DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» SHQIPTARĖT NĖ SIMETRINĖ E GABUAR POLITIKO-DIPLOMATIKE BASESKU-POPA
Postuar mė datėn: 2007-12-23 17:07:03 nga admin1 :: Kategoria: Opinione

BAROMETRI DIPLOMATIK

“MA MIRĖ DEKĖ M'U SHUE NĖN HIJE,
SE ME RRNUE NJI JETĖ ROBNIE”


*** Akademiku shqiptar, Ylli Popa :” Zgjidhja mė e mirė do tė ishte qė Maqedonia tė konsiderohet shteti i pėrbashkėt i shqiptarėve dhe i maqedonasėve”(QIKU, mė 31 Maj 2001)?!

Prof. Dr. Mehdi HYSENI

Sipas kėsaj dėshire konstatuese krejtėsisht tė gabuar, del se, edhe Ylli Popa pavarėsinė e shqiptarėve tė Iliridės e sheh nė “perspektivėn e njėsuar” tė vasalitetit tė “Maqedonisė”-Minijugosllavisė ekzistuese tė Josip Broz Titos, ashtu sikurse Trajan Basesku(kryetar aktual i Rumanisė) pavarėsinė e Kosovės shqiptare e sheh nėn suzerenitetin dhe nė varėsinė e pėrjetshme koloniale tė Serbisė sė Madhe tė Slobodan Milosheviqit, pėrkatėsisht tė trashėgimtarėve dhe tė vijuesve tė kursit politik, diplomatik, juridik, kushtetues dhe antidemokratik tė tij (kur ėshtė fjala pėr mohimin e pavarėsisė sė Kosovės), siē janė Boris Tadiqi (kryetar), Vojislav Koshtunica (kryeministėr) dhe Vuk Jeremiq (ministėr i Jashtėm) tė Republikės sė Serbisė. Se ēfarė ėshtė “distancimi” politik i kėsaj “garniture” drejtuese tė Serbisė “demokratike” nga Serbia gjenocidale dhe okuptaore e Slobodan Milosheviqit, ndėr tė tjera, provon, edhe kjo tezė anticivilizuese dhe antidemokratike e tyre: “ E duamė edhe Kosovėn, edhe Evropėn.”?!

Lidhur me kėtė konstatim politiko-diplomatik tė gabuar tė simetrisė Basesku – Popa, shtrohet kjo pyetje relevante qė kėrkon shpjegim dhe pėrgjigje urgjente objektive jo vetėm nga Ylli Popa, por nga tė gjithė shqiptarėt nė Ballkan: - Ēfarė kuptimi ka pėrbashkėsia e mėtejme e shqiptarėve me “maqedonėt”, kur shqiptarėt si “qentė” po vriten ēdo ditė nga “shteti maqedon”, e askush nuk po jep llogari pėr vrasjen dhe terrorizimin e tyre?

–Antibashkimin(zhbėrjen) multietnik, pluralist politik shtetėror tė shqiptarėve me “maqedonėt” e provon edhe rasti mė i ri i BRODECIT tė Tetovės, ku “qeveria maqedone” nė bashkėpunim dhe nė marrėveshje tė fshehtė me eksponentėt ēetniko-fashistė tė qeverisė sė Serbisė sė Bozhidar Xheliqit(nėnkryetar i qeverisė serbe, i cili botėrisht e ka dėshmuar para opinionit publik, ndėrlikimin e qeverisė serbe, pėrkatėsisht pjesėmarrjen e trupave serbo-ēetnike nė aksionin spastrues “stuhia” kundėr shqiptarėve nė Brodec), duke pėrdorur forcat e tyre tė pėrbashkta terroriste shtetėrore (njėsite policore, militare, paramilitare dhe tė sigurisė), e bombarduan dhe e pėrgjakėn nė mėnyrėn mė brabarike fshatin BRODEC, duke vrarė, plagosur, masakruar, torturuar dhe burgosur me dhjetra shqiptarė tė pafajshėm ciivilė.

Fatkeqėsisht, edhe rasti mė i ri tragjik i Brodecit, ėshtė apostrofimi i fundit pėr gjithė politikėn dhe diplomacinė shqiptare, si dhe pėr atė evro-ndėrkombėtare, se kjo “Maqedoni”-Serbojugosllavi terroriste-vrastare dhe varrezė e hapur e shqiptarėve, duhet tė marrė fund, njėhjerė e pėrgjithmonė, sepse ėshtė “formula” dhe zgjidhja mė e keqe pėr interesin e pėrgjithshėm kombėtar dhe shtetėror tė shqiptarėve.

E pyes kryeakademikun Ylli Popa, si mund tė ketė sugjeruar dhe kėrkuar nga shqiptarėt nė “Maqedoni”, qė ata tė vazhdojnė bashkėjetesėn e tyre me “maqedonėt” nė njė shtet tė njėsuar, kur po ai shtet, jo vetėm se nė vazhdimėsi po i vret nė mėnyrė tė organizuar dhe tė institucionalizuar (sikurse regjimet e mėparshme tiranike serbo-jugosllave gjatė viteve tė shkuara 1912-2007), pa dhėnė kurrfarė llogarie ligjore si nė kuptimin e sė drejtės vendore, ashtu edhe tė asaj ndėrkombėtare, por edhe i ka pėrjashtuar nė tėrėsi nga Kushtetuta e saj nė fuqi (ky ėshtė argumenti mė i qėndrueshėm ligjor dhe kushtetues, se “maqedonėt” nuk duan tė bashkėjetojnė me shqiptarėt si dy kombe tė barabarta), duke i cilėsuar dhe sanksionuar si “minoritet nacional”, edhe pse shqiptarėt nė “Maqedoni” me pėrqindje janė jo mė pak sesa “maqedonėt”, por mbi 50% tė popullsisė, pavarėsisht nga pasqyrimi i rrejshėm dhe i falsifikuar i shifrave tė statistikave regjistruese zyrtare tė “qeverisė maqedone”(1945-2007).

Vetėm “Maqedonia” ėshtė larva e fundit e ish-RSFJ-sė nė Ballkan?!

Ligjet e dialektikės sė natyrės dhe tė pėrvojės sė derisotme tė historisė sė bashkėsisė njerėzore kanė provuar se, kur dy popuj tė ndryshėm luftojnė deri nė shfarosje kundėr njėri-tjetrit, ata nuk mund tė jetojnė nė “njė shtėpi” tė pėrbashkėt, pavarėsisht nga fakti se kėtė argument nuk ka qenė nė gjendje ta marrė parasysh, as ta justifikojė kryetari aktual i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, Ylli Popa.

Kėtė paradigmė konkete nė fillim dhe nė mbarim tė dekadės sė fundme tė shekullit XX(1990-2000) e provoi edhe shembja me arsye e Jugosllavisė, pėrkatėsisht e Serbisė sė Madhe tė Josip Broz Titos, tė Eduard Kardelit dhe tė Aleksandar Rankoviqit. Shkaku dhe arsyeja ishin tejet tė thjeshta, askush prej kombeve joserbe, nuk deshi dhe, nuk pranoi qė, edhe nė kėtė shekull, tė jetojė nėn varėsinė dhe nėn tutelėn skllavėruese tė kolonializmit dhe tė gjenocidit koherent sundues shtetėror tė Serbisė sė Madhe.

Nė kėtė kontekst, kjo ėshtė padrejtėsia mė e madhe qė u ėshtė bėrė dhe, mjerisht, edhe sot, po u bėhet shqiptarėve nė “Maqedoni”. S’ka asnjė dilemė se, modeli i perėnduar i ish-Jugosllavisė sė Titos, qė sot po funksionin dhe po mbijeton me sukses vetėm nė “Maqedoni”, ėshtė zgjidhja mė fatale, mė fatkeqe dhe mė e papranueshme pėr pjesėn e kombit shqiptar nė “Maqedoni”, qė i gjason konceptit tė “zgjidhjes” ideologjiko-politike, juridike dhe kushtetuese tė ruajtjes me ēdo kusht tė mosshthurjes sė Jugosllavisė sė Josip Broz Titos nė dekadėn e fundme tė shekullit XX(1990), ashtu si kėrkonte politika dhe praktika diktuese dhe skllavėruse e regjimit nacional-socialist dhe kolonialist e Serbisė sė diktatorit dhe e kryekriminelit, Slobodan Milosheviq.

Kėtė koncept serbomadh tė “moszhbėrjes” sė ish-RSFJ-sė, veē politikės dhe propagandės Zyrtare tė Beogradit, e sugjeronte dhe e mbronte edhe diplomacia evro-ndėrkombėtare, e cila, thelbėsisht dhe tėrėsisht ishte antirealiste dhe antidemokratike pėr popujt e tjerė shumėkombėsh tė ish-RSFJ-sė. Sot, njė recidiv i asaj politike serbomadhe dhe evro-ndėrkombėtare, jo vetėm se ėshtė i pranishėm, por edhe po aplikohet nė mėnyrė absurde, antihumane, antidemokratike, antiligjore, antikushtetuese, antijuridike kombėtare dhe ndėrkrombėtare dhe, nė mėnyrė tė njėanshme subjektive dhe tendencioze nė rastin e mbėshtetjes sė mosprishjes sė “Maqedonisė” sė Titos, pėrkatėsisht tė amalgamės sllave nė kurriz tė mohimit tė sė drejtės sė vetėvendosjes sė kombit shqiptar, i cili as historikisht, as de facto e as de jure nuk ėshtė pakicė, por ėshtė komb nė territorin e vet tė lashtė tė Maqedonisė sė Aleksandrit tė Madh, jo tė “Maqedonisė” politike sllave tė Titos, tė cilėn ai e pat krijuar pėr t’i mbrojtur kufijtė e Jugosllavisė ndaj Shqipėrisė, Greqisė dhe Bullgarisė, e jo pse ajo kishte ndonjė bazė historike dhe legjitime, qė tė krijohej mbi parimin e “kombėsisė maqedone”, sepse nuk kishte maqedonė, por vetėm njė pėrzierje e sllavėve tė Jugut tė Ballkanit (serbė, bullgarė, grekė,malazezė etj.) me emėrtimin e huazuar artificial dhe tė huaj “maqedonė” dhe “Maqedoni”.

Mirėpo, 20-vjeēari i shkuar provoi tė kundėrtėn, realitetin-shkatėrrimin e asaj ngrehine artificiale shtetėrore, qė quhej Jugosllavia e Titos, e cila si nė aspektin doktrinar, ashtu edhe nė atė praktik ishte Serbia e Madhe-Burgu kolektiv i kombeve joserbe, e nė veēanti i shqiptarėve ngaqė si nė sfondin territorial, ashtu edhe nė atė administrativo-politik qeverisės(nė polici, ushtri etj.), shumica dėrrmuese ishin serbė. Ata e kishin fjalėn kryesore, ashtu sikurse e kishte dhe, edhe sot e ka “shumica maqedone” nė “Maqedoni” si gjatė kohės sė ish-Jugosllavisė socialiste, ashtu edhe pas shkėputjes sė saj(1992), ky konglomerat sllav e ka diskriminuar kombin shqiptar deri nė shpėrngulje dhe nė shfarosje, duke ia mohuar tė gjitha tė drejtat dhe liritė e tij pėr tė qenė, tė paktėn i barabartė para ligjit dhe para kushtetutave tė derisotme dhe, asaj ekzistuese nė fuqi, sipas sė cilės kombit shqiptar nė “Maqedoni” i ėshtė rezervuar statusi “pakicė kombėtare”.

Vetėm Shqiptarėt dhe Shqipėria Etnike janė
pasardhės tė Maqedonisė sė Alekdandrit tė Madh, e
jo as grekėt e as bullgarėt sllavė, pavarėsisht nga dėshira dhe
fallsifikatet e historisė sė tyre tė derisotme


Pavarėsisht nga fallsifikimi i historisė shqiptare nga sllavėt e Jugut tė Ballkanit, “maqedonėt e sotėm” tė Titos, nuk janė pasardhės tė Maqedonisė sė Filipit II, as tė birit tė tij Aleksandrit tė Madh, sepse kėta historikisht, territorialisht dhe etnikisht si babai, ashtu edhe i biri i tij, sė bashku me Maqedoninė e tyre janė me prejardhje pellazge-etrukse-ilire-shqiptare, jo me gjenealogji bullgare, as helene e as greke sllave. Ky ėshtė argumenti kryesor qė hudhė poshtė historinė e rreme dhe tė falsifikuar tė origjinės sė “maqedonėve” dhe tė “Maqedonisė” sė sotme. Ky ėshtė argumenti kryesor pse shqiptarėt autoktonė me prejardhje tė ndryshme historike, gjuhėsore dhe kuturore nuk mund tė jetojnė sė bashku me migrantėt e asmiliuar kolonialistė sllavė, qė dikush pėr interesa tė zgjerimit territorial serbosllav nė llogari tė shpėrfytyrimit tė identitetit tė kombit shqiptar dhe, tė rrudhjes sė territorit tė Shqipėrisė Etnike, i ka pagėzuar “maqedonė” dhe ka krijuar “Maqedoninė e tyre”.

Sa mė sipėr, sėrish shtrohet pyetja e arsyeshme dhe pashmnagshme, nga na doli njė konstatim i tillė antrishkencor dhe antishqiptar i kėtij kreyakademiku, qė, vėrtet, tė bėn tė dyshosh politikisht, pikėsėpari nė gjenezėn e mbiemrit tė tij Popa. Nuk po themi se ai ėshtė me origjinė vėllehe, sepse nuk kemi fakte pėr kėtė gjė, kur dihet se ai ėshtė i lindur dhe jeton nė Shqipėri. Ėshtė i regjistruar dhe i deklaruar si shqiptar, edhe pse ka qenė mjek i Enver Hoxhės, edhe pse ėshtė me stazhin mė tė gjatė nė krye tė ASHSH-sė etj. Fundja, ligjėrisht, ėshtė e drejtė e tij, se ēfarė ndjehet dhe si ėshtė deklaruar. Kjo ėshtė e drejtė e tij e pacenueshme sovrane dhe, askush nuk ka tė drejtė qė t’ia hulumtojė shkencėrisht, as ligjėrisht, e as t’ia cenojė atė mbi asnjė bazė ligjore, kushtetuese dhe tė konventave ndėrkombėtare mbi tė drejtat dhe liritė e njeirut. Kjo nuk ėshtė e diskutueshme, edhe pse mbiemri i tij gjason me mbiemrin e shkrimtarit tė njohur jugosllav, Vasko Popa i lindur nė Vėrshac, i deklrauar serb, me shtetėsi serbe dhe jugosllave, por me origjinė rumune), sepse kėrkesa e tij, ” Zgjidhja mė e mirė pėr shqiptarėt, do tė ishte qė tė jetojnė sė bashku me maqedonėt nė njė shtet tė pėrbashkėt” nuk pėrkon as me tė drejtėn historike, as me tė drejtėn ndėrkombėtare, as me tė drejtėn e sotme demokratike, as me tė drejtėn e koekzistencės paqėsore e as me interesin nacional tė shqiptarėve, qė ata, edhe mė tej, tė jenė tė detyruar, tė bashkėjetojnė dhe tė bashkėqeverisin “ nė njė shtet tė pėrbashkėt” me “maqedonėt”.

Atėherė, lind pyetja e logjikshme dhe e justifikueshme, - pse viktima e derisotme shqiptare, tė jetojė me xhelatin nė njė shtet tė pėrbashkėt artificial dhe tė dyshimtė si nė aspektin territorial, historik, ashtu edhe nė at etnik, politik, juridik, kushtetues dhe demokratik? – Pse, kroatėt, sllovenėt, boshnjakėt myslimanė, malazezėt nuk deshėn tė bashkėjetojnė me serbomėdhenjtė, u shkėputėn nga “familja e pėrbashkėt”, qė quhej Serbia e Madhe? – Sepse, ishin tė diskriminuar, tė shfrytėzuar dhe tė pabarbartė me serbomėdhenjtė si nė aspektin njerėzor, etnik, territorial, ekonomik, politik, juridik, kushtetues dhe demokratik.

Jo vetėm kėshtu, por nė mėnyrė edhe mė drastike ėshtė rasti me pėrbashkėsinė e imponuar dhe tė detyruar tė kombit shqiptar nė “Maqedoni”. Pse populli shqiptar nė “Maqedoni”, tė jetojė nė varėsi vasale sė bashku me “maqedonėt” dhe nėn varėsi tė egėr diskriminuese tė sundimit tė shtetit tė tyre, kur ata janė truallin e atyre autokton? – Pse shqiptarėt tė jetojnė nė njė shtet tė huaj konglomerat sllav, tė ndėrtuar nė tokėn e tyre? – Pse ata, tė mos kenė tė drejtė ta kenė shtetin e tyre kombėtar, duke qenė se me shekuj jetojnė nė territorin e Shqipėrisė Etnike, jo nė territorin e Bullagrisė, as tė Serbisė, as tė Greqisė? – Pse ata tė jenė minoritet, pse tė jenė qytetarė tė rendit tė dytė, kur ata janė nė shtėpinė e tyre pellazge-etruske-ilire-shqiptare? – Pse “maqedonėt” tė kenė cilėsin e kombit dhe tė shtetit, kur ata janė migracion i asmiliuar kolonist, i ngulitur me dhunė, me terror dhe me gjenocid nė territoret shqiptare tė Iliridės, pėrkatėsisht tė Shqipėrisė Etnike? – Pse, cili qenka interesi jetik i shqiptarėve, qė edhe mė tej tė bashkėjetojnė me “maqedonėt”, kur ata, po diskriminohen, po terrorizohen, po plagosen, po vriten, po burgosen dhe po shfrytėzohen ekonomikisht pa asnjė tė drejtė nga ana e “Maqedonisė”-MINIJUGOSLLAVISĖ sė Josip Broz Titos?!

Thjesht, pavarėsisht nga “vetėdėshira”, ose nga iponimi i dhunshėm i faktorėve dhe i qarqeve politike tė brendshme dhe tė jashtme, bashkėjetesa e shqiptarėve nė “njė shtėpi tė pėrbashkėt” multietnike dhe multipluraliste ėshtė bėrė e pamundshme dhe e pakuptimtė me okupatorin vrasės, kolonizues dhe komandues “maqedon”, i cili shqiptarėt nuk i bėn hesap jo si komb tė barabartė, por, as si qenie njerėzore me tė njėjtat kėrkesa, me tė njėjtat tė drejta dhe me tė njėjtat liri universale, qė i pėrkasin edhe popullit shqiptar, por po i terrorizon, po i vretė, po i burgosė dhe, po i shfrytėzon mbi ēdo bazė, duke ua mohuar tė tė gjitha tė drejtat dhe liritė themelore dhe kolektive, tė pėrcaktuara me deklaratat, me rezolutat, me konventat ndėrkombėtare dhe me normat e rregullat e sė drejtės ndėrkombėtare, qė edhe shqiptarėt sikurse popujt e tjerė nė Ballkan, tė jetojnė tė lirė dhe sovranė nė territorin dhe nė shtetin e tyre etnik, tė njohur me emrin Shqipėria Etnike.

Po tė ishte ndryshe (kur ėshtė fjala pėr arritjen e kompromisit politik tė pėrkohshėm), shqiptarėt, tė paktėn, do tė duhej tė trajtoheshin si element konstituiv shtetfomrues i “Maqedonisė”. Pėrkundrazi, me kushtetutėn ekzistuese “maqedone” shqiptarėt janė tė privuar edhe nga njė e drejtė e atillė. Ja, ky ėshtė argumenti mė i qėndrueshėm, qė nė formė tė prerė e hudhė poshtė propozimin e “zgjidhjes mė tė mirė” tė kryeakademikut tė Tiranės, Ylli Popa, se shqiptarėt nuk duhet ta federalizojnė, pėrkatėsisht nuk ta prishin atė shtet tė huaj, qė pėrbėn varrin antinjerėzor, antiligjor dhe antidemokratik tė shqiptarėve tė “Maqedonisė”.

Prandaj, askush nuk ka tė drejtė morale, as ligjore (qoftė edhe kryeakademiku i ASHSH-sė, Ylli Popa), qė shqiptarėve, tė cilėt me shekuj jetojnė nė truallin e tyre autokton tė Shqipėrisė Etnike, t’ua propozojė e as t’ua imponojė “zgjidhjen mė tė mirė”, qė ata , edhe nė nė shekullin XXI, tė jetojnė sė bashku me “maqedonėt” nė njė shtet tė pėrbashkėt “ maqedonas”, kur historikisht dhe botėrisht dihet se ai shtet “maqedon”, ėshtė krijesė artificiale dhe e kontestueshme (si mbi bazėn nacionale, ashtu edhe mbi atė etnike dhe territoriale), politike qė daton nga hisotira dhe nga praktika politiko-juridike dhe kushtetuese, e fallsifikuar si nga Mbretėria Serbo-Kroato-Sllovene (1918), ashtu edhe nga ish-Republika Socialiste Federative e Jugosllavisė (1945) nė kurriz tė drejtės sė vetėvendosjes sė shqiptarėve nė trojet e tyre etnike, tė kolonizuara nga ana e Jugosllavisė-Serbisė sė Madhe (1912-1913; 1945-1990;1990-2007).

Derisa tė figurojė emėrtimi i njė shteti qė quhet “Maqedoni”, ėshtė naive dhe idiotike tė mendohet, tė pohohet dhe tė shpresohet, se nė kuadrin e atij shteti, shqiptarėt do tė jenė tė barabartė me “maqedonėt”. Vetė nocioni “Maqedoni” tregon se kush ėshtė zot dhe titullar i atij shteti antishqiptar, tė ngulitur pa tė drejtė nė truallin antik tė Shqipėrisė Etnike.

Kėtė tė vėrtetė nuk e pranojnė vetėm ata, tė cilėt janė nė anėn e mbrojtjes sė mbijetesės sė “shtetit sovran maqedon” nė kurriz tė kombit dhe tė territorit shqiptar. Nuk e pranojnė ata pseudoshkencėtarė, pseudopolitikkanė, pseudodiplomatė, pseudopatriotė dhe pseudodemokratė, tė cilėt nė vend tė mbrojtjes sė intersit tė pėrgjithshėm dhe jetik nacional tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike, qe mė se 20 vjet zhvillojnė gara tė ethshme pėr jetėsimin dhe pėr promovimin e intereave tė tyre karrieriste politike, duke sunduar nė forma tė ndryshme tė egra dhe ilegale si popullin, ashtu edhe shtetin, me tė vetmin qėllim qė, ata si individė, si grupe dhe si parti, tė prirur nga interesat e tyre individuale, grupore dhe partiake e idelogjike, tė mbizotėrinin mbi interesin e pėrgjithshėm nacional dhe shtetėror shqiptar.
Kjo gjendje dhe pozitė ligjore dhe kushtetuese ėshtė e pranishme edhe sot me ligjet dhe me Kushtetutėn nė fuqi tė “Maqedonisė”. Sipas dispozitave tė cilave, “maqedonėt” janė komb, kurse shqiptarėt trajtohen si minoritet. Fatkeqėsisht, sipas ligjeve dhe kushtetutės ekzistuese tė “Maqedonisė”, tė cilat i kanė votuar edhe shqiptarėt, si rrjedhim i politikės mashtruese dhe manipulese tė politikanėve dhe qeveritarėve shqiptarė nė qeverinė dhe nė parlamentin e “Maqedonisė”, “statusi minoritar” i tyre, ėshtė vulosur edhe nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare, nė saje tė Marrėveshjes sė Ohrit etj. “Meritėn” kryesore pėr kėtė e kanė Arben Xhaferi dhe Ali Ahmeti me partitė e tyre marionete tė qeverisė “maqedone”.

Pėr mua fare nuk ėshtė e habitshme, as befasuese se si kryetari i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, Ylli Popa ka nxjerrė njė konkluzion tė kėtillė antishkencor dhe antikombėtar shqiptar, sepse kjo deklaratė e tij ka karakter spekulues politiko-propagandistik dhe diplomatik, qė atij, ndoshta, do t’i hyjė nė punė vetėm nė atė kuptim, qė tė mos i zbret “kalit” dhe kolltukut tė tij tė mėtejmė karrierist politik nė Shqipėri.

_________________

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Shqiptarėt duan tė jenė bashkė nė njė shtet tė pėrbashkėt (2008-11-05 16:41:28 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] UNMIK-u diskriminon shqiptarėt nė Veri tė Kosovės! (2008-11-01 15:30:29 nga admin1)
[ Kultura ] MANASTIRI DHE OBJEKTI I KONGRESIT, PĖR SHQIPTARĖT, SI MEKA DHE QABEJA PĖR MYSLIMANĖT (2008-11-01 01:40:28 nga admin4)
[ Intervista ] Tė pėrdoret nocioni politik: Shqiptarėt e Shqipėrisė Lindore! (2008-10-08 17:08:31 nga admin4)
[ Opinione ] SHQIPTARĖT E KOSOVĖS DHE TĖ TROJEVE SHQIPTARE NĖ ISH-JUGOSLLAVI KANĖ PATUR VETĖM DY RRUGĖ TĖ PĖRCAKTIMT TĖ TYRE: (2008-10-06 04:18:08 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Corriere: Shqiptaret e rinj te Italise (2008-10-06 00:10:29 nga admin2)
[ Opinione ] ĒKA NUK E BĖJMĖ NE SHQIPTARĖT, E BĖJNĖ ATA…! (2008-10-03 17:44:27 nga admin1)
[ Opinione ] SHQIPTARĖT DHE „PAKOJA AHTISAARI“…! (2008-09-19 14:27:03 nga admin4)
[ Opinione ] SHQIPĖRIA DHE SHQIPTARĖT TĖ LIROHEN NGA KOLONIALIZMI SHEKULLOR SLLAV NĖ BALLKAN (2008-09-09 13:15:51 nga admin4)
[ Opinione ] Ēka duhet tė ndodhė, qė tė bashkohen shqiptarėt?! (2008-08-22 10:41:08 nga admin4)
[ Opinione ] Gjykimet drakoniane mbi shqiptarėt etnikė, nuk e qetėsojnė gjendjen nė Maqedoni! (2008-07-19 23:50:27 nga admin4)

Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore »
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster