| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » VJETĖRSIA E RAPORTIT MĖ TĖ RI |
| Postuar mė datėn: 2007-12-19 14:11:53 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Kuptimi i 'pėrpjekjeve' tė Treshes ishte lehtėsimi i hapjes sė derės pėr padronin e ri ('EUMIK') me tapi tė vjetėr (Rezoluta 1244). Misioni i misionit tė ardhshėm tė BE-sė ėshtė (edhe njė) ndėrrim pėr mosndryshim, ėshtė veēse zėvendėsim burokratik i UNMIK-ut. Thjesht, po e bėjnė gati shkuarjen e UNMIK-ut si administratė pėr ta pėrjetėsuar UNMIK-un si koncept. Fatkeqėsisht? Aspak. S'ėshtė punė fati kjo. Konsistenca e dokumenteve ndėrkombėtare pėr Kosovėn, sidomos qė nga Rambujeja e kėtej, ėshtė marramendėse.
Raporti i Treshes BE/SHBA/Rusi pėr Kosovėn
Raporti i Treshes BE/SHBA/Rusi pėr Kosovėn, i bėrė publik ditė mė parė, e pėrfundoi fazėn e negociatave shtesė qė zgjatėn 120 ditė. Ky raport realisht nuk i ka as tri faqe tė plota. E gjithė pjesa tjetėr e tij janė dokumente tė mėhershme: Rezoluta 1244, 'Parimet udhėheqėse' tė Grupit tė Kontaktit nga nėntori i vitit 2005, Deklarata e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė KB-ve bėrė mė 1 gusht 2007 etj. |
|
Shkruan: Albin KURTI
Edhe me kėtė rast, historia e dokumenteve ndėrkombėtare zė vend pakrahasimisht mė shumė se ēfarėdo dokumenti i ri ndėrkombėtar. Madje, mė shumė ėshtė nė spikamė kjo histori sesa ajo e problemit qė trajtohet. Historia pėrmendet (p.sh. nė paragrafin 7) atėherė kur flitet pėr "mosbesimin e ndėrsjellėt dhe ndjenjėn e ankesės historike pėr konfliktet e '90-tave" tė ketė qenė njė vėshtirėsi nė kėtė proces negociator. Pra, barazohen pėrvojat e palėve dhe nė mėnyrė elegante suspendohet historia e ēėshtjes qė trajtohet. E kuptueshme: qėllimi i Treshes ėshtė marrėveshja e kompromisit e jo drejtėsia. Mbase kjo ėshtė pika kryesore tė cilėn aq shumė njerėz nė Kosovė nuk arrijnė, ose nuk duan, ta kuptojnė.
Qysh nė paragrafin e parė tė kėtij raporti thuhet se nė negociata ėshtė diskutuar njė rreze e gjerė opsionesh, siē janė: pavarėsia e plotė, pavarėsia e mbikėqyrur, ndarja territoriale, autonomia substanciale, aranzhmanet konfederale e madje edhe heshtja e statusit nė 'marrėveshje pėr mosmarrėveshje'. Sigurisht qė tė gjitha kėto i kanė diskutuar. Por, edhe mė e sigurt ėshtė qė opsioni i parė (pavarėsia e plotė) nė fakt ka qenė i pėrjashtuar - mu nė po kėtė paragrafin e parė i bėhet referencė eksplicite Rezolutės 1244 si kornizė e negociatave. E, dihet qė kjo rezolutė riafirmon sovranitetin dhe integritetin territorial tė RFJ-sė (tash Serbisė), kurse pėr Kosovėn parasheh vetėm autonomi substanciale. Rrjedhimisht, nuk ėshtė aspak e rastėsishme qė nė kėtė raport me shumicė Kosovės i referohen si Prishtinė kurse Serbisė si Beograd meqė tė dy palėt trajtohen pėrbrenda tė njėjtit entitet dhe subjekt ndėrkombėtar.
Mė tutje, nė paragrafin e tretė tė raportit thuhet se "...Presidenti Ahtisaari ka pėrgatitur njė Propozim Gjithpėrfshirės pėr Pėrcaktimin e Statusit tė Kosovės, i cili pėrfshin masa pėr mbrojtjen e komuniteteve joshqiptare tė Kosovės...". Sė pari, pakicat nė Kosovė quhen joshqiptarė. Ata nuk cilėsohen as si tė tjerė prej shqiptarėve por si joshqiptarė! Ideja e qėndrimit pėrkundruall tė shqiptarėve dhe joshqiptarėve nė Kosovė nuk ėshtė e drejtė dhe as qė duhet tė realizohet asnjėherė. Ky afirmim kategorik pėrmes mohimit nuk paraqet realitetin e Kosovės. Nė ēėshtjen thelbėsore tė pavarėsisė sė Kosovės pesė pakicat e tjera (pra pėrveē serbėve - boshnjakėt, turqit, romėt, ashkalinjtė dhe egjiptasit) janė bashkė me shqiptarėt. Sė dyti, nuk ėshtė aspak e vėrtetė qė ato janė tė rrezikuara (prej shqiptarėve siē aludohet) dhe aq mė pak en bloc.
Pas pėrfundimit tė luftės ka martesa tė pėrziera ndėrmjet shqiptarėve, turqve, boshnjakėve, ashkalinjėve etj. Mirėpo, jo edhe ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve. Mbase, po tė thoshte Turqia e sotme se Kosova ėshtė djep i Turqisė dhe se ajo do tė kthehet pėr tė sunduar me Kosovėn, gjithsesi do tė rrezikoheshin ato martesa aktualisht tė lumtura ndėrmjet shqiptarėve dhe turqve. 'Komunitetet joshqiptare qė duhet tė mbrohen' janė njė tezė kryekėput e Serbisė qė ėshtė pėrvetėsuar nga Ahtisaari dhe sė cilit i referohet ky raport kur pėrshkruan tė kaluarėn e kėtyre negociatave.
Megjithėse nė paragrafin numėr 9 thuhet se "asnjėra palė nuk ka arritur ta bind tjetrėn pėr ta pranuar pėrfundimin e preferuar", paragrafi paraprak i kėtij e bėn tė qartė se nuk bėhej fjalė pėr dy palė tė barabarta nė kėto negociata shtesė. Nė paragrafin 8 thuhet: "Prishtina pėrsėri ka deklaruar preferencėn pėr pavarėsinė e mbikėqyrur tė Kosovės dhe ka rikonfirmuar pranimin e propozimit tė Ahtisaarit. Beogradi e ka refuzuar propozimin e Ahtisaarit dhe ka pėrsėritur preferencėn e tij qė Kosova tė jetė autonomi brenda Serbisė. Si rezultat, nuk pati diskutime pėr propozimin e Ahtisaarit dhe as ndonjė diskutim qė ai duhet tė modifikohet"!
S'ka dilema se ajo qė refuzon Beogradi jo vetėm qė s'bėhet dot por as qė diskutohet. Ky proces negociator qartazi varet nga pėlqimi eventual i Beogradit dhe assesi ai i Prishtinės. Zaten, i tillė ka qenė prej fillimit. Pėrfundimi i tij mund tė jetė veēse fillimi i tij, ardhmėria e tij mund tė jetė veēse e tashmja e tij - autonomia substanciale pėr Kosovėn. Kuptimi i 'pėrpjekjeve' tė Treshes ishte lehtėsimi i hapjes sė derės pėr padronin e ri ('EUMIK') me tapi tė vjetėr (Rezoluta 1244). Misioni i misionit tė ardhshėm tė BE-sė ėshtė (edhe njė) ndėrrim pėr mosndryshim, ėshtė veēse zėvendėsim burokratik i UNMIK-ut. Thjesht, po e bėjnė gati shkuarjen e UNMIK-ut si administratė pėr ta pėrjetėsuar UNMIK-un si koncept. Fatkeqėsisht? Aspak. S'ėshtė punė fati kjo. Konsistenca e dokumenteve ndėrkombėtare pėr Kosovėn, sidomos qė nga Rambujeja e kėtej, ėshtė marramendėse.
19.12.2007 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|