGON AJO?! (2008-10-05 12:43:58 nga admin4)
[ Opinione ] Kosova s’ka dėshmorė, dėshmorėt e UĒK-sė janė, dėshmorė tė Shqipėrisė (2008-10-05 11:39:55 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster