DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» „MARIGOJA“ PO QĖNDISĖ FLAMURIN!
Postuar mė datėn: 2007-06-07 13:46:04 nga admin1 :: Kategoria: Opinione


Shkruan: Mehmet BISLIMI

Sot kur nė Gjermani ka filluar samiti i G 8-ės, pra tė tetė shteteve mė tė industrializuara, gati e gjithė elita jonė politike ka varur shpresat se nė kėtė samit, do tė parashtrohet edhe miratimi i rezolutės pėr zgjidhjen e statusit tė ardhshėm tė Kosovės. Deklarata e kancelares gjermane, zonjės Angela Merkel para medieve sikur la shumė pėr tė dėshiruar. Ajo tha shkoqur e shprehimisht: Mos shpresoni nė samitin e G 8-ės se do tė merret ndonjė vendim pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės! Zonja Merkel me kėtė deklaratė hodhi nė ujėrat e rrėmbyeshėm tė sė djeshmes edhe parashikimet e shumė analistėve dhe diplomatėve ndėrkombėtarė tė cilėt kishin parashikuar qė vendimi pėr statusin e Kosovės tė merret gjatė punimeve tė kėtij Samiti. Komunikimi i ashpėrsuar mes BE-sė, Rusisė dhe SHBA-sė, kanė tė bėjnė me njė mori problemesh tė cilat as nuk fillojnė dhe as nuk mbarojnė me Kosovėn. Sistemi amerikan i mbrojtjes kundėr-raketor, ēėshtja tjetėr pėr vendosjen e gypave tė gazit, liria e shtypit, ēėshtje tjera globale, shkelja e tė drejtave tė njeriut nė vet Rusinė, produktet e mishit nė Poloni, pastaj politika botėrore ndaj Iranit rreth armatimit bėrthamor etj., janė ēėshtje qė mund tė zėnė vend mė tė rėndėsishėm se ēėshtja e statusit tė Kosovės pėr BE-nė, por edhe pėr vetė SHBA-tė e mos tė flasim mė pėr Rusinė e cila ėshtė deklaruar kundėr, madje sa herė e sa herė. Kėto probleme tė grumbulluara prej kohėsh mes Rusisė dhe SHBA-sė nė njė anė, dhe mes BE-sė e Rusisė nė anėn tjetėr, ēėshtjen e Kosovės e lėnė fare nė bisht tė ngjarjeve... Po sot, ambasadori belg nė OKB-ė, tha se diskutimet pėr ēėshtjen e Kosovės nuk kanė njė datė tė pėrcaktuar qartė!? Kėshtu qė nuk pėrjashtohet mundėsia qė ato tė shtyhen pėr nė korrik!? Kur dihet mirėfilli se korriku dhe gushti janė muaj pushimesh pėr shumė shtete tė Evropės e mė gjerė, mirėpo mė pas vjen shtatori e kėshtu muajt njeri pas tjetrit nuk kanė tė sosur!...


Fundi i fundit, kjo ishte fuqia e elitės sonė politike e cila realisht kurrė nuk e ka kaluar fuqishėm pragun e njė afirmimi tė mirėfilltė tė njė politike standarde me dimensione reale brenda sė cilės do duhej shpalosur ēėshtja e pazgjidhur e popullit shqiptar fuqishėm e bindshėm para diplomacive ndėrkombėtare, por edhe vendore. Kjo maksimė e tentimit apatik pėr tė udhėhequr lojėn politike, kjo njėmendėsi tepėr fodulle e prijėsve tė institucioneve tona, mėnyra e tė perceptuarit, tė menduarit, tė gjykuarit dhe tė vepruarit, ka tkurrė veprimin dhe rezultatin politik aq pėrulėsisht pėrpara aspiratave tė popullit tonė sa qė edhe nėse do bėhet njė ditė, nuk do tė ketė shijen e njė fitoreje meritore!?...

Dy ditė mė parė edhe kryeministri i Kosovės zoti Ēeku, duke i nuhatur dėshtimet totale tė institucioneve tė Kosovės dhe tė Qeverisė sė tij rreth zgjidhjes sė statusit tė Kosovės dhe prognozave tė tyre “meteorologjike” se kur do tė pikojė pavarėsia nga qielli tha : “Tani me zgjidhja e statusit tė Kosovės ėshtė nė duar e Bushit dhe tė Putinit!?”. Pra Kryeministri Ēeku mė nė fund pranoi se e vėrteta nė fushėn e filozofisė ka dimensione reale brenda sė cilės njė ditė duhet shpalosur realiteti mbi maratonėn e thatė tė premtimeve boshe e pa mbulesė, pėr tė mos thėnė tepėr naive sė ēėshtja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė ēėshtje minutash, ēėshtje ditėsh, javėsh e muajsh! Mė nė fund pranuan se janė tė tjerėt autoritarė tė cilėt vendosin pėr kėtė ēėshtje. Nė fakt institucionet e Kosovės, vetėm sa kanė gėnjyer vetėn dhe popullin pa nevojė, nga se ēėshtja e statusit tė Kosovės nuk ėshtė dhe nuk ka qenė kurrė nė duar e tyre. Tani edhe mė bindshėm po na del se, ata paskan shkuar kot si ”Muqa pas dainjve, apo si dhelpra pas tė dashit!”. Kjo vėrteton katėrcipėrisht edhe njė herė se elita jonė politike nuk ėshtė mė shumė se njė marionetė nė duart e njė politike qė nė emėr tė administratės ndėrkombėtare elita jonė, as edhe sot nuk e ka tė qartė se kush administron me Kosovėn?!

“Marigoja” po qėndisė flamurin!
Ekipi i Unitetit, duke dashur qė tė spostojė pėrgjegjėsinė, me miratimin edhe tė ndėrkombėtarėve, gjoja nė emėr tė ”presioneve”, formuan njė kėshill, komision, apo grup punues pėr tė pėrgatitur simbolet e reja tė Kosovės! Na u desh edhe kjo, nė mėnyrė qė institucionet tona tė kuptojnė njė herė e mirė, se ata munden ta bėjnė vetėm anėn teknike, pra anėn artizanale, qė kjo nuk ėshtė edhe aq pameritore, pasi qė ata kanė nė dispozicion mundėsinė pėr ta qėndisur me fija ari “bezen” e flamurit, por jo edhe ta skicojnė atė - skicat i bėjnė tė tjerėt!...
Shefja e zyrės amerikane nė Prishtinė, zonja Tina Kajdanow dhe Trobjorn Solstrom pėrfaqėsuesi i Javier Solanės nė Kosovė, kanė “porositur” liderėt tanė qė tė hiqet dorė nga romantizmat nė kushtetutėn e re, tė hiqen termat territor, luftė ēlirimtare, Dardani etj. Kush di tė lexojė mes rreshtash, kjo “porosi” ka tė bėjė me tkurrjen e dokumentit qė do tė quhet kushtetutė e Kosovės, ku territori i saj, kufijtė, dhe integriteti i saj tė jetė i varur e i pa definuar mirė, qė do tė nėnkuptonte edhe mos cenimin e integritetit tė Serbisė, duke lėnė nė fuqi nė mėnyrė tė maskuar rezolutėn 1244! Kjo nėnkupton njė Kosovė pa integritet territorial dhe pa sovranitet?!... Ndryshe si tė kuptojmė qė fjala luftė, ēlirim, territor, Dardani, dhe integritet qenka romantizėm?!
Sa tė marrė qė jemi ne shqiptarėt, qenkemi vrarė e prerė krejt kot qė njė shekull pėr ēėshtje krejt romantike siē janė territori, sovraniteti, flamuri, historia... Nga kjo mund tė konkludojmė se edhe lufta jonė pėr liri paska qenė krejt romantike, njė gjetje shumė interesante e zonjės Kaidanow?!
Pėr simbolet e “ shtetit” tė Kosovės ndėrkombėtarėt thanė prerė: Tė pranueshme janė vetėm simbole qė nuk kanė elemente nacionale, qė nuk kanė as gjė tė pėrbashkėt me tė kaluarėn aktuale, pra as ngjyrat, as pamjen dhe as formėn! Do duhej njė simbol pa ngjyrė, pa porosi, pa mesazh, pa histori dhe gjithėpėrfshirės e mbi tė gjitha romantik!... Se si mund tė duket ky alamet flamuri- do pyesim ne: zoti e bėftė mirė - urojnė kryeparėt e Kosovės?!... Kryeministri Ēeku tha se ne do t’i shmangemi ēdo fėrkimi me bashkėsinė ndėrkombėtare, rreth simboleve tė Kosovės! Kurse zoti Kuēi tha se propozimi i Martti Ahtisarit do tė respektohet me pėrpikėri, kėshtu qė kushtetuta do tė jetė konform kėtij propozimi. Teksti i preambulės pėr tė cilėn zonja Kaidanow ka vėrejtje, nuk ėshtė zyrtar - tha zoti Kuqi! Pra sipas tij na del se ata ia paskan futur krejt kot asaj preambule, nga ana tjetėr ai nė mėnyrė tė prerė para faktorit ndėrkombėtar premtoi se kushtetuta e Kosovės do tė tridhet nga vet mjeshtrit e tredhjes vendore!

Po sot prokuroria ndėrkombėtare ngriti aktakuzė kundėr Albin Kurtit!
Veprimtar dhe udhėheqės i Lėvizjes Vetėvendosja, Kurtin aktakuza e “rangut” ndėrkombėtar e ngarkon pėr organizim tė protestave tė dhunshme, pėr pjesėmarrje nė to, pėr pengimin e personave zyrtarė nė kryerjen e detyrės dhe pėr thirrje pėr rezistencė! Mė kėtė vendim gjyqėsor, pėrfaqėsuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare pretendojnė qė demokracinė moderne dhe lirinė e fjalės e tė veprimit tė lirė ta ēojnė edhe mė “lartė”!... Albini adhuroi rrugėn e “gabuar” e cila nuk pėrmbledh nė vete njė irealitet, mė shumė se njė alibi nė pafundėsinė e njė dėnimi tė fjalės dhe veprimit tė lirė sot, pėr mė shumė i pamotivuar kundėr demokracisė sė mirėfilltė, por kėmbėngulės e i patundur kundėr ngėrthimit tė saj, pikėrisht nga ata qė pėr ditė trajnojnė e predikojnė demokraci nė Kosovė! A thua kėto qenkan vlerat dhe ligjet e mirėfillta tė demokracisė moderne qė na e importuan pėr mes doganės?! Tė shpresojmė sė i “dhunshmi” Albin, do tė marrė dėnimin e merituar, kurse tė “gjorėt” policė vrasės tė Rumanisė, shpresojmė se do tė shpėrblehen pėr shkakun se nė emėr tė kėsaj demokracie kanė vrarė dy djem tė rijė shqiptarė dhe kanė shpėtuar demokracinė ndėrkombėtare nė Kosovė nga Lėvizja e Albinit!...

Karla Del Ponte i bėri koncesione Serbisė!
Kryeprokurorja e gjyqit tė Hagės, zonja Karle Del Ponte, dikur pati thėnė se nuk do tė largohem nga prokuroria e kėtij gjyqi pa u arrestuar kriminelet e luftės si Mladiq, Karagjiq etj.
Ajo, tani ka bėrė tė ditur se nga kjo detyrė do tė ikė diku nė muajin shtator. Me vizitėn e saj tė fundit nė kėtė post qė ajo i bėrė Beogradit dhe takimet e saja me krerėt e shtetit serb ( pėr tė satėn herė) edhe nė mandatin e tyre tė legjislacionit tė kaluar, po me tė njėjtat figura, po me tė njėjtat premtime tė parealizuara kurrė se: “Qeveria e Serbisė ėshtė e pėrkushtuar qė tė bashkėpunojė me gjykatėn ndėrkombėtare tė Hagės, se do tė arrestojmė tė gjithė tė akuzuarit tjerė tė krimeve tė luftės” e plotė premtime e dokrra tjera. Nė takimin pėr gazetarė zonja Del Ponte qė e pati sė bashku me presidentin Tadiq, tha se ndihet shumė e kėnaqur dhe e sheh me simpati Qeverinė Serbe pėr gatishmėrinė e saj qė tė arrestojė tė gjithė tė akuzuarit tjerė pėr krime lufte! Kjo ishte mė nė fund vėrtetė simpatia e pa mbuluar e zonjės nė fjalė e cila gjatė tėrė mandatit tė saj Qeverisė sė Serbisė i ka bėrė koncesione, dhe kurrė, as edhe njė herė nuk i ka vu njė datė a limit tė caktuar Qeverisė sė Serrbisė, pėrtej tė cilit do tė pasonin sanksionet e BE-sė, prandaj pse mos tė shėtisin tė lirė Karaxhiqet e Mladiqet e tė tjerė kriminel tė luftės! Kjo bindje, forcohet edhe mė, kur ditė mė parė gjyqi ndėrkombėtarė amnistoi Serbin, duke e shpallur atė tė pa fajshme pėr gjenocidin e paparė dhe tė pa dėgjuar qė nga koha e nazizmit e kėtej, tė cilin Serbia e ka kryer mbi popullin boshnjak nė Srebrenicė dhe mė gjerė nė tėrė hapėsirat e ish Jugosllavisė artificiale!

07. 06. 2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] ISG-ja ripohon pėrkushtimin e respektimit tė plotė tė sovranitetit dhe integritetit territorial tė Republikės sė Kosovės (2008-11-21 15:18:36 nga admin1)
[ Opinione ] MITROVICA, SPASTRIMI ETNIK I POPULLSISĖ SHQIPTARE (2008-11-21 05:34:42 nga admin4)
[ Opinione ] Nga Kosova Lindore nuk kemi kurrfarė lajmi se ēfarė nė fakt po ndodhė atje! (2008-11-20 15:19:08 nga admin4)
[ Opinione ] Na falni, por shoku Enver na dukej burrė zotni… (2008-11-20 03:59:41 nga admin4)
[ Opinione ] MANIFEST I HIPOKRIZISĖ “PAS ĒLIRIMIT” - “MUZEU I LIRISĖ”! (2008-11-19 15:58:03 nga admin1)
[ Opinione ] ZOTRI SEJDIU, 4 PIKAVE TUAJA PO U MUNGON PIKA E 5 (2008-11-18 17:56:38 nga admin1)
[ Opinione ] UNĖ, BIRI I POPULLIT TIM TĖ SHUMĖVUAJTUR DENONCOJ!!!!… (2008-11-18 17:26:42 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kosova paraqet propozimin katėrpikėsh lidhur me vendosjen e Euleksit (2008-11-18 05:32:34 nga admin1)
[ Opinione ] TURPI ‘POLITIKO-DIPLOMATIK’ “SHQIPTAR” (2008-11-15 14:29:35 nga admin1)
[ Opinione ] KRYEMINISTRI THAQI- po mbron Kushtetutėn e Kosovės! (2008-11-15 14:26:40 nga admin1)
[ Opinione ] SI PO DUKET, EDHE KĖTĖ HERĖ DO TA H AJMĖ?! (2008-11-15 14:10:57 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster