| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » E KENI PĖRGJEGJĖSINĖ, JEPNI DORĖHEQJE ZOTI JAGXHILLAR! |
| Postuar mė datėn: 2008-08-07 13:46:25 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Nė tė pėrditshmen EKSPRES, tė datės 7.8.2008, me vėmendje tė veēantė e lexova artikullin me titull :Tė gjithė fajtorė, shkruar nga gazetari Nebih Maxhuni, nė tė cilėn jepet njė intervistė me ministrin aktual tė mbrojtjes sė ambientit dhe planifikimit hapėsinor, z. Mahir Jagxhillar.
Edhe pse, nga artikulli nė fjalė, nė disa pyetje tė gazetarit mbi pėrgjegjėsinė e tij personale si ministėr nė kėtė aferė duket qartė tendenca e ikjes sė tij pėr dhėnien e pėrgjigjeve konkrete, nė atė intervistė, posaēėrisht mė la pėrshtypje ajo pjesė ku ai deklaron se, ėshtė i gatshėm tė jap dorėheqje pėr rastin e maunave, por sbeson se ndreqet diēka?!.
|
|
Shkruan: Adnan ABRASHI
Ndreqet, ndreqet, dhe mirė bile them unė- z. Jagxhillar!
Merrni me mėndė?! Ajo ēfarė ndodhi kėto muaj me odisejadėn e maunave tė famshme helmuese tė mbushura me acid disulfurik, sikur tė kishte ndodhur nė ndonjė shtet tė civilizuar tė botės, ose, mos zot, diku, ta zėmė nė Japoni, atėherė, si hap tė par nė zgjidhjen e saj, ministri pėr ambient i atij shteti, sigurisht do tė jepte dorėheqje tė parevokueshme, e besa edhe do tė bėnte harakiri (vetėvrasje)
Natyrisht se askush nga ministri i jonė i ambientit dhe planifikimit hapėsinor, zoti Mahir Jagxhillar, nuk kėrkon tė bėjė harakiri, por, pa marrė parasysh thashethemet dhe dyshimet e padėshmuara edhe mbi mundėsinė e involvimit tė tij tė drejtpėrdrejtė nė kėtė aferė, dorėheqja patjetėr duhet tė ofrohet sė paku si akt moral.
Edhe pse, sado kudo si prizrenas, e njoh natyrėn dhe karakterin e z. Jagxhillar, si dhe ambiciet e EGOS sė tij tė shprehur pėr poste dhe karterė politike, nė kėto momente hamendėsimesh dhe frustrimesh vendimtare shpirtėrorė, do tė apeloja tek ai qė tė dominoj ana tjetėr e moralit tė vėrtetė qė e karakterizon atė: ajo e reputacionit tradicional tė ndershmėrisė dhe virtytshmėrisė sė lartė tė familjes sė vjetėr prizrenase Jagxhillar , ku ai ka lindur, ėshtė rritur dhe edukuar.
Edhe pse nė fillim mund t duket ndryshe, ofrimi pėr shkaqe morale i dorėheqjes nga posti i tanishėm ministror tė mbrojtjes sė ambientit, mendoj se aspak nuk do tė ndikoj nė karrierėn politike tė z. Jagzhillar, por, pėrkundrazi, nė sytė e opinionit tė gjerė, edhe mė shumė do ta favorizoj atė pėr njė pjekuri tė lartė politike. Dhe, po ashtu, ajo nuk do tė reflektoj vetėm si akt individual, por edhe institucional, sepse , dorėheqja e tij do ta ris edhe mė shumė besimin nė popull mbi seriozitetin e punės sė kėtij dikasteri ministror, nė veēanti, si dhe pėr qeverisė Thaēi, nė pėrgjithėsi.
Populli i Kosovės, z. Mahir, ėshtė i tillė: edhe pse disa herė mashtrohet nga politikanėt e vetė, kur dikur ata bien nga pushteti, fillon sinqerisht tju dhimbset ai. Tek atėherė kjo masė, nuk sheh vetėm zi por mundohen ta kuptojnė edhe ana tjetėr tė realitetit.
Prandaj, ju lutem, mos u hamendni nė dhėnien e dorėheqjes! Provojeni edhe kėtė efekt specifik tė mentalitetit tonė kolektiv, sepse, ajo si bumerang, mund tju kthehet pozitivisht nė perspektivėn e karrierės suaj tė ardhshme politike.
U bė ēka u bė, z. Mahir, dhe realiteti i kulluar ėshtė se tanimė edhe zyrtarisht dhe publikisht ėshtė dėshmuar se ato maune janė helmuese dhe nė vete kanė veti kancerogene pėr shėndetin e popullatės.
Qė ironia tė jetė mė e madhe e tėrė kėsaj odisejade tė pakuptimtė tė ekskursionit tė maunave helmuese nė disa regjione tė Kosovės dhe pėrfundimi i tyre nė Mitrovicė, moralisht e peshon edhe mė rėndė kėtė aferė.
- Pse Mitrovica tė jetė stacion i fundit i tyre? A nuk hoqi mjaftė mė ai popull i pafajshėm i kėtij qyteti, me tė gjitha ato maskarada politike qė ju bėnė dhe ende i bėhen nė kurriz tė tij, dhe, pse tash duhet ta gėlltisė si desert edhe kėtė helmim tė panevojshėm?
- Pse njė kohė tė gjatė nga ministria e Jagxhillarit u fsheh nga opinioni rrezikshmėria e lartė tė kėtij kontingjenti pėr shėndetin e popullit?
- Pse dikush, pak mė larg se aty, mundet qė me protesta vandaliste tė pengoj njė projekt humanitar tė ujėsjellėsit qė kalon nėpėr fshatin e tyre, kurse kėta mitrovicas tjerė nė jug, rrehen, maltretohen dhe burgosen nga policia, vetėm e vetėm pse nuk duan helmin nė afėrsinė e tyre...?
Pėrgjigjet nė kėto pse dhe shumė pse tjera tė shumta, z. Jagxhillar, dihen , dhe ky popull ka filluar tė mos heshti mė. Ka filluar tė vetėdijesohet dhe nuk pranon mė t ju shes dikush dushk pėr gogla
Prandaj, jepni dorėheqje tė parevokueshme nga ky post, z. Jagxhilar! Ju garantoj se kjo do tė jetė si akt mė sublim dhe mė njerėzor qė ndonjėherė ju jepet rasti ta bėni nė karrierėn e juaj politike!
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|