| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Jo Rusia, por Putini ėshtė armik i Perėndimit |
| Postuar mė datėn: 2008-03-30 12:28:36 nga admin2 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Observer
Nga 2 deri nė 4 prill NATO-ja do tė mbajė nė Bukuresht, kryeqytetin e njė prej vendeve mė tė reja anėtare, takimin e rradhės. Nė takim ėshtė ftuar dhe kritiku mė i ashpėr i Aleancės presidneti rus Vladimir Putin. Prania e Putinit e vė nė siklet NATO-n, por ajo ėshtė edhe mė e turpshme pėr vetė Rusinė.
Dy ēėshtjet mė tė mėdha qė do diskutohen nė Bukuresht lidhen me ftesėn pėr anėtarėsim nė NATO tė Shqipėrisė, Kroacisė, Maqedonisė dhe me pranimin e kėrkesės sė Ukrainės dhe Gjeorgjisė pėr tė hyrė nė "Planin e Veprimit pėr Anėtarėsim". Pėr tė dyja kėto ēėshtje vendosin vetėm vendet anėtare tė NATO-s jo tė tjerėt jashtė saj.
Nė shkurt tė 2007 nė njė fjalim antiperėndimor tė Putinit nė Mynih, shefi i Kremlinit tha se "zgjerimi i NATO-s nuk ka tė bėjė me modernizimin e Aleancės apo me rritjen e sigurisė nė Evropė. Pėrkundrazi zgjerimi paraqet provokim pėr besimin reciprok", tha Putini. Nė kėtė kuptim qėndrimet e Putinit ndaj NATO-s janė tė qarta.
Njė qasje e tillė agresive nė politikėn e jashtme sjell pėrfitime deri nė njė pikė tė caktuar. Por Putini e kaloi masėn pikėrisht me fjalimin nė Mynih, ēfarė solli bashkimin e qėndrimeve tė Perėndimit kundėr Rusisė.
Politikanėt seriozė nuk pėrdorin gjuhėn qė po pėrdor shefi i Kremlinit gjatė viteve tė fundit. Tė ngjashmit e tij pėr nga ashpėrsia janė presidenti i Venezuelės Hugo Ēavez, ai i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad dhe presidenti i Bjellorusisė, Aleksandėr Llukashenka.
Brenda Rusisė po rriten gjithmonė e mė shumė zėrat se Putini po dėmton interesat e vendit me fyerjet dhe kėrcėnimet ndaj tė gjithėve.
Kur Putini erdhi nė pushtet nė vitin 2000 tha se pėrparėsi e Rusisė do ishte anėtarėsimi nė Organizatėn Botėrore tė Tregtisė. Ai dėshtoi pasi filloi tė zbatonte politika proteksioniste, pėrfshi embargon kundėr Finlandės e Suedisė, embargon e peshkut ndaj Norvegjisė dhe embargo ndaj prodhimeve tė ndryshme bujqėsore tė Lituanisė, Ukrainės, Moldavisė dhe Gjeorgjisė.
|
|
Politika e jashtme ruse ėshtė e fokusuar nė mbrojtjen e interesave tė kompanisė shtetėrore Gazprom. Por mbi tė gjitha mbrojtja e Gazpromit ka tė bėjė drejtpėrdrejtė me pėrfitimet e zyrtarėve tė Kremlinit.
Politika e jashtme e Putinit ėshtė bazuar dhe nė nxitjen e shovinizmit brenda vendit. Rrahja e tė huajve nė rrugėt e Rusisė mund tė sjellė pėrfitime aftashkrutra, por ka njė ēmim. Jo vetėm Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, por dhe ish Republikat Sovjetike duken tepėr tė distancuara nga taktikat e Putinit.
Rusia e Putinit ka pėrmirėsuar raportet me Kinėn, por i ka dhėnė kėsaj tė fundit qasjen mbi dy ishuj pėr tė cilat u luftua mė 1969.
Nė fillim tė viteve '90 shumė perėndimorė dhe rusė dėshironin ta shihnin Rusinė anėtare nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO, me kushtin e vetėm qė Rusia tė ishte demorkaci funksionale. Pėr fat tė keq perėndimi nuk e bėri kurrė kėtė ofertė dhe demokracia ruse u tret.
Rusisė i duhet dhenė njė mundėsi e re, por vetėm pas largimit tė Putinit. Rusia nuk ėshtė armik i Perėndimit. Armik i Perėndimit ėshtė Vladimir Putini.
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|