DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Che Guevara, Ikona e heroit ideal dhe rebelit tė pėrjetshėm
Postuar mė datėn: 2008-03-18 12:15:13 nga admin4 :: Kategoria: Histori

Nė fund tė viteve ’60, Guevara u shndėrrua nė njė ikonė botėrore pėr atė pjesė tė rinisė, qė e gjen veten nė idealet e tij revolucionare. Dhe nė kohėt e sotme, Ernesto Guevara ose “Che-ja” (emblemė pėr disa e luftės pėr liri dhe dinjitet tė popujve tė botės sė tretė), paraqitet si figura e heroit ideal, i papajtueshėm pėr kompromise dhe me kusht tė jetės sė tij. Pavarėsisht nga bindjet e tij politike, imazhi i njė rebeli tė pėrjetshėm, tė ėndėrrimtarit pak tė pajtueshėm me botėn plot padrejtėsi, ka fituar gjenerata tė rinjsh nė gjithė botėn. “Hasta Siempre” (e njohur mė shumė si “Hasta siempre Comandante”, njė kėngė e kompozuar nga Carlos Puebla nė 1965-ėn, ėshtė njė nga mė tė famshmet, e cila sė bashku me foton e realizuar nga Alberto Korda nė 1960, kanė bėrė dhe vazhdojnė tė bėjnė xhiron e botės.



Origjina e djathtė
Ernesto Guevara de la Serna lindi nė Rosario, nė Argjentinė, nga njė familje me origjinė spanjolle, baske dhe irlandeze. Nė familjen politikisht tė orientuar nga e djathta dhe nė gjendje tė mirė ekonomike, “Che-ja” do tė dallohej pėr dinamizmin dhe pėr simpatitė e tij radikale. Pavarėsisht sėmundjes sė astmės (qė do ta shoqėrojė gjithė jetės) i dedikohet sportit, sidomos regbisė, me rezultate shumė tė mira.

Nofka
“Che” i ėshtė atribuuar nga shokėt kubanė tė luftės nė Meksikė, dhe vjen nga fakti se Guevara, si tė gjithė argjentinasit prononconte shpesh frazėn “che”, pėr tė tėrhequr vėmendjen e njė bashkėbiseduesi, ose dhe mė gjerė, si thirrja “hej”.

Nė Amerikėn e Jugut me motoēikletė
Nė vitin 1951, kur ishte ende njė student pėr mjekėsi, sė bashku me njė mik tė vjetėr Alberto Granado, biokimist, nisėn njė udhėtim me njė motoēikletė Norton 500 kubikshe tė ’39-ės. Ideja e tyre ishte tė kalonin disa javė nė San Pablo, Peru, nė brigjet e Rios sė Amazonave, pėr tė qenė vullnetarė. Pasi pa varfėrinė dhe i ndikuar nga teoritė marksiste, Guevara arriti nė pėrfundimin qė vetėm revolucioni mund tė zgjidhte dallimet sociale dhe ekonomike nė Amerikėn Latine. Udhėtimet e tij i frymėzuan dhe idenė pėr tė mos e parė Amerikėn e Jugut si njė shumė e popujve tė ndryshėm, por si njė etni e vetme, pėr lirimin e sė cilės ishte e nevojshme njė strategji e njė frymėmarrje kontinentale. Nisi tė imagjinonte njė mundėsi tė njė Ibero-Amerike tė bashkuar dhe pa kufij, e lidhur nga njė kulturė e vetme (mesticizmi. Njė ide e cila do tė zėrė njė rėndėsi tė ndjeshme nė aktivitetet e fundit revolucionare.

Lidhja me Fidel Kastron dhe revolucionmi kuban
Pas njė bashkėbisedimi qė zgjati tėrė natėn, ai u bind se Kastro ishte lideri revolucionar qė po kėrkonte dhe iu bashkėngjit “Lėvizjes”, qė kishte nė program tė rrėzonte diktatorin kuban, Fulgencio Batista. Dhe pse paktet ishin qė do tė ishte vetėm mjeku i grupit, ai mori pjesė nė pėrgatitjen ushtarake sė bashku me anėtarė tė tjerė tė lėvizjes. Nė fund tė kursit u sinjalizua nga instruktori si nxėnėsi mė i mirė i kursit. Kur nė 25 nėntor 1956, anija Granma u nis nga Tuxpan, nė Meksikė, Guevara ishte i vetmi jo kuban nė bord. Nga eksperiencat e tij tė para nė guerilje merr me vete njė pėrshtypje shumė tė fortė, duke u pasqyruar i aftė pėr njė ftohtėsi dhe njė zotėsi analitike tė pamėshirshme: “Urrejtja si njė element lufte: urrejtja e pakontrollueshme pėr armikun qė shtyn njė qenie njerėzore pėrtej limiteve tė saj natyrale, duke e shndėrruar nė njė makinė vdekjeprurėse dhe efikase, tė dhunshme, selektive dhe me gjak tė ftohtė”. Dhe pas triumfit tė revolucionit tė Kastros dhe ardhjes sė tij nė pushtet, pavarėsisht se u impenjua nė qeverisjen e vendit, ai nuk ndali duke qenė njė revolucionar. Me Kubėn nuk mbaronte ėndrra e tij… Do tė niset pėr tė luftuar dhe nė vende tė tjera dhe jo vetėm nė Amerikėn e Jugut, por dhe nė Kongo, nė kontinentin afrikan. Bolivia do tė ishte dhe njė ndėr vendet ku ai do tė luftonte, por dhe do tė vdiste. Nė 8 tetor tė 1967-ės, pak kilometra nga njė fshat i quajtur La Higuera, Guevara pas njė luftimi tė ashpėr u detyrua tė dorėzohej, pasi ishte plagosur nė kėmbė dhe pushka e tij ishte shkatėrruar nga plumbat. Nė 9 tetor tė 1967, ai u ekzekutua nė shkollėn e fshatit.

gazeta shqiptare
18.03.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Kosachev: S'ka lidhje mes Kosovės dhe Osetisė (2008-10-04 18:37:11 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Rezoluta serbe ndaj Kosovės, Sejdiu takon Scheffer (2008-09-24 08:57:18 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Scheffer: Forca e re e Sigurisė sė Kosovės e pėrafėrt me xhandarmerinė franceze (2008-07-15 14:04:50 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] NATO, Schefeer: Trupat do vazhdojnė tė qeėndrojnė nė Kosovė (2008-02-07 15:19:57 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Scheffer: KFOR-i ėshtė i gatshėm tė mbrojė pakicėn serbe (2007-12-03 12:53:01 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Öffentliche Ankündigung ( aussergewöhnliche) vom politischen Sprecher der FBKSH (2007-10-29 17:02:06 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Scheffer: Nė Kosovė jemi pėr sigurinė e jo pushtetin (2007-10-05 12:09:59 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ekipi i Unitetit takon treshen, Wisner-Ischinger-Kharchenko (2007-09-19 09:24:02 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Misioni i KFOR-it nė Kosovė i nevojshėm, thonė Scheffer dhe Steinmeier (2007-09-14 05:58:25 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Harchenko paralajmėron bisedime direkte Prishtinė-Beograd nė fund tė shtatorit (2007-09-04 11:37:05 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Scheffer: Bllokimi i pavaresisė mund ta destabilizoje Kosoven (2007-06-26 14:25:28 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster