DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» 5 letrat e Zogut pėr Hitlerin dhe Musolinin
Postuar mė datėn: 2007-10-01 17:14:40 nga admin1 :: Kategoria: Histori

Nga: Dorina TOPOLLAJ, Fjorela KATROSHI

Shkėlqesia e Tij, Adolphe Hitler Fuhrer, dhe Reichskanzler Berlin
Fjalėt me tė cilat Shkėlqesia Juaj ka dashur tė shprehė ndjenjat e ngrohta, tė sinqerta e miqėsore kundrejt meje dhe Shqipėrisė me rastin 25-vjetorit tė pavarėsisė, mė kanė prekur shumė. Duke falėnderuar Shkėlqesinė Tuaj me gjithė zemėr dhe me shumė sinqerisht, i kam parasysh urimet qė kam bėrė pėr madhėshtinė dhe zhvillimin e lavdishėm tė kombit gjerman, po kėshtu ju uroj edhe lumturinė personale tė Shkėlqesisė Suaj.

Ahmet Zogu



Shkėlqesisė Suaj, zotit Benito Musolinit, president i kėshillit dhe ministėr i Punėve tė Jashtme, Madhėrisė sė Tij, mbretit tė Italisė, Romė
Unė do tė pėrmbush njė nga detyrat e rėndėsishme dhe me sa ju dini, Shkėlqesia Juaj, qeveria qė unė kam nderin tė drejtoj ėshtė e pranishme para Asamblesė Kushtetuese dhe mori unanimitetin pėr besimin tuaj. Nga ana tjetėr, Asambleja Kushtetuese do tė pėrshtatet pėr shtetin shqiptar si njė regjim pėrfundimtar. Republika do tė jetė forma pėrfundimtare, qė do tė pėrcaktohet mė pas. Duke pasur drejtimin e punėve publike tė Shqipėrisė, njė nga shqetėsimet e mia mė tė mėdha, ėshtė qė tė vendos nė kėtė shtet njė administratė tė aftė, qė tė kėnaqė nevojat e kohėve moderne. Tė inaugurojmė njė periudhė tė zgjatur stabiliteti politik, pėr tė arritur kėto qėllime, qė sigurisht pėrbėjnė elementė tė fortė pėr paqen nė Ballkan. Unė mund tė kem besim nė mirėsinė tuaj dhe asistencėn morale tė qeverisė italiane qė ka kontribuar nė mėnyrė efikase nė shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė. Kam dėshirė qė tė njoftoj Shkėlqesinė Tuaj, se do t’i pėrmbush me pėrparėsi tė gjitha detyrat, marrėdhėniet e miqėsisė me tė gjithė superfuqitė dhe tė kultivoj marrėdhėniet e fqinjėsisė sė mirė me vendet kufitare. Pėrfitoj nga rasti qė t’iu pėrcjell edhe konsideratėn time mė tė lartė.

Presidenti i kėshillit dhe ministri i Punėve tė Jashtme
I nėnshkruari A. Zogu



Eshtė nga ato zbulime tė medias qė mbahet mend nga historianėt. Njė zbulim qė padyshim do t’i shėrbejė historisė sė Shqipėrisė, qė pėrherė fsheh nėn vete hone tė tėra faktesh, por si duket duhet kohė tė mbushen. Gazeta “Tirana Observer” boton sot pesė letra autentike, qė mbreti Ahmet Zogu i ka dėrguar nė vitet 1922 - 1937 kryeministrit tė Italisė, Benito Musolinit, dhe kancelarit tė Gjermanisė, Adolf Hitler. Rėndėsia, nė radhė tė parė, lidhet me atė qė tė tre personazhet kanė qenė nė detyrė dhe nė kulmin e pushtetit dhe e dyta, pėr atė qė deri mė sot nuk dihej aspak njė fakt i tillė. Mes korrespondencave tė shumta tė kryeministrit e mbretit tė Shqipėrisė, kėto dallojnė pa dyshim, pėr shkak tė pėrmbajtjes qė kanė. Nga pese letra, “Tirana Observer” boton dy prej tyre. Nė letrėn dėrguar Musolinit, ndėrsa ishte kryeministėr i vendit, Zogu i tregon atij se republika do tė vendoset si formė qeverisje e Shqipėrisė. Ai i shpalos Musolinit planet pėr drejtimin e Shqipėrisė dhe synimet kryesore tė tij. Ndėrsa letrat e tjera, janė mė shumė nė linjėn e letrave tė kortezisė, ku Zogu ngushėllon pėr rastet e vdekjeve, apo bėn urime pėr pėrvjetorė.
Letrat
Letrat janė dėrguar nė kohė tė ndryshme, qė kur Zogu ishte kryeministėr i Shqipėrisė dhe ministėr i Jashtėm i saj e mė pas kur ai u shpall mbret i Shqipėrisė. Tė gjitha letrat, qė Ahmet Zogu i ka nisur Benito Musolinit, udhėheqėsit tė fashizmit nė Itali dhe Adolf Hitlerit, udhėheqėsit tė fashizmit nė Gjermani, janė shkruar nė gjuhėn frėnge, e cila nė atė kohė ishte gjuhė ndėrkombėtare, ashtu siē ėshtė anglishtja sot. Koka e telegramit me stemėn e shqiponjės dykrerėshe, pėrmban datėn, orėn e nisjes, adresėn, madje dhe numrin e fjalėve qė pėrmban. Letra dėrguar Benito Musolinit, ndėrsa Zogu ishte kryeministėr i Shqipėrisė, ėshtė katėr faqe dhe pėrmban 292 fjalė. Nė tė bėhet fjalė pėr pėrcaktimin e formės sė qeverisjes sė Shqipėrisė si Republikė. Zogu i shpreh projektet dhe nismat qė do tė ndėrmarrė pėr tė krijuar stabilitet politik nė vend. Nė letėr flitet edhe pėr sigurimin e miqėsisė mes dy vendeve, por edhe pėr krijimin e marrėdhėnieve tė mira me shtetet kufitare dhe superfuqitė. Ndėrkohė, nė njė letėr tjetėr qė Zogu ia ka dėrguar Musolinit, ai e ngushėllon atė pėr vrasjen nė njė atentat tė njė gjenerali qė quhet Fellin dhe tė personelit italian. Kryeministri i Shqipėrisė, shpreh dhimbjen pėr humbjen e gjeneralit, qė e cilėson mik tė Shqipėrisė dhe tė ēėshtjes shqiptare. Ndėrkohė janė edhe tri letra tė tjera, qė Zogu ia ka dėrguar Adolf Hitlerit. Qė tė tria ato janė nisur drejt Berlinit nė vitin 1937, dy vjet para se tė fillonte Lufta e Dytė Botėrore.
Letra drejtuar kancelarit tė Gjermanisė pėr njė katastrofė, ku ka humbur jetėn edhe drejtuesi i Hindenburgut, shpreh dhimbjen dhe mbėshtetjen e mbretit Zog pėr ngjarjen dhe viktimat. Ndėrkohė, dy letrat e tjera, njėra dėrguar nė 25-vjetorin e pavarėsisė sė Gjermanisė dhe tjetra pėr 1 Maj, me rastin e Festės Kombėtare.
Marrėdhėniet e Zogut me Hitlerin e Musolinin
Qė tė tre kėta drejtues shtetesh u cilėsuan “diktatorė”. Sundimi i tyre pati pika takimi nė kohė dhe tė tre patėn korrespondenca mes njėri-tjetrit. Zogu ka pasur korrespondencė tė pasur me Benito Musolinin. Si kryeministri i shtetit fqinj, Italisė, Musolini ka bėrė disa marrėveshje me Zogun pėr zhvillimin ekonomik tė Shqipėrisė. Disa historianė, investimet e shumta tė Italisė pėr infrastrukturėn rrugore, i shpjegojnė me synimet e Musolinit pėr tė pushtuar nėpėrmjet Shqipėrisė Greqinė dhe Jugosllavinė. Ndėrkohė, vetė mbreti Zog ka shkruar nė kujtimet e tij pėr marrėdhėniet me Hitlerin dhe dhuratėn qė ky i fundit i ka bėrė nė ditėn e dasmės.
Hitleri, “Benz” pėr dasmėn e Zogut
Nje fakt interesant doli nė dritė nė vitin 1998. Hitleri i dhuroi Ahmet Zogut nė ditėn e martesės me mbretėreshėn Xheraldinė, njė “Benz” dhe pėr ironi tė fatit, kjo dhuratė u shkatėrrua po nga gjermanėt, ndėrsa bombardonin Londrėn. Kėtė fakt e shpjegon francezja Zhozefin D’ede nė librin “Mbretėresha Shqiptare”, si dhe historiani Bernard Fisher. Fabrika e firmės sė prodhimit tė makinave “Mercedes” kishte prodhuar nė atė kohė vetėm dy prototipa makinash tė atilla me urdhėr tė Adolf Hitlerit. Njėra ishte pėr vetė udhėheqėsin gjerman dhe tjetra ishte porositur si dhuratė dasme pėr mbretin Zog. Por, ndėrkohė qė Zogu ishte nė Londėr, makina-dhuratė u shkatėrrua gjatė bombardimeve po nga gjermanėt.
Arma qė vrau Musolinin, nė Muzeun Kombėtar
Arma qė ka qėlluar mbi Benito Musolinin, diktatorin e Italisė, i cili pushtoi Shqipėrinė mė 7 prill 1939, ėshtė e ekspozuar nė pavijonin e luftės, nė Muzeun Kombėtar. Automatiku kalibėr 7.65L MAS, model 1938-F.20830, ėshtė dokumentuar se ėshtė pikėrisht arma me tė cilėn u qėllua Musolini dhe e dashura e tij, Klara, mė 28 prill tė vitit 1945. Sipas shpjegimeve tė Moikom Zeqos, drejtorit tė Muzeut Historik Kombėtar, Valter Audisio ėshtė njeriu qė ia ka dhuruar kėtė armė shtetit shqiptar, si vendi mė i sigurt pėr ruajtjen e saj nė vitin 1957. Partizani antifashist, me pseudonimin “kolonel Valerio”, ishte personi qė ekzekutoi Musolinin. Pas lufte, si deputet i Partisė Komuniste italiane, nė Parlamentin italian mbajti lidhje me Shqipėrinė, e vizitoi kėtė vend, deri sa nė vitin 1957 vendosi t’ia dhuronte shtetit shqiptar. Arma i ėshtė dorėzuar Hysni Kapos dhe mė pas ėshtė ekspozuar nė Muzeun e Luftės nė Gjirokastėr. Mė pas u vendos nė Muzeun Kombėtar, deri nė vitin 1991, pėr t’u rivendosur sėrish me hapjen e pavijonit tė luftės nė gusht tė vitit 2004.
Adolf Hitler
Datėlindja: 20 prill 1889
Vendlindja: Branau, Austri
prejardhja e tij vinte nga njė familje fshatare nė Austrinė e Poshtme, djali i njė doganieri austriak
Pėrfundoi studimet e mesme nė Linz e mė pas nė Stejt
1905 u vendos nė Vjenė, ku fillon tė aktivizohet me pjesėmarrje nė Luftėn e Parė Botėrore
1919 afrohet me forcat ekstremiste tė djathtė tė Bavarisė
1920 merr pjesė nė formimin e Partisė Nacionalsocialiste
1923 dėshton nė njė grusht shteti nė Mynih dhe dėnohet me 5 vjet burg. Nė burg shkroi librin “Lufta ime”, ku paraqitej programi i tij politik
1930, partia e tij arrin sukses nė zgjedhjet parlamentare nė Gjermani
1933 zgjidhet kancelar i Gjermanisė
1 shtator 1939 filloi Luftėn e Dytė Botėrore, duke sulmuar Poloninė
1939-41 arrin suksese luftarake nė Lindje dhe nė Perėndim
1942 ushtria e tij pėson e humbje e fillon tėrheqjen
1942-1944 u organizuan disa atentate kundėr Hitlerit
1945 i dha fund jetės sė tij me vetėvrasje
Benito Musolini
Datėlindja: 29 korrik 1883
Vendlindja: Vernano dei Kosta
1915, ai themeloi gazetėn e tij me emėr “Il Popolo d’Italia” dhe vazhdoi promovimin e ideve tė tij pro luftės.
Ai u bė mjaft i njohur nė radhėt e socialistėve italianė, por shumė shpejt filloi tė shfaqė idetė e tij pėr luftėn kundėr
Gjermanisė gjatė periudhės sė Luftės sė Parė Botėrore.
Musolini arriti deri nė rangun e rreshterit, tė njėjtin rang si Adolf Hitler, por u tėrhoq nga lufta pėr shkak tė njė plagosjeje mė 1917
29 tetor 1922, mbreti Viktor Emanueli III (1869-1947) nė njė bisedė mė Musolinin i tha atij tė vinte nė Romė dhe tė formonte njė qeveri tė re.
1922, Musolini arriti tė marrė shumė pushtet dhe tė rivendosė kontrollin mbi ekonominė e vendit
1943 (qershor), Musolini u rrėzua nga pushteti si pasojė e njė revolte tė brendshme brenda radhėve tė partisė sė tij fashiste
28 prill 1945, Musolini dhe e dashura e tij, Klara Petaēi, u arrestuan.
1945 Musolini dhe e dashura e tij u ekzekutuan nė afėrsi tė lumit Komo dhe i
varėn mė pas nė sheshin kryesor tė Milanos.
Ahmet Zogu
Datėlindja: 8 tetor 1895
Vendlindja: Burgajet, Mat
Pėrfundon Liceun Francez tė Gallatasarait nė Turqi dhe mė pas Akademinė Ushtarake
28 nėntor 1912, Zogu ėshtė i ftuar tė marrė pjesė nė ceremoninė e shpalljes sė Pavarėsisė
1917 njė komision imperial i drejtuar nga princi Windischgraetz dėrgohet nė Mat dhe i ofron Zogut gradėn e kolonelit tė ushtrisė imperiale dhe e fton qė tė lidhet me forcat austriake, tė cilėn ai e refuzon.
1919-1920, Zogu niset me njė grup njerėzish pėr tė marrė pjesė nė Kongresin e Lushnjės.
21 janar 1925, Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqipėrinė Republikė Parlamentare dhe Ahmet Zogu u zgjodh president i Shqipėrisė.
1 shtator 1928, Shqipėria u shpall mbretėri demokratike parlamentare dhe Ahmet Zogu u shpall mbret i Shqipėrisė, duke marrė titullin mbretėror “Zogu I”.
7 prill 1939, Italia fashiste pushtoi Shqipėrinė dhe ai u largua nga vendi deri nė fund tė jetės.
9 prill 1961, vdes nė spitalin “Fosh”, tė Parisit
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] KOMUNIKATĖ PUBLIKE NR. 5 E ZĖDHĖNSIT POLITIK TĖ FBKSH, MR. GAFURR ADILI (2008-08-06 12:13:04 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Dy shpėrthime nė Stamboll lėnė tė paktėn 15 tė vrarė dhe 150 tė plagosur (2008-07-28 01:12:18 nga admin2)
[ Kultura ] Shėnohet 150 vjetori i fotografisė shqiptare (2008-07-01 15:33:52 nga admin1)
[ Opinione ] PAS 15 QERSHORIT 2008 UNMIK-u & EULEKS-iDHE PAKETAT E AHTISARITDUHET TĖ KONFIGUROHEN JASHT REPUBLIKĖS SĖ KOSOVĖS! (2008-06-28 13:39:58 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Tė paktėn 500 tė burgosur tė Dubravės nė grevė urie (2008-06-24 03:26:31 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Malta e njeh pavarёsinё e Kosovёs nё fillim tё muajit tё ardhshёm (2008-06-22 13:12:37 nga admin4)
[ Opinione ] KOSOVA PAS 15 QERSHORIT (2008-06-12 12:27:30 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Prishtina i ofron bashkėpunim UNMIK-ut edhe pas 15 qershorit (2008-06-09 16:10:36 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kosovė, formimi i komunave tė reja pas 15 qershorit (2008-06-09 06:27:08 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Pas 15 qershorit UNMIK-u nuk i duhet Kosovės, thotė Haradinaj (2008-06-06 06:58:14 nga admin1)
[ Intervista ] MINIERAT I KANĖ DHĖNĖ VENDIT 450 ML $ (2008-06-03 13:59:45 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster