DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Adem Jashari, lufta dhe rėndėsia e veprės sė tij
Postuar mė datėn: 2007-11-29 16:02:39 nga admin1 :: Kategoria: Histori





Nga: Dilaver GOXHAJ (Shpėtim Golemi)

Si nga legjendat dhe Mitologjia, ashtu edhe nga Bibla dhe
Kurani kemi mėsuar se ēdo popull ka katėr kalorės. Ata janė: Historia, Sėmundja; Vdekja dhe i katėrti, Fati sėbashku me tė Vėrtetėn. Sipas Mitologjisė, kalorėsi i parė, Historia, ėshtė kalorėsi qė i tregon popullit tė tij se kush ėshtė ai, nga vjen, ku dhe si duhet tė eci nė tė ardhmen. Kalorėsi i dytė, Sėmundja ose, ndryshe, Satanai, thėnė ndryshe e keqja, ėshtė kalorėsi qė i kundėrvihet atij tė historisė dhe ka pėr detyrė ta shtyjė popullin nė mėkate, ta verė nė grindje mes veti. Kėtė mision e kryejnė zakonisht tė shiturit nga radhėt e tij tek tė tjerėt ose shtetet dashakeqe ndaj popullit tėnd, me qėllim qė, ose tė asimilohesh si popull ose tė zhdukesh dhe, nė pamundėsi tė kėtyre, tė paktėn tė mos arrish tė gėzosh kurrė respektin dhe pėrkrahien e tė tjerėve. Ndėrsa Kalorėsi i Vdekjes ėshtė ai, qė rri gjithnjė gati, duke pritur veprėn e kalorėsit tė dytė dhe ta marri atė popull, qė ėshtė i destinuar tė asimilohet, e ta ēoi nė Ferrin e Dantes, nė botėn e harresės, nga qė ėshtė i pa aftė tė mbijetojė.

Pėrsa i pėrket Kalorėsit tė katėrt, qė ndryshe quhet Kalorėsi i Fatit dhe i sė Vėrtetės, ai pėrshkruhet si njė kalorės i parzmuar, duke mbajtur nė njėrėn dorė harkun dhe nė tjetrėn shigjetėn. Ky kalorės pėrfaqėson mbijetesėn, i cili i shpjegon popullit tė tij tė jetė syēelė, nga qė nė jetė mė sė shumti ka erėsirė, ka satana, ka mashtrues, ka armiq. Me njė fjalė ky ka pėr mision t'ia bėjė tė qartė popullit, porosinė e Zotit, po nuk e ndihmove veten, nuk tė ndihmoj as unė. Kėta lloj kalorės populli i vet i quan: shpėtimtarė.

Harku i kėtij luftėtari pėr jetėn, simbolizon - Fatin, ndėrsa shigjeta simbolizon tė Vėrtetėn. Me kėtė kuptojmė se Fati & Vėrteta rrinė gjithnjė bashkė. meqėnėse e vėrteta qėnkėrka e hidhur dhe ka nevojė pėr mjekim, Fati ose, ndryshe,Ėngjėlli i rri pranė, duke e ruajtur gjithnjė tė vėrtetėn pėr popullin e vetė.

Thonė se kalorėsi i katėrt vjen shumė rallė, kur ai informohet nga kalorėsi i parė pėr bėmat e padurueshme tė kalorėsit tė dytė. Kjo mitologji ndoshta pėr kėtė arsye ėshtė sajuar qė popujt ta mėsojnė dhe tė mos e harojnė historinė.

ADEM JASHARI - SHPĖTIMTARI I KOSOVĖS

E bėmė kėtė hyrje pėr tė treguar se, edhe populli shqipar, e nė veēanti ai nė Kosovė, ka kalorėsit e tij, ka historinė e tij, qė ėshtė plot bėma tė larta, por qė historia tregon se mė sė shumti ėshtė pėrplasur me kalorėsit e dytė, tė jashtėm e tė brendėshėm. Me sa duket, Kalorėsi i Fatit tė Kosovės, Shpėtimtari i saj, ose nuk ka dashur tė vinte ose, vetė populli shqiptar nė Kosovė nuk ka e ka mėsuar e pėrvetėsuar mirė historinė e tij.

Sipas Biblės, Shpėtimtar ėshtė vetėm Krishti; sipas Kuranit, Shpėtimtari mund tė jetė ēdo njeri nė mesin e popullit, me tė cilin Zoti lidhet dretpėrsėdrejti dhe, kur ky i fundit e kupton drejt, Zoti e shpall Profet. Sipas kėtyre librave, Shpėtimtarėt vijnė kur ėshtė bėrė kiameti, kur ai popull ka dalė nga rruga e Zotit, ose ėshtė duke dalė prej saj. Me njė fjalė, Shpėtimtari vjen kur populli i tij nuk di ose nuk don tė eci nė rrugėn qė kanė ecur tė parėt e tij. Pra, Shpėtimtari vjen pėr t'i dalė borxhit popullit tė tij, ai vjen nė momente tė rėndėsishme kthesash historike.

Kėshtu na ndodhi edhe me popullin shqiptar nė Kosovė. Shpėtimtari i erdhi atij nė momentin qė ky popull, i ndarė me forcė prej trungut amė, kish marrė rrugėn e djallit dhe po shkonte drejt zhbėrjes, drejt shndėrimit nga njė popull luftarak, nė njė popull rob; nga njė popull kryengritės nė njė popull tė nėnshtruar dhe fshesaxhi i qyteteve tė Evropės. Shpėtimtari i erdhi atij populli nė kohėn kur ai, i joshur nga punėt pėrfituese dhe pa shumė mundim tė pastrimit tė qyteteve tė Evropės, i gėnjyer edhe nga propaganda ndjellakeqe e "rezistencės" paqėsore, po e shpopullonte Kosovėn.

Pikėrisht nė ato momente doli nė skenė Shpėtimtari i Kosovės, i lindur, i rritur dhe i vuajtur mes kėtij populli; njė njeri i zakonshėm, i munduar si i gjithė populli i tij. Pėrmes kėtij njeriu, popullit tonė iu bė e qartė se, shpėtimin dhe Shpėtimtarin nuk duhet t'i presim nga qielli, sikundėr na thotė Bibla, por ta kėrkojmė e ta gjejmė nė mesin tonė. Kėtė e tregoi dalja e Adem Jasharit nė skenėn e historisė, e kėtij Garibaldi shqiptar.

Veprimi i tij dhe i families sė tij ishte njė shigjetė nė formėn e vetėtimės, qė me shkrepėtimėn e saj, e zgjoi nga gjumi kėtė popull, ndėrsa me dritėn e fuqishme tė saj i ndriēoi kėtij populli rrugėn e vėrtetė nga duhej tė kalonte; i tregoi tė kthehej nga rruga qė ai kish nisur, pasi ajo ishte rruga ku e ēonte kalorėsi i tretė, vdekja. Me dritėn - zjarr tė saj, ajo shigjetė-vetėtimė ndezi zjarrin e Luftės Ēlirimtare tė Kosovės. "Vetėm lufta e armatosur - i tha Shpėtimtari i tij - ėshtė e vetmja ndėrhyrje kirurgjikale qė mund ta shėroi Kosovėn nga sėmundja e zhbėrjes". Ndaj me tė drejtė mund tė themi se Adem Jashari ėshtė Shpėtimtari i shqiptarėve nė Kosovė, pasi me zjarrin qė ndezi dhe dritėn qė u shpėrnda nga ai zjarr, ai u shndėrua nė Shpėtimtar. Adem Jasharin kemi tė drejtė ta trajtojmė si Gjeni, pasi ai, pėrmes veprimit praktik i korrigjoi popullit tė tij njė gabim fatal, i zbuloi dhe i provoi njė tė vėrtetė tė hidhur, pėrmes sė cilės e shpėtoi, ndaj do tė mbetet njė figure qė e merriton tė pėrjetėsohet me pėrmendore dhe vepra tė tjera. Ai e meriton tė trajtohet si Gjeni, pasi pėrmes aktit tė tij heroik ai i solli popullit shqiptar nė Kosovė njė dobi tė pallogaritshme, atėherė kur ai nuk numurohej mė ndėr tė gjallėt.




ADEM JASHARI SIMBOL DHE KOMANDANT I LUFTĖS ĒLIRIMTARE

Akti i luftės dhe i vdekjes sė Adem Jasharit, pėrveēse e shėnjtėroi atė, njėkohėsishtė e bėri edhe simbol tė Komandantit tė asaj lufte, luftė, tė cilėn e shpėrtheu njė ditė para se ai tė mbushte plot 43 vjeē, mė 27 Nėntor 1998.

Me veprimet dhe luftėn e tij, ai manifestoi cilėsitė e komandanti strateg, qė udhėheq e komandon me shėmbullin e tij, ndaj dhe u shpall Komandant i Pėrgjithshėm i Ushtris Ēlirimtare tė popullit tė tij, pa dekret apo vendim zyrtar. E cilėsuam komandant strateg, pėr tė vetmen arsye se ai i organizoi veprimet luftarake, qė erdhėn deri te rrethimi i familjes dhe fisit tė tij, qė armiku ta shpėrthente luftėn nė fillim tė dimrit tė ashpėr nė Kosovė, gjė qė ėshtė e papėlqyer nga ushtritė e shteteve pushtues. Nga ana tjetėr, duke qėnė se Adem Jashari tregoi njė trimėri tė pashoqe, qė ėshtė karakteristike vetėm pėr legjendat dhe, nga qė ai u trajtua pėr Kosovėm si Gjeni, si tė tillė, populli ynė e dynatyroi atė, duke i veshur jo vetėm cilėsitė e Njeriut tė pėrkryer, por edhe ato tė Perėndisė. Pėr kėto arsye Adem Jashari u cilėsua edhe Komandant Legjendar, por pėr historinė mbetet Komandant i Pėrgjithshėm i Luftės pėr Ēlirimin e Kosovės dhe i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

Adem Jashari u shndėrua nė Komandant i Pėrgjithėshėm i UĒK-sė edhe pėr njė fakt tjetėr, pėr faktin se ai u shndėrua nė simbol i shqiptarit tė kėrkuar nga rilindasit tanė. Kjo bėri qė ēdo shqiptar i pastėr, prej atij momenti deshte t'i ngjante Adem Jasharit, deshte tė bėhej si ai, deshte tė bėhej shėmbėlltira e tij: patriot, trim, i guximshėm, i besės, i ndershėm dhe jo dredharak e i djallėzuar. Qė ky lloj shqiptari tė bindej se ish bėrė si Adem Jashari, duhej tė shihej nė pasqyrė. Dhe ajo pasqyrė qė e tregonte tė plotė e pa deformime ishte Ushtrija Ēlirimtare e Kosovės. Vetėm atje e shihje veten nė pasqyrė. Kėshtu Adem Jashari u shndėrua nė simbol i shqiptarisė dhe nė simbol i Komandantit dhe, do tė mbetet i tillė.

Kjo dėshirė, qė ēdo shqiptar t'i ngjante Adem Jasharit, "infektoi" jo vetėm shqiptarėt nė Kosovė, por tėrė kombin shqiptar, pėrfshi dhe diasporėn shqiptare, prandaj erdhėn mbi 10 mijė vullnetarė nė Luftėn pėr Ēlirimin e Kosovės nga kėto pjesė shqiptare. Ky fakt e realizoi plotėsisht kuadrin e shndėrimit tė Adem Jasharit nė simbol tė Luftės dhe tė komandantit pėr Ēlirimin e Kosovės. Ēdo Luftė Ēlirimtare ka nevojė pėr njė simbol, ndryshe luftėtarėt nuk kanė mundėsi me kė tė krahasojnė veprėn e tyre. Nė rast se luftrat ēlirimtare nuk kanė njė simbol, tė cilin populli e adhuron deri nė mit, (i cili mund tė jetė individ ose organizatė a forcė politike), ėshtė e vėshtirė qė ushtria ēlirimtare, e cila krijohet nė atė luftė, tė predominohet nga idealistėt patriotė, ose e thėnė ndryshe, nga idealistėt e vėrtetė tė kombit.

Kėtė dukuri po e ilustrojmė me faktin se vetėm nga Republika e Shqipėrisė londineze kemi rreth 200 vullnetarė, nga radhėt e tė cilėve dhanė jetėn pėr lirinė e Kosovė 30% e tyre, nga qė e quanin pėr nder tė quheshin Adem Jasharė. Kjo ėshtė arsyeja pse ata iu bashkuan asaj lufte, pa patur as edhe njė lidhje me asnjė forcė politike apo politikan shqiptar, pėrveē se me shpirtin e tyre tė idealistit shqiptar. Ata shkuan nė Kosovė dhe u reshtuan nė radhėt e UĒK-sė nga qė deshėn tė bėheshin shqiptarė si Adem Jashari, ose tė paktėn t'i shėmbėllenin sado pak atij, pasi, nė atė periudhė qė u mblodhėn vullnetarėt, (para ndėrhyrjes sė NATO-s), as nuk dihej e as nuk deklarohej se kush ishte nė udhėheqie tė Luftės Ēlirimtare tė Kosovės dhe tė UĒK-sė, pasi, kushdo qė tė merrte guximin e tė deklarohej komandant, e dinte se nuk kishte as njė vlerė dhe nuk ishte i besueshėm para mitit tė Adem Jasharit.

Edhe pse periudha e luftės me armė e Adem Jasharit ishte e shkurtėr, ajo ishte shumė impozante dhe pati rjedhoja tė rėndėsishme pėr luftėn e shqiptarėve, ndaj dhe ai u shndėrua nė simbol. Adem Jashari, me atė akt heroik, e tronditi Sėrbinė; u hoqi shqiptarėve frikėn e pathyeshmėrisė sė Sėrbisė, tė cilėn nuk e kishin bėrė as lufta nė Bosnjė dhe as ajo nė Kroaci; me aktin e tij ai krijoi te pjesa mė e shėndoshė e piopullit shqiptar bindjen se lirija Kosovės mund t'i vinte vetėm pėrmes gjuhės sė armėve dhe se lufta e jonė do tė shėnonte fillimin e fundit tė Sėrbisė pushtuese e militariste.

Adem Jashari, duke u shndėruar nė Simbol i shqiptarizmės sė vėrtetė, ai i ngacmoi ndjenjat atdhetare tė popullit tė tij. Ky ėshtė funksioni i simbolit kombėtar. Simboli kombėtar vė nė lėvizje jo vetėm mendimin e njerėzve, por edhe ata vetė si dhe kohėn kur ai del nė skenė. Paralel me kėto, simboli, njėkohėsishtė vė nė lėvzje edhe mėkatarėt sėbashku me armiqtė, (kalorėsin e dytė). Kjo ėshtė arsyeja pse rruga qė tregojnė simbolet ėshtė shumė e vėshtirė; ndaj dhe jo i gjithė populli imiton simbolin, pasi ka shumė rreziqe, mes veti dhe me armikun. Simboli vė nė lėvizje edhe ata qė thuhet se rrinė indiferentė, tė cilėt nuk ėshtė e vėrtetė se futen mė thellė nė guaskėn e tyre tė vetizolimit. Jo, ata bėhen pelivanė, duke pėrfituar tė mira materiale, ose duke u hedhur herė nė njėrin krah e herė nė tjetrin, ose bėjnė propagandė tė kamufluar kundėr shpėtimtarėve.

Simboli ka avantazhin tjetėr, ai lejon qė tė hyjė shpejtė nė veprim kodimi dhe zbėrthimi i veprimeve qė duhet tė kryhen, pavarėsishtė se ka edhe disavantazhin, nga qė tė tregon tė vėrtetėn e ekzistencės sė vėshtirėsive dhe tė rreziqeve tė atyre veprimeve. Por, megjithatė, simboli vė nė lėvizje tėrė energjitė fizike dhe mendore tė kombit, pėrmes sė cilave kombi do t'u afrohet shumė afėr zgjidhjeve mė adekuate.

Njė avantazh tjetėr i simbolit kombėtar ėshtė se, ai tė frymėzon pėr tė zhvilluar imagjinatėn pėr parashikimin e veprimeve tė ardhėshme, duke iu afruar sa mė shumė zgjidhjes mė optimale.

Simboli ėshtė njė udhėrrėfyes i pėrgjithėshėm pėr njė lėvizje tė caktuar ose sistem tė caktuar shoqėror, i cili jep mėnyrėn e zgjidhjes tė atij problemi apo sistemi, e qė bazohet nė aplikimin e veēantė tė zgjidhjes qė simboli rekomandon.

Simboli presupozon ndryshime rrėnjėsore dhe shumė tė mėdha nė njė gjėndje apo periudhė tė caktuar shoqėrore, i cili merr njė kohė tė caktuar pėr ta realizuar atė ndryshim. Si i tillė, simboli bėhet ushqyes i shpresave dhe i aspiratave pėr njė shoqėri tė tėrė. Pra, simboli kthehet nė kulturė tė veēantė, mbi bazėn e sė cilės, shoqėria, e frymėzuar prej tij, ndryshon tė tashmen dhe tė ardhmen e vet, duke e zėvendėsuar psikollogjinė e popullit me njė psikollogji tė re; prandaj dhe quhet simbol, sepse ka kuptim tė njėjtė pėr tė gjithė pjestarėt e shoqėrisė, pasi tė gjithė ata janė tė prirur tė kenė tė njėjtat parashikime ose karakteristika. Duke patur njė ndikim tė tillė, simboli ndihmon ta bashkojė popullin, pavarėsishtė nga ndryshimet e deri djeshme tė tyre nė mendėsitė politike, ideologjike dhe nė besimet fetare.



KUSHTET E SHNDĖRIMIT NĖ SIMBOL

Qė tė shndrohesh nė sImbol shpirtėror e kombėtar, dihet se duhet tė plotėsohen dy kushte. E para, duhet qė tė kesh kryer njė varg aksionesh (luftrash) tė suksesėshme e tė njėpasnjėshme drejt ėndrės kombėtare dhe tė keshė njė numur tė madh grumbullimesh, pa e humbur asimetrinė optimale, sikundėr ndodhi me Skėndėrbeun.

Por, sė dyti, mundet tė shėndrohesh nė simbol shpirtėror e kombėtar edhe me njė akt tė vetėm heroik, ku pėrmasat e atij akti tė jenė sa shumatorja e shumė luftimeve apo betejave luftarake. Akti i families sė Adem Jasharit ishte i tillė, pasi ai akt shkaktoi njė trubullirė jo dhe shumė tė butė nė trajtesė, jo vetėm tė medjave shqiptare (kuptohet, disa pozitive e disa negative), deri atėhere indiferente, por edhe nė ato Evropiane dhe botėrore, gjė qė e ktheu nė akt shumė familiar pėr shumicėn e shqiptarėve.

Pjesa mė e madhe e popullit e konsideroi atė si njė simbol i domosdoshėm, qė delte mbi dokumentat zyrtare, mbi institucionet e atėhershme shqiptare, mbi tėrė liderėt politikė e ushtarakė shqiptarė tė marrė sėbashku, pasi u pėrsėriti tėrė shqiptarėve nė botė kultin e Ilirisė, tė Dardanisė dhe Arbėrisė sė periudhės antike; u kujtoi legjendėn e lashtė tė murrimit tė asaj ndėrtese qė quhet liri kombėtare; u kujtoi bashkimin e shqiptarėve nėn udhėheqjen e Skėndėrbeut; u kujtoi Lidhjen Famėmadhe tė Prizėrenit.



Bazuar nė ēfarė thamė deri tashti, pėr shndėrimin e Adem Jasharit nė simbol i Luftės pėr Ēlirimin e Kosovės dhe i Komandantit tė asaj lufte, mund tė dalim nė disa pėrfundime. Sė pari, kur radhėt e UĒK-sė filluan tė predominoheshin gradualisht nga idealistėt e ēėshties shqiptare, u bė e mundur qė UĒK-ja tė mos vihej nėn kontrollin e agjenturave tė Sėrbisė dhe atyre tė tjerave, madje edhe nė rast se kish rėnė nėn kontrollin e tyre, ky shtim i menjėhershėm i UĒK-sė nga tėrė kombi shqiptar, bėri tė mundur qė ajo tė delte nga kontrolli i atyre agjenturave. Sė dyti, mund tė themi me plot bindje se asnjė luftė ēlirimtare nuk mund tė pėrfundoi me fitore, po qe se nuk ka simbolin e saj, i cili tė adhurohet tė paktėn nga pjesa dėrmuese e pjesėmarėsve, mbėshtetėsve dhe simpatizantėve tė asaj lufte. Pėr kėtė na bind jo vetėm lufta qė u zhvillua nė Kosovė nė vitet 1997-1999 por edhe historia e jonė kombėtare, e cila tregon se kur kryengritjet tona nuk kanė patur simbole, nuk kanė patur as objektoiva shumė tė qarta dhe as kėrkesa maksimale, sikundėr pati kjo luftė. Kėtė pėrfundim e vėrtetuan katėrcipėrisht edhe luftrat nė Luginėn e Preshevės dhe nė Maqedoni, nė vitet 2000-2001, pavarėsishtė se huazuan simbolin e UĒK-sė. Sė treti, Fakti qė idealistėt, tė cilėt mbushėn radhėt e UĒK-sė dhe qė e shpėtuan atė pėr njė kohė tė gjatė nga rėnia nėn kontrollin e agjenturave tė ndryshme, dhe qė, pas mbarimit tė luftės tė gjithė ata idealistė pėrfunduan nė rrugėn e madhe tė papunėsisė e tė varfėrisė absolute, si dhe u larguan dhe po largohen nga vendet e punėve shtetėrore, si rjedhojė e hakmarrjes sė atyre agjenturave qė mundėn tė dirizhojnė jetėn nė Kosovėn e pas luftės. Fatkeqėsishtė hakmarrėsit u pėrkrahėn dhe po pėrkrahen, (me ose pa dashje), edhe nga forca tė caktuara politike, institucione tė ndryshme shtetėrore tė Kosovės e tė Shqipėrisė, nga politikanė, intelektualė dhe ushtarakė tė veēantė, midis tyre edhe ndonjė qė ka qėnė pjestar edhe nė atė luftė heroike. Nga ana tjetėr ajo tregon se shumica e pjestarėve tė UĒK-sė, tė cilėt janė hedhur nė rrugėn e madhe qė ata tė futen nė rrugėn e krimit, kanė qėnė modeli i shqiptarit, tė cilit i tremben tė gjithė ata qė nuk e duan njeriun patriot e tė ndėrshėm.

Nė kėto kushte del e nevojshme qė tė propagandohet nė mėnyrė tė organizuar dhe shkencore lufta e bėrė pėr ēlirimin e Kosovės, duke u angazhuar grupe pune pėr fusha tė veēanta tė asaj lufte dhe jo me parada e studime sporadike. Nė tė kundėrt kalorėsi I parė, Historia, do tė na mbetet e ēalė dhe nesėr do ta shkruajnė kolaboracionistėt ashtu sikundėr duan ata. Qė tė arriet ky objektiv duhet tė forcohet bashkpunimi midis tėrė shoqatave jo partiake tė dala nga lufta, tė cilat tė kthehen nė opozitė ndaj institucioneve shtetėrore dhe atyre partiake nė Kosovė dhe tė mos lejohet qė ato shoqata tė shndėrohen e tė shfrytėzohen pėr interesa partriake, kushdo qoftė ajo parti, pasi ideologjia e atyre qė shkuan nė luftė ishte ideologjia dhe filozofia jonė kombėtare, ndaj dhe luftuam me parullunėn: Luftojmė e derdhim gjak pėr shtetin e Kosovės dhe jo pėr pushtet; luftojmė e derdhim gjak pėr bashkimin me shtetin amė. Pse u luftua me kėtė moto, ndaj dhe pjestarėt e asaj ushtrije quhen idealistė. Po qe se veprojmė tė organizuar do tė mund t'u imponohemi me mėnēuri tėrė institucioneve vendore dhe atyre tė huaja nė Prishtinė dhe Tiranė, si dhe do t'u japim pėrgjigje shkencore spekullantėve shqipfolės, kalorėsve tė dytė, qė vishen me kostumin e nacionalizmit shqiptar, vetėm e vetėm pėr t'u maskuar dhe pėr t'u bėrė tė besueshėm te naivėt dhe tek tė paqartėt politikishtė pėr misionin e shėnjtė tė asaj lufte ēlirmtare.

Rėndėsia e aktit tė Adem Jasharit dhe e familjes sė tij



Adem Jasharit iu atribuan funksionet e Komandantit tė Pėrgjithėshėm tė Luftės Ēlirimtare tė Kosovės dhe tė ushtrisė sė asaj lufte, si dhe u krahasua me legjendat, nga qė ai iu kundėrvu dhe luftoi me armė tė thjeshta dore, njė ushtrie tė tėrė, e armatosur me armėt mė klasike dhe mė moderne tė kohės. Njėkohėsisht, duke u ndeshur me ushtrinė e njė kombi tjetėr dhe kulturėn e atij kombi, Adem Jashari u shndėrrua nė simbol i kombit tė tij, duke u shėrbyer tėrė shqiptarėve si shėmbėlltirė e heroit kombėtar.

Adem Jashari dhe familja e tij luftuan, pėr tė mos e lėnė pushtuesin e armatosur deri nė dhėmbė ta shkelte atė shtėpi - kėshtjellė, duke luftuar deri nė pikėn e fundit tė gjakut tė pjestarit tė fundit tė asaj famileje. Nė kėtė mėnyrė, ajo familje, me veprėn e saj heroike na u imponua tėrė shqiptarėve qė ta radhisim atė nė elitėn mė tė ndritur tė kombit tone, duke u shndėrruar kėshtu nė Familje fisnike.

Adem Jashari dhe familja e tij vepruan mė mirė se ē'mund tė veprojnė trupat elite tė ēdo ushtrije, ndaj dhe gjithė kombi shqiptar buēiste: UĒK, UĒK !, thirrje tė cilat e shumuan dhe e shėnjtėruan atė ushtri.

Pėrmėndja e ēdoherėshme e emrit tė Adem Jasharit nga gjithė luftėtarėt e lirisė dhe pėrdorimi i portretit tė tij nė ēdo tubim tė shqiptarėve nė botė, qė u solidarizuan me luftėn ēlirimtare, ishte miratim unanim popullor i qindra-mijėra zėrave tė unifikuar nė njė fjalė tė vetme: Adem Jashari - Simboli i Komandantit tė Pėrgjithėshėm i UĒK-sė.

Nė se rrjedha e ngjarjeve e solli qė Sėrbia, me tėrė ushtrinė e saj, qė kish nė Kosovė, rrethoi dhe vrau Adem Jasharin dhe familjen e tij nė Drenicė, nė qėndrėn mė kryengritėse tė Kosovės, kjo nuk do tė thotė se populli shqiptar dhe UĒK-ja e tij, qė lindi me shpejtėsinė e njė bumi pas atij akti heroik, t'i mohonin atij tė qėnėt Komandant i Pėrgjithėshėm i asaj lufte e i asaj ushtrije, e cila u shndėrrua nė ushtri e tėrė shqiptarėve idealistė tė fundshekullit tė njėzetė, tė cilėt, rreziku i shpopullimit tė Kosovės shqiptare prej sėrbėve, i detyroi tė vinin nga tė gjitha trojet dhe diaspora shqiptare drejt Kosovės, drejt asaj pjese shqiptare, e cila ka qėnė pushka e parė sa herė ėshrė rrezikuar kombi ynė. Ky akt masiv e frymėzoi poetin Visar Zhiti tė thurrte vargjet: ata ecėn karvan pėr tė pėrsėritur mes veti betejėn e Kosovės.

Kushdo qė e gjeti veten nė radhėt e UĒK-sė, nuk ishte e nevojshme tė mbante fjalime, pasi nuk mund tė thoshte asgjė, asnjė fjalė inkurajuese pėr asnjėrin nga luftėtarėt e saj, tė cilėt qėndronin krah njėr-tjetrit tė gatshėm tė sulmonin pėr tė shqyer dhe djallin, pasi ata e kishin simbolin, ai ishte Adem Jashari. Si i tillė, ky qėndrim i popullit shqiptar nė Kosovė dhe i UĒK-sė, dhe kjo luftė ēlirimtare, rivendosėn lidhjet e ngushta midis gjithė shqiptarėve, nė tėra viset e banuara prej tyre si dhe tė atyre nė botėn perėndimore. Qėllimi urgjent i asaj lufte, e cila thithi tėrė shqiptarėt idealistė, ishte: Ndalimi i shpopullimit tė Kosovės shqiptare dhe largimi i kolonizatorėve sėrbė prej saj.

Akti i tij e ktheu kujtesėn e kėtij popull prapa, tek rrėnjėt shpirtėrore pėr t'u frymėzuar dhe pėr tė vėnė regullin e nevojshėm pėr tė ecur drejt sė ardhmes, duke e shtyrė kėtė popull drejt njė civilizimi tė vėrtetė, jo vetėm tė kėsaj pjese fatkeqe shqiptare, qė quhet Kosovė, por tėrė kombin shqiptar.

Ai akt na zgjoi mendimet dhe shpirtėrat tanė qė nga periudha e Rilindjes Kombėtare, pėr me shiku jo vetėm drejt Tiranės, por me pa edhe mė prapa nė kohė, ndoshta pamė pėrsėritjen e aktit madhor tė Lidhjes Famėmadhe tė Prizėrenit, tė veprės sė shqiptarėve nė Vlorėn e vitit 1912, apo ndoshta u zbatua te mėndja e jonė teoria e relativitetit tė Ajnshtajnit dhe pamė pėr njė moment kulturėn tonė ilire mijėra vjeēare, ku misteri shpirtėror ėndėrroi si njė ftesė e pėrtejshme me njė mėnyrė tė shikimit shumė tė arsyeshėm tė gjėrave tė botės sė tjetėrsuar perėndimore, i cili na mundėsoi t'i shohim e t'i njohim rrėnjėt tona, duke na bėrė romantikė dhe nostalgjikė pėr ato rrėnjė tė herėshme ilire, pasi atmosfera intelektuale e Sėrbisė dhe ajo e pacifizmit shqiptar, tė cilat ishin dominuese nė atė periudhė kohore, nuk mund ta linin popullin shqiptar nė Kosovė t'i njihte ato zhvillime.

Duke u shndėruar nė simbol kombėtar, Adem Jashari bėri bashkimin e familjeve shqiptare, tė njerėzve me bindje tė ndryshme politike e ideologjike si dhe tė gjithė shqiptarėt e feve tė ndryshme, bėri lidhjen e sė kaluarės heroike me tė tashmen e robėruar , bėri prezantim kompakt tė shoqėrisė shqiptare nė Kosovė dhe mė gjerė.

Simboli Adem Jashari u dha kurajo tė menjėherėshme tė gjitha fijeve tė shprtit njerėzor shqiptar, mė shumė se mijra leksione propagandistike, qė veēse prekin lehtė sipėrfaqen e tij. Kjo ėshtė arsyeja pse simbolet shpallen heronj kombėtarė, sepse ata, nė njė epokė tė caktuar e mbushin popullin e tyre me shpresė, kur ai e ka humbur atė; i heqin frikėn, kur ai sundohet nga ajo; i forcon besimin nė luftėn e tij dhe nė fitore, kur ai e ka humbur atė si dhe i kultivon dashurinė pėr kombin e vetė, kur ka filluar t'i vijė turp se i pėrket atij kombi. I tillė u bė Adem Jashari.

Lufta e Adem Jasharit dhe e tėrė families sė tij ndodhi nė njė moment kur Kosova po shpopullohej dhe nė tė po mbeste vetėm ajo pjesė e popullsisė shqiptare, e cila mund tė sllavizohej fare lehtė dhe qė nuk e shqetėsonte njė fenomen i tillė. Aq mė shumė qė shumica e inteligjencės dhe e politikanėve nė Prishtinė punonin nė atė drejtim.

Lufta e Prekazit ndodhi kur po bėhej zėvendėsimi gradual i popullsisė shqiptare nė Kosovė, qė po detyrohej tė largohej, duke sjellė familje sėrbe prej Bosnjė Hercegovinės, prej Kroacisė, prej Shkodre dhe prej Sėrbisė, tė cilat vendoseshin fillimisht nė tokat shtetėrore, tė cilat u ishin marrė mė herėt shqiptarėve.



Lufta e Jasharajve ndodhi kur Kosova ndodhej nė njė gjėndje agonije, ku vetėm njė rigjenerim i brendėshėm mund ta shpėtonte atė nga vdekja qė po i vinte fshehtas e pa u ndjerė. Dhe shpėtimi i erdhi. Ai akt e mundėsoi Kosovėn tė gjente nė vetvete forca pėr tė kryer njė ripėrtėritje tė thellė shoqėrore, politike dhe ushtarake, ndėrkohė qė shteti amė, ishte raskapitur nga ngjarjet e vitit 1997, ishte varfėruar nė kulm, ushqehej me ndihma humanitare tė Evropės dhe, si i tillė, qėndronte i pafuqishme jo kundrejt njė lufte me Sėrbinė, qė nuk mund ta pėrballonte, por edhe kundrejt akuzave tė ndryshme shpifėse tė Sėrbisė, se gjoja shteti amė ishte nxitėse dhe armatosėse e shqiptarėve nė Kosovė. Kjo situatė e pengonte edhe mė tepėr Kosovėn pėr tė realizuar mbijetėsen. Kėsaj situate tė vėshtirė kombėtare i erdhi nė ndihmė Adem Jashari dhe tėrė familja e tij, tė cilėt bėnė njė pėrmbysje tė vėrtetė, tė pabesueshme dhe tė paritur pėr momentin, por qė ishte domosdoshmėri tė ndodhte, duke e nxjerrė kombin nga ajo gjėndje e vėshtirė psikologjike dhe tė rrezikėshme.

Ai akt heroik bėri tė mundur qė, popullata shqiptare nė Kosovė tė mos tulatej nga masakra e sėrbėve kundėr Jasharajve, sikundėr na ndodhi nė vitin 1946 nė Drenicė. Pėrkundrazi, tashti na ndodhi e kundėrta, ngritja e bujshme nė luftė e kėtij populli tė Kosovės sė lashtė luftarake, e cila, pėr shumė shqiptarė dhe tė huaj dukej se po jepte shpirt dhe po shkonte drejt fundit tė saj. Kėtij populli, me tė kaluar luftarke, por i gufosur nga propaganda e gjithanėshme dhe e fuqishme pacifiste, i duhej njė shkundje nga pėrgjumja. Te akti i Jasharajve ai gjeti forca tė triumfonte mbi njė armik, i cili jo vetėm qė kish qėnė e ish superior ndaj shqiptarėve, nė tė gjitha drejtimet: ushtarake, diplomatike dhe ekonomike, por ai pat krijur te popullsia shqiptare e kėtushme edhe mitin e paprekshmėrisė sė mundėshme tė policit e ushtarit sėrb e jo mė tė ushtrisė sė tij. Pėr thyerjen e kėtij miti dhe pėr kundėrvėnien e shqiptarėve kundėr asaj ushtrie, pėrballjen me Sėrbinė kriminale tė militarizuar totalisht, ndikoi sė pari, qėndrimi heroik i Adem Jasharit dhe i familjes sė tij nė Prekaz tė Drenicės, pjestarėt e sė cilės u flijuan pothuajse komplet nė interes tė atij zgjimi kombėtar.

Pėr realizimin me sukses tė kėsaj pėrballje ushtarake, tė inicuar nga Adem Jashari, kontriboi shumica e popullit shqiptar qė banon dhe kish banuar nė trojet e veta nėn ish Jugosllavi, i cili e vuri tėrė potencialin e vet financiar dhe pjesėrishtė atė njerėzor nė interes tė kėsaj lufte, pėr t'ua mundėsuar atyre qė rrėmbyen armėt, tė kapėrcenin dispropocionet e mėdha qė ata kishin kundrejt policisė dhe ushtrisė sėrbe. Ky kontribut financiar ishte aq i shpejtė dhe me pėrmasa aq tė mėdha, sa, pothuajse tė gjitha qarqet politike e financiare tė botės, tė tė gjitha krahėve, tė majta, tė djathta e tė qėndrės, nuk mundėn ta besonin dhe ta konceptonin dotė, pasi nuk e njihnin nė tė vėrtetė patriotizmin dhe karakterin e vėrtetė tė shqiptarėve dhe, si rjedhojė, ata ranė viktimė e propagandės sėrbo-sllave, duke e akuzuar UĒK-nė si organizatė e financuar nga qarqe tė dyshimta e tė dėnueshme, dyshime qė i kanė edhe sot shumė prej atyre qarqeve politike dhe shumė shtete tė ndryshme, pėr fat tė keq edhe qarqe tė shumta shqiptare.

Ai shndėrrim i shpejtė e masiv i njė pjese tė madhė tė shqiptarėve nė Kosovė, nga njė popull luftarak nė njė popull ushtarak, dhe armatosja e shpejtė e tyre, bėri tė mundur kundėrvėnien trimėrisht tė tij, fillimisht kundėr forcave tė pėrforcuara tė policisė sėrbe dhe mė vonė kundėr ushtrisė tė Sėrbisė, nė njė atmosferė urrejtjeje dhe masakrash sėrbe tė panjohura as nė periudhėn e nazi-fashizmit gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Si e tillė, ai veprim dhe ajo urrejtje ndaj shtypjes sė pashoqe sėrbe shkaktoi, pėr herė tė parė nė historinė e Kosovės, njė kryengitje tė pėrgjithėshme tė armatosur e tė organizuar, ku asnjė shtresė kompakte e caktuar e kėtij populli nuk kaloi me armikun, sikundėr na pat ndodhur nė tė gjitha kryengritjet dhe luftrat e mėparėshme pėr ēlirim e tė drejta, dhe si e tillė, kjo luftė u bė prelud pėr shndėrimin e saj nė njė luftė mbarė shqiptare. (Kuptohet, flasim pėr shtresa tė caktuara dhe jo pėr individė tė caktuar, kolaboracionistė, pasi tė tillė pati jo pakė edhe nė kėtė luftė). Edhe pse kolaboracionistėt dhe Sėrbia u munduan ta shndėronin luftėn tonė nė luftė civile, ose tė paktėn nė luftė midis shqiptarėve dhe serbėve tė Kosovės, nuk ia arritėn dot qėllimit. Si ėshtė e mundur, do tė pyesė lexuesi? Nuk ia arritėn dot atij qėllimi pasi shumica e radhėve tė UĒK-sė ishin intelektualė; pėr kėtė tė bind vetėm fakti qė 82% e asaj ushtrije ishin me arsim tė mesėm e tė lartė. Edhe sikur tė tentonte ndonjė komandant tė bėnte reprezalje, nuk e lejonin tė tjerėt, pasi ishin intelektualė me horizont dhe humanė. Gjė qė kėtė masivitet intelektualėsh nuk e kish policia dhe ushtria serbe, ndaj masakruan dhe hapėn 450 varre masive, ndėrsa UĒK-ja as edhe njė tė tillė. U lutem, mė gjeni njė ushtri tjetėr tė ngjashme me UĒK-nė qė tė jetė kaq e pastėr! Dhe, fatkeqėsishtė, pse UĒK-ja ishte e tillė, ndaj dhe u tradhėtua.

Madje mund tė themi se pėr herė tė parė nė historinė e luftrave dhe kryengritjeve tė kėtij populli bėhet komandant dhe simbol i luftės njė fshatar i thjeshtė, njė Garibald shqiptar, i panjohur publikisht deri atėherė, i pambėshtetur nga asnjė forcė politike legale shqiptare, gjė qė i dha asaj lufte njė ideologji tė veēantė: ideologjinė kombėtare shqiptare.

Si e tillė, ajo luftė nxorri dhe krijoi njė ushtri me tė vėrtetė apartiake. Njė fakt i tillė ishte fare i pazakontė nė historinė tonė moderne kombėtare, ndaj dhe tė gjitha forcat politike legale mbarėshqiptare, ose qėndruan indiferente ndaj asaj lufte dhe ndaj asaj ushtrije, ose i sulmuan ato, duke u ngjitur epitete nga mė tė ndryshmet, pėr tė mos e lėnė popullin qė ta mbėshteste luftėn dhe t'i bashkohej UĒK-sė. Nė kėto vorbulla ra pothuajse edhe njė pjesė e konsiderueshme e inteligjencės shqiptare, me pėrjashtim tė dishepujve tė saj, tė cilėt numurohen me gishta. Mos ekzistenca e njė udhėheqjeje politike nė krye tė asaj ushtrie pati edhe pasoja negative.

Ajo luftė dhe ajo ushtri patėn edhe njė veēori tjetėr, se komandanti i saj, pėr herė tė parė, pas Skėndėrbeut, zbret personalisht nė fushėn e betejės, nė epiqėndėr tė vullkanit, dhe nuk rri nė pikėn e vrojtimit tė saj apo nė vendkomandė, por u angazhua drejtpersėdrejti nė luftė, madje i pari, pa iu dridhur qerpiku i syrit, duke qėnė i bindur se nuk kish pėr tė vdekur (dhe nė tė vėrtetė nuk ka vdekur pasi u shėndrua nė simbol), gjė qė i turpėroi dhe njėkohėsisht i la pa nder tė gjithė poltikanėt shqiptarė tė atėhershėm, qė na hiqeshin si baballarėt dhe shpėtimtarėt e kombit, por qė i serviloseshin pa dinjitet ēdo emisari politik e diplomatik tė huaj, sado i rėndomtė qė tė ish, kur bisedohej pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare.

Akti i Adem Jasharit i bėri politikanėt tanė idhnakė e xhelozė, ndaj edhe u munduan dhe po mundohen ta kalonin e ta kalojnė nė heshtje aktin heroik tė Adem Jasharit dhe tė familjes sė tij, duke u hakmarrė turpėrisht ndaj atij akti pėrmes heshtjes, ndėrkohė qė populli e shėnjtėroi atė dhe aktin e tij, duke krijuar Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės dhe duke e furnizuar atė me gjithēka qė ai popull kish.

Shėmbulli i Adem Jasharit dhe i familjes sė tij jo vetėm qė e trimėroi popullin shqiptar nė Kosovė, pėrfshi edhė atė pjesė qė deri atėhere ishte e gatėshme tė shkombėtarizohej, por njėkohėsishtė e bindi atė se lufta e nisur ndaj serbwve dhe tėrė mbėshtetjes sllave, duhej tė mbėshtetej tėrėsisht nė forcat e tij edhe pse mund tė ishte e gjatė dhe, si e tillė, ajo arriti tė gėzonte respektin dhe mbėshtetjen jo vetėm tė kombit tė tyre, por edhe tė shumė popujve tė tjerė.

Kėtė pėrfundim shqiptarėt nė Kosovė e nxorrėn nga vetė fakti se, kur vetėm njė familje mundi tė luftonte heroikisht me rreth 6 - 7 mijė forca ushtarako-policore sėrbe, duke i shkatuar me qindra humbje, po njė popull i tėrė? Pra, Adem Jashari u shndėrrua nė ndėrmjetės, nė shpėtimtar, nė konfirmim i shpėtimit tė popullit tė tij; u shndėrrua nė mėshirim i lirisė sė tij dhe tė gjitha kėto e shndėrruan atė nė simbol tė Luftės Ēlirimtare tė Kosovės dhe tė kombit shqiptar, nė simbol tė Komandantit tė Ushtrisė tė asaj lufte, aq i nevojshėm dhe aq adekuat pėr momentin.

Edhe pse raporti midis UĒK-sė dhe armikut ishte shumė i thellė dhe nė favor tė armikut, njė me dymbėdhjetė nė njerėz dhe absolut pėr serbėt nė armatime e mjete, ēlirimtarėt nė Kosovė, duke patur si shėmbėll lufte, heroizmin e Adem Jasharit, e sfiduan vdekjen, luftuan me egėrsi pėr ta shmangur me ēdo kusht fundin fatkeq tė Kosovės. Vetė Adem Jashari me guximin dhe burrėrinė e tij, u bė shėmbėll jo vetėm pėr familjarėt e tij luftėtare tė rrethuar, por pėr tėrė kombin shqiptar. Ai qėndroi nė ballė tė asaj rezistence, deri nė ēastin e fundit, i bindur se vdekja e tij kurrė nuk do ta varroste kauzėn e tij. Me luftėn e tij trimėrore bėri qė tė deshtonin shumė sulme tė sėrbėve tė shumtė, por pas 36 orė luftimesh tė pandėrprera, ku armiku pėrdori tė gjitha llojet e armėve, pėrfshi edhe tanket, kur u rrafshuan tėrė muret mbrojtėse tė kullave tė Jasharajve, Ademi vendosi tė kryente aktin e fundit heroik, duke dalė jashtė kullės pėr t'u hedhur mbi tankun qė po iafrohej pragut tė shtėpisė sė Jasharajve, duke vdekur ashtu siē e dėshironte: duke luftuar. Ky akt u pėrsėrit nga qindra luftėtarė tė UĒK-sė, duke u hedhur me mina dhe granata poshtė tankeve sėrbe pėr tė mos i lejuar tė depėrtonin nė zonat tona tė lira, ku ishte grumbulluar popullsia shqiptare.

Akti i Adem Jasharit, duke u shndėrruar nė simbol, tregoi njėkohėsisht edhe nevojėn e bashkimit rreth kėtij simboli, pra tregoi nevojėn e unitetit tė Kryengritjes sė Armatosur, e cila ishte nė prag tė shpėrthimit tė saj e qė deri atėherė nuk ishte unike, pavarėsisht se ai unitet, si rrjedhojė e pacifizmit ndikues, ēaloi edhe mė vonė. Nė tė plasariturat e atij uniteti futėn pyka shumė armiq e bashkpuntorė tė tyre. Historia e tė gjitha luftrave ēlirimtare apo kryengritjeve ka treguar se , sado tė fuqishme dhe masive tė jenė ato, po qe se atyre do t'u mungoi uniteti, ato mbyten shumė shpejt, sado pėrmasa kolosale qė mund tė marrin, mėsim ky i paditur ose i pa pėlqyer nga shumė liderė politikė e ushtarakė shqipatrė.

Kjo dukuri u vu re nė verėn e vitit 1998. Megjithatė ajo luftė krijoi njė tė ēarė tė madhe midis Sėrbisė dhe sllavizmit, nga njėra anė dhe botės demokratike nga ana tjetėr. Si e tillė, ajo e ēarė e madhe i mundėsoi kėtij popullit tonė bėrjen me aleatė tė kombit shqiptar dhe ardhjen nė ndihmė tė tyre edhe nga ata popuj apo organizma ndėrkombėtare qė nuk i kishim parashikuar kurrė.







AKTI I JASHARAJVE TREGOI SE POPULLI SHQIPTAR-POPULL FISNIK

5 Marsi i ēdo viti do tė pėrkujtohet jo vetėm nga populli shqiptar i Kosovės, por nga populli i tėrė trojeve shqiptare; jo si dita e rėnies heroike e Heroit Adem JASHARI dhe e fisit tė tij, por si dita e bashkimit e kombit shqiptar dhe si dita simbol e heroizmit shqiptar.

Ishte luftimi me veēori legjendare i JASHARAJVE, ai qė korigjoi karakterin e shqiptarėve dhe i renditi ata ndėr kombet mė tė fisnikėruar, dhe ja pse : Adem JASHARI dhe fisi i tij, duke u vetėflijuar nė mėnyrė heroike, i tha popullit shqiptar nė Kosovė : Mos tė pėrulemi, por tė qėndrojmė, se ky ėshtė kodi moral i shqiptarit, ndryshe do tė bėhemi pluhur.

Adem JASHARI i tha popullit tė tij : Mos dėgjo moral nga imoralėt dhe mos i beso ata.

Adem JASHARI turpėroi propagandėn nėnshtruese tė deriatėhershme shqiptare, pavarėsisht se pak si vonė, por qė e nxorri atė fallco. Ai unifikoi mendimin e njė pjese tė madhe tė popullit shqiptar nė Kosovė se LIRIA fitohet dhe kurrė nuk dhurohet. Adem JASHARI doli kundėr verbėrisė ku ishin zhytur shumė analistė, politikanė e intelektualė shqiptarė, zyrtarė e jo zyrtarė tė tė dy anėve, pėr ardhmėrinė e Kosovės. Kur e shef sot se, ajo propagandė pat ngjallur heshtjen e tėrė elitės shqiptare dhe frenimin e politikės atdhetare, del edhe mė madhėshtore figura e Adem Jasharit dhe na bėn qė tė pozicionohemi drejt pėr ēėshtien e Kosovės dhe atė shqiptare, ende tė pazgjidhura pėrfundimisht Deri nė rėnien heroike tė Adem Jasharit dhe fisit tė tij kish pak njerėz, qė ishin gati tė vdisnin pėr lirinė e Kosovės, e cila stimulohej nga e ashtu quajtura "kujdes", qė provokonte propaganda pacifiste. Flijimi i Jasharajve i dha Kosovės me mijra njerėz tė gatshėm tė sakrifikoheshin pėr Kosovėn.

Adem JASHARI zėvėndėsoi palaēot patriotė me atdhetarėt e vėrtetė. Ai i nxorri jashtė mode pacifistėt pa ngjyrė kombėtare, duke i thėnė popullit tė tij se edhe luftėtari mė i thjeshtė ėshtė mė i vlefshėm se ēdo ministėr,deputet, politikan e se ēdo intelektual qė ka haruar ēėshtien kombėtare. Ademi i tha popullit shqiptar nė Kosovė se po prite ndėrshmėri nga njerėz tė lindur me vese, do tregohesh se tė ka humbur mėnēuria.

JASHARAJT, duke u ndeshur me njė ushtri tė tėrė, ngjallėn shpresėn tek tė gjithė shqiptarėt e vėrtetė se fitoria e lirisė ėshtė e mundur, dhe i bėri ata tė gatshėm t'i ktheheshin pėrfitimit moral; u trgoi atyre rrugėn se si ta restauronim ne shqiptarėt moralin e humbur ose tė zvetėnuar nė dekadėn e fundit tė shekullit tė XX. Ata i dhanė mundėsinė popullit shqiptar nė Kosovė tė hidhte pėrpara njė hap tė madh moral, qė kishte gati njė shekull qė nuk e kishte hedhur dhe, ai e bėri atė. Nė kėtė mėnyrė, mund tė themi se Jasharajt e shėruan racėn shqiptare nga rreziku i zhbėrjes dhe i shndėrimit nė popull raja.

JASHARAJT e shpėtuan popullin shqiptar tė Kosovės nga turbullimi qė e kish pėrfshirė atė, ku edhe tė qėnėt shiptar ishte vėnė nė pikėpyetje nė ndėrgjegjen e tij. Jasharajt me vetflijimin e tyre u ngritėn kundėr asaj pjese tė popullit tonė qė kish marrė rrugėn e shkombtarizimit e tė shpopullimit paqėsor vullnetar tė Kosovės e tė tėra trojeve shqiptare, duke u shndėruar nė sinonim tė qėndresės sė kombit shqiptar.

Adem JASHARI dhe fisi i tij rrėmbyen pushkėn dhe u flijuan familiarisht nė njė kohė qė gjithė kombin shqiptar e kish kapur njė ves i keq e i pa parė kurrė nė shekullin e njėzetė, ethet e fitimit tė parasė. Ata ranė heroikisht qė tė mos rezikohej ngrehina morale e kombit shqiptar. Dhe, siē e pamė tė gjithė, vepra e tyre e bėri efektin. Ngrehina morale e popullit tonė jo vetėm qė nuk u rrėzua, por ajo mahniti tėrė njerėzimin.

JASHARAJT u ngritėn kundėr njė kaste tė caktuar politike kriminale nė Kosovė, por edhe nė trojet e tjera tona, qė dėshėronte e qė dėshiron vdekien e Kosovės e tė kombit tonė pėr motive nga mė tė ultat, duke e shėndruar Kosovėn dhe tėrė kombin tonė nė popull endacak, nė njė popull pa tė ardhme, duke e ēuar atė drejt katastrofės.

JASHARAJT nuk pėrfituan asgjė personalisht, ata humbėn jetėn e 56 njerėzve tė fisit tė tyre, por krijuan premisat qė tė fitonte lirinė gjysma e kombit shqiptar, nėpėrmjet forcimit tė besimit nė popull, se liria mund tė fitohet sado i dobėt qė tė jesh. Lufta dhe rėnia e Jasharajve ishte sinjal pėr shqiptarėt se, kish ardhur ēasti i ndaries pėrfundimtare me sllavėt pushtues dhe sllavizmin e tyre, duke i ndėrgjegjėsuar pėr kėtė tėrė shqiptarėt nė ish Jugosllavi.

Mėnyra e tė luftuarit e Adem JASHARIT dhe e fisit tė tij dhe mėnyra e rėnies sė tyre heroike i dha gjithė pėrmbajtjen Luftės Ēlirimtare tė Kosovės, qė do tė niste furishėm pas atij akti. Fundi i luftės sė JASHARAJVE kishte mesazhin e qartė, duke e kthjelluar popullin shqiptar nė Kosovė, se ky ėshtė fillimi, ke pėr t’u pėrballur me njė shtet qė luftėn e ngatėrron me masakrėn. Ai ndėrgjegjėsim u arrit. Populli shqiptar i Kosovės nė veēanti, dhe tėrė kombi ynė nė pėrgjithėsi, (strehimi dhe ushqimi i popullsisė sė zhvendosur nga Kosova u bė me nismėn e vet popullit dhe jo tė politikanėve), e pėrballuan me stoicizėm atė masakėr. Kjo ka krijuar mundėsinė qė kėtej e tutje, ashtu sikundėr themi se ne shqiptarėt jemi bijt e Skėndėrbeut, mund tė themi plot krenari qė ne shqiptarėt jemi tė tėrė, njėsoj si Jasharajt. Adem JASHARI, me qėndrimin e tij, u tha gjithė shqiptarėve: ngrehuni dhe luftoni, pasi sėrbėt nuk dinė strategji luftimi kur ata luftojnė kundėr njė kundėrshtari qė lufton nė rrethim dhe qė nuk njeh dorzimin; u tha se kundėrgoditja mė e vogėl qė mund tė japi i rrethuari kundėr tyre, dhe rezistenca deri nė fund, tė jep lirinė. Dhe ashtu doli. Adem JASHARI eleminoi vetshpėrfilljen vetvrasėse tė pėrgjithėshme shqiptare e cila kish shkaktuar mosvėmėndien botėrore pėr Kosovėn, duke i korigjuar qė tė dyja e duke u thėnė atyre se vetėflijimi im familjar do tė ndreqi mospėrfillien zyrtare e atė popullore pėr ēėshtien tonė kombėtare. Dhe e ndreqi.

Adem JASHARI, me rėnien e tij heroike, e shndėroi gjithė Kosovėn nė UĒK, e cila solli ndryshimin parimor tė SHBA-ve nė qėndrimin ndaj kombit shqiptar, duke dėrguar menjėherė diplomatėt e saj nė Kosovė, tė cilėt shpallėn botėrisht se, UĒK-ja nuk ėshtė terroriste por njė ushtri ēlirimtare. Adem JASHARI i tha popullit shqiptar se, djemtė dhe vajzat e UĒK-sė japin jetėn nė luftėn ēlirimtare kundėr sėrbėve agresorė dhe se nuk janė kurrėsesi agjentė tė sėrbėve, sikundėr propagandoi e propagandon propaganda antishqiptare shqipfolėse.

Adem JASHARI dhe UĒK-ja e tij sprapsėn historinė serioze botėrore nga sharlatanizmi i deriatėhershėm sllav, duke i thėnė se nuk ėshtė nostalgjia pėr njė betejė tė humbur 600 vjet mė parė, argumenti pėr tė robėruar njė popull dhe pėr t’u quajtur i qytetėruar, por ėshtė lufta heroike dhe gjaku qė derdhet pėr ta mbrojtur kėtė tokė, ku kanė banuar e banojnė vetėm shqiptarė. Kjo luftė bėri qė bota ta pranoi qė Kosova ėshtė vėndbanim i parė i shqiptarėve dhe se kurrė nuk mund tė pranohet se Kosova ėshtė djep i tjetėrkujt, qė janė veē ardhacakė nė Kosovė. Adem JASHARI, me luftėn dhe rėnien e tij heroike, ngriti madhėrishėm njė ushtri ēlirimtare, e cila u njoh botėrisht me tre gėrma tė arta : UĒK, dhe, nėpėrmjet kėsaj vepre kaq madhore, i dha mundėsinė kombit sėrb tė ēlirohej nga mashtrimi historik, ku e kish futur shovinizmi sėrb, se gjoja Kosova na qėnka djepi i Sėrbisė, si rjedhojė e njė beteje dhjetė orėshe tė humbur nga sėrbėt dhe aleatėt e tyre, 600 vjet mė parė.

Adem JASHARI, me qėndresėn e tij heroike, i tregoi botės se ky krim i madh, qė bėnė sėrbėt ndaj Jasharajve, nuk ėshtė i rastėsishėm, por ėshtė njė pėrsėritje e thjeshtė e krimeve tė vjetra tė tyre qė, duke u shfaqur nė mėnyrė ciklike, paraqiten herė mė tė zbehtė e herė mė tė lemerishėm se para-ardhėsit e tyre. Adem JASHARI prishi ėndrėn pansllave tė carėve tė epokės sė Bizantit: pushtimin dhe sllavizimin e Kosovės dhe tėrė Ballkanit; ndaj dhe furria sėrbe kundėr Kosovės dhe shqiptarėve tė atjeshėm nuk njohti kufi.

Adem JASHARI, me heroizmin e tij tė pakrahasueshėm, i tha Evropės : Mos heshtė mė Evropė, se heshtia e jote pėr njė kohė tė gjatė, rreth njė shekull, i ka vrarė shqiptarėt mė fort se terrori sėrb. Ai tha gjithashtu se shqiptarėt e Kosovės i ka vrarė edhe mė shumė heshtia dyfish e turpėshme e vėndit amė, i cili e pat zėvėndėsuar ēėshtjen nacionale me internacionalizmin dhe mė vonė me integrimin paqėsor e teorinė e globalizmit. Adem JASHARI, nėpėrmjet rėnies sė tij heroike, i dha njė dush tė ftohtė diplomacisė sonė kombėtare dhe e futi atė pėrkohėsishtė nė hullinė e duhur.

Adem JASHARI i dha njė dush tė ftohtė edhe dehjes kombėtare sėrbe, mbi dokrat dhe mburjet e saj, duke i treguar botės mbarė se me atė urrejtje tė zezė e vulgare qė kanė sėrbėt, ata nuk mund tė jenė as popull moral, as popull me kulturė, pa le popull i madh, kur sjell njė ushtri me gjashtė-shtatė mijė ushtarė e treqind tanke pėr tė rethuar e bėrė luftė mė njė familje. Adem JASHARI, me imitimin nė pamje tė jashtme tė Ēerēiz Topullit, me kthimin e kullės sė Jasharajve nė kala si ajo e Mashkullorės, me shoqėrimin e luftės 36 orėshe nga tė 60 familiarėt luftėtarė, me kėngėn : “Mylazim largo taborė, se tė kuq tė bėj me bojė, Adem Jashari mė thonė”, u tha gjithė shqiptarėve, kudo qė ata ndodhen, se, Kosova ėshtė Shqipėri, tė gjithė jemi nji, prandaj tė ngrihemi e ta mbrojmė me trimėri. Pėrmes atij imitimi, Adem Jashari e porositėte ēdo ditė popullin shqiptar nė Kosovė qė t’i ishte dhe t’i jetė mirėnjohės nė jetė tė jetėve popullit vėlla tė njė gjaku nė shtetin amė, pasi ekzistenca dhe mbėshtetia e tij e ruajti kėtė pjesė tė kombit nga asimilimi. Dhe ashtu u bė : UĒK-ja u furnizua me luftėtarė dhe armatim nga populli i shtetit amė, si dhe nga tėrė trevat shqiptare dhe diaspora e saj. Pra, Adem Jashari realizoi nė praktikė bashkimin e trojeve shqiptare, pavarėsishtė se politika shqiptare i tėmbet asaj.

Adem JASHARI, me tė gjithė familiarėt bashkluftėtarė tė tij, fisnikėruan jo vetėm fisin e tyre, por me vetėflijimin e tyre ata i dhanė mundėsinė popullit tė tyre tė fisnikėrohej i tėri, pasi ai popull, si rjedhojė e shtypjes shekullore, propagandės mashtruese dhe rendies ndaj fitimit material, kish filluar tė varfėrohej nė natyrėn e tij njerėzore. Me atė akt sublim tė atij fisi u pasurua nė mėnyrė tokėsore natyra njerėzore e shqiptarit, e cila u manifestua dukshėm nga i gjithė kombi ynė nė pranverėn e vitit 1999, duke u shndėruar nė mėnyrė tė vetdijshme nė kombi mė human i botės, ndaj dhe ajo e morri si jė shėmbull tė tillė. Ky ėshtė rezultati i njeriut tė madh, Adem Jasharit.

Akti i Adem Jasharit dhe i familjes sė tij ndikoi dhe barsi me guxim e trimėri tėrė shqiptarėt qė e ndjenin vehten krenarė qė ishin shqiptarė. Akti i tij heroik ishte mjeti nėpėrmjet tė cilit ndjenja kombėtare vazhdoi tė ngrihet nė njė stad mė tė lartė dhe qė do tė jetoi edhe mė vonė, me shekuj. Jasharajt u shndėruan nė faktor burimor, faktor dhėnės tė krenarisė shqiptare, ndėrsa Ushtrija Ēlirimtare e Kosovės u shėndrua nė faktor marrės dhe trashėgues tė asaj krenarije. Veēanėrishtė sot, nė periudhėn e globalizmit e tė kozmoplotizmit total tė tė gjitha figurave politike e ushtarake shqiptare, kur presioni ėshtė shumė i fortė pėr t’i larguar shqiptarėt nga ndjenja e patriotizmit, bota shqiptare gjen te figura e Adem Jasharit dhe te UĒK-ja, burimin tek i cili mund tė thithi tiparet e karakterit tė vėrtetė shqiptar, tė manifestuar nė shekuj. UĒK-ja e ruajti atė trashėgimi kombetae dhe nė kėtė mėnyrė kreu njė mission historik me rėndėsi tė madhe kombėtare, ndaj dhe anatemohet ajo dhe pjestarėt e saj besnikė.

Adem Jashari dhe UĒK-ja i shpėtuan shqiptarėt nga harresa pėr tė drejtėn e tyre pėr tė qėnė tė bashkuar dhe pėr t’ua trasmetuar kėtė pasuri tė paēmueshme brezave shqiptarė qė do tė vinė, pėr ta bėrė realitet bashkimin kombėtar. Nė rast se realizohet ai bashkim, atėherė do tė na krijohen tė tjera lidhje, do tė lindin tė tjerė aleatė, tė tjera miqėsi, pasi do tė lindin tė tjera interesa, sepse do tė jemi mė tė fuqishėm dhe do tė ndodhin shumė afrime e do tė krijohen tė tjera raporte.

Tė gjitha kėto arritje, si rjedhojė e luftės dhe aktit tė Adem Jasharit dhe tė Luftės pėr Ēlirimin e Kosovės, tė ēojnė nė bindjen qė tė gjitha organizatat dhe shoqatat kulturoro-patriotike shqiptare nė botė, tėrė forcat politike shqiptare tė tė gjitha trevave dhe organizmat e tyre shtetėrore, tėrė intelektualėt dhe institucionet e studimeve shkencore-shoqėrore shqiptare e ato juridike, nė kuadrin e 100 vjetorit tė krijimit tė shtetit shqiptar, tė organizojnė mbajtjen e njė referendumi mbarė kombėtar pėr ta renditur Adem Jasharin, sėbashku me Ismail Qemalin, nė HERO KOMBĖTAR, si dhe Skėndėrbeu. Me kėtė akt juridik ne i themi njė herė e pėrgjithmonė Evropės, e nė mėnyrė tė veēantė sllavėve, se Kosova ėshtė djep i shqiptarisė dhe vetėm i saj, pasi prej andej ne kemi njė prej Heronjve tanė Kombėtarė, Adem Jasharin.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] “SHKO E EJA, SI ADEM PEJA” (2008-10-07 08:43:36 nga admin4)
[ Histori ] Promovohet libri i Prof Dr akademik Muzafer Korkutit (2008-09-30 02:49:07 nga admin4)
[ Opinione ] VARDISJA DHE BĖRLYKJA KOMIKE POST FESTUM E LAROVE NĖ EMĖR TĖ HEROIT ADEM JASHARI (!?) (2008-08-26 13:32:31 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Udhėheqja e QKSPEZH nga Vushtrria,mori pjesė nė Konferencėn e drejtorėve tė akademive tė sigurisė publike nė Tiranė (2008-08-04 10:41:42 nga admin1)
[ Opinione ] LEGJENDAT - TRE ADEMA QĖ I KA SHQIPĖRIA (2008-07-20 11:59:18 nga admin1)
[ Opinione ] Reagim ndaj intervistės sė gjeneralit Rrahim Ademi (2008-06-11 07:37:08 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Gjenerali Rrahim Ademi lirohet nga tė gjitha akuzat (2008-05-30 17:15:32 nga admin4)
[ Opinione ] BACA ADEM - EDHE KĖTĖ HERĖ JA KA QĖLLUAR! (2008-05-23 07:52:50 nga admin1)
[ Opinione ] NĖ AKADEMI MUNGUAN BASHKĖVEPRIMTARĖT (2008-05-19 09:03:28 nga admin4)
[ Opinione ] ME RASTIN E AKADEMISĖ KUSHTUAR Mr. UKSHIN HOTIT (2008-05-19 03:58:36 nga admin1)
[ Kultura ] POEMĖ: ADEM JASHARI (2008-04-28 02:01:39 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster