DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» VERIU I KOSOVĖS DHE LUGINA E PRESHEVĖS – PASOJA TĖ KOLONIALIZMIT SERB
Postuar mė datėn: 2008-05-07 01:09:45 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Nė kohėn e fundit opinioni publik ėshtė vėrshuar prej qėndrimeve, deklaratave e mendimeve nga mė tė ndryshmet tė dhėna nga politikanė e analistė se si do tė duhej tė zgjidhej ēėshtja e serbėve tė Kosovės. Theksi vihet mbi veriun, ku ėshtė pėrqendruar njė pjesė e madhe e popullatės serbe tė Kosovės.
Dhe kėtu nuk ka asgjė tė jashtėzakonshme, sikur mė tė zėshmit nė shtruarjen pėr zgjidhje tė kėsaj ēėshtjeje tė mos harronin me qėllim se ekziston edhe ēėshtja e pazgjidhur e shqiptarėve tė mbetur brenda kufijve aktualė tė Serbisė.

Shkruan: Raif Qela

Harrohet me qėllim tė thuhet se ka njė situatė plotėsisht tė bashkėmatshme, shumė tė ngjashme, - dhe nė shumė aspekte identike, - me ēėshtjen e serbėve tė veriut tė Kosovės: Lugina e Preshevės. Madje, ka edhe tendencė tė theksuar qė ta pengojnė me ēdo kusht daljen nė skenė tė ēfarėdo analogjie ndėrmjet tyre.
Harrohet me qėllim tė thuhet se ka njė parim, - i vetmi i drejtė, - pėr zgjidhjen e kėtyre dy ēėshtjeve: e drejta e kombeve pėr vetėvendosje.

Gjeneza e kėtyre dy problemeve

Pėr tė ardhur deri tek njė zgjidhje e drejtė lidhur me kėtė kontest shqiptaro-serb, ka qenė shumė mė lehtė sikur tė nisej nga premisa e pamohueshme se ēėshtja e Kosovės ėshtė ēėshtje koloniale, se ēėshtja e Luginės sė Preshevės ėshtė ēėshtje koloniale. Kjo do t’i thjeshtėsonte shumė gjėrat.
Me pavarėsinė e Kosovės u mbyll kapitulli kryesor i pushtimit serb mbi Kosovėn, u kėput delli kryesor qė e ka ushqyer kolonializmin serb. Por, pėrveē tjerash, mbeti problemi aq shumė i pėrfolur i veriut tė Kosovės dhe problemi shumė pak i pėrmendur i Luginės sė Preshevės.
Si u krijuan kėto dy probleme nė shikim tė parė tė ndryshme, por nė thelb shumė tė ngjashme?
Edhe problemi i veriut tė Kosovės, edhe problemi i Luginės sė Preshevės janė rrjedhojė e kolonializmit serb mbi Kosovėn.
Kufijtė e tashėm tė Kosovės, - duke e pėrjashtuar Luginėn e Preshevės prej saj, - i ka krijuar pas LDB-sė regjimi i atėhershėm serbo-jugosllav, pėr t’i ruajtur interesat strategjike tė serbomėdhenjve pėr dalje mė tė shkurtėr nė Mesdhe pėrmes viseve shqiptare (lugina e Preshevės), tė cilat vise nuk do tė ishin nėn autonominė kosovare.
Nė dukje si kompensim pėr futjen e Luginės sė Preshevės brenda territorit tė Serbisė sė ngushtė (pa krahina), por me prapavijė tjetėr, njė pjesė tė territorit tė sotėm tė veriut tė Kosovės ia bashkėngjitėn ish-krahinės sė Kosovės me qėllim qė ta zvogėlojnė pėrqindjen tepėr tė madhe tė strukturės kombėtare tė shqiptarėve tė Kosovės.

E drejta e shkėputjes

Si do tė duhej tė materializohej parimi i sė drejtės sė kombeve pėr vetėvendosje si e vetmja zgjidhje e drejtė pėr kėto dy ēėshtje?
Qė tė dyja kėto territore janė vazhdimėsi e pashkėputur territoriale e kombit pėrkatės: njė pjesė e veriut tė Kosovės pėrbėhet prej shumicės serbe dhe ėshtė i ngjitur me Serbinė, kurse Lugina e Preshevės ėshtė me shumicė shqiptare dhe ėshtė e ngjitur me Kosovėn.
Serbėt e veriut tė Kosovės e kanė tė drejtėn e plotė tė vetėvendosjes, pra edhe tė shkėputjes: kanė vazhdimėsi territoriale me Serbinė, kompaktėsi nė krejt komunėn e Leposaviqit (pėrjashtuar tri fshatra), nė pjesėn mė tė madhe tė komunės sė Zveēanit, si dhe nė pjesėn mė tė madhe tė komunės sė Zubin Potokut.
Por atė tė drejtė e kanė edhe shqiptarėt e Luginės sė Preshevės.
E me ēfarė tė drejte tė kėrkohet pėr serbėt e Kosovės sė Veriut qė tė shkėputen prej Kosovės, ndėrsa pėr shqiptarėt e Luginės sė Preshevės tė mos pranohet njė gjė e tillė?
Me tė drejtėn e Metropolit ndaj kolonisė.
Me po atė tė drejtė me anėn e sė cilės ėshtė shtypur pėr njė shekull tė tėrė populli shqiptar i Kosovės, e bashkė me tė edhe ai i Luginės sė Preshevės.

E drejta historike...?!

Regjimi serbomadh dhe aleatėt e tij ndėrkombėtarė pretendojnė t’i mbajnė gjallė rrėnjėt e kolonializmit edhe mė tutje nė Kosovė dhe pretendojnė ta mbajnė tė pacenuar sovranitetin serb mbi Luginėn e Preshevės, duke thėnė se nė mesjetė shteti serb ishte e shtrirė nėpėr krejt Kosovėn dhe se pjesa mė e madhe e trashėgimisė kulturore e shpirtėrore tė popullit serb ėshtė e pėrqendruar nė Kosovė.
Dhe me ēfarė tė drejte serbomėdhenjtė po pretendojnė se duhet tė mos heqin dorė as nga sovraniteti mbi Kosovėn edhe pas shpalljes sė pavarėsisė, e lėre mė nga Lugina e Preshevės?
Me tė drejtėn historike? Sipas kėsaj tė drejte historike, paraardhėsit tanė, Ilirėt, kanė qenė tė shtrirė deri mbi lumin Sava, pra, nė pjesėn mė tė madhe tė Serbisė sė sotme, nė njė pjesė tė Vojvodinės, nė pjesėn mė tė madhe tė Bosnjės e tė Kroacisė, madje edhe nė gjysmėn e Sllovenisė. A do tė duhej qė shqiptarėt tė pretendonin t’i kenė krejt kėto territore nėn sovranitetin e vet?
Kjo logjikė ēon nė absurd.
E drejta historike, pėrballė faktit tė strukturės demografike tė krijuar me gjenerata, nuk ka kurrfarė peshe reale.
Madje, megjithėse territoret shqiptare janė tkurrur deri mė shumė se nė pėrgjysmim vetėm gjatė njė shekulli e gjysmė tė fundit, edhe pretendimet e disa qarqeve shqiptare pėr shtrirjen e kufijve etnikė “deri tek Molla e Kuqe” janė shumė joreale... Ēėshtjen e atij territori Serbia e ka zgjidhur qysh para njė shekulli me zjarr e barot. Dhe nuk ke sesi t’i kėrkosh ato territore, pėrderisa pėr gati njė shekull atje nuk ka asnjė frymė shqiptari.

Dallimet

Ēka i dallon kėto dy raste ndėrmjet vete?
Nga aspekti i veprimit tė strukturave tė brendshme politike karshi kėtij problemi, dallimi qenėsor qėndron nė faktin se politika e pėrulur e udhėheqjes sė Luginės sė Preshevės, me sugjerimet e udhėheqjeve politike tė pėrulura tė Prishtinės e Tiranės zyrtare, prodhojnė vetėm qėndrim pasiv e nėnshtrues; ndėrsa nė saje tė politikės agresive tė Serbisė zyrtare dhe sejmenėve tė saj lokalė tė Kosovės, pushteti qendror i Kosovės, pėrfshirė kėtu edhe atė ndėrkombėtar, poshtėrohet sa herė t’i teket shovinizmit serbomadh.
Nga aspekti i statusit, dallimi qėndron nė faktin se Lugina e Preshevės vazhdon tė jetė koloni e Serbisė, ndėrsa pjesa veriore e Kosovės (e krijuar vetėm tani si problem), edhe pse formalisht pjesė e Kosovės sė pavarur, megjithatė pa sovranitet tė qartė.

Vetėvendosja – zgjidhja e vetme e drejtė

Luftėrat e pareshtura pėr liri tė popullit shqiptar tė Kosovės e tundėn nga rrėnjėt kolonializmin serb...; interesat e tė mėdhenjve i kėputėn ato. Por vetėm nė Kosovėn administrative... Lugina e Preshevės mbeti...Siē mbetėn edhe viset shqiptare nėn Maqedoni e nėn Mal tė zi...
Pavarėsimi i Kosovės, edhe i tillė ēfarė ėshtė: me kufizime, me kushtėzime dhe me mbikėqyrje, - i nxori nė pah edhe problemin e veriut tė Kosovės, edhe problemin e Luginės sė Preshevės.
Marrėveshje dhe zbatim konsekuent prej tė dyja palėve i sė drejtės sė kombeve pėr vetėvendosje deri nė shkėputje, - ky do tė ishte parimi i vetėm i drejtė pėr zgjidhjen e kėtyre dy ēėshtjeve: veriut tė Kosovės dhe Luginės sė Preshevės. E pse jo edhe shkėputje?
Por serbėve nė brendi tė Kosovės, - pėrderisa nuk janė nė vazhdimėsi territoriale kompakte tė kombit serb, - nuk ka se si t’iu takojė e drejta pėr vetėvendosje deri nė shkėputje: ata duhet tė pajtohen me realitetin se janė minoritet.

Pakoja e Ahtisarit – gjenerator i krizave

Sikur tė mos iu krijoheshin kushtet pėr ta ushqyer shpresėn se do tė ktheheshin kah institucionet e Beogradit, serbėt e Kosovės do t’iu bindeshin institucioneve tė Kosovės.
Atyre iu krijuan kushtet qė tė ndėrtonin institucione paralele dhe faktori ndėrkombėtar qėndronte symbyllazi para njė fakti tė tillė. Madje, njė pjesė e mirė e faktorėve relevantė ndėrkombėtarė vetė e favorizonte njė veprim tė tillė. Kėtė shpresė vetėm sa ua ushqeu Pakoja e Ahtisarit, e cila u bė edhe mbėshtetje juridike faktorėve ēintegrues tė shoqėrisė kosovare.
Shumė mė mirė, shumė mė drejt do tė mbroheshin interesat e minoritetit serb nė Kosovė apo nė Shqipėrinė e bashkuar po qe se do tė zbatohej njė demokraci konsekuente ku do tė garantohej liria e plotė me standardet mė tė larta ndėrkombėtare, sesa me marrėveshjen e Ahtisarit.
Marrėveshja e Ahtisarit, duke iu krijuar privilegje tė skajshme serbėve nė llogari tė krejt popujve tė Kosovės (shqiptarėve dhe tė krejt minoriteteve joserbe), ua krijon serbomėdhenjve superstrukturėn kushtetuese me anėn e sė cilės do tė vihet nė lojė pushteti qendror i Kosovės kur t’i teket shovinizmit serb.
Pakoja e Ahtisarit do t’i mbėrthejė qė tė dy kėta popuj nė prapambetje, do t’i katandisė si ėshtė mė keq... Ajo do tė jetė burim i pashtershėm i armiqėsive tė reja dhe ngacmues i plagėve tė armiqėsive tė vjetra...
Privilegjet nuk e mbrojnė pėrjetėsisht njė popull tė privilegjuar; ato krijojnė urrejtje, thellojnė urrejtjen te populli i cili nuk ėshtė i barabartė me tė privilegjuarin, te populli i cili privilegjet e tė tjerėve i pėrjeton si burim tė pashtershėm tė pakėnaqėsive...
Shqiptari i Kosovės, duke e pasur si Kushtetutė tė vendit Pakon e Ahtisarit, pėr ēdo fatkeqėsi tė veten do ta shohė serbin si fajtor kujdestar.

Marrėveshja historike – parakusht pėr pėrparim

Vetėm me njė demokraci konsekuente mund tė krijohet harmoni ndėrmjet dy popujve tė armiqėsuar, mund tė krijohen parakushte qė kėta dy popuj tė cilėt jetojnė pranė njėri-tjetrit, tė jetojnė edhe me njėri-tjetrin.
Nė emėr tė sė ardhmes sė popullit shqiptar dhe nė emėr tė sė ardhmes sė popullit serb, do tė duhej qė tė bėhej marrėveshje historike ndėrmjet kėtyre dy popujve.
Do tė ishte nė interesin e tė dy popujve qė populli shqiptar dhe ai serb tė mund tė merreshin vesh ndėr vete dhe t’ua njihnin njėri-tjetrit tė drejtėn e kombeve pėr vetėvendosje.
Kjo do t’i krijonte parakushtet pėr pėrparim tė pėrgjithshėm shoqėror edhe tė shqiptarėve, edhe tė serbėve.
Nė tė kundėrtėn, nė vend se pėr zhvillim e pėrparim, energjitė e tė dy popujve do tė orientohen kundėr njėri-tjetrit, nė qėrimin e ndėrsjellė tė hesapeve: serbėt do tė vazhdojnė tė pretendojnė ta mbajnė ndonjė pjesė tė pushtuar tė popullit shqiptar, ndėrsa shqiptarėt do tė synojnė tė ēlirohen nga kthetrat e shovinizmit serbomadh.
Vetėm kur tė jetė e zgjidhur drejt edhe ēėshtja shqiptare, edhe ēėshtja serbe, kėta dy popuj do tė mund tė jetojnė tė lirė e sovranė secili nė vendin e vet, si fqinj tė mirė, pa pasur nevojė pėr mbikėqyrje, pa pasur nevojė pėr kufizime e kushtėzime nė tė cilat janė tė katandisur tė dy kėta popuj.

Reciprociteti – tani pėr tani zgjidhja e vetme e mundshme

Por nuk ėshtė e pritshme qė nė kėto kushte dhe rrethana, tė krijuara nė radhė tė parė nga qėndrimi i fuqive me ndikim nė botė, tė ndryshojė qėndrimi i pushtetit tė Beogradit karshi problemit tė Kosovės. Nuk ėshtė e pritshme sepse, nė njėrėn anė, pėr njė kohė tė gjatė regjimet e Beogradit kanė qenė regjime me ngarkesa shoviniste, deri nė orientime tė hapura fashiste dhe nė anėn tjetėr, politika ndėrkombėtare ka krijuar kushte pėr ruajtjen gjallė tė politikės koloniale serbe.
Pra, nė kėto rrethana, pėr shkak tė shovinizmit serbomadh, por edhe pėr shkak tė nėnshtrimit dhe paaftėsisė tė strukturės aktuale politike tė Kosovės, aktualisht nuk ka parakushte pėr marrėveshje reciproke mbi bazėn e sė drejtės sė kombeve pėr vetėvendosje.
Nė kėto rrethana, pėrderisa nuk ka mundėsi tė zbatohet deri nė fund parimi i vetėvendosjes sė popujve, ēelės i suksesit pėr pėrparim nė zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-serb do tė mund tė ishte parimi i reciprocitetit: tė mos ketė ngurrim nė zgjerimin e gamės sė tė drejtave tė pakicės serbe (por jo tė privilegjeve alla-Ahtisaari), por gjithmonė tė ngulmohet qė po ato tė drejta t’i gėzojnė edhe shqiptarėt e Luginės sė Preshevės.
Para sė gjithash, tė krijohet klimė e volitshme politike pėr jetesė normale tė pakicave kudo qė janė.
Tė mos pranohet ndryshimi i strukturės kombėtare si rezultat i dhunės sė luftėrave tė fundit.
(T’ua kujtojmė atyre qė harrojnė: pėrveē tė ikurve serbė pas luftėrave tė fundit, ka edhe dhjetėra mijėra shqiptarė tė shpėrngulur me dhunė: edhe nga Lugina e Preshevės, edhe nga veriu i Kosovės. Vetėm nė komunėn e Gjilanit jetojnė tani mbi 12000 sish tė shpėrngulur me dhunė nga Lugina; mbi 10000 sish tė shpėrngulur me dhunė nga Mitrovica e Veriut...Ėshtė alarmante sidomos boshatisja e dhjetėra fshatrave shqiptare nga komuna e Medvegjės...)
Tė gjithė ata qė janė shpėrngulur qoftė me dhunė, qoftė nga pasiguria pėr jetėn e vet, tė kthehen nė vatrat e veta, nė pronat e veta.

Veriu i Mitrovicės

Duke iu krijuar kushte tė denja njerėzore serbėve nė brendi tė Kosovės, njė pjesė e tė cilėve sot jetojnė mbase pa dėshirėn e vet nė veriun e Kosovės, pa dyshim se do tė shtendoset edhe veriu: shqiptarėt e atjeshėm do tė mund tė ktheheshin nė vatrat e veta.
Kjo do ta zgjidhte edhe problemin e Mitrovicės veriore, nė tė cilėn para lufte jetonin katėrfish mė shumė shqiptarė sesa serbė. Atje janė pėrqendruar me mijėra serbė tė ikur nga brendia e Kosovės, megjithėse pjesa dėrrmuese e shqiptarėve tė ikur i kanė akoma pronat e veta.

Pėrfundim

Krijim i kushteve tė denja njerėzore pėr tė gjitha pakicat kombėtare, kthim nė trojet e veta, nė pronat e veta i tė gjithė tė shpėrngulurve me dhunė, - ja zgjidhja e vetme e mundshme nė kėto rrethana.
Jo kėmbim territoresh dhe zhvendosje e popullsisė, por kthim nė vendet e veta, nė pronat e veta.
Vendosmėri pėr tė mos hequr dorė pėr asnjė grimė, me asnjė kusht nga e drejta jonė e ligjshme pėr vetėvendosje, pra edhe nga e drejta pėr bashkim kombėtar tė tė gjithė shqiptarėve, - ja politika e duhur qė ēon drejt zgjidhjes sė vetme tė drejtė dhe afatgjatė, zgjidhje qė sjell paqe tė qėndrueshme e pėrparim tė pėrgjithshėm shoqėror edhe tė shqiptarėve, edhe tė serbėve.
Jo kėmbim territoresh, jo pazarllėqe me territore, por zbatim konsekuent i sė drejtės sė kombeve pėr vetėvendosje.

Prishtinė, mė 6.5.2008

(Autori ėshtė anėtar i Kėshillit tė Pėrkohshėm Drejtues tė LĖVIZJES PĖR BASHKIM)

6 maj 2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Me staf ndėrkombėtar,u rihapen sot gjykatat nė veriun e Mitrovicės (2008-10-03 07:04:11 nga admin4)
[ Opinione ] Serbia e ka marrė veriun, politikanėt po na thonė se jemi shtet! (2008-09-30 14:06:22 nga admin1)
[ Opinione ] Planet operative pėr ēmilitarizimin e veriut tė Mitrovicės!? (2008-09-04 04:37:43 nga admin4)
[ Opinione ] ĒĖSHTJA E VERIUT TĖ KOSOVĖS ZGJIDHET NĖ PRESHEVĖ (2008-08-04 11:57:52 nga admin2)
[ Opinione ] RIBASHKIMI I SHQIPĖRISĖ NIS NGA VERIU I KOSOVĖS (2008-06-29 16:43:10 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] A do tė mund tė integrohet veriu i Kosovės? (2008-06-15 04:30:43 nga admin4)
[ Opinione ] Pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, veriu i Kosovės u bė edhe mė i pavarur nga Kosova (2008-06-08 06:32:40 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] "Zona gri i njė shteti tė ri" - shkruan "Zydojēe cajtung" pėr veriun e Kosovės (2008-06-05 12:03:57 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Veriu eksploziv (2008-03-26 12:28:21 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Policia tėrhiqet nga veriu i Mitrovicės, situatėn e merr nėn kontroll KFOR-i (2008-03-17 11:22:59 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Sajmen: Pavarsia e Kosoves do te realizohet pa Veriun e saj (2007-10-16 17:14:17 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster