| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Paqartėsia e misioneve ndėrkombėtare nė Kosovė pas 15 qershorit |
| Postuar mė datėn: 2008-05-08 15:09:07 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
EULEX - SHQIPLEX
N:Sa mė afėr datės 15 qershor, kur do tė duhej tė hynte nė fuqi Kushtetuta e Kosovės dhe tė pėrfundonte faze e tranzicionit, sipas pakos sė Ahtisarit mbi tė cilėn ėshtė shpall pavarėsia e Kosovės, aq me kundėrthėnėse bėhen deklarimet rreth fatit tė UNMIK-ut. OKB-ja, duke u nxitur nga serbėt dhe rusėt insistojnė qė ky mision tė vazhdoj tė kryejė punėn e vet edhe pas 15 qershorit, ndėrsa qė bashkimi evropian insiston qė ta vendos misionin e vet, EULEX, dhe ti marr kompetencat sipas pakos sė Ahtisarit. Ndėrsa institucionet e Kosovės kanė mbetur nė stadin e deklaratave, por pa fuqi pėr ndikuar nė vendimet e OKB-sė dhe BE-sė. |
|
Shkruan: Ardian Zejnan
Kosova pas 15 qershorit do tė gjendet nė njė fazė tė re tė zhvillimit tė saj politiko-juridik, ku do tė filloj faza e funksionimit tė Kosovės si shtet i pavarur. Megjithatė, ende pa mbėrri tek data 15 qershor, sikur janė mjegulluar gjėrat. UNMIK-u nuk ėshtė gati pėr tu tėrhequr nga Kosova, ndėrsa qė BE benė presion pėr ta vendos misionin e saj, EULEX, nė Kosovė. Institucionet Kosovės nė anėn tjetėr kėrkojnė tė marrin pėrgjegjėsit qė parashihen me pakon e Ahtisarit dhe tė veprojnė apo udhėheqin sipas Kushtetutės sė Kosovės, e cila po ashtu pritet qė me 15 qershor tė hyjė nė fuqi.
Sipas Pakos sė Ahtisaarit, mbi tė cilėn ėshtė shpallur pavarėsia e Kosovės, UNMIK-u do tė duhej qė mė 15 qershor tė pėrfundonte mandatin e vet nė Kosovė. Sipas nenit 15, pika g, tė Pakos, nė fund tė periudhės sė tranzicionit mandati i UNMIK-ut do tė skadojė dhe i tėrė pushteti legjislativ dhe ai ekzekutiv do tė bartet tek autoritetet e Kosovės. Megjithatė, nėse UNMIK-u nuk shkon, EULEX-i vendoset nė Kosovė dhe institucionet e Kosovės kėrkojnė kompetenca dhe pėrgjegjėsi shtesė, duke u bazuar nė dokumentin e Ahtisaarit, atėherė Kosova do tė gjendet pėrball njė pėrplasje mes kėtyre tri pushteteve, qė do tė dėrgojė nė bllokadė tė qeverisjes, nga e cila gjendje pasojat do ti bartin qytetarėt e Kosovės.
Mst: UNMIK-u do tė rikonfigurohet
Sė fundi ka filluar njė debat rreth kėsaj ēėshtje, por palėt ende nuk kanė arrit nė njė pėrfundim tė qartė, ngase mos miratimi i pavarėsisė sė Kosovės nga Kėshilli i Sigurimit dhe nxjerrja e njė rezolute tė re, e cila do ta shfuqizonte Rezolutėn aktuale 1244, ka bllokuar ecjen normale tė procesit. OKB dėshiron qė ta vazhdoj misionin e saj edhe mė tej nė Kosovė, ani pse deklarohet qė nė njė formė me tė reduktuar, ndėrsa qė BE-ja nuk dėshiron tė marr urdhra nga OKB-ja dhe tė jetė vendimmarrėse pėr misionin e saj. Nė ndėrkohė qė udhėheqėsit politikė tė Kosovė, Kryetari, kryeministri nuk pranojnė qė UNMIK-u edhe mė tej tė mbetet nė Kosovė, sepse frika ekziston se mund tė krijojė ndonjė ndarje brenda Kosovės, ngase mendohet se UNMIK-u do tė vepronte nėpėr vendbanimet ku jetojnė serbėt, ndėrsa qė EULEX do tė vepronte nė pjesėt tjera nė Kosovė.
Kėto ditė pėr tė sqaruar gjėrat nė Kosovė qėndroj edhe nėnsekretari i OKB-sė dhe shef i Departamentit pėr Operacione Paqeruajtėse nė Botė (DPKO), Jean-Marie Guhenno, i cili ka porositur se duhet tė respektohet Rezoluta 1244 dhe UNMIK-u do tė qėndroj kėtu mbi kėtė rezolutė, por nė njė formė me tė reduktuar. Ndėrsa qė ka thenė se nuk do tė lejohen mosmarrėveshje apo konflikt pėr kompetenca mes UNMIK-ut dhe EULEX-it. Megjithatė, sipas informatave qė kanė dalė, mendohet se Guehenno ėshtė duke e pėrgatit terrenit qė vetė tė jetė shef i UNMIK-ut nga zyra e Nju Jorkut.
Mst: Guehenno viziton rajoni qė ta pėrgatit terreni pėr vet
Sipas kėtyre informatave gjasat janė qė Guehenno pas 15 qershorit tė marrė rolin e shefit tė UNMIK-ut tė rikonfiguruar. Guhenno ėshtė pėrmendur kohėve tė fundit nė Kosovė, pėr shkak se ėshtė pikėrisht ky, qė si shef i DPKO-sė (Departamentit pėr Operacione Paqeruajtėse tė OKB-sė) qė mė 25 mars autorizoi Richard Vilkonsin, shefin e Zyrės sė OKB-sė nė Beograd, pėr tė nisur bisedimet konfidenciale me pėrfaqėsuesit e Qeverisė sė Serbisė, mė konkretisht me ministrat Samarxhiq dhe Jeremiq. Guhenno ka ambicie qė tė jetė nė krye tė procesit, i cili tashmė njihet me formulėn e rikonfigurimit tė UNMIK-ut, pas 15 qershorit tė kėtij viti, kur duhet tė marrė fund roli i deritashėm i Administratės Ndėrkombėtare dhe kur UNMIK-u duhet ti pėrshtatet realitetit nė Kosovė, ka cituar gazeta Zėri.
Ndėrsa qė vetė Guehenno nuk ka dhėnė ndonjė sqarim se nė ēfarė formati do tė mbetet UNMIK-u nė Kosovė edhe pas kalimit tė tranzicionit, por ka folur pėr pėrshtatjen e UNMIK-ut me rrethanat e krijuara nė Kosovė pas shpalljes sė pavarėsisė. Nuk do te ketė konflikt mes administratės sė OKB dhe misionit EULEX nė Kosovė. Gueheno ka saktėsuar me kėtė rast se roli i UNMIK pas 15 qershorit do minimizohet dhe se kompetencat do ia kalojė qeverisė sė Kosovės dhe misionit EULEX tė BE. "Nė kėtė periudhė kritike duhet qė tė gjithė tė punojmė, nė mėnyrė qė tė evitojmė ēfarėdo situate qė mund tė ēojė nė dhunė. Vizita bėhet nė kohėn kur ka shumė kundėrthėnie dhe ėshtė me rėndėsi qė tė dėgjojė nga faktorėt kryesorė qė janė tė pėrfshirė nė proces, se cila ėshtė situata, ēfarė janė pritjet, nė mėnyrė qė OKB-ja tė luajė rol konstruktiv, pėr tė arritur stabilitet afatgjatė nė Kosovė dhe Ballkan", ka thėnė Guehenno.
Mst: Udhėheqėsit e Kosovės optimist, por si merr vesh kush
Kurse Presidenti i Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu, ėshtė shprehur optimist pėr pėrfundimin, siē ka thėnė, tė suksesshėm tė misionit tė OKB-sė nė Kosovė. "Biseduam edhe pėr njė qartėsi tė veēantė nė kuadėr tė misionit ndėrkombėtar tė UNMIK-ut mbi bazė tė Rezolutės 1244, nė proces tė transmisionit progresiv tė kompetencave dhe natyrisht me ardhjen e misionit evropian apo ICO-s. Nė kėtė kuptim, ne shprehėm besimin e plotė pėr kėtė angazhim qė do tė kemi dhe nė qartėsinė e mandatit pėr integritetin funksional tė institucioneve tė Kosovės".
Sipas burimeve tė cituar nga gazeta Express, liderėt politikė tė Kosovės gjatė takimit qė kanė pasur me nėnsekretarin Guehenno, kanė deklaruar se situata nė Kosovė para dhe pas 17 shkurtit ndryshon shumė. Atėherė ka qenė njė realitet tjetėr, tash kemi njė realitet tjetėr, dhe para sė gjithash, ne do ta respektojmė pikė pėr pikė pakon e Martti Ahtisaarit". Po ashtu, tė dy liderėt e Kosovės kanė kėrkuar nga zyrtari i OKB-sė qė territori i Kosovės duhet tė administrohet njėjtė nė tė gjitha pjesėt, duke potencuar situatėn nė veri tė vendit, ku UNMIK-u nuk ka kontroll nė disa fusha, por nė vend tė tij strukturat e dirigjuara nga Beogradi.
Mst: EULEX-i nėn ombrellėn e UNMIK-ut
Mirėpo nėnsekretari i OKB-sė pėr Operacione Paqeruajtėse, Jean-Marie Guehenno ka sjellė nė Prishtinė qėndrimin e Nju Jorkut qė prania civile e Bashkimit Evropian nė Kosovė (ICO/EULEX) duhet tė futet nėn ombrellėn e Kombeve tė Bashkuara. Guehenno ka kėrkuar qė tėrė prezenca e BE-sė tė operojė nė Kosovė nėn ombrellėn e OKB-sė dhe se ai ka argumentuar se nė kėtė mėnyrė serbėt do ta kishin mė lehtė tė pranojnė misionet e BE-sė. Kurse Bashkimi evropian, qė po ashtu citon kjo gazetė, ka rikonfirmuar se cilido qė tė jetė raporti me OKB-nė nė Kosovė, EULEX-i nuk duhet tė marrė urdhra nga Nju Jorku, por vetėm nga Brukseli. Kjo nėnkupton qė EULEX-i nė asnjė mėnyrė nuk do bėhet shtyllė e OKB-sė, siē ka qenė Shtylla e Katėrt e UNMIK-ut, qė ėshtė financuar nga BE, por ka qenė komplet nė duart e OKB-sė. Po ashtu, diplomatėt perėndimorė nė Londėr janė shprehur se nuk duhet lejuar krijimin e kushteve pėr rrezikim tė integritetit territorial tė Kosovės, dhe qė prania e ardhshme nė Republikėn e Kosovės duhet tė shtrihet njėlloj nė anekėnd vendit, pėrfshirė pjesėn veriore.
Sipas informatave qė dalin nė opinion, ekspertėt ligjorė dhe diplomatė nga tė dyja organizatat po kėrkojnė njė zgjidhje praktike dhe funksionale, duke pasur parasysh edhe qėndrimin e Beogradit dhe Moskės. Brukseli mund t'i lėshojė pe OKB-sė qė raportet me shkrim pėr situatėn nė Kosovė, tė cilat i pėrgatit EULEX, pėrveē te Javier Solana, tė shkojnė edhe te Ban Ki Moon. Kėto raporte mund tė vendoset tė shkojnė edhe te PSSP i ardhshėm i pranisė sė OKB-sė nė Kosovė, zyra e tė cilit nuk do tė jetė nė Prishtinė, por nė Neė York.
Mst: Rezoluta 1244 si argument pėr tė kundėrshtuar
Nė anėn tjetėr Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara Ban Ki Mun ka deklaruar se nė Kosovė janė bėrė pėrparime dhe se mė 15 qershor do tė hyjė nė fuqi Kushtetuta e re e kėtij vendi pas shpalljes sė pavarėsisė. Ai ka deklaruar se roli i OKB-sė nė Kosovė gjatė kėtij viti do tė jetė pėr tė ndjekur situatėn nė terren. Jam i kėnaqur qė nė Kosovė deri tani nuk kanė ndodhur konflikte etnike dhe i bėjė thirrje tė gjitha palėve qė tė mos ndėrmarrin hapa tė njėanshme qė mund tė nxisin dhunė.
Ndėrsa zėvendėsi i Ban ki Moon, Guehenno ka thėnė nė Beograd se angazhohet qė nė pajtim me Beogradin tė gjenden zgjidhje praktike nė funksion tė paqes dhe sigurisė nė Kosovė. Tutje Guehenno ka thėnė se Rezoluta 1244 ėshtė ende nė fuqi dhe se ėshtė me rėndėsi qė nė marrėveshje me Beogradin tė gjenden zgjidhje praktike, nė mėnyrė qė tė sigurohet paqja dhe stabiliteti nė Kosovė. "Mė vjen mirė qė tė gjithė dėshirojnė qė kėtu tė zbatohet ligji dhe se respektohet Rezoluta 1244 e KS tė KB-sė. Besoj se tė gjithė duhet tė punojmė nė mėnyrė praktike, nė bazė tė Rezolutės 1244, pėr shkak se kjo ėshtė e nevojshme pėr popullin nė Kosovė, ka thėnė Guehenno gjatė vizitės nė Mitrovicė.
Mst: OKB vendos pėr fazėn e pas 15 qershorit
Por, burimet diplomatike nė New York i kanė thėnė gazetės serbe Tanjug, se nė Kombet e Bashkuara po shqyrtohet mundėsia e legalizimit tė misionit tė BE-sė nė Kosovė, duke marrė parasysh qėndrimin e Rusisė pėr respektimin e rezolutės 1244. Sipas kėsaj agjencie, Kombet e Bashkuara nuk do tė lejojnė qė EULEX-i tė zėvendėsojė UNMIK-un. Por, shefi i EULEX-it, Piter Feith ka thėnė se mė 15 qershor misioni do tė marrė tė gjitha pėrgjegjėsitė nė Kosovė, nė bazė tė planit tė Martti Ahtisaarit.
Ndėrsa zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Rusell Geekie ka thėnė se UNMIK-u do ti pėrshtatet situatės nė terr dhe do tė rikonfigurohet. UNMIK-u i pėrshtatet situatės nė terren qė 10 vjet, qė nga 99-ta. Natyrisht qė tash, kur Kushtetuta do tė hyjė nė fuqi, ne do ta kemi parasysh kėtė dhe do tė rikonfigurohemi sa tė jetė e nevojshme, natyrisht nė konsultim me Nju Jorkun dhe partnerėt tanė.
Kurse Andy Mcguffie ka thėnė se misioni i BE-sė nė dialog me tė tjerėt do tė vendoset nė Kosovė. Kemi thėnė gjithmonė se misioni i BE-sė dhe Zyra Ndėrkombėtare Civile do tė zbarkohen gradualisht dhe pėrmes dialogut. Ne do vazhdojmė qė tė diskutojmė me njerėzit nė komunitet, se si ėshtė forma mė e mirė pėr ta bėrė kėtė, por tensionet mbesin tė njėjta. I pėrket OKB-sė qė tė vendosė se si do tė zbatojnė mandatin e tyre pas 15 qershorit, pasi qė tė hyjė nė fuqi Kushtetuta. Nuk mė takon mua qė tė komentojė kėtė. Por, ne pajtohemi me shefin e UNMIK-ut, qė nuk guxon tė ketė duplifikim tė pranisė ndėrkombėtare kėtu, ka thėnė McGuffie, nga Zyra Ndėrkombėtare Civile.
Por Karin Limdal nga zyra e EULEX-it ka thenė, se ata nuk po ndalen se zbarkuari nė Kosovė dhe se janė nė kontakte tė vazhdueshme me UNMIK-un. Ne po sjellim njerėz edhe tani kur po flasim. Nė dy javėt e kaluara patėm 150 njerėz qė kanė arritur dhe po vazhdojmė tė ndėrtojmė misionin. Jemi nė kontakte tė vazhdueshme me UNMIK-un, me OKB-nė nė Nju Jork, me partnerėt lokalė rreth asaj se si ti marrim pėrgjegjėsitė.
Mst: Europianėt synojnė mandatin
Ndėrsa Dimitrije Ripel, ministėr i jashtėm i Sllovenisė, vendi i tė cilit kryeson presidencėn e Bashkimit Europian ka deklaruar se, nė dhjetor tė vitit 2007 BE-ja nė mėnyrė unanime ka vendosur pėr dėrgimin e misionit tė saj nė Kosovė dhe ka shpjeguar se, nė kornizėn ekzistuese ligjore dhe dokumentet, ekziston mjaft hapėsirė qė ky mision tė realizohet. Kurse Ministri i Jashtėm i Francės, Bernard Kouchner, ėshtė shprehur se bisedimet pėr kėtė ēėshtje kanė shėnuar njė ecje pėrpara. "Mendoj se ka pasur njė optimizėm tė kujdesshėm dhe njė analizė, qė para 10 ditėsh, nuk do tė kishte qenė e mundur tė arrihet nė njė mėnyrė kaq pozitive". Ndėrkaq, njė zyrtar i lartė amerikan ka theksuar: "Duam njė tranzicion gradual dhe tė rregullt nga UNMIK-u nė BE, gjatė disa javėve tė ardhshme".
Por ndryshe pėr kėtė ēėshtje mendojnė politikanėt serbė dhe rusė, tė cilėt kundėrshtojnė qė UNMIK-un ta zėvendėsojė misioni i BE-sė. Ministri i jashtėm i Rusisė, Sergej Lavrov, pas takimit tė zhvilluar nė Londėr mes ministrave tė jashtėm tė vendeve tė Grupit tė Kontaktit, minus Rusia, pėr shkak se nuk ėshtė ftuar, ka thėnė se Rusia nuk konsideron se ėshtė pėrjashtuar nga bisedimet pėr Kosovėn, sepse kjo ēėshtje shqyrtohet ne Kėshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. "Partneret tanė kane te drejte qe ne forme reciproke te bisedojnė pėr ēfarė te duan", ka thėnė Lavrov dhe ka shtuar se "nėse ndonjė vendim do te dilte jashtė Rezolutės 1244, atėherė ai do te kėrkonte rezolute te re te Kėshillit te Sigurimit".
Mst: Serbėt nuk pranojnė zėvendėsimin e UNMIK-ut
Ndėrsa zyrtarėt serbė, qoftė ata pro-europian apo ata nacional-radikal, kur ėshtė nė pyetje Kosova, deklarohen thuajse njėjtė. Kryetari i Serbisė Boris Tadiq ka theksuar se UNMIK-u nuk guxon pėr tė bartė asnjė kompetencė tė vetėn nė EULEX, derisa dėrgimin e misionit tė BE tė mos e lejoj Kėshilli i Sigurimit tė KB, dhe tha se misioni i cili nė Kosovė vepron jashtė kornizės se paraparė me Rezolutėn 1244. Nuk ėshtė se pėr ne BE nuk ėshtė e mirėseardhur nė krahinėn tonė jugore,por pėr njė angazhim tė tillė duhet tė ekziston mandati i qartė juridik-vendimi i Kėshillit tė sigurimit tė KB, ka theksuar Tadiqi.
Ndėrsa kryeministri nė largim i Serbisė, Voisllav Koshtunica ka deklaruar se nė pėrputhje me Kartėn e OKB-sė, Rezolutėn 1244 dhe Aktin Final tė Helsinkit, Kosova ėshtė pjesė pėrbėrėse dhe e patjetėrsueshme e Serbisė.Ai po ashtu ka thėnė se duhet respektuar Rezoluta 1244, duke theksuar se Misioni i BE-sė, EULEX, ėshtė ilegal dhe nė mėnyrė tė parregullt i pranishėm nė territorin e Kosovės. Kurse ministri i jashtėm i Serbisė, Vuk Jeremiq ka paralajmėruar njė rezolutė tė re nė shtator nė kėshillin e Sigurimit, si masė pėr tė verifikuar nėse ėshtė legale pavarėsia e Kosovės. "Nė Asamblenė e Pėrgjithshme ēdo shtet ka njė votė. Mendoj se aty mund tė fitojmė nė votim. Pėrderisa jemi nė proces tė frenimit tė njohjes sė pavarėsisė joligjore tė Kosovės, nuk do tė propozoja kthimin e ambasadorėve, ka thėnė Jeremiq.
Edhe ministri i mbrojtjes sė Serbisė, Dragan Shutanovac gjatė vizitės sė tij nė Mitrovicė ka thėnė, se nėse Partia Demokratike arrin tė krijojė qeverinė pas zgjedhjeve, EULEX-i nuk do tė tia marrė pėrgjegjėsinė UNMIK-ut nė tėrė territorin e Kosovės. Kurse pėrfaqėsuesit e komunave serbe nė veri tė Kosovės i kanė thėnė Guehennos se, arsye e vetme e dhunės dhe kėrcėnimit tė sigurisė nė veri tė Kosovės ėshtė pėrpjekja e bashkėsisė ndėrkombėtare dhe e UNMIK-ut qė tė instalojnė pushtetin e institucioneve tė Kosovės sė pavarur atje.
Mst: Nuk ėshtė problem UNMIK-u, por Rezoluta 1244
Megjithatė, si shikohet e gjitha kjo situatė nga njerėzit qė nuk janė tė pėrfshirė nė politikėn ditore dhe mund tė mendojnė jashtė kornizave qeveritare. Ēfarė mendojnė analistėt politikė, cilat do tė jenė lėvizjet e UNMIK-ut pas 15 qershorit nė Kosovė? Behlul Beqaj, analistė politikė thotė se nuk ėshtė problem UNMIK-u, por Rezoluta 1244. Problemi kryesor i yni nuk ėshtė UNMIK-u i cili mund tė pėsoj ndryshime ndėr mė tė ndryshmet,problemi kryesor ėshtė se do tė mbetet Rezoluta 1244 nė fuqi e cila ia garanton sovranitetin Serbisė ndaj Kosovės ,ndonėse ajo nė ndėrkohė ėshtė pavarėsuar.
Ndėrsa analisti tjetėr politikė Nexhmendin Spahiu, thotė se UNMIK-u ėshtė njė zorrė qorre, por qė fatkeqėsisht do ti duhet Kosovės edhe pas 15 qershorit. UNMIK-u ne Kosove, nėse pėrjashtohet rroli i tij ne enklavat serbe dhe veri te Kosovės, ėshtė njė zorre qorre. Fatkeqėsisht UNMIK-u do t'i duhet Kosovės edhe pas 15 qershorit pėr ta mbajtur Kosovėn unike qofte edhe vetėm formalisht derisa njė dite Kosova te kėtė njė lidership politik qe do te jete ne gjendje marre pėrgjegjėsi dhe te ballafaqohet me sfida.
Kurse lideri i Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti thotė se tani nuk ka ēka tė vihet nė dilemė ky mision, ngase mbetjen e tij e ka paralajmėruar shefi i UNMIK-ut Joackim Ruecker, por thotė se asnjė sundimtarė nuk ka shkuar pa presionin e tė sunduarve. Pas 15 qershorit UNMIK-u do tė vazhdojė tė mbetet nė Kosovė. Kėtė gjė e ka paralajmėruar tashmė Joachim Ruecker-i duke thėnė qė pėrderisa ėshtė nė fuqi Rezoluta 1244 do tė jetė edhe UNMIK-u. Mbase, UNMIK-u mund tė zhvendoset prej ndėrtese nė tjetrėn mirėpo ai nuk do tė shkojė. Zaten, asnjė sundimtar nuk ka shkuar pa presionin e tė sunduarve. Varet prej nesh se sa gjatė UNMIK-u do tė mbetet nė Kosovė.
Por, derisa UNMIK-u nuk ėshtė i gatshėm tė shkojė nga Kosova, ndėrsa qė EULEX-i paralajmėron vendosjen e tij, a do tė mund ta administrojnė Kosovėn sė bashku kėto dy misione? Analisti Beqaj thotė se s'do mend se do tė kemi njė koekzistencė mes pushteteve ndėrkombėtare (UNMIK-EULEX) por edhe tė pushteteve tė Kosovės dhe Serbisė. Nuk e pėrjashtoj mundėsinė qė atje ku ėshtė i vendosur pushteti shqiptar tė vendoset edhe EULEX-i, ndėrsa atje ku ėshtė pushteti i Serbisė UNMIK-u. Kosova realisht njė kohė mjaftė gjatė do tė funksionojė (nėse mundet) me kėto kontradikta!
Kurse pėr analistin Nexhmedin Spahiu njė bashkekzistencė mes misionit tė UNMIK-ut dhe EULEX-i ėshtė e mundur nė tė ardhmen. Po munden, perse jo? Ndėrsa pėr liderin e Lėvizjes Vetėvendosje Albin Kurti kjo gjė do tė thotė qė faktorėt ndėrkombėtar edhe pas shpalljes e njohjes sė pavarėsisė po vazhdojnė tė ndėrmjetėsojnė (sikurse mė parė) ndėrmjet agresivitetit tė Beogradit dhe qullėsisė sė Prishtinės. Tash sė fundi po flitet pėr inkorporimin e EULEX-it nė UNMIK. Sėrish varet nga ne se sa aktiv dhe tė vendosur do tė jemi vetė ne kundėr kėtyre planeve qė vetėm sa e shtojnė sundimin burokratik ndėrkombėtar mbi ne.
Mst: EULEX mund tė quhet SHQIPLEX
Kjo do tė thotė se EULEX-i mund tė veprojė nėn direktivat e UNMIK-ut? Pėr Behlul Beqajn EULEX-i ėshtė pasojė, e cila mund tė quhet edhe SHQIPLEKS. EULEKS-i ėshtė pasojė e cila mund tė quhet edhe SHQIPLEX - mė rėndėsi ėshtė tė shfuqizohet Rezoluta 1244, e cila ėshtė pengesė e njohjes sė subjektivitetit juridik ndėrkombėtar. Kurse Nexhmendin Spahiu thotė shumė shkurt se kjo ėshtė e mundur, me njė PO. Ndėrsa Albin Kurti thotė se ka mundėsi qė tė arrihet ndonjė marrėveshje mes kėtyre dy misioneve. Ka mundėsi qė do tė arrijnė ndonjė marrėveshje pėr bashkėsundimin e EULEX-it me UNMIK-un nė Kosovė. (Na kanė definuar si sui generis, andaj gjithēka ėshtė e mundur!) Kjo do tė thoshte se Kosova, populli dhe Qeveria e saj, nuk kanė bėrė trysni tė duhur.
Ndėrsa udhėheqėsit politikė janė shprehur kundėr vazhdimit tė misionit tė UNMIK-ut nė Kosovė edhe pas 15 qershorit. A do tė merren parasysh apo a do ti dėgjoj kush kėto kundėrshtime nė Neė York? Analisti Beqaj thotė se nė Nju Jork po vendoset pėr shumė ēėshtje, pėr tė cilat as liderėt politikė tė Kosovės dhe as ata ndėrkombėtar nė Kosovė nuk kanė njohuri. Aktualisht po vendoset pėr shumė ēėshtje "praktike" tė Kosovės mes Nju Jorkut dhe Beogradit, ndėrsa qė pushtetarėt tanė, madje as ndėrkombėtarėt nė Kosovė, as qė kanė informacione se ēfarė po flasin dhe vendosin nė kurriz tė Kosovės, le tė nxjerrin lexuesit vet konkludimin se ēfarė peshe dhe ndikimi kanė fjalėt e pushtetarėve tanė.
Por, ndryshe mendon analisti Spahiu, i cili thotė se mendimet e udhėheqjes politikė tė Kosovės do tė merren parasysh, por nuk do tė ndikojnė shumė nė vendimmarrjen e Nju Jorkut. Mendimet e tyre do te merren parasysh por nuk do te ndikojnė shume ne vendimmarrjen ne Nju Jork. Por, Albin Kurti thotė se nuk mjafton vetėm tė deklarohesh, duhet edhe tė veprosh me kėmbėngulėsi kundėr tyre. Nė politikė nuk mjafton tė deklarohesh kundėr por duhet tė veprosh kundėr me kėmbėngulėsi. Qeveria e Kosovės po ka vetėm qėndrime sikur tė ishte njė OJQ kurse kryeministri e presidenti sikur tė ishin analistė. Qeveria ėshtė Qeveri sepse merr vendime dhe i zbaton ato e jo pse mban qėndrime.
Mst: Ndarja vetėm po forcohet
Por, Kristina Gallak, zėdhėnėse e Solanės, nė njė deklarim ka thėnė se mbetja e UNMIK-ut edhe pas 15 qershorit do te ishte ēimentim i "ndarjes se Kosovės". A do te ishte funksionalizim i "ndarjes se but" te Kosovės vazhdimi i misionit te UNMIK-ut? Analisti Behlu Beqaj thotė se zgjedhjet serbe nė Kosovė po e kthejnė zyrtarisht pushtetin e Serbisė nė Kosovė. Zgjedhjet e Serbisė nė Kosovė realisht po e kthejnė zyrtarisht pushtetin e Serbisė nė Kosovė. Kosova do tė jetė shtet sui generis, por ashtu si e kuptojnė serbėt. Do ti ketė dy pushtete nė njė shtet i cili ėshtė rreziku i kontradiktės mė tė dėmshme pėr Ballkanin Perėndimor.
Kurse analistin Nexhmendin Spahiu thotė se, as EULEX-i dhe as qeveria e Kosovės nuk po arrijnė tė shtrijnė pushtetin e tyre nė veri tė Kosovės. E vėrtetė, po as EULEX-i as Qeveria e Kosovės nuk po arrijnė te realizojnė njė prezence ne veri, qofte edhe formale. Ndėrsa Lideri i Lėvizjes Vetėvendosje deklaron se ndarja brenda Kosovės vetėm po forcohet. Ndarja e brendshme e Kosovės vetėm sa po forcohet. Nė vend se Qeveria e Kosovės ta ketė pėr prioritet integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovės ajo po bėn marketing me ishujt e Oqeanisė qė po na e pranojnė pavarėsinė. Vazhdimi i UNMIK-ut nė Kosovė i kontribuon ndarjes sė Kosovės: Gallucci ėshtė dėshmia mė e mirė!
8.05.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|