DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» MOORE: "PĖRMES KOSOVĖS PUTINI SYNON PĖRĒARJEN E BE-sė dhe NATO-s"
Postuar mė datėn: 2007-07-21 19:58:47 nga admin2 :: Kategoria: Intervista

RADIO EVROPA E LIRĖ
Javorja "Newsweek" ka pohuar se Moska po vazhdon tė kundėrshtoj pavarėsinė e Kosovės, me shpresėn pėr ta kėmbyer ate me heqjen dorė tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nga zgjėrimi i NATO-s dhe sistemi i mbrojtjes raketore? Si e komentoni kėtė vlerėsim?

PATRICK MOORE
Nuk i besoj. Askush nga politikėbėrėsit nė Shtetet e Bashkuara kurrė nuk do tė bėnte njė kėmbim tė tillė. Mbajtja e hapur e mundėsisė pėr zgjėrimin e NATO-s dhe sistemi i mbrojtjes raketore janė parimet bazė tė politikės amerikane. Rrjedhimish askush nuk ėshtė i gatshėm qė tė heqė dorė nga kėto synime pėr shkak tė njė vote nė Kombet e Bashkuara. Pavarėsia e Kosovės gjithsesi qė ėshtė e rėndėsishme pėr Shtetet e Bashkuara, por askush nuk ėshtė i gatshėm pėr lojra tė tilla.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Duke analizuar motivet e qėndrimit tė Moskės disa thonė se pėrmes Kosovės ajo synon tė shmangė trendet separatiste nė Federatėn Ruse dhe tė siguroj paprekshmėrinė e intergritetit teritorial...

PATRICK MOORE
Kjo tingllon mė realiste, sepse pėr Moskėn janė tė rėndėsishme vetėm ēėshtjet qė janė afėr kufirit tė saj. Ballkani pėr Rusinė ėshtė i rėndėsishėm vetėm pėr tė demonstruar forcėn. Gjithashtu duhet tė kihet parasysh se Rusia nė rastin e Kosovės nuk ka artikuluar synime speciale, por synime mė tė gjėra nga plani psikologjikė. Ata janė tė ashpėr nė ēėshtjen e Kosovės, sepse kjo nuk u kushton asgjė, ndėrsa u mundėson tė thonė se Rusia ėshtė kėthyer si fuqi e madhe tė cilėn duhet rrespektuar.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Ka tė atillė qė pohojnė se Rusia dėshiron tė shfrytėzoj pavarėsinė e Kosovės kundėr fqinjėve qė kėrkojnė lidhje mė tė afėrta me Perendimin?

PATRICK MOORE
Edhe kjo ėshtė e tepėrt. Sėrish dua tė pėrsėrisė se askush nė Uashington nuk do tė flijoj politikat afatgjata vetėm pėr shkak tė njė vote nė Kombet e Bashkuara. Nėse Rusia vazhdon me obstruksione, Shtetet e Bashkuara do tė marrin rolin prijės jashtė Kombeve tė Bashkuara, siē kanė bėrė nė vitin 1999. Shtetet e Bashkuara kanė kėrkuar rezolutė tė Kėshillit tė Sigurimit, jo se kanė besuar se ajo do tė kalonte, por pėr tė ruajtur unitetin dhe mbėshtetjen e Bashkimit Evropian. Pas obstruksionit tė ardhshėm tė Rusisė, pėr Shtetet e Bashkuara do tė jetė mė lehtė t'i thonė Bashkimit Evropian: provuam nė Kombet e Bashkuara, provuam krejt ē'ishte e mundur dhe tash duhet ta bėjmė krye nė vete.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Duket se Rusia supozon se shpallja e njėanshme e pavarėsisė sė Kosovės, pa njė procedurė nė Kombet e e Bashkuara, nuk do tė njihej nga tė gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe do tė shkaktonte pėrēarje tė brendshme. A mund tė jetė ky kalkulim pjesė e strategjisė sė Rusisė?

PATRICK MOORE
Gjithėsesi. Ata i dijnė pikat e dobėta dhe do t'i shfrytėzojnė ato. Njė nga strategjitė qendrore tė Putinit ėshtė pėrēarja e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Kėtė e kemi parė nė rastin e shfrytėzimit tė gazit. Disave ai u ėshtė ndaluar, ndėrsa disa tė tjerėve u ėshtė ofruar. Rusia tentoj tė frikėsoj Poloninė dhe vendet baltike, por gjithnjė duke mbajtur raporte tė mira me Gjermaninė dhe Italinė. E mira ėshtė qė Rusia nuk mund tė mashtroj askė me kėtė strategji. Ēėshtja ėshtė vetėm nėse ata, pėrkatėsisht evropianėt do tė lejojnė tė manipulojnė veteveten duke bėrė marrėveshje me Moskėn nė llogari tė solidaritetit brenda Bashkimit Evropian.

Intervistoi: Melazim KOCI
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] Moore: Kosova - test pėr Bashkimin Evropian (2008-06-15 16:06:23 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Moore: Kosova rrezikon reprizėn e Berlinit tė viteve tė '70-a (2008-05-25 10:34:42 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Moore: Serbia interesohet pėr mineralet e Kosovės, jo pėr manastiret (2008-03-29 10:47:07 nga admin4)
[ Intervista ] Patrick Moore: DASHURIA E VERBĖR SERBE NDAJ RUSISĖ (2008-02-03 04:19:42 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Moore: Kėrcėnimet serbe-teatėr pėr pazarllėk (2007-09-06 12:19:58 nga admin4)
[ Intervista ] PATRICK MOORE: JAM SKEPTIK NDAJ TEORIVE TĖ DOMINOS NĖ BALLKAN (2007-08-18 10:22:42 nga admin2)
[ Intervista ] MOORE:"KOSOVA NDĖRMJET SHANTAZHIT RUSĖ DHE ARROGANCĖS EVROPIANE" (2007-06-17 06:29:45 nga admin1)
[ Intervista ] MOORE: DUKE VEPRUAR NJĖANSHĖM KOSOVARĖT DO RREZIKONIN TĖ HUMBIN MBĖSHTETJEN E JASHTME (2007-06-04 01:55:15 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] MOORE: SERBIA PREJ KOHĖSH KĖRKON COPĖTIMIN E KOSOVĖS (2007-04-22 10:38:26 nga admin4)
[ Intervista ] MOORE:"SHBA-tė ME ALEATĖT TĖ MARRIN ROLIN PRIJĖS NĖ KOSOVĖ" (2007-03-10 12:22:38 nga admin1)
[ Intervista ] PATRICK MOORE: RUSĖT SYNOJNĖ QĖ TĖ ARRIJNĖ MARRĖVESHJE TĖ MINUTĖS SĖ FUNDIT (2007-02-24 20:14:57 nga admin2)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster