| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Njė leksion i keq i Europės pėr Ballkanin |
| Postuar mė datėn: 2007-03-06 00:30:12 nga admin2 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Ambasadorė tė akredituar nė Hollandė mbetėn tė habitur, kur morėn nė dorė ftesat, qė ambasadori i Serbisė nė atė vend kishte shpėrndarė nė trupin diplomatik pėr tė marrė pjesė nė njė pritje, qė ai do tė organizonte mė 26 shkurt pėr rezultatin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, e cila do tė shpallte atė ditė verdiktin mbi padinė e Bosnjė-Hercegovinės kundėr Serbisė, e akuzuar pėr genocid dhe agresion nė vitet 1992-1995. Ajo qė habiti trupin diplomatik ishte jo fakti se ku e dinte ambasadori i Beogradit se Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė do tė vendoste nė favor tė Serbisė, por arroganca diplomatike serbe, e cila nuk mundohej aspak tė mbulonte disi faktin skandaloz tė njė vendimi tė paragjykuar nė favor tė Serbisė.
Kėshtu qė kur Gjykata Nderkombėtare e Drejtėsisė, e pėrbėrė nga 15 gjyqtarė europiane, shpalli nė Hagė mė 26 shkurt vendimin nė favor tė Serbisė, ajo nuk habiti shumė vetė nė territorin hollandez tė ēudirave, ku qeveria jo shumė kohė mė parė kishte arritur gjer atje sa tė dekoronte batalionin hollandez, i cili asistoi, dhe thuhet ndihmoi, forcat ushtarake serbe, qė tė realizonin masakrėn e Srebrebicės nė korrikun e vitit 1995.
Vendimi i Gjykatės pėr tė ēliruar Serbinė nga akuza pėr genocid dhe agresion, tė bėra nė padinė qė shteti i Bosnjė -Hercegovinės kishte paraqitur pranė kėsaj gjykate, mund tė klasifikohet nė analet e drejtėsisė ndėrkombėtare si shembulli mė i keq i tejkalimit tė kuadrit juridik dhe i ndėrmarrjes sė detyrave politike dhe tė rishkrimit tė historisė nga ana e njė gjykate.
Efektet negative parashikohen tė jenė shumė mė tė mėdha se sa rimborsimi moral dhe financiar pėr shtetin e Serbisė, i cili nė kohėn e regjimit tė Millosheviēit ndėrmori agresione kundėr Sllovenisė, Kroacisė, Bosnjės dhe Kosovės. |
|
Vendimi i Gjykatės e afishon veten si njė vendim politik, sepse ai i vjen nė ndihmė qeverisė sė Serbisė nė planin politik dhe financiar. Nuk mund tė mos i japėsh tė drejtė gazetės sė mirėinformuar amerikane "Njujork Tajms", qė shkruante mė 27 shkurt se vendimi i shkon pėr shtat dėshirave politike tė vendeve perėndimore, qė duan ta tėrheqin Serbinė nė njė bashkėsi mė tė gjėrė europiane. Nė Beograd afro dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare qeveria nuk ėshtė formuar ende dhe forcat, qė emėrtohen si demokratike, janė nė pozitė tė dobėt pėrballė forcave nacionaliste. Vendimi favorizues vjen si ndihmė dhe forcon kreditet nacionalistopatriotike pėr forcat e quajtura demokratike. Nė planin financiar Serbia do tė duhej t'i paguante shumė miliarda dollarė reparacione Bosnjė-Hercegovinės pėr masakrimin e 200 mijė banorėve dhe shkatėrrimet masive nė periudhėn 1992-1995. Gjykata vendosi qė Serbia nuk duhet tė paguajė reparacione.
Vendimi i Gjykatės ėshtė i dėmshėm sidomos pėr faktin se ai perpiqet te rishkruajė historinė e konflikteve nė ish Jugosllavi. Sipas saj, Serbia nuk ėshtė shtet agresor nė Bosnjė. Se ky ėshtė njė shtrembėrim i madh i sė vėrtetės historike kanė qenė tė ndėrgjegjshėm edhe vetė gjykatėsit, ndaj dhe formuluan njė pelivanllėk juridik, duke thėnė se Serbia nuk ka marrė pjesė nė genocid, por ajo ka dėshtuar qė ta ndalojė genocidin nė Srebrenicė. Ėshtė vendi tė pėrmendim njė hollėsi: Bosnja e ka paraqitur akuzėn e saj kundėr Serbisė pėr agresion dhe genocid qė nė vitin 1993. Nėse Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė do tė kishte vepruar qė ahere siē duhej, ndoshta Srebrenica, qė ndodhi dy vjet mė vone, nuk do tė kishte ndodhur.
Nė Bosnjė ka qenė e pranishme Ushtria Popullore Jugosllave, nė realitet ushtria e Serbisė, sepse republikat e tjera i kishin shkėputur forcat e tyre nga ajo, dhe pavarėsisht nga terheqja zyrtare e UPJ-sė nga Bosnja nė prill tė vitit 1992, repartet e saj mbetėn nė pjesėn perėndimore tė Bosnjės, ku ishte shpallur ilegalisht e ashtuquajtura Republikė Serbe. Komandat e forcave ushtarake serbe nė kėtė tė ashtuquajtur republikė, oficerėt dhe gjithė ushtarakėt madhorė ishin nė varėsi dhe personel i Ministrisė sė Mbrojtjes tė Serbisė dhe paguheshin prej saj. Edhe vetė gjenerali Ratko Mlladiē, i shpallur si fajtori kryesor i krimeve, varej dhe paguhej si ushtarak nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisė, e cila nė mėnyrė skandaloze i ka dhėnė atij pension edhe dhjetė vjet me rradhė pasi ai u arratis pėr t'iu fshehur kėrkimit dhe gjykimit ndėrkombėtar. Nėse Serbia nuk ka qenė agresore, ahere pėrse komuniteti ndėrkombėtar e detyroi Serbinė tė ishte nėnshkruese e Marrėveshjes sė Dejtonit pėr t'i dhėnė fund luftės nė Bosnjė. Siē deklaroi mė 27 shkurt ish ministri i jashtem kroat, Mate Graniē, Millosheviēi ka ndėrmarrė njė agresion tė planifikuar kundėr Bosnjė-Hercegovinės.
Gjykata ishte kaq e formatuar nė paragjykimin politik pro Serbisė, sa qė ajo refuzoi tė shihte videot, tė cilat dėshmonin pėr pjesėmarrjen e njėsive speciale tė shėrbimit sekret serb tė quajtura "Skorpions" nė masakrimin e fėmijve dhe burrave boshnjakė nė Srebrenicė. Gjykata madje nuk kėrkoi asnjė investigim apo ballafaqim me dokumentet zyrtare tė kohės sė regjimit tė Millosheviēit.
Qėllimi politik i Gjykatės pėr tė ndihmuar qeverinė dhe klasėn e sotme politike nė Serbi, shkon shumė mė larg duke ndihmuar nė fakt regjimin e Millosheviēit nė mohimin e pėrgjegjėsisė pėr luftrat nė ish Jugosllavi. Sepse pas kėtij vendimi, regjimi i Millosheviēit rezulton si i paimplikuar nė luftrat dhe masakrat nė Bosnjė. Nė kėtė linjė tė deformimit tė historisė sė re te ish Jugosllavisė, regjimi i Millosheviēit dhe pasuesit e tij mund tė pretendojnė se nuk kanė ndėrmarrė ndėrhyrje nė Slloveni, Kroaci, Bosnjė dhe Kosovė. Njė nga udhėheqėsit kryesorė tė Partisė Radikale Serbe, T.Nikoliē, deklaroi pas vendimit, se sot mė shumė se kurrė Serbia nuk ėshtė fajtore pėr asgjė.
Paragjykimi proserb nga ana e gjykatės i padisė se Bosnjės paralajmėron edhe paragjykimin e njėjtė pėr padinė e Kroacisė, e cila qė nė vitin 1999 ka paditur Serbinė pėr agresion dhe ka kėrkuar reparacione. Ėshtė e plotėsisht e mundshme qė edhe agresioni i Serbisė kundėr Kroacisė tė klasifikohet si ngjarje lokale dhe individuale. Sepse teza kryesore e Millosheviēit pėr tė maskuar agresionet e Serbisė kundėr shteteve dhe popujve joserbė ka qenė se gjoja tė gjitha ishin konflikte mes grupeve etnike brenda atyre shteteve.
Vendimi i Gjykatės Ndėrkombtare tė Drejtėsisė nuk mund tė shihet i veēuar nga ai qendrim dhe ajo politikė e indulgjencės dhe e faljes pa kushte, qė Europa i ka bėrė dhe po i bėn Serbisė gjatė dy dekadave tė fundit, ku Serbia ka qenė gjeneratori kryesor i luftrave dhe i konflikteve nė Ballkan. Politika e indulgjencės i ka gjurmėt e saj qė nė kohen e luftrave tė pėrgjakėshme nė ish Jugosllavi, ku nė mėnyrėn mė iracionale iu vu e njėjta embargo armėsh si Bosnjės, qė ishte viktimė, ashtu edhe Serbisė, qė ishte agresore dhe prodhonte vetė armatime tė renda. Ishte koha kur zonat e shpallur tė sigurta nga OKB-ja dhe nėn mbrojtjen e paqėruajtėsve si ushtarėt hollandezė nė Srebrenicė, jo nuk siguruan popullsinė, por lejuan tė ndėrmerreshin masakra. Politika e indulgjencės europiane ndaj agresorit vazhdoi pas 1995 me tezat e gabuara tė "simetrisė sė fajit", nė njė pėrpjekje pėr ta shpėrndarė pėrgjegjėsinė dhe pėr tė barazuar viktimat dhe agresorėt e pėr t'i vėnė nė njė plan si Serbinė e Millosheviēit, ashtu dhe shtetet e popujt, qė u sulmuan nga Serbia.
E shohim sot kėtė politikė tė indulgjencės me moszbatimin e kushtėzimit pėr integrimin e Serbisė nė BE dhe nė NATO, ku pėr njė numur tė sheteteve tė BE-sė nuk ka nevojė qė Serbia tė dorėzojė kriminelėt e genocidit si Mlladiēi e Karaxhiēi dhe mund te pranohet nė BE. Se sa kontraproduktive kas qene kjo politikė e BE-sė, e dėshmon ndėr tė tjera fakti se presidenca gjermane e BE-sė detyrohet qė mė 27 shkurt 2007 t'i kėrkojė Beogradit tė distancohet nga krimet e kryera nga regjimi i Millosheviēit nė emėr tė RFJ-.sė, gjė qė qeveritė nė Beograd nuk po e bėjnė qė prej 13 vjetėsh.
Nė disa kryeqytete europiane u tentua t'i jepej mbėshtetje vendimit tė gjykatės me argumentin se ajo bėri mirė qė nuk dha dėnim kolektiv pėr Serbinė si shtet, por vetėm pėr disa serbė tė Bosnjės. Kur njė shtet apo njė qeveri siē ajo e Millosheviēit ndėrmarin katėr luftra e agresione kundėr popujve joserbė, ajo ėshtė luftė e shtetit tė Serbisė kundėr shteteve tė tjera dhe ai shtet duhet dėnuar sipas ligjeve ndėrkombėtare. Pėr masakrat e luftės sė dytė botėrore nuk u dėnua vetėm Hitleri, por u dėnua shteti i Gjermanisė, i cili i vuajti pasojat e "dėnimit kolektiv" 50 vjet me rradhė, pėr tė mos thėnė qė edhe sot e kėsaj dite Gjermania mban nė kurriz pasojat e restriksioneve juridike, qė iu vunė asaj si shtet, si komb, si kolektiv, pėr fajin e luftės sė dytė botėrore. Nuk kuptohet pėrse pėr Serbinė u dashka bėrė pėrjashtim.
Vendimi i GJND nuk ėshtė thjeshtė dhe vetėm gabimi dhe mėkati i saj. Ėshtė mėkati i efekteve tė mėdha negative, qė do tė ketė nė ecurinė e sigurisė, stabilitetit, pajtimit dhe marrėdhėnieve mes shteteve e popujve nė Ballkan. Njė leksion i keq, qė Europa i jep Ballkanit, duke trimėruar politika dhe regjime genocidiale, qė do tė ndjehen tė ēliruar, dhe madje tė shpėrblyer, pėr krimet e tyre tė nesėrme.
Gazeta Shqiptare |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|