DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» BAC, U KRY! – SLOGAN JOREALIST
Postuar mė datėn: 2008-03-08 13:39:35 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Mos tė lejojmė qė ky slogan shkretanėsh, politik ta ulė vigjilencėn e kombit shqiptar pėrballė rreziqeve tė reja!...
- Zėrin kumbues dhe shurdhues tė kėtij slogani “bulevadresk”, i cili madje pėr “ēudi” hyri triumfalisht atje “lart” nė institucionet e shtetit “tė pavarur” tė Kosovės!!!
E demaskoi me kohė dhe fuqishėm, simboli i rezistencės shqiptare, i madhi Adem Demaēi duke e paraqitur gjenden reale, pėr tė gjitha ato qė po ngjajnė nė Kosovė dhe nė trojet tjera shqiptare, kur nė intervistėn dhėnė web-faqes “Al-today”-“Shqipėria sot “ datės 07.03.2008, tha: “shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė vetėm hapi i parė drejt pavarėsisė. Ata qė lektisin pėr kolltuqe e fshehin kėtė tė vėrtetė. Slogani objektiv do tė duhej tė ishte: “BAC, U NIS”!


Shkruan: Fadil Shyti

Kjo, e pasqyron mė sė miri nivelin e ulėt tė dimensioneve shkurtpamėse tė politikanėve dhe tė ithtarėve tė tyre partiakė dhe lokalistė, tė cilėt trumbetojnė qorrazi se atė qė thotė partia dhe “ krahu “ ynė, – thotė dhe perėndia!
E filluar krejt “rastėsisht” nga entuziastėt e “djegur” pėr “fitoren” e pritur qe 100 vjet, pra pėr pavarėsinė e dhunuar nga “Paketa e Ahtisarit”, e mbyllur nė hermetizmin e saj qė ngulfat lirinė e Kosovės, kjo pastaj u bė moto paragjykuese e politikanėve matrapazė nė Prishtinė, Tiranė dhe gjetiu, madje kjo “pasthirrmė mjerane” i kaloi dhe kufijtė e Shqipėrisė Natyrale, pėr t“u plasuar si njė sihariq i "fitores sė madhe shekullore" dhe nė diasporė...
Kjo, ka ngjarė nė histori, pas mesit tė viteve ‘70-ta, kur shqiptarėt tė dehur e tė ekzaltuar, siē thotė njė poet yni: “prej do shpėrblimeve tė veja” , qė pastaj tė heqin tė zitė e ullirit, pas kėtyre “shpėrblimeve”; kujtoj kėtu ekzaltimin dhe krekosjen e politikanėve shqipfolės titistė, tė cilėt ēirreshin deri nė qiell pėr “fitoren e madhe” tė Autonomisė sė Kosovės tė vitit 1974, kur sipas zhurmave tė tyre: “Kosovės, i mungonte vetėm emri Republikė, se pėrndryshe Kosova i kishte tė gjitha pėrgjegjėsitė (kompetencat) e barabarta, si ish-republikat tjera tė tjerė tė ish-Jugosllavisė, kinse Kosova i kishte tė gjitha institucionet “shtetėrore”, tė cilat e garantonin autonominė “republikane” dhe sovranitetin e saj”!
Por, ja qė koha e demantoi kėtė maskaradė, pas sė cilės fshiheshin shumė krime dhe turpe politike ekonomike, sociale e tė tjera, kur pas njė stuhie tė njė pranvere pa diell, kujtoj – pranverėn e 11 Marsit historik tė vitit 1981, lukuni tė tėra ēetnikėsh tė veshur nė urrejtje shtazarake dhe ēelik deri nė dhėmbė u vėrsulėn mbi rininė heroike tė Kosovės, kur kjo rini po demonstronte pėr ta bėrė Kosovėn Republikė vėrtetė tė barabartė me republikat tjera nė ish-Jugosllavi.
Politikės titiste brenda dhe jashtė vendit i ranė maskat, por nuk i ranė aq lehtė dhėmbėt!
Pėr t“u arritur kjo do tė duhej vuajtur pastaj mijėra vite burgje, bij e bija mė tė mirė tė saj; do tė duhej derdhur pastaj njė lumė gjaku, pėr ta bėrė Kosovėn faktor tė njohur nė qarqet e politikės ndėrkombėtare qė: ta kuptonin tė gjithė se ato fraza false tė errėta politike paskan qenė tė gjitha kamuflime “paqėsore” qė mbuloheshin nga “jorganėt” e dimrave tė shteteve okupatore sllave, tė cilat strukeshin pas rrezeve tė “ngrohta” tė vėllazėrim-bashkimit titistė, qė pėrmbanin nė brendi tė tyre urrejtje patologjike mbi kombin e lashtė dhe tė ri-shqiptar.
Mbase, kur u shkrinė kėto “akullnaja” gjėmė tė mėdha do tė dėgjonte bota, nga njė “popull i pambrojtur”- siē do tė konstatonin pastaj shumė analistė politikė, brenda dhe jashtė Kosovės.

Pse, themi ne tė mėsuar prej politologut, Adem Demaēi, “Bac, u nis"?!

Nga tė gjitha kėto sa i theksova do tė dėshiroja tė zgjoja mė tej vigjilencėn popullit tonė qė tė mos mashtrohet prej kėtyre sloganeve tė fryra si tullumbace nė erė, por “ tė zbres nė tokė” e tė shikoj realitetin e hidhur qė po na rrethon brenda dhe jashtė atdheut.
Tani, pas shpalljes sė “pavarėsisė” sė Kosovės, vėrtetė shumė shtete po e pranojnė kėtė lloj “pavarėsie me mbikėqyrje” , por kjo aspak nuk do tė thotė se jemi mė tej tė avancuar nga aspekti ekonomik, politik, ushtarak etj, etj.

Pse themi ne, "Bac, u nis?!
- Themi, sepse: pas 17 Shkurtit 2008, kur u shpallė “pavarėsia dhe sovraniteti” i Kosovės, pasi ishin strukur si hienat, nė horizont, sėrish po dalin fantazmat e egra serbo-ēetnike, ato po i sulmojnė me njė egėrsi tė paparė kufijtė e shenjtė tė Kosovės.
- Themi, sepse nga qarqe ndėrkombėtare, miq tė Serbisė, po bėhen shantazhe nga mė tė egrat mbi popullin e saj qė tė pranojė “multietnicitetin”, avazin e vjetėr tė vėllazėrim-bashkimit” titist. Themi, sepse qeveria e Kosovės po e pranon pa ngurrim eksterritorialitetin.
Themi, sepse qeveria e Kosovės, detyrohet tė paguaj nga buxheti i Kosovės, policėt serbė qė e kanė bojkotuar punėn; pėrderisa, pensionistėt e Kosovės, sot po heqin tė zitė e ullirit pėr tė mbijetuar, atyre, madje u mungojnė dhe kushtet mė elementare pėr jetesė...
Themi , sepse deri tani Maqedonia fqinje po ngurron qė ta pranojė shtetin e “pavarur dhe sovran” tė Kosovės, duke paragjykuar e projektuar qė sipas variantit sllav, t“i gjunjėzojė shqiptarėt dhe t“i zhvatė nga territori i saj duke u pėrpjekur qė Kosova qė t“ia pranojnė si territor tė saj ato 2500 ha, tokė tė Dabėlldenit tė begatė, si dhuratė qė dikur nė vitin 2001, Serbia me qeverinė e saj fashiste, ia fali “motrės sė vogėl” kolonialiste; ato vise shqiptare.
Themi, sepse Mitrovica po kalon ethe tė fuqishme vullkanike, nėndheshėm, nė heshtje - por tmerrėsisht atje ekziston rreziku qė papritur; tė luhet vallja e luftės; pėr liri a vdekje!
Aspak, nuk ėshtė menēuri tė nėnvlerėsohet rreziku nga banda kriminelėsh tė andej Lumėbardhit (ish-Ibrit), tė cilat ēdo ditė po kėrkojnė fronte tė reja me shqiptarėt.
Tė gjitha kėto mynxyra po i ngjanė kombit tonė vetėm pėr faktin se deri sot i mungon pavarėsia dhe sovraniteti, qė i takon ta ketė sipas parimit tė VETĖVENDOSJES, pra me referendum!
Dua tė shtoj kėtu qė: sulmet e fashistėve serbė janė krejt tė natyrshme, por nuk ėshtė e natyrshme dhe aspak e sinqertė fakti: pse po bėhet fshehja e realitetit para popullit nga politikanėt “kosovarė” dhe ata ndėrkombėtarė, pse ata nuk po flasin hapur pėr gjendjen tepėr acaruese qė po kalon Kosova jonė e pėrgjakur dhe viset tjera tė pushtuara nga sllavėt e jugut?!
Duke bėrė kėtė, kam bindjen se po i bėjnė njė shėrbim tė madh Serbisė, duke e nėnvleftėsuar dhe fshehur rrezikun prej saj.
Me kėto aktrime tė njė “politike tė hollė”, nuk paqėsohet Kosova, pėrkundrazi – duke u bėrė lėshime tė paarsyeshme shovinistėve serbė, ata po trimėrohen dhe mė tej po e “kėndojnė kėngėn e vjetėr” tė nxitjes sė urrejtjes kundėr shqiptarėve, qė pastaj ajo mund tė shėrbejė si stralli pėr pėrhapjen e zjarrit tė luftės sė padrejtė – kundėr shqiptarėve.
Themi Bac, u nis!
- Sepse asnjė shtet i pavarur dhe sovran nuk do tė lejonte t“i bėhen gjithė kėto sulme armiqėsore nga ndonjė shtet fqinjė, qė me pėrkrahjen e udhėheqjes sė tyre gjetiu - minoriteti t“ia pėrhapė zjarrin shtetit ku jetojnė.
Themi Bac, u nis!"
- Sepse, asnjė shtet i pavarur dhe sovran nuk do tė lejonte privilegjin qė: minoriteti tė mos i njoh institucionet e shtetit ku jeton, qė minoriteti qė pėrbėnė vetėm me 8% tė popullsisė tė pretendojė tė sundojė e tė jetojė me “ligjet e xhunglės” tė njė shteti tjetėr; duke e sulmuar policinė dhe shumicėn e popullsisė tė shtetit ku jeton!!!
Themi Bac, u nis!
Sepse asnjė shtet i pavarur sovran nė botė nuk do tė lejonte mekanizma paralele tė minoritetit tė lidhura me njėmijė fije administrative, ekonomike, politike dhe policore dhe ilegalisht edhe ushtarake me shtetin tjetėr.
Themi Bac, i nis!
Sepse asnjė shtet i pavarur dhe sovran, nuk do t“i lejonte ata tė silleshin aq papėrgjegjshėm ndaj organeve administrative: ligjvėnėse dhe ekzekutuese tė shtetit qė jeton!
Dhe, themi Bac, u nis!"
Sepse asnjė shtet i pavarur dhe sovran nė botė, nuk do tė lejonte t“i hiqej flamuri kombėtar nga objekti i qeverisė sė tij, vetėm pėr t“i kėnaqur orekset shoviniste tė minoritetit “tė vuajtur” apo tė miqve tė tyre!...
Tė gjitha kėto dhe shumė e shumė argumente tė tjera na bėjnė qė: me tė drejtė tė themi: Bac, nuk u kry! dhe pėr t“ia qetėsuar shpirtin Bacit tė madh - Adem Jasharit dhe tė gjithė dėshmorėve tė kombit, t“i zotohemi atij dhe atyre, me vendosmėri dhe dashuri atdhetare t“u themi: Bac, u nis!

Suedi, 8 Mars, 2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] NUK U KRY BAC, SEPSE NUK U FLIJUAT PĖR PAKON AHTISARI, POR PĖR RIBASHKIM KOMBĖTAR! (2008-02-24 07:51:44 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Protesta tė dhunshme nė Podgoricė kundėr njohjes sė Kosovės (2008-10-13 14:56:51 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Vetvendosja kunder EULEX (2008-10-13 13:06:56 nga admin1)
[ Opinione ] PERSERI SALIHU! (2008-10-13 10:09:28 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Inati "Sui Generis" me Podgoricėn e Shkupin (2008-10-13 02:21:30 nga admin4)
[ Opinione ] FRONTI I PADUKSHĖM (2008-10-13 02:00:29 nga admin4)
[ Kultura ] ATDHETARIZMI DHE ILUMINIZMI TIPARE QENĖSORE TĖ JETĖS DHE VEPRIMTARISĖ SĖ ATĖ SHTJEFĖN GJEĒOVIT (2008-10-13 01:57:10 nga admin4)
[ Opinione ] KOLOSIT EPOKAL SHQIPTAR, ENVER HOXHA – DINJITETSHĖM IU FESTUA 100-VJETORI I LINDJES, NĖ PRISHTINĖ (2008-10-12 12:11:12 nga admin4)
[ Opinione ] PA MUSHKĖRITĖ E POPULLIT, ASNJĖ QEVERI NUK MERR DOT FRYMĖ! (2008-10-12 06:35:25 nga admin1)
[ Opinione ] (KEQ) KUPTIMI MĖ I MUNDSHĖM I NOCIONIT “LOBIM” (2008-10-11 23:00:26 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Osmani: Njohja nga Shkupi dhe Podgorica trysni amerikane (2008-10-11 14:22:46 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster