DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» "Sabotim" ekonomik, favorizon Serbinė
Postuar mė datėn: 2008-09-01 08:06:22 nga admin4 :: Kategoria: Opinione



Shkruan: Genc Kondi

A kemi tė bėjmė me njė sabotim ekonomik nė rastin e prodhimit tė munguar tė misrit nė vend, si pasojė e furnizimit tė fermerėve shqiptarė me farė jashtė standardit? Kjo ėshtė njė pyetje, sė cilės mund t’i jepet pėrgjigje vetėm nga organe tė specializuara tė hetimit dhe akuzės. Por, me dashje apo pa dashje qoftė, nga pengesa e prodhimit vendas tė misrit, e fituar del Serbia. Sipas statistikave zyrtare, tė cilave iu referohet Qendra Shqiptare pėr Tregtinė e Jashtme ACIT, nė bashkėpunim me USAID-in amerikan, del se furnizues mė i madh i Shqipėrisė me misėr ėshtė pikėrisht Serbia. Gjatė vitit 2007, gjithnjė sipas shifrave, janė importuar nė vendin tonė 11 milionė e 260 mijė e 900 euro misėr. Nga kjo sasi, prej Serbisė kanė ardhur 5 milionė e 275 mijė e 900 euro nga ky mall. Pra, 47 pėr qind e importit tė kėtij lloj drithi, jetik pėr popullsinė, ka ardhur nga ky vend.

Dinamika
Vitet e fundit, nė tregjet botėrore gruri dhe misri janė shtrenjtuar, jo me pėrqindje, por me herė. Kjo do tė nėnkuptonte njė politikė nxitėse nga ana e qeverisė pėr tė favorizuar rritjen e prodhimit nė vend, pėr tė pėrmbushur nevojat e tregut dhe pėr tė eksportuar. Fermerėt tokėn e kanė, farėn mund ta blejnė, ekziston njė rrjet mekanike bujqėsore dhe transporti. Nė tė kundėrtėn, rezulton se, tė paktėn nga viti 2005 e kėtej, importet janė rritur nė mėnyrė tė jashtėzakonshme. Le tė mbetemi tek kultura e misrit. Nė vitin 2005, importi i misrit rezulton i ulur 0.3% nė krahasim me vitin 2004. Por tendenca fillon tė kthehet menjėherė pėr keq nė 2006-ėn. Kėtė vit, nė krahasim me 2005-ėn, rezulton njė rritje nė masėn 57%. Por, tendenca ka vazhduar edhe vitin e kaluar. Gjatė 2007-ės, importi i misrit rezulton tė jetė 89% mė i lartė se njė vit mė parė. Gati dyfish.

Partnerėt
Nė rastin e grurit, vendi qė na ka shitur mė shumė gjatė vitit 2007 ėshtė Rusia. Ndonėse Kazakistani, Argjentina, Amerika apo Kanadaja ofrojnė mall mė me cilėsi dhe mė tė lirė se rusėt. Pa gjykuar pėrzgjedhjen qė bėjnė kompanitė private tė importit, gjejmė nė krye tė klasifikimit pėr misrin, kėtė herė, Serbinė. Qė lė nė vend tė dytė Egjiptin dhe nė vend tė tretė, madje, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ndėrkohė, nga Kosova importohet njė sasi misri pesė mijė herė mė e vogėl se prej Serbisė, gjithsej 106 mijė euro. Serbia, nė fakt, gjysmėn e tokės sė saj arė, 2.5 milionė hektarė, ia ka kushtuar prodhimit tė drithėrave. Ajo ka njė interes shumė tė madh qė tė eksportojė kėtė produkt tani qė ēmimi ka kapur qiejt. Nė kėto kushte, dėmtimi i prodhimit tė misrit nė vend do tė sillte njė leverdi direkte pėr Beogradin. Fermerėt serbė do tė vazhdonin tė kishin “dyert hapur” nė ekonominė shqiptare, pėr eksportimin e prodhimit tė tyre edhe sivjet. Pikėrisht tani, kur sipėrfaqja e mbjellė me misėr ėshtė shtuar, duke qenė se fermerėt shqiptarė kanė nuhatur leverdinė e prodhimit tė njė artikulli ushqimor, me ēmim nė rritje tė ndjeshme.

(d.b/GazetaShqiptare/Balkanweb)
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Shtohen sfidat e prioritetit pėr zhvillim ekonomik, apo nuk janė as sfida e as prioritet? (2008-05-30 09:00:22 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Brukseli nuk konfirmon marrėveshjen me Serbinė (2008-11-07 16:36:38 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Sejdiu: UNMIK s'mund tė ndėrmjetėsojė nė dialogun me Serbinė (2008-09-04 08:51:38 nga admin1)
[ Intervista ] PA UĒK- nė KOSOVA DO TĖ ISHTE NĖN SERBINĖ (2008-08-23 13:06:00 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Tadiē: Kosova mė e rėndėsishme pėr Serbinė sesa anėtarėria nė BE (2008-08-03 19:25:32 nga admin2)
[ Opinione ] GĖZIMI DHE LUMTRUIA E KOTĖ E HOXHĖS SĖ “LUGINĖS” PĖR SERBINĖ “EVROPIANE”!? (2008-05-01 13:25:11 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kosove, qeveria mblidhet ne Mitrovice. Thaci: Se shpejti nen kontroll pikat kufitare me Serbine (2008-04-10 10:57:45 nga admin4)
[ Opinione ] PAVARĖSIA E KOSOVĖS ĖSHTĖ “ILEGALE” VETĖM PĖR RUSO-SERBINĖ DHE PĖR BISHTAT E SAJ!!! (2008-03-12 10:37:35 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] BE: S’ka zgjidhje tjetėr pėr Serbinė pėrvecse tė jetė pro Evropės (2008-03-10 16:12:11 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Sejdiu akuzon Serbinė pėr nxitje tė tensioneve nė Kosovė (2008-03-03 11:44:56 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] BE-ja, asnjėherė nuk do ta shantazhojė Serbinė, me heqjen dorė nga njė pjesė e territorit tha Tadiq (2008-01-10 15:03:00 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster