| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Loja me libra |
| Postuar mė datėn: 2008-02-09 05:10:40 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Bardh Frangu
Viteve tė fundit librat botohen pa vlerė dhe pa kriter. Ato tashmė kanė prishur kuptimin e mitit qė kishin dhe janė bėrė si albumet e fotografive personale. Nė kėtė krizė tė thellė vlerash kemi arritur stadin, kur si shqiptarė - o jemi kėngėtarė, o shkrimtarė! Libri qė rastėsisht mė ra nė dorė, nuk do tė ishte objekt i kėtij shkrimi sikur tė ishte ndonjė botim privat i autorit, sepse secili ka tė drejtė ta pėrdorė letrėn sipas nevojės. Libri ėshtė botuar nė kuadėr tė botuesit Zgjimi, nė Ferizaj, botim ky qė vepron qė nga vitet 70 nė kuadėr tė klubit letrar tė qytetit De Rada dhe qė nė njė mėnyrė ishte krah i mirė i shtėpisė botuese Rilindja, ku konkurrenca pėr botim ishte tepėr e madhe. Nė kuadėr tė kėtij botuesi janė botuar dhjetėra libra me vlerė, kryesisht tė autorėve ferizajas. Pas lufte ky botues nisi tė keqpėrdoret nė mėnyrėn mė bizare. Nė kuadėr tė tij nisėn tė botohen libra pa vlerė dhe pa kriter. |
|
Libri i fundit qė doli nė kuadėr tė kėtij botimi ėshtė ai i poeteshės sė re, Afėrdita Shabani, me titull shumė prozaik Kur dielli perėndon errėsira ofrohet. Nuk ėshtė se ky libėr duhet tė merret si mostėr pėr tė dėshmuar mungesėn e kriterit tė kėtij botimi, por ėshtė tipik pėr faktin se vetėm nė mė pak se njė faqe tekst, pėrkatėsisht nė hyrje tė librit, gjejmė jo mė pak se 28 gabime gjuhėsore, pa pėrfshirė kėtu gabimet nė pėrdorimin e shenjave tė pikėsimit dhe ato sintaksore. Kjo ėshtė shumė dhe e pafalshme pėr njerėzit e njė botuesi. Mbase ky fakt do tė duhej tė bėnte njė skandal kulturor.
Poetesha e re nuk ka faj pėr kėtė. Ajo ka mundur edhe tė mos e njoh drejtshkrimin, mbase edhe nė njė nivel tė tillė. Ajo, si nxėnėse e klasės sė XII tė shkollės sė mesme, ėshtė mjaftuar me talentin qė ka, tė cilin edhe e dėshmon nė libėr. Ajo ka pasur nevojė pėr ndihmė dhe pėr pėrkrahje, por njė gjė tė tillė nuk e ka gjetur. Pėrgjegjėsinė pėr kėtė e bartė botuesi, pėrkatėsisht redaktori, shkrimtari Rrahim Sadiku, njėherazi pėrgjegjės pėr kulturė nė komunėn e Ferizajt, i cili edhe e ka nėnshkruar kėtė libėr nė emėr tė redaktuarės. Gabime gjuhėsore ka me bollėk edhe nėpėr poezitė e kėtij libri tė papėrpunuar, por faqja e parė e tij, e cila ka kuptimin e njė prologu, vėrtet bėn shembullin mė tipik tė lojės me libra tek ne. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|