DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Politikanėt nuk kanė fuqi pėr tė mbrojtur tė drejtat e shqiptarėve nė Maqedoni
Postuar mė datėn: 2008-04-09 13:49:48 nga admin4 :: Kategoria: Intervista

Intervistoi: Albert Zholi

Valdete Deralla (Gjinali)

Mbrėmjen e datės 7 Prillit, nė redaksinė e gazetės "Ndryshe", troket njė zonjė simpatike. Kjo ėshtė redaksia e gazetės "Ndryshe" pyet dhe kėrkon tė takojė botuesin, Av. Bashkim NIKOLLA (Nėnkryetar i Grupit Nismėtar te Partia e Integrimit Kombetar (PIK), te themeluar me 29 mars 2008, te Bar-restorant SHQIP ne Tirane. Ajo me njė komunikim admirues, e qeshur dhe energjike, kėrkon tė bėjė publike njė pjesė tė jetės dhe tė dramės sė saj familjare duke e lidhur bisedėn dhe me problemet e sotme tė shqiptarėve tė maqedonisė. Ajo trokiti nė kėtė redaksi pėr vetė faktin se, duke lexuar shtypin e pėrditshėm, sipas saj "Ndryshe" ka qėnė e vetmja gazetė qė e ka analizuar me objektivitet, pėrgjegjėsi, nė mėnyrė tė studiuar dhe kurajo qytetare arsyet e mos hyrjes sė Maqedonisė nė Nato.

Lindur nė Tetovė...

E lindur nė Tetovė dhe e ardhur nė Shqipėri nė vitin 1947, ajo rrėfen dramėn e saj familjare duke pėrcjell rrėnjėt gjenealogjike tė fisit tė saj, ku tė bėn pėrshtypje se historia e fisit nga ajo rrjedh, pėrbėhet nga patriotė tė shquar, qė koha dashje apo pa dashje i ka lėnė nė harresė. Nė rrėfimin e saj, ajo shprehet e habitur se dhe pse zotėron dokumentacionin e plotė tė lindjes nė Tetovė, autoritetet maqedonase nuk e marrin nė konsideratė duke i mohuar tė drejtėn e nėnshtetėsisė dhe tė vendlindjes !!! Biseda me znj. Valdet rrodhi natyrshėm ku unė u mundova tė pėrcjell diēka nga problemet mė shqetėsuese tė saj.

- Pėrse erdhėt nė kėtė redaksi?

- dha sepse qe e vetmja gazetė sa lexova unė, qė trajton drejt ēėshtjen e mospranimit tė Maqedonisė nė Nato. Jo si njė problem thjesht simbolik, por sepse problemet nė tė ashtuquajturin shtet tė Maqedonisė janė mė tė thella.

- Cilat janė kėto probleme?

...rritur nė Tiranė.

- Sipas meje jo si eksperte, problemet nė Maqedoni janė shumė tė thella dhe ajo qė mė dhemb mua ėshtė ēėshtja shqiptare dhe e shqiptarėve nė trojet e tyre etnike tė Maqedonisė sė sotme. Me kėto probleme jam pėrplasur personalisht pėr afėr 18 vjet me personalitet politike shqiptare tė Maqedonisė qė kanė marrė pėrsipėr tė zgjidhin fatin e shqiptarėve. Pra ata kanė propaganduar se kanė nė dorė pėr kėto fate. Tė paktėn, kam filluar debatet qė nga viti 1992 me Xhaferrin, Thaēin dhe shumė politikanė tė tjerė para dhe pas marrjes sė pushtetit. Unė kam ndjekur tė gjitha deklaratat e politikanėve, ė cilėt kanė bėrė shumė takime, biseda premtime, dhe asnjė premtim i tyre nuk i ka shėrbyer vėllezėrve tanė atje. .

- Ju keni lindur nė Tetovė?

- Unė (Valdete Deralla) kam lindur nė Tetovė nė vitin 1944, dhe jam larguar me dhunė nga TETOVA (babai im). Pra, babanė tim e sollėn nė Shqipėri nė vitin 1946. UDB -ja jugosllave na zboi pasi im atė, ishte pėr njė Shqipėri etnike. Nė mėnyrėn mė makabre, mė tė pabesė, babai ėshtė kapur nė rrugė dhe me makinat e Oznės ėshtė prurė nė Shqipėri, pasi ishte njė person qė pėrbėnte rrezik pėr zbulimin serb, pasi ai ishte shumė patriot. Pas babait, kemi ardhur unė me nėnėn dhe gjyshen. Nė Shqipėri babai nuk u prit si atdhetar. Kėshtu ishin kohėrat atėherė. Babanė me tė mbėrritur e morėn nė hetuesi. E liruan pas 7 muajsh. Ne kemi ardhur nė Shqipėri pas daljes sė babait nga hetuesia. Ngjarjet ishin tė vėshtira dhe tė komplikuara sa ne nuk mundėm tė ktheheshim nga kishim ardhur. Kishim shumė dėshirė si familje tė ktheheshim nė shtėpinė tonė, nė vendin e lindjes, por pėr vetė situatėn e atėhershme ne ngelėm nė Shqipėri. Ne u vendosėm nė fillim nė Tiranė dhe nė 1949, nė Shkodėr. Ishte viti kur nė Tiranė filloi spastrimi politik. Duheshin njerėz me tė ashtuquajturėn biografi tė mirė.
Nė shtėpi bėheshim 4 vetė, babai, nėna unė dhe gjyshja.

- Ku punoi babai nė Shqipėri?

Deri nė 1949, nė import eksport duke pėrkthyer materiale nė jugosllavisht, pasi dihet atėherė kishin marrėdhėnie tė fuqishme tregtare me Jugosllavinė. Mė vonė punoi si referent tregtie i fabrikės sė ēimentos nė Shkodėr. Nėna nė shtėpi. Nė vitin 1951, pas bombės nė ambasadėn jugosllave, babai burgoset pėr agjitacion propagandė dhe u dėnua me 15 vjet burg. Por ēuditėrisht pėr sjellje tė mirė dhe duke mos pasur fakte tė sigurta, nė vitin 1958, u lirua. Qysh nė vogėli mbaj mend mirė qė babai vazhdimisht mė fliste pėr Shqipėrinė etnike pėr tė cilėn familje e tij (paraardhėsit) me gjysh, stėrgjysh, kishin bėrė luftėra shekullore.

- Kush janė kėta paraardhės?

- Ato janė tė futur shumė thellė nė histori, qysh nė kohėn e Skėnderbeut, por ne nė kėtė bisedė le ta fillojmė nga Lidhja e Prizrenit. Stėrgjyshi im qe ndėr nismėtarėt e Lidhjes sė Prizrenit. Ai quhej gjeneral Hasan Pashė Deralla, Komandant i Armata Kombėtare Shqiptare (AKSH), me 4 dhjetor te vitit 1912, qe sot perfaqesohet nga kerēovari Mr. Gafurr ADILI, te cilin do ta kerkoj qe ta takoj sepse me kanė thene se jeton evepron ketu ne Tirane, dhe Minister i Pare i Qeverise se Luftės se Qeverise se Ismail QEMALI.

Fishta i ka kėnduar pjesmarrjes sė tij nė Lidhjen e Prizrenit. Heroizmin e tetovarėve e tė gradeciarėve, Homeri i kombit shqiptar At Gjergj Fishta, e portretizoi nė trimėrinė e Hasan Dėrrallės. Nė kėngėn e 9-tė, tė "Lahuta e Malsisė" peti i madh himnizoi me kėto vargje:

T'fort pėr pushkė
E t'urtė pėr fjalė,
Si ai Dodė Preēi prej Kastratit
Me at Vrijonin e Beratit.
Edhe trimi n"za Dėrralla,
Qi po i kishin fjalėt e rralla
Ku, po ishte puna me qėndrue,
me qindrue p'r Atdhe t'bekue.

Ndėrsa i biri, gjyshi im, gjeneral Mehmet Pashė Deralla, ishte komandant i forcave tė armatosura nė lidhjen e Prizrenit pėr krahinėn e Pollogut (Tetovė, Gostivar, Kumanovė etj..)

Dhe nė vazhdimėsi, luftėrat e tij kurorėzohen duke ju besuar nė qeverinė e parė shqiptare nė 1912, posti i Ministrit tė Luftės, qė vetėm nė vitin 1992, u afirmua kjo figurė, duke u dekoruar nga Presidenti i Republikės Sali Berisha. Nė kėtė moment ai konfirmohet zyrtarisht si Komandant i njohur i forcave kryengritėse dhe Ministėr i Luftės nė Qeverinė e Pėrkohshme tė Vlorės 1912. Por tashmė ai njihet dhe si krijues dhe organizues i Ushtrisė Kombėtare Shqiptare. Kėto ngjarje dhe shumė fakte tė tjera qė koha i kishte mbuluar me pluhur, unė ua bėra tė ditur personaliteteve shqiptare nė Tetovė, si Xhaferit, Mendu Thaēit dhe politikanėve tė tjerė. Ishte viti 1993. Dhe nė vazhdimėsi, me nje durim absolut, duke mos pasur asnjėherė pėrkrahjen konkrete dhe mbas futjes nė qeverinė maqedonase tė partisė sė Ali Ahmetit. Fill pas pėrmbysjes sė sistemit komunist, unė kam kėrkuar dhe kėrkoj qė tė jem qytetare nė qytetin e lindjes, nė vendin tim, me tė drejta tė barabarta me tė gjithė tė tjerėt. Janė 18 vjet pėrpjekje dėshpėruese pėr tė mė njohur nė mėnyrė zyrtare vendin e lindjes. Por pėr mendimin tim politikanėt shqiptarė asnjėherė nuk e kanė pasur fuqinė pėr tė mbrojtur tė drejtat e shqiptarėve nė Maqedoni.

- Cfarė dokumentesh posedon pėr tė tu njohur vendlindja dhe origjina nga Tetova?

- Tė gjitha dokumentet qė tregojnė vendlindjen nė Tetovė, por aty ėshtė zhdukur ēdo dokument zyrtar qėllimisht. Pra, nuk ekziston asnjė dokument. Mendoj se kėto i kanė zhdukur UDB- ja, jugosllave pėr tė zvogėluar numrin e shqiptarėve tė Maqedonise dhe tė drejtėn e tyre pėr tu kthyer nė vendlindjen dhe ish tokat e tyre. Unė nuk kam ndjekur vetėm kėtė rrugė, por edhe atė zyrtare nėpėrmjet ambasadės Maqedonase nė Tiranė, tė shoqėruara me dokumentet e mia me akte pronėsie dhe kam marrė nė 10 vjet 4 pėrgjigje negative edhe nga gjyqi suprem i Maqedonisė.

- Ju e shihni veten tė pambrojtur si nga politikanėt shqiptarė aty edhe nga autoritetet maqedonase. Si do tė veproni dhe pse erdhėt tani pėr ta bėrė publike kėtė dramė njerėzore tuajėn?

- Unė e kam bėrė publike nė disa organe shtypi nė Tetovė dhe nė Tiranė vite mė parė, por sot vij pėr tė evidentuar edhe njė problem tjetėr, qė mos futja e Maqedonisė nė Nato nuk ėshtė vetėm njė problem mes Maqedonisė dhe Greqisė lidhur me emrin, por edhe pėr shkak tė padrejtėsive qė ky shtet bėn ndaj shqiptarėve. Jo vetėm ndaj meje, por janė me mijėra shqiptarė nga Kosova qė jetojnė aty ( pėr rrethana tė ndryshme) dhe nuk arrijnė tė marrin nėnshtetėsi. Janė me mijėra qė pėr rrethana tė ndryshme janė larguar pėrpara shumė vitesh nga Maqedonia dhe nuk mund tė kthehen nė tokat e tyre !!! Po kaq shumė shqiptarė intelektualė si familja ime janė pėrzėnė nė Turqi, Shqipėri dhe nuk gėzojnė ende dhe sot tė drejtėn tė kthehen nė tokat e tyre. Arsyet janė tė ndryshme. Mė e thjeshta ėshtė tė mos rritet numri i shqiptarėve nė kėtė shtet artificial deri tek rezistenca e padrejtė maqedonase lidhur me shqiptarėt. Njė shembull simbolik. Prindėrit e mi janė martuar nė vitin 1943 ne Tetovė, nėna nga Kolonja babai Tetovar. Eshtė bėrė njė dasmė shumė e madhe popullore ku mbizotėronin simbolet nacionale. Flamuri shqiptar ishte nė ēo cep tė shtėpisė, oborr, nė pajė, nė veshjet karakteristike kombėtare. Ndėrsa akoma pas 65 vjetėve vihet nė pikėpyetje pėrdorimi i flamurit shqiptar nė kėto troje dhe u duket politikanėve si sukses kur shqiptarėt pėrdorin kėtė flamur nė festat e tyre. Akoma mė keq kur mbas 7 vjetėve tė marrėveshjes sė Ohrit Mehdu Thaēi thotė qė do futim 5 mijė shqiptarė nė punė kur pėrbėrja shqiptarė nė kėto vende ku unė flas ėshtė mbi 90 pėrqind. Kush dhe kur do ta ngrejė zėrin pėr kėto probleme. Kur dhe kush do thotė qė luftėrat tona kombėtare kanė qenė tė pėrbashkėta, tė pandara, aq mė tepėr qė, pikėrisht kjo krahinė nė shtetin e parė shqiptar u pėrfaqėsua me Ministrin mė tė rėndėsishėm tė asaj kohe me Ministrinė e Luftės, qė ky ministėr edhe pse kjo qeveri ra shpejt pėr rrethana fatkeqe, kėta drejtues tė shtetit vazhduan luftėrat me Malin e Zi, Serbinė deri nė ditėn e fundit tė vdekjes . Pse na ndani ne, ne ishim pjesė e Kosovės. Kosova pjesė e Shqipėrisė.

- Ju folėt shumė pėr gjyshin tuaj. (mė ndėrpret)

- Gjyshi quhet Mehmet Pashė Kosova, Mehmet Pashė Deralla, Mehmet Pashė Tetova. Kėshtu quhet edhe nė aktet e rilindjes, me tre emra. Prandaj i lutem Presidentit Topi, z. Berisha, qė tė kuptojnė dhe tė mendojnė drejte se, nė Nato nuk hyri kombi jonė hynė vetėm shqiptarėt e Shqipėrisė. Njė pjesė e kombit janė jashtė. Dhe nis. e krahasojmė suksesin nė Nato me pavarėsinė e Kosovės duhet tė rikujtojmė se qeverinė e 1912 merrnin pjesė shqiptarė nga tė gjitha trevat e Shqipėrisė, pra ajo natyrale. Edhe nga Kosova edhe nga Tetova. Tani ka dy shtete tė njohura shqiptare. Ju lutem me ndjenjėn e njė para ardhjes tė kėsaj familjeje qė ēėshtja shqiptare tė trajtohet me pėrgjegjėsi, nė pėrgjithėsi si komb dhe jo e ndarė, Shqipėri, Prishtinė, Shkup.

Tiranė, 09 prill 2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Politikanėt kėrkojnė largimin e kryebashkiakut Bollano (2008-04-15 17:34:42 nga admin1)
[ Opinione ] POLITIKANĖT SHQIPTARĖ ME VIZIONE DRITĖSHKURTRA DEKLAROHEN KUNDĖR RIBASHKIMIT TĖ SHQIPĖRISĖ NATYRALE! (2008-01-27 04:12:47 nga admin4)
[ Opinione ] POLITIKA SI SHKENCĖ DHE POLITIKANĖT SHQIPTARĖ! (2008-01-15 14:47:12 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] KSK ka mbledhur sot nė njė takim politikanėt shqiptarė pėr tė diskutuar pėr ēėshtjen e Kosovės (2007-09-08 04:58:44 nga admin4)
[ Kultura ] Televizioni, politikanėt dhe fėmijėt” (2007-05-22 15:40:57 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Qosja: Policia nderkombetare dhe politikanet e Kosoves jane diskredituar me qendrimin ndaj protestuesve (2007-02-13 06:10:12 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Statusi, politikanėt besojnė nė OKB (2006-12-15 06:05:58 nga Faik Smajli)
[ Opinione ] Gjykimet drakoniane mbi shqiptarėt etnikė, nuk e qetėsojnė gjendjen nė Maqedoni! (2008-07-19 23:50:27 nga admin4)
[ Kultura ] Shkollimi apo dija shkencore nuk arrihet pėr 10 ditė as pėr tri katėr vite (2008-07-19 15:33:52 nga admin1)
[ Opinione ] Para qė nuk zhvillojnė Kosovėn (2008-07-17 14:23:32 nga admin1)
[ Opinione ] NUK PRANOJ T'U NĖNSHTROHEM QARQEVE SLLAVO-EVROPIANE ! (2008-07-08 19:53:39 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster