DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Perleshje ne Mitrovice. NATO paralajmeron: Do t'i pergjigjemi dhunes
Postuar mė datėn: 2008-03-17 09:45:11 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Perleshjet kane nisur pasi agjentet e UNMIK kane hyre ne ambjentet e gjykates te cilat i kishin liruar nga serbet qe ndodheshin atje prej 3 ditesh.

Dhuna ne Mitrovice, NATO paralajmeron kunderpergjigje

Ora 14:45 Forcat e paqes se NATO-s ne Kosove do te perballojne me vendosmeri cdo lloj dhune ne Mitrovice, bazuar ne mandatin e dhene nga Kombet e Bashkuara per veprim. Keshtu ka deklaruar sot zedhenesi I Aleances, James Appathurai. “Nato denon ashpersisht dhunen qe pame sot ne Kosove” ka thene zedhenesi.

Britania dėnon sulmet ndaj policisė sė UNMIK-ut

Ora 14:35 Britania e Madhe dėnon sulmin ndaj policisė sė UNMIK-ut nė pjesėn veriore tė Mitrovicės. "Ne i dėnojmė totalisht kėto veprime tė dhunshme tė drejtuara kundėr personelit tė KB-sė dhe NATO-s, qė kanė pėr qėllim t'i pengojnė pėr ta kryer punėn e tyre", thuhet nė reagimin e Ministrisė sė Jashtme tė kėtij vendi. “Britania e kupton se ‘sa e vėshtirė’ ėshtė pavarėsia e Kosovės pėr Serbinė dhe pėr serbėt e Kosovės, por bėn thirrje atyre qė shqetėsimet e vėrteta qė i kanė t'i adresojnė pėrmes dialogut politik".

Gjermania: Ndarja e Kosoves nuk eshte opsion

Ora 14:25 Gjermania pret qė forcat ndėrkombėtare tė vėnė nėn kontroll situatėn nė veri tė Kosovės.Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Jashtme, Martin Jaeger ka deklaruar se "Gjermania nuk e konsideron si opsion ndarjen e Kosovės". Komentet e tij u bėnė pas pėrleshjeve tė sotme ndėrmjet protestuesve serb dhe policėve tė UNMIK-ut.

Kuci: Nderhyrja e UNMIK, e drejte

Ora 14:15 Zėvendėskryeministri i Kosovės, Hajredin Kuēi ne nje interviste per BBC-n e ka vleresuar te ligjshme ndėrhyrjen e policisė nė veri tė Mitrovicės. "Kjo ėshtė njė tendencė qė disa grupe tė tensionuara dhe tė frustruara, por edhe disa huliganė, tė ndalen dhe ta kuptojnė se kėtu vepron rendi dhe ligji. Nė kėtė drejtim kemi kėrkuar bashkėpunim tė plotė me UNMIK-un dhe KFOR-in, por njėkohėsisht edhe me SHPK-nė. Njė gjė duhet tė dihet se nė Kosovė dominon rendi dhe ligji dhe ai vlen pėr tė gjithė ", tha zoti Kuēi.



Tensionet ne veri te Mitrovices, merren masa sigurie ne jug

Ora 14:05 Pas gjendjes se sigurisė se krijuar pas nderhyrjes sė policisė sė UNMIK-ut dhe pjesėtarėve tė KFOR-it nė objektet e gjykatave nė veri tė Mitrovicės eshte mbledhur Komiteti pėr Sigurine ne kete komune. Komandanti i stacionit tė SHPK-sė nė jug tė qytetit, Bashkim Spahiu tha se nė kėtė pjesė tė qytetit janė marrė tė gjitha masat qė tė mos reflektohen tensionet e krijuara nė veri tė Mitrovicės.
Kryetari i komunės, Bajram Rexhepi, tha se pjesėtarėt e strukturave tė sigurisė nė Mitrovicė kanė reaguar pasi janė shterur tė gjitha mundėsitė e tjera demokratike dhe kanė marrė nėn kontroll objektet e gjykatave nė veri tė qytetit.
Rexhepi apeloi tek qytetarėt qė tė jenė gjakftohtė dhe tė vazhdojnė tė jenė tė qetė. "Ne duhet tė jemi tė qetė nė mėnyrė qė t’i kontribuojmė stabilitetit dhe gjendjes sė sigurisė, nė mėnyrė qė strukturat e sigurisė tė fokusohen nė veri ku gjendja ėshtė mė e ndjeshme. Duhet tė respektohet ligji dhe rendi nė gjithė territorin e vendit ", tha Rexhepi dhe shprehur besimin se strukturat e sigurisė dhe veēanėrisht KFOR-i dhe UNMIK-u do ta mbajnė nėn kontroll gjendjen.

Lutzenko: Ne Mitrovice jane plagosur 14 ushtarake ukrainas

Ora 14:05 Numri i policive ukrainas se UNMIK te plagosur gjate perleshjeve mes forcave te KB ne veriun e Mitrovices dhe protestuesve serbe eshte 14. Lajmi behet I ditur nga agjencia e lajmeve Itar-Tass qe citon ministrin e Brendshem ukrainas, Iuri Lutzenko. Sipas ministrit plagosja e policeve ukrainas ka ndodhur gjate nje sulmi me arme dhe bomba dore te kryer ndaj nje komisariati policie. Ministri sakteson se ushtaraket ukrainas nuk moren pjese ne operacioni per lirimin e nderteses se OKB ne Mitrovice.

KE: Dhuna ne Mitrovice e papranueshme. Palet te vetepermbahen

Ora 13:35 Komisioni Evropian shpreh keqardhjne pėr pėrleshjet e sotme nė Mitrovicė dhe i bėn thirrje palėve tė vetėpėrmbahen. "Ne jemi shumė tė shqetėsuar pėr situatėn e tensionuar nė veri tė Mitrovicės. Ne shprehim keqardhje pėr sulmet kundėr policisė sė Kombeve tė Bashkuara dhe personelit tė KFOR-it. Ne bėjmė thirrje pėr vetėpėrmbajtje" tha zėdhėnėsi i KE, Amadeu Altafaj. Ai shprehu me tej “mbėshtetjen e plotė UNMIK-ut dhe KFOR-it pėr ruajtjen e rendit nė Kosovė”. "Dhuna ėshtė e papranueshme. Ajo nuk ėshtė opsion. Tė gjitha palėt duhet tė punojnė bashkė qė tė ndėrtojnė Kosovėn shumėetnike tė bazuar nė sundimin e ligjit dhe respektit pėr demokracinė", ka Altafaj.

KFOR dhe UNMIK-u denojne dhunen ne Mitrovice

Ora 13:25 Zevendesi i pare i shefit te administrates se Kombeve te Bashkuara, Larry Rossin, dhe komandanti i forcave paqeruajtese, gjenerali Xavier De Marnhac kane denuar dhunen nr Mitrovice duke perfshire ketu zjarrin e drejtperdrejte ndaj forcave paqeruajtese nga nje bande protestuesish.Ne nje komunikate te perbashket per shtyp, te dy perfaqesuesit e larte nderkombetare kane nenvizuar se dhuna e shfrytezuar drejt Policise se UNMIK-ut dhe pjesetareve te KFOR-it, te cilet rikthyen sot kontrollin mbi gjykaten ne Mitrovice, eshte shkelje flagrante e Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit. Ata kane ftuar te gjitha komunitetet per qetesi. Duke thene gjithashtu se ēdo perdorim tjeter i dhunes kalon vijen e kuqe, e cila qartesisht i eshte artikuluar udheheqesve te serbeve te Kosoves ne veri dhe zyrtareve ne Beograd, dy perfaqesuesit e larte nderkombetare kane nenvizuar se UNMIK-u dhe KFOR-i do te kthejne kontrollin mbi veriun e Mitrovices.

Trazirat, Rusia: Te rifillojne negociatat

Ora 13:10 Tensionet ne Mitrovice jane “rrjedhoje direkte e shpalljes se njeanshme te pavaresise se Kosoves” dhe nje “zhvillim i papranueshem”. Ka qene kjo deklarata e Mikhail Kaminin, zedhenesit te ministrit te jashtem rus dhene per agjencine Itar-tass, sipas se cilit eshte e nevojshme vazhdimi i negociatave me Beogradin.
Ne deklaraten e tij, Kaminin nenvizon se rritja e tensioneve ne Mitrovice lidhet me faktin se serbet rezidente ne Kosove nuk pranojne hapin e paligjshem te shpalljes se pavaresise.
“Duhen shmangur zhvillimet qe mund te cojne ne dhune dhe perleshje. Forcat nderkombetare duhet te tregojne kontroll dhe te veprojne ne respekt te plote te mandatit te vendosur nga rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit te OKB. Eshte e dukshme qe vetem rikthimi I ceshtjes kosovare ne kornizen e ligjshmerise nderkombetare dhe kerkimi I nje zgjidhjeje reciprokisht te pranueshme dhe te bazuar ne dialogun mes Prishtines dhe Beogradit mund ta kthejne ne normalitet situaten” perfundoi deklaraten e tij zedhenesi.

Presidenti serb Tadic ben thirrje per qetesi

Ora 12:10 Presidenti serb Boris tadic i ka bere thirrje policise se UNMIK dhe KFOR-it te permbahen ne perdorimin e forces kunder manifestuesve serbe per te mos provokuar nje rritje te dhunes ne te gjithe Kosoven. Nga ana tjeter Tadic ka kerkuar nga serbet e Kosoves te mos provokojne forcat nderkombetare. Ai i ka bere thirrje keshtu liderve serbe te Kosoves per te bere gjithcka te mundur per te qetesuar situaten. “Reagimi i ashper i UNMIK dhe KFOR mund te provokoje perleshje ne te gjithe territorin e Kosoves ” tha Tadic.

Samarxhic: Te lirohen menjehere te arrestuarit

Ora 11:50 Ministri serb Sllobodan Samarxhic, i cili gjendet per vizite ne veri te Kosoves, deklaron se per qetesimin e situates ne Mitrovice duhen lene te lire te gjithe te arrestuarit nga UNMIK. Samarxhic ka thene se “nuk eshte e pranueshme kjo menyre veprimi nga ana e UNMIK, sidomos sepse ishte rende dakort qe te mos kryhej asnje veprim para ardhjes sime ne Mitrovice”.

Rossin: Tė ndalen ata qė po reagojnė dhunshėm

Ora 11:00 Zėvendės kryeadministratori i Kosovės, Larry Rosin kėrkoi qė tė gjitha komunitetet nė Kosovė tė tregojnė qetėsi, nė mėnyrė qė UNMIK-u tė mund tė vazhdoje nė mėnyrė efikase te plotėsoj mandatin e tij nė gjithė territorin e Kosovė. Deklarata e tij vjen pasi forcat e policise se UNMIK-ut dhe pjesėtarėt e KFOR-it rimorėn kontrollin nė gjykatėn nė veri tė Mitrovicės. "Nė mėnyrė specifike kėrkoj nga ata qė po reagojnė nė mėnyrė tė dhunshme ndaj aksionit tė ndėrmarrė nga UNMIK-u dhe KFOR-i qė ta respektojnė rendin dhe ligjin dhe t'i ndalin aktivitetetet e tyre ilegale", tha Rosin.

Policia e OKB-se terhiqet nga veriu i Mitrovices

Policia e Kombeve te Bashkuara ka marre urdher qe te terhiqet nga pjesa veriore e Mitrovices per shkak te perkeqesimit te perleshjeve me serbet. Lajmi eshte publikuar nga shume agjenci lajmesh te cilat citojne nje zyrtar te policise se OKB-se. Terheqjen e policise se UNMIK-ut nga veriu i Mitrovices e konfirmoi edhe zedhenesi i policise se Kosoves, Veton Elshani.

Tė shtėna automatiku kundėr KFOR-it

Ora 10:40 Gjatė trazirave tė serbėve nė veri tė Mitrovicės eshte qelluar me automatik kunder misionit paqeruajtės ndėrkombėtar nė Kosovė, KFOR. Lajmi eshte pohuar per agjencine Reuters nga njė zėdhėnės francez i KFOR-it. Nuk janė dhėnė detaje tė tjera per ngjarjen. Reuters, duke u bazuar ne deklaratat e deshmitareve, raporton se gjate perleshjeve te forcave te KFOR dhe UNMIK me protestuesit serbe ka pasur te shtena armesh, por me pas policise I ehste dhene urdher te terhiqej.

Perleshje mes serbeve dhe forcave te UNMIK. 80 te plagosur

Shperthen beteja ne veri te Kosoves mes serbeve dhe forcave te sigurise nderkombetare. Nderhyrja e kryer ne mengjes nga forcat policore te UNMIK per te nxjerre nga gjykata e Mitrovices serbet qe gjendeshin aty prej 3 ditesh dhe qe ka cuar ne arrestimin e 53 protestuesve, ka shkaktuar reagimin e serbeve.
Mijera serbe te Mitrovices kane zbritur ne rruge duke zhvilluar perleshje te dhunshme nga te cilat kane mbetur shume te plagosur. Jane te pakten 20 policet e plagosur. Sipas autoriteteve te Varshaves behet e ditur se te plagosurit jane polake, nderkohe qe numrit te tyre u jane shtuar edhe 5 ushtare ukrainas.
Nga ana tjeter Radioja serbe “B-92” raporton se agjentet e UNMIK kane hyre ne ambjentet e gjykates te cilat i kishin liruar nga serbet qe ndodheshin atje prej 3 ditesh. Gjate konfrontimit mes tyre dhe protestuesve serbe kane mbetur te plagosur 80 persona nga te cilet 50 manifestues serbe, 3 nga te cilet ne gjendje te rende, dhe 30 agjente, nga te cilet 5 gjithashtu ne gjendje te rende. Nderkaq sipas policise, te pakten 20 nga 53 te arrestuarit serbe jane liruar.
Duke pare situaten, policia e administrates se KB ka marre urdher te terhiqet nga zona e perleshjeve, qe sipas mediave Beogradase eshte bere me qellim per t’i lene vend nderhyrjes se trupave te KFOR, qe kane si detyre rivendosjen me force te rendit.
17 marsi i sotem, shenon pervjetorin e nje dhune te ndodhur ne Mitrovice pikerisht 4 vjet me pare gjate se ciles gjeten vdekjen 8 serbe, 11 kosovare dhe u plagosen qindra persona te tjere. Ne 17 mars 2004 ndodhen nje zinxhir aktesh te dhunshme te shkaktuara nga nje lajm, qe me pas rezultoi fals, sipas se cilit nje femije shqiptar kishte vdekur. (e.m)

balkanweb
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Pėrleshje nė Mitrovicė (2008-08-05 14:08:25 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Sėrish pėrleshje mes shqiptarėve e serbėve nė Suhodoll (2008-07-07 14:39:14 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Nė pėrleshjet e mbrėmshme nė Ēeēeni janė vrarė nėntė persona, nga tė cilėt edhe njė kalimtar rasti (2008-03-20 15:34:19 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Mutivodė, plagosen 10 policė gjatė pėrleshjes me 150 serbė (2008-02-25 12:30:48 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Pėrleshje mes UNMIK-ut dhe njė grupi banorėsh serb tė Kosovės (2007-12-07 14:01:18 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Vetėvritet Ramadan Shiti gjatė pėrleshjeve me forcat sllavomaqedonase (2007-11-08 04:18:20 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Civilė tė vrarė dhe tė plagosur nė pėrleshjet e armatosura nė Brodec tė Tetovės (2007-11-07 03:57:05 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Pėrleshje ndėrmjet grupeve tė armatosura dhe forcave tė sigurisė nė Malėsinė e Tetovės (2007-11-07 02:51:17 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Vritet njė person nė Konēul, pas pėrleshjes mes policisė serbe dhe njė grupi tė armatosur (2007-08-05 10:48:24 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Urgjent: Pėrleshjet ndėrmjet grupit tė Fatmir Sejdiut dhe Nexhat Dacit ndėrprejnė punimet e LDK-sė(e plotėsuar) (2006-12-09 16:45:03 nga Flori Bruqi)
[ Opinione ] MEF-i dhe ATK-ja Vazhdojnė Dezinformimin e Tatimpaguesve (2008-11-21 16:23:34 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster