DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Studimet shkencore hedhin hije mbi sigurinė e produkteve plastike
Postuar mė datėn: 2008-09-17 11:09:25 nga admin2 :: Kategoria: Kultura

Bisfenol A ėshtė njė kimikat qė pėrdoret pėr prodhimin e shisheve plastike dhe produkte tė tjera plastike qė i pėrdorim pėrditė. Deri tani, i vetmi tregues se bisfenoli A apo BPA-ja mund tė jetė i dėmshėm doli nga studime qė kanė pėrdorur nė analizat e tyre kafshė nė laboratorė. Tani, njė studim qė pėrfshin njerėzit tregon se ekspozimi ndaj kimikatit mund tė shtojė rrezikun e sėmundjeve tė zemrės, diabetit dhe problemeve me mėlēinė.

Bisfenoli A ndodhet kudo. Ai ėshtė pėrbėrėsi nė shumė produkte plastike qė pėrdorim.... shishet e ujit, kolat e deri tek shishet e qumėshtit tė foshnjeve.

Sasi tė ndryshme tė kimikatit janė gjetur nė 93 pėrqind tė amerikanėve tė testuar. Megjithėse Kėshilli Amerikan i Kimisė thotė se BPA nuk ėshtė dėmtues pėr shėndetin, njė studim i ri flet ndryshe.

David Meltzer drejtoi studimin. "25 pėrqind e popullsisė sė marrė nė studim, me nivel tė lartė tė BPA-sė, ishte dy herė mė e prirur pėr tė patur diabet apo sėmundje tė zemrės".

Meltzer dhe kolegėt nė Shkollėn Mjekėsore Peninsula tė Britanisė analizuan tė dhėnat e Qendrės amerikane pėr Kontrollin e Sėmundjeve, e cila ka analizuar mė shumė se 1 mijė e 400 tė rritur. Studiuesit zbuluan se sa mė i lartė tė ishte niveli i BPA-sė nė urinė, aq mė i lartė edhe rreziku pėr tė patur sėmundje tė caktuara.

Profesore Tamara Galloway: "Treguesit dhe pėrfundimet qė po shohim tregojnė pėr njė ekspozim afatgjatė ndaj njė niveli shumė tė ulėt tė kimikatit".

Galloway thotė se studiuesit nuk e kuptonin arsyen se pėrse BPA-ja shton rrezikun e kėtyre sėmundjeve. "Ata mendojnė se bisfenoli A vepron si njė hormon qė prish veprimin e hormoneve tė tjera, si estrogjeni dhe qė mund tė ketė disa efekte nė rezistencėn e insulinės dhe nė mėnyrėn e pėrhapjes sė yndyrnave nė trup".

Ekspertėt theksojnė se ky ėshtė vetėm njė studim. Ndėrsa zbulimet tregojnė se BPA-ja mund tė jetė toksike edhe nė nivele tė ulta, studiuesit thonė se ka nevojė pėr kėrkime tė tjera pėr ta konfirmuar kėtė.

Ky studim u botua nė Gazetėn e Shoqatės Mjekėsore Amerikane. Publikimi i tij pėrkoi me njė seancė dėgjimore tė mbajtur nga Administrata amerikane e Ushqimit dhe Ilaēeve pėr tė dėgjuar komentet e publikut lidhur me kimikatin.

Njė shkencėtare e njohur nė kėtė agjenci tha nė seancė se kimikati nuk ėshtė i dėmshėm. Por ajo shtoi se rezultatet e studimeve me kafshėt nuk mund tė hidhen poshtė dhe se ka nevojė pėr mė shumė kėrkime. Njė komision i jashtėm ėshtė caktuar nga agjencia pėr tė studiuar problemin.

Carol Pearson
VOA
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Tech-Info ] Studimet tregojne se Austria eshte goditur nga nje asteroid gjigand (2008-04-01 17:17:52 nga admin4)
[ Kultura ] EMRI KOMBĖTAR SHQIPTAR NĖ STUDIMET E PROFESOR ĒABEJT (2008-02-27 14:41:03 nga admin1)
[ Kultura ] EMRI KOMBĖTAR SHQIPTAR NĖ STUDIMET E PROFESOR ĒABEJT (2008-02-02 12:02:36 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] PROGRAMI I KONFERECĖS SHKENCORE (2008-11-21 07:48:48 nga admin4)
[ Kultura ] QASJA E LIRĖ NĖ INFORMATAT E RECENZUARA SHKENCORE (2008-10-18 00:59:42 nga admin4)
[ Kultura ] MENDIMTARIA PEDAGOGJIKO-SHKENCORE ISLAME (2008-09-12 04:58:35 nga admin4)
[ Kultura ] Shkollimi apo dija shkencore nuk arrihet pėr 10 ditė as pėr tri katėr vite (2008-07-19 15:33:52 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Organizohet Konferenca kėrkimore - Shkencore e Gazetarisė (2008-05-28 13:27:08 nga admin4)
[ Kultura ] FUNKSIONI KOMUNIKUES I REVISTAVE SHKENCORE (2007-10-16 13:29:18 nga admin4)
[ Histori ] Rinjohje me njeriun i cili historinė e mbėshteti mbi baza shkencore (2007-09-16 11:27:58 nga admin1)
[ Kultura ] Nė vend tė njė analize shkencore:Njė shekull iku nga vdekja e enciklopedisė shqiptare (2007-08-27 17:30:27 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster