| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Kontrolli i brendshėm policor nuk ka parė shenja dhune te tė arrestuarit |
| Postuar mė datėn: 2008-02-14 13:58:43 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Nga videot e publikuara dhe fotot qė janė bėrė nė spital, ku tė arrestuarit janė shtrirė pėr kurim, dhe nga prononcimet e familjarėve mė herėt, mund tė vėrtetohet se tek i arrestuari Florim Ahmeti, nė momentin e arrestimit nuk dallohen plagė nė kokė dhe fytyrė, pėr dallim nga fotografia e cila ėshtė siguruar pas arrestimit, nė tė cilat dallohet se Florim Ahmeti ka marrė plagė tė rėnda nė momentin e marrjes nė pyetje. |
|
Shkruan: Arben Zeqiri
Pamjet e dhunės sė ushtruar ndaj tė arrestuarve nė aksionin policor Stuhia Malore nė fshatin Brodec, tė publikuara nė formė video-incizimesh, tashmė kanė ngjallur reagime tė shumta mbi veprimin e policisė, sidomos mbi brutalitetin e ushtruar ndaj tė arrestuarve. Pas publikimit tė tyre nėpėr mediat e kėtushme, kanė reaguar disa parti politike dhe organizata joqeveritare. Ata i kanė vlerėsuar kėto pamje si dėshmi tė njė torture tė paparė dhe si njė joprofesionalizėm tė policisė. Krejt ndryshe kėtė dhunė e kanė komentuar zyrtarė tė MPB-sė.
Ata kanė deklaruar qė kjo dhunė ėshtė pėrdorur nė masė dhe vetėm gjatė arrestimit, saktėsisht nė momentet kur ata kanė rezistuar. Ndėrsa nga ana tjetėr, familjarėt dhe disa materiale fotografike dhe video hapin dyshime pėr tė kundėrtėn.
Videot tė cilat kėto ditė u publikuan nė shumė mediume e dėshmojnė edhe njėherė vėrtetėsinė e raportit tė Sektorit pėr kontroll tė brendshėm dhe standarde profesionale nė MPB, i publikuar menjėherė pas kryerjes sė hetimit tė brendshėm, nė tė cilėn u vėrtetua se janė respektuar tė gjitha procedurat ligjore pėr trajtim tė personave nė veprimet e policisė ku ėshtė mbajtur llogari dhe pėr gjendjen e tyre shėndetėsore, ishte kjo deklarata e Ministres pėr Punė tė Brendshme, Gordana Jankullovska, menjėherė pas publikimit tė video incizimeve gjatė arrestimit tė 13 personave nė aksionin Stuhia Malore, nė fshatin Brodec si dhe marrjes nė pyetje tė njėrit nga tė arrestuarit.
Edhe zėdhėnėsi i kėsaj ministrie, Ivo Kotevski, edhe njėherė deklaroi qėndrimin tanimė tė njohur tė MPB-sė, se policia nuk ka tejkaluar kompetencat, por dhunė ka pėrdorur vetėm nė rastet kur tė arrestuarit kanė rezistuar dhe kur, sipas tyre, kanė vėnė nė rrezik jetėn e policėve dhe banorėve, ndėrsa pas arrestimit dhe gjatė marrjes nė pyetje, ndaj tė arrestuarve nuk ėshtė pėrdorur dhunė fizike e as psikike.
Fotot dėshmojnė torturėn policore
Nga videot e publikuara dhe fotot qė janė bėrė nė spital, ku tė arrestuarit janė shtrirė pėr kurim, dhe nga prononcimet e familjarėve mė herėt, mund tė shihet se tek i arrestuari Florim Ahmeti, nė momentin e arrestimit nuk dallohen plagė nė kokė dhe fytyrė, pėr dallim nga fotografia, e cila ėshtė siguruar pas arrestimit ku Florim Ahmeti ėshtė shtrirė nė spital pėr shėrimin e plagėve tė rėnda, tė cilat i ka marrė pas arrestimit, nė momentin e marrjes nė pyetje, pėr tė cilėn nga MPB, zyrtarisht u deklaruar se nuk ėshtė pėrdorur dhunė.
Edhe nga fotografitė e tė arrestuarit Hebib Ahmeti, nė tė dy fotot mund tė vėrehet njė gjendje e pėrkeqėsuar shėndetėsore, gjatė marrjes nė pyetje (nė videon e publikuar), si dhe nė foton qė ėshtė siguruar nė spital.
Pėr Megdi Islamin, i cili nė foton e publikuar hetohet qė ka vetėm njė lėndim nė hundė qė ka pėsuar nė momentin e arrestimit dhe asgjė mė tepėr, familjarėt dėshmojnė qė pas vizitės qė i kanė bėrė, dy javė pas arrestimit, kanė vėrejtur se ėshtė nė gjendje shumė tė rėndė shėndetėsore si pasojė e plagėve dhe dėmtimeve qė ka marrė nė stacion policor, pas marrjes nė pyetje. Edhe pėr Megdi Islamin, Avokati i Popullit, si pėr tė gjithė tė arrestuarit e tjerė, kishte konstatuar lėndime fizike dhe plagė tė rėnda, tė cilat nė foton e pare shihet qė nuk i ka.
Avokati i Popullit konstaton dhunė
Institucioni Avokati i Popullit, pas hetimeve tė zhvilluara dhe takimit me tė arrestuarit konstatoi se ndaj tyre ėshtė pėrdorur dhunė dhe u janė shkaktuar lėndime tė rėnda fizike.
Nga tė dhėnat e cekura nė dokumentacionin mjekėsor dhe nga pėrshtypja vizuale e Avokatit tė Popullit, ishte evidente se ndaj personave tė paraburgosur ishte pėrdorur forcė fizike, gjė qė u konstatua edhe gjatė vizitės sė njė pjese tė personave, tė cilėt pėr shkak tė nevojės pėr ndihmė mjekėsore edhe mė tej gjendeshin nė Repartin e arrestit nė Qendrėn e Klinikave nė Shkup, thuhet nė raportin e lėshuar mė 4 janar 2008.
Nė kėtė raport gjithashtu thuhet se me qėllim tė ndjekjes sė gjendjes shėndetėsore tė tė paraburgosurve dhe trajtimit tė tyre, Avokati i Popullit vazhdoi me vizitat nė ENP "Burgun - Shkup", nė mėnyrė qė tė sigurohet se a ėshtė kryer nė mėnyrė pėrkatėse mbrojtja shėndetėsore, sidomos ndaj personave tė paraburgosur tek tė cilėt ishin konstatuar pasoja mė tė rėnda mbi integritetin e tyre fizik.
Sa i pėrket procedurės sė trajtimit tė personave tė paraburgosur nė entet ndėshkuese - pėrmirėsuese, Avokati i Popullit edhe mė tutje do ta monitorojė gjendjen nė lidhje me respektimin e tė drejtave tė personave tė paraburgosur, thuhet nė fund tė raportit.
Familjarėt reagojnė
Pėrveē reagimit paraprak tė familjarėve rreth mėnyrės se si janė arrestuar tė afėrmit e tyre dhe dhunės qė ėshtė pėrdorur nė ato momente, ata reagojnė pėrsėri dhe pėr trajtimin qė u bėhet tė afėrmve tė tyre. Ata nė radhė tė parė ankohen pėr vendosjen e tė burgosurve, ku sipas tyre 9 nga tė arrestuarit janė vendosur nė njė qeli me 6 krevate, ndėrsa 3 tė tjerė janė detyruar qė tė flenė nė tokė.
Nuk kanė kujdes tė mjaftueshėm mjekėsor. Vėllai im kishte nevojė pėr hapa dhe ilaēe tė tjera, tė cilat pėrveē qė nuk i kishte siguruar burgu, pasi unė duhej tia blejė, ata mė bėnin problem edhe pėr tia dėrguar. Dy herė mė parė nuk kam mundur ti dėrgoj hapa pėr dhimbjet qė i kishte, ndėrsa sė fundmi mė lejuan qė ti dėrgoj diēka, rrėfen Kadri Fejzullahu, vėllai i tė arrestuarit Nevzat Arianit, i cili gjithashtu u ankua edhe pėr neglizhencė nga Avokati i Popullit, qė sipas tij, ka vizituar vetėm njėherė tė burgosurin, ndėrkohė qė me familjarėt nuk kontaktojnė dhe as edhe kur kėta provojnė nuk mund tė takohen.
Kreu i institucionit pėr mbrojtjen e tė drejtave tė qytetarėve, Avokati i Popullit, Ixhet Memeti demanton akuzat e familjarėve dhe thotė qė nga institucioni qė ai drejton, sė paku nga 2-3 herė ėshtė vizituar secili nga tė burgosurit, disa dhe mė tepėr, si dhe ky institucion vazhdon tė ndjek gjendjen e tyre shėndetėsore.
Avokati i Popullit dhe Komiteti i Helsinkit pėr tė Drejtat e Njeriut, nė Shkup, konstatuan se gjatė arrestimit, pas arrestimit dhe gjatė marrjes nė pyetje tė tė arrestuarve, ėshtė pėrdorur dhunė tej mase dhe pa nevojė.
Nga Avokati i Popullit informojnė se mė datė 27 dhjetor tė vitit 2007, tėrė dokumentacioni i mbledhur ėshtė dėrguar pranė Prokurorisė Publike, pėrderisa pėr Ministrinė e Punėve tė Brendshme, kanė pėrfunduar hetimet e Kontrollit tė Brendshėm dhe kjo ēėshtje ėshtė mbyllur me konstatimin se forcat policore kanė vepruar nė mėnyrė tė ligjshme dhe nuk ka tejkalim tė kompetencave.
Autorėt e videove nuk janė zbuluar
Zėdhėnėsi i MPB-sė, Ivo Kotevski, tė mėrkurėn demantoi informacionet e plasuara nė disa mediume nė gjuhėn maqedonase, se gjoja ėshtė zbuluar autori i videos ku shihet njė nga tė arrestuarit, Hebib Ahmeti, duke u marrė nė pyetje nga njė Inspektor. Sipas informacioneve tė plasuara nė shtypin maqedonas, thuhej qė autori i videos ėshtė zbuluar nga kontrolli i brendshėm dhe ėshtė i pėrkatėsisė etnike shqiptare.
Ato janė gėnjeshtra fund e krye, nuk ka asgjė tė vėrtetė. Ne deri mė tani nuk kemi zbuluar asnjėrin nga autorėt e tre videove tė publikuara pėr rastin e Brodecit dhe kur do tė zbulojmė ndonjėrin prej tyre, do ta publikojmė dhe skemi pse ta fshehim, tha Kotevski. Ai edhe njėherė kėrkoi nga tė gjithė mediumet qė mos tė merren me dezinformata dhe tė drejtohen burimeve zyrtare, kur ėshtė fjala pėr informacione tė kėtilla qė mund tė dezinformojnė popullatėn.
14.02.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|